muzën që m'ka shkrujt n'ball e du vet
Miremengjesi shoqeri,
shpresoj mire sot keni gdhi,
Po iu shoh me fytyra te fresketa,
te gatshem per pune e mahi!
Trokita te dera oxhakut,
pashe fytyyren e xhuxhumakut,
M'tha mire se erdhe ori Zane,
a ke pru najsen me ngrane?!
Thashe qe sot kam ardh duar bosh,
se une jam njeri ne mosh', (lol, s'kisha cka te shkruaj ketu!!!..)
duhet tjeret najher me kujtue,
per te ngrane dicka me prue
Hyna brenda cka me pa,
xeni, Brari, SuiGeneris,
mengjesin me pergatit kishin nis,
e qefi pa mas mue mu ba,
e t'fiket prej g'zimit do me m'ra.
Elna Durresi afer n'at' oxhak,
kish' fillu me pergatit kacamak,
Del Monako e PINK se bashku,
m'pershendeten prej se largu.
Invisible girl, Nuha e MI CORASON,
sec na i zbardhen oxhakun tone,
njani na i sjell cajat ne dore,
e tjetrin e sheh t'u sjell limon!
Henri, diamant abrashi,
ashtu edhe KSC2-303-shi,
i peshperiten njani tjetrit dic te veshi,
a thue cka paten keta,
ndoshta isha e re une per ta,
Me pare ata s'me kishin pa,
e thane vet me veti
"kush eshte kjo Zane mor vlla?!"
E k'shtu e pashe gjendjen n'oxhak,
te gjithe kishin fillu me punu ngapak,
Ishallah gjithmone keshtu vazhdon,
e g'zimi i shtohet vatres tone!
![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
pergezime te gjithve per kto rapsodi
qe ne gjuh te popullit plot melodi
po e provojn doren e plot sukses
e po na dhurojn n'vend luleve cdo mjes..
por smund te rri pa e livdue
303-shin ket poet te pa zblue
qe mjeshtrisht asht tuj kendue
e shqipen e mocme asht tuj levrue
ty tu rrit ndera tre qind e tresh
me plot respekt po te pershnes..
Çkemi Oxhakllinj si keni kan
Mire je Xeno? Po ti moj Zan?
Ju t'rinjt tja kaloni mir n'oxhak
do njifena bashk pak nga pak.
Del Monako ti si po ja çon?
Shyqyr qe u duke ti mi Korazon
keto invisiblat si shquaj dot
pra mos tu ngelet hatri kot.
Pink desh t'harrova prap per pak.
Po ty nga t'kemi or Xhuxhumak?
Ty Nuh Musa po t'dergoj selam
Edhe ty KSC ne mend t'kam.
Alba m'fal se ty ste kam par
kam harruar dhe bacen Brar
Sot dreken jau kam sjell un
mos prisni shum nga nje çun
veç pilaf, mish, kos dhe grosh
sa mos me ardh me duar bosh.
Jeta shkollore diç na ka mesuar
gjellet i kam bere vet me kto duar.
Hani te gjith dhe ju befte mire
hajt se nfund kena dhe embelsir.
Çajin vine ti Xen po t'mos pertosh
se kjo pune ty te vjen n'dorsh
Vlonjat po pati amanet ca limona
se nuk rriten ktej nga arat tona.
Oj Zan "zdryp" se kish degju ma par
po dhe per keq nuk ta kam marr
Ma deftoi Xeni çfar do me than
Mik t'mir si ai nana me nuk ban.
Xenin kush e ka merzit se di
po me e gjet e di vete ai
Mos esht ajo, dhe un sdi gja
Po qe ashtu skam çfar me i ba
Jo vetem un qe e kam mik t'vjeter
As miqt e forumit, as ndonje tjeter.
Po me kshu puneshs'ngatrrohet ai
per kshtu belash esht akoma i ri.![]()
Un kesaj jave jam i zen shum
nuk do shkruaj dot n'forum
po ju t'ia kaloni sa me mir
une kam vetem nje deshir
Kur me çaj mali dollin ta ngreni
mos t'me harroni amanet e keni.
Javen tjeter do shifemi prap
mos e mbyllni deren, lereni hap.
Hajt pra miq tju kemi me shendet
tja kaloni mir n'ket oxhak te nxeht.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-02-2005 më 08:43 Arsyeja: harrova Alben dhe Brarin
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Edhe hana te ka zili
Edhe dielli asht ba kurjoz
Na difto pra ti rod Shqiptari
ku ke mar ti tan kyt pasion
A mos je ti nip i Fishtes ?
a mos ke ti gjak Fishtjan ?
apo ke mesuar stilin(letrar Fishtjan )
qe Gjergjit tone shume po i ngjan
A e kujton at zog shqiptari?
Se sa bukur ai pati kendue,
Me ato vargje, gjith begati
Per Shqiptar e per Shqypni.
Hajt pra ti mik i kesaj sofre
cile zemren mos u druj
ne se je ti zog Fishtjani
te verteten ktu na e thuj![]()
Tash jam nis po shkoj ne Log
Prej se largu jam tuj t’pa…
buzen n'gaz e ke vu
nga te qeshmet bash je tuj qa
Alba![]()
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Prap nga une tungjatjeta,
pa ardh serish ketu sun nejta,
disa fjale t'mira une me thane,
se keshtu m'kane m'su n'ket ane!
Eh mor Suigeneris,
Gjestin qe ke bo fort m'u begenis,
dreken ti na e solle sot,
rrofsh sa malet per jet e mot!
Dreka ishte per marak,
vec krype i kishe shti pak![]()
Po s'eshte keq mos u merzit,
k'shtu msohen djelmnia me pregatit,
pak nga pak dite per dite!![]()
Po embelsiren sec e kishe godit,
eu mor djal m'ke habit!!!
Gjitha gjanat din me i gatu,
tamam cun per m'u martu!
E ju tjeret ca shikoni,
hajdeni embelsiren provoni,
e masanej ikni e shkoni,
te nesermen dreken
ju cunat tjere do e sillni e servoni!
Tash qe hangrem edhe pime,
cohuni ne valle t'hyme,
te vallzojme e kendojme,
nje padite t'kendshme te kalojme.
SuiGeneris valles ka me i pri,
e meriton, s'ka k'tu mahi,
te vallezojme gjithe se bashku,
e te na kesin te gjithe zili!..
Mbetshi mire oj shoqeri,
se tash une duhet me ik,
ne shtepi du me shku,
nga kjo lodhje me pushu!
![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
Ky oxhaku tym po nxjerr
Korazoni ka shti qingjin
ne hell
Buzet neve po lepim
mmmm sa mire ne do hame
dhe do pimeeeeeeee
Zana Malit si fluturidhe
ja ku pruri dhe tepsine
kur e solli me vrap maj
nje aauuu u degjua n'dhome
Kush e hengri gjithe byrekun ???
ja te shohim
kush ka shtue me shume kile , lol
Hajt ti vejme te gjithe n'peshore
qe te gjejme kush e vodhi byrekun
ncncncnc sa turp sa turp
ai qe e hengri ka harru
me mbulu gjurm ... lol
He pra thoni kush byrekun
valle e hengri ? lol
vazhdojeni kush te doje
Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 09-02-2005 më 13:53
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Burekun nuk e hengri njeri
mos kerko kot me zili
pasi jane te gjithe ne diete
plus qe s'dijne te gatuajne pete
Shif mos e fshehe ti
ne bodrum apo ne cati
qe me vone kur te gjithe te jen ne gjume
ta mbash vehten te zene ne pune
duke ngrene dhe mbllacitur
si hajduti me drita fikur lol
Tashi qe thoni ju o shoqeri
e kisha pi nje gote raki
me ca meze shoqeruar
dhe ndonje goce te terbuar lol
Por meqe te gjithe ketu
e paskan mendjen vetem per te shkru
edhe une te njejten gje po bej
jashte ketij forumi ate qe thashe po e gjej
The truth shall set you free
More djem, mori cuca
Nejta urtë e kurrë s’ju nguca…
Korazon oj zojë shpije
Vnoje renin si t’ka hije
Thirri gocat me shkru shpejta
Thirri djemtë me të drejta
Me pritë burra e grani
Lezet sofrës për me i shti
Thuj najkuj t’bjen raki
Dhe oxhakut dru mi shti
Zana e malit edhe ty
Nji fjalë goje, nji muhabet
Jena burra, s’jena gra
Vesh më vesh s’flasim ma
Brarit vjetër edhe i fjalë:
mos hyn kurrë ku s’mun me dalë
ti rakinë mejherë mi nalë
se forumi koka kallë…
Koka kallë nga rakija
Do fjalë t’kqia e do shpica
Jena njerëz, jena princa
Mos t’ja u ndin o forumista
Edhe ai me nji numër zori
Si t’ia boj mi nxjerrë në bejte
M’paska thirrë me kuvendue
Se najsan thom helbete…
Natë të mirë dhe për sonte
Mos më ngucni mo në votër
Unë pa sherr hyna e dola
As i t’keqe kuj si fola….
Ndryshuar për herë të fundit nga diamant abrashi : 09-02-2005 më 16:37
Oj shoqeri miremengjes,
kam ardh sot si nje lule me ves,
jam e pikellume po du me mbaru,
nga ndeshja prej nesh mbreme qe s'u fitu!
Erdha k'tu me qajt ket' dert,
nashta do me behet me leht'
e disi naten e mbremshme kam me haru,
me ju ketu duke komentu!
Ndeshjen nime s'e fitum,
por prap duhet me qene t'gezum,
me pa gjithe ata njerez
e ate flamur te madh
tuj valu n'stadium!
Me thane te drejten
fort m'u ba qejfi,
kur pashe stadiumin perplot,
me shqiptare te ardhur nga anembane vendit
thashe me vehti "Shyqyr o Zot"
e prej g'zimit m'pikun lot.
Tash qe merzine me ju e kalova,
pak per ket ndeshje komentova,
Po du pak me u cu,
do kafe per me ju pru.
Merzine s'duhet n'shpirt ta shtime,
mjafton qe e fitum Greqine,
Per ne ky duhet me qene g'zim i madh,
qe cunat at'here fytyren na e kane zbardh!
Hajt t'ulemi kafene t'a pime,
e naten e mbremshme ta harojme
se ndeshje te tjera do t'vijne,
ku i dihet nashta fitojme!
Tash po ju le duke iu pershendet,
me iu uru te mira e shendet,
n'oxhak do vij apet,
per qejfe e per muhabet!
![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
Krijoni Kontakt