Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 230
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mori Elna sy filxhane
    me ato vetlla gajtane
    po ti bukur i ke qendis
    si me ken cuc e malsise
    rritun bjeshkes tropojane
    a jetu ner shpi shkodrane
    si me qen ti pi gjakove
    a ne Puk ti profesore..
    e ty t'lumt pena e dora
    a po bjen dhe tek ju bora..
    hey Harud bre harush mali
    a ka uj atje tek zalli
    Cka po thot Teranda ilire
    lloz rahoveci ti ban mire
    me na pru ktu ngat oxhaku
    e ta pi un si ma plaku
    ju tjeret me uj pusi
    deri n mjes sa cohet knusi
    ta kalojm ket nat te gjat
    ne ket bukrin ton oxhak..



    lol.

  2. #12
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    lolll.

    Ju lumte goja bre trima e trimnesha
    qy nga Brari e tek Arbnesha
    Nji ket oxhak se kisha pa
    se syte e vesh't me kane la
    tash muhabeti u pleqenu
    dhe mu me ra rasti me urdhnu,
    qofsha i nerum ne ket oxhak te flakrum
    Corason ule icik ti flaken se nga i xehti marum.
    Me çika te bukra e paski mush
    nj'ashtu si rrushi mbi rrush!
    Palushi kush ishte se morra vesh
    ska gje se skam sjell as i fij peshqesh!
    Me raki Skrapari do beja dolli tu uroja,
    por t'me falni sma lejon Byroja.
    Kjo rakie ma prish ket zonin,
    po pij Coca-cola sa per zakonin.
    Ky oxhak i pasur Shqiptari
    po m'duket si purteke ari
    Me Kolombin dy fjale miqsh shkembeva
    qe m'eshte ule si mbret nga Presheva,
    Po ti moj Kaltersi cte desh nera neper Oxhaqe?
    Apo te qerasi Corasoni me sufllaqe
    Po te lumte moj Corason,
    qi ep sufllaqe kesaj cuces sone!

    ............................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 27-01-2005 më 20:03
    HOLLAND...

  3. #13

    Dy rena muzikë: Bejte akshomi.

    Hey mor Brar , mor Brar djali

    mu desh msu dialekt pa qari

    Se nja knej kur thojsha llafin

    M’kqyrshin gjinia si prej marsit.

    Here me hiri e here pahiri

    Bona un ç’ka ish ma s’miri

    E nji tash se kam problem

    N’dialekt shes e pres

    Po n’fillim u tallshin gjinia

    Kur do llafe un si dijsha

    E kur folsha me i perkthye

    Si me gjujtë me tulla krye

    E nji kshu deshta a s’deshta

    Pasurova c’kisha ner vreshta

    E nji tash kur i perzihi

    E marr venën, unë ma s'miri.

    E kshu , kshu , na myti bora

    Me do ngrica , me do t’ftohta

    S’kishim pa dimer allahile

    Po sivjet kish kenë pa hile.

    Shkojna n’punë tu patinue

    Dy here token e kam takue

    Po shyqyr do brinje s’i theva

    E nji tash ma mir po ndjehna.

    Del Monako mirserdhe

    I nderum je ktu mes neve

    Po po deshe mos perto

    Nja dy arie ti na i kno

    Nja dy rena me gjithe zo

    Tej të vjen qaj akshom

    E nji keshtu mbramja kalon

    Rreth oxhakut që po bubllon.

    Meqë gjinia ka ra n’heshtje

    Po pres ta marosh ti ket çeshtje

    Me do këngë a do traviata

    Zgjoje gjinien paç urata.

    E qe tash po shkoj me fjete

    Nate te mire e tunjatjetë.


    Mbrëmje të mirë

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 27-01-2005 më 21:17

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    elna je talent..pik..

    Do bej nje konkurs..

    Kam vizatuar nje ode me oxhak.. por pa e kompletuar me sende e njerez qe rrin pran vatres.. e kush do te provoje.. te lej emailin (email koti jo zyrtar)e tja coj ate pikture e sejcili te plotsoje sipas fantazise se tije oden me Oxhak e personazhet e njohura te oxhakut..
    behet fjale per pun me Maus ..pra..nje fare pikturimi..mbi ate qe une e kam bere gati si skice..
    pastaj postojeni ketu krijimin tuaj dhe le te shikojme kush ja ka qellu me bukur..

    qashtu pra..trejma e trejmnejsha..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-01-2005 më 19:39

  5. #15

    Arrow

    Ky Brari gjithe fantazi ish' kan,
    edhe piktura me bo ia ka zan,
    e pyta vehten:
    A thua edhe une n'at pikture kam me kan?!"

    Elna me fjalet e bukura,
    oxhakun na e zbukuron,
    dashurine per te na e shton,
    e me qendru k'tu ma gjat na detyron!

    Hajt miq e mikesha,
    vajza t'mira e burnesha,
    edhe ju cuna te mire
    ju ftoj n'oxhak me deshire,
    me deshire e nijet te mire,
    nga i caj a kafe me pi,
    me ba muhabet si n'vakt te vjeter,
    per me ardh edhe ndonje tjeter,
    n'oxhak njerzia per me u shtue,
    me u mbledh e me kendue,
    vargje t'bukura me recitue,
    Secili talentin me e tregue,
    e ne te tjeret me i vezhgue,
    Keshtu pra me ba sefa,
    n'oxhakun tone pa qira,
    t'kalojm dite me gezim,
    me buzqeshje e defrim.

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tak tak te vij dhe una?
    Nuk di çfare eshte rima
    ksaj rruge me ra puna
    kur degjova peshperima.

    Thash po futem t'hedh nji sy
    po ktu qenka me ndenj gjat
    me bo qef e me u defry
    po rri ktu t'pakten ket nat.

    MiKoraxon,o i zot i shpis
    a me pranon dhe mua
    ju jap fjalen se sju bezdis
    nji qosh me ju dgju dua.

    Urime te gjitheve, jeni klas fare...
    para jush Shekspiri sben as dy pare
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Qenkeni talente te
    gjithe ore. Hallall
    hallall. Ju pershenders
    te gjitheve dhe

    me vjen shume
    keq qe nuk jam ne
    forme per me shkrujt
    naj gja te bukur.

    Por edhe po te isha
    ne forme s'ma merr
    mendja se do
    dilte gje para tuajave.



  8. #18

    Arrow Hajde urdheroni!

    Hajde xeni
    na u bashkangjit,
    nji varg mujsh me e qit,
    me e perpilue e me e postue,
    na te tjeret me e lexue.

    PO n'mos mujsh vargje ti me shkru,
    me nja dy fjale me na pershendet,
    s'kishe me be zarar, hajt me det,
    edhe une qe jam ketu,
    vargun s'di me e perpilu,
    vec po shkruj noi shkaravine,
    per me ba me kesh shoqnine.

    Oxhaku eshte i hapur per te tan,
    gra, vajza, bura e fmi,
    pleq e plaka a te ri....
    Jemi ketu per me u ngroh,
    kush me kenge e kush me vargje,
    ca te tjere me ba mahi....
    Keshtu jeta na kalon,
    e kujtimet e bukura na i shton,
    Njani-tjetrin me e afrue,
    caste t'bukura me kalue!...
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Falemners Zana e Malit!

    Falemners moj Zane e Malit
    Qe kaq bukur po me pret
    Po nuk di si me ja ba hallit
    Me than naj gja edhe vet.

    (autori ne dy vargjet e fundit
    d.m.th. qe s’ka shume talent)


    Juve t’gjitheve shume ju du
    Edhe shume ju respektoj
    Kohe te mira me kalu
    N’ket sofer po menoj.

    Nuk e di kush a i zoti,
    Qe une leje me i kerku
    Veç shqiptari tash sa moti
    Bujar veten ka tregu
    Nuk po pres po ulem fill pra
    N’kyt sofer qe keni shtru.

  10. #20

    Arrow

    Mire se erdhe o xen bujari
    ne kete oxhak
    ku i ka hije cdo shqiptari,
    sofren gati e kem shtrue
    mysafirt per me i nderue,
    nja prej tyne je dhe ti,
    andaj fol cka do me pi,
    kafe, caj a buke me ngrane
    te gjithe i kem gati
    vec ti na ban za...

    Shpresoj mire ke me kalue,
    fjale te shumta duke ndrue,
    prane zjarrit me qendrue,
    e me ne me u shoqnue.

    Dera e oxhakut
    per ty ka me ken e cel...
    gjithashtu dhe per shume te tjere,
    prandaj kusho me ardh ketu,
    vec le ti bjer deres per me e ngu,
    e dalim e presim me te mira,
    me sheqekra e me ambelsina,
    ashtu kem dhe me e percjell,
    per me i deshiru mireseardhje kurdohere!


    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 31-01-2005 më 12:09
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •