Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 135 prej 230
  1. #121
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Epo edhe shalqi anes sofres s'kishim pare.



    Korason ne t'dimnit kokerr
    qysh han shalqi, m'njan n'at voter,
    portokalla kena ball
    per bostan seç na ka zan nji mall.

    Fryn Veriu fiu-fiu
    n'thiqke kruspull mlidhet krthiu,
    ujku larg sec angullin
    e ka zan uja e po mardhin.

    Nja do shkarpa duhen ba
    se sivjet me ble dru s'ka,
    kaloriferi nuk punon
    me korrentin qeveriu la nom!

    Ene dola te plevica
    duhen therr nji kto gica,
    duhet mush uj ke burimi
    duhet taku dhe aj trimi.

    Ec e ec e ec e shko,
    c'te shof para mjera un mo,
    ish nji ujk qime-ndritun
    edhe syt m'i kish ngulitun.

    Nj'ato sy si gaca zjarri
    n'at kope ish nj'aj i pari,
    kraht m'u pren, bucela ra,
    gjunjt m'u k'puten sa ma s'ka,
    zemna m'u perplit si nji trumcak
    si t'ma kish zane dikush n'lak.

    Ish i fort e dhamb-skalitun,
    puter t'rand, bisht t'valvitun,
    hund t'lmue t'zgjatun para,
    nofllat e tij si dara.

    Fort m'kundroi pastaj m'u afrue
    e filloi me m'nuhat mue.
    E ngrime n'vend menoj sic jam
    asht ky ujk a babaxhan?

    Zgjas pak doren e habitun,
    i ledhatoj qimen e ndritun.
    Kur... HOP! Me nji t'kercym t'beft si rrfe
    m'hidhet n'trup, m'plandos perdhe.

    E fillon me m'lepi mue,
    tuj gezu e tuj lodrue,
    Ky s'qenka as ujk as babaxhan,
    qenka i jemi jaran!







    He si ju duket kshu si per here te pare ketej nga folklori?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 19-02-2005 më 05:32
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Angeldust oj doktoresh
    penden bukur paske zdesh
    e ke dal n'log te mejdanit
    si me ken bij kapedanit
    bukur fjalet ke qendis
    ne oxhak ton ti je harlis
    dhe Ndre mjeda do ish cue
    ty oj cuc me te nderue
    korason ma baj nji nder
    qat gjygym qe ke mbas der
    me uj kronit qelibar
    nji sapllak mushja ma par
    e pastaj nji cop bakllav
    qe ku asht njaty ne tav
    se talentat fort i dojm
    tash fillojm edhe vallzojm
    once upon a december
    qe kendoj bija e Carit
    se e kam un fort per zemer
    Me vallzu ketu pran zjarrit

    Tana tmirat kti uik endi
    mori t'bukrat e kti vendi..



    tung tang tong

  3. #123
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Uh,sa ftohet jashte
    A pranoni te tjere prane oxhakut?
    Sic me jeni mbledhe si djemte e gocat e sokakut
    Heh,nuk me shkruan dora me
    Desha t`ju pershendes
    E t`ju falenderoj
    Qe me dhate lejen,prane oxhakut te qendroj
    Ika une njehere
    Paj me qofshi mire
    Ma ruani kete vend afer oxhakut
    Se do kthehem perseri

    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Dje ish vapë e sot asht ftohtë,
    kam vesh triko me m'mbajt ngrohtë,
    e du leje nga t'gjith ju , n'kry t'oxhakut m'leni mu,
    se s'duroj ndryshime t'motit , fyti m'djeg e kolla m'zu
    s'kam hall tim, po hallin tuj, qysh do bani ju pa mu.
    E tash ul jam unë njiktu, i tas t'madh kam vu përpara
    gjys shalqini un kam pre, n'msn-ë tash po hajm ne.
    Korason moj deli vajze,
    ti u shendosh o menjehere,
    se pa ty oxhaku nuk mbars,
    edhe populli behet vrere,

    Ti me triko fort mbeshtillu,
    edhe pi njat deli caj,
    dhe perjashta vrik mos hidhu,
    por djelve me dor ua baj,

    Fillo mjaltin ti si Kuqka,
    edhe cajin me limon,
    na ka dhene kjo Manulja,
    se edhe cipa qepes te sheron.

    Eh cka ben ky dimri i keq,
    te gjithe varzat po na i mundon
    ah te shkretet po bohena pleq,
    dhe avazi me s'po na shkon.

    Por ja dhe pranvera po vjen,
    per me dal vrap nga liqeni,
    do bejme vrap ne dhe ushtrime,
    per mos me ngel si gjysma gjeli.

    E tash un po e mbyll,
    se me shku ne nje varrim kam,
    eh kjo jete mizore asht,
    i merr djemt por si kasht

    ju uroj gjithe oxhakut,
    plot shendet e begati
    dhe perhere qofshi gazmore
    vajza e djem gjthmone te ri.

  5. #125
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Siç ta thashë edhe në vesh
    kto janë vjersha veç me qesh
    pra ska lidhje shneti im
    thenks për kujdesin ti o trim.
    Tash m'trego se kush ka vdek
    sa vjeç ishte , a ka hjek?
    Se keq m'vjen për cilindo
    një jet asht e s'kthehet mo.
    Kam sa vjet unë n'kte qytet
    kurrë s'kam pa njeri me vdek
    e n'Tiranë java shtatë
    futen n'dhe nja pes a gjashtë.

    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #126
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    korason moj e mira mike
    me at foto desh na fike,
    desh na nisen ne prodhim
    e ma von e n'internim...
    ajo foto feminore,
    aq e bukur e aq gazmore,
    na i futi ca n'mendime
    se mos shkelem ca parime...
    e u mblodhen e diskutuan
    por shyqyr s'na pushkatuan,
    por ti mike mos u baj merak.
    foton e rujta e do e postoj prap...
    se cfare t'keqe kish ajo
    un per vete nuk e di...
    t'na e thot nana parti...

    (autori pas vargut te fundit volli...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  7. #127
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Gabim bana e pranoj !

    ............................
    por për punë në prodhim
    ngrejtje rraqesh n'internim
    kam qëllu unë frikacake
    dhe pse faqe topolake.
    Pra t'më fali mu byroja
    për atë që m'xorri goja
    por s'e pata me të keq
    ku ku nan un çka po heq.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush punon gabon
    thon ka than stalini
    Pra ngri koken Korason
    lart tna shkoje timi
    nuk e di per cfar po folni
    se sjam ne korent
    por nji jav t're ju ma gezoshi
    e dukuni ne kuvend

  9. #129
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Ç'far oxhaku do t'jet ky
    Nëse nuk m'pranoni n'vllazni
    Shoh se jeni miqsu moti
    Ndaj m'kaplon mu inati
    Se kam mbet jasht oxhaku
    Dhe ftoht m'bën moti
    Po kush vall m'ka faj mu
    Që kaq shum jam vonu
    Me vonesa s'mrihet kund
    As n'oxhak s'mund ti fus hunt
    Përveç nëse del naj trim
    Dhe m'zgjat dor për miqsim
    Thon t'parët ma mir von se hiq
    Ndaj ju lutem m'pranoni miq

  10. #130
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Pershendetje te tane edhe nje here nga une ne kete oxhak
    Ku asht Xeni si sjam tu e pa aspak
    Kam te drejt per xenin me u shqetsu
    se nje patrijot kam une ne kete oxhak ketu
    A thua ne Kurbin ka shku?
    qanka tu knaq krejt edhe per mu
    Po kjo Pinku pse spo duket ne keto ane?
    Me duket se asht idhnu me mue se per pune te byrekut kena qane zan
    Zanen e malit cfar e ka gjet?
    cfar me ka fut ner menime mue krejt
    hajde zane sa ma shpejt

    Paskan ardh ketu do te ri
    shifnja Stormin si po rrika tek oxhaku si zotni
    angeldust tamam se nje sonje aty me njane
    a qu kenaqen si erdhe ti te tane
    fjollat qanka ba shum merak
    se ska kush e mirpret ne kete oxhak
    e po ka frik se skan me pranu
    o moj fjollat ti se di se sa shum keti oxhaku i ke mungu
    prandaj rri si ne shpin tane ketu!!

    Sot kam ardh me qa nje hall me ju
    ju lutem njerz mos qeshni me mu
    po ngjyren e djelli une e kam harru
    si thoni ju a asht i verdh i kuq a blu?
    se jetoj une ketu ne Angli
    e djellin se shef kush me sy
    se vetem rri tu ra shi
    se besa asht shum hall
    mos me pa djellin kurr tu dal
    stinet e vitit me i ngatrru
    se nuk dihet kur eshte dimer a vere ketu
    edhe njerzit jan krejt se dru
    veq rrine te shkretit tuj menu!!!

    invisible girl
    Ndryshuar për herë të fundit nga invisible girl : 22-02-2005 më 14:55
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  11. #131
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Erdha prap' un' te oxhaki
    e per ju m'kish zan meraki,
    s'kam pru turshi,s'kam pru voj,
    solla "EROS" dhe "PLAYBOY",
    mbas prrallave me shpat' e mbreter
    hajt t'msojme ene dicka tjeter
    per dashnoret dhe jaranet
    qe lulzojn si jargavanet,
    cuca t'bukra nder zabele
    me shal' t'gjata e vithe pele
    n'foto seksi e gji perjashta
    me rrudhos do tru t'rrafshta,
    te oxhaku me i lexu
    pasi cikat n'xhum t'ken shku
    shif me sy e plas me zemer
    kjo mesnate dashka ...femer,
    jo per pune e as per dru,
    as per n'mal bagtin' me cu,
    por lakuriq t'bukres hyjni
    per xhith nates me i fal dashni...
    .................................................. ....
    Tash po iki e po ju le,
    Brar amanet zjarrin nga une e ke,
    po iki se nata t'vetem m'vret
    me sy -shkendija macka m'pret
    qi ta bojm ni dore dashni
    e neser t'kthehem perseri....
    ...........................................
    ( asht muji Shkurt e ti e di :
    mackat dun vec me ...u ngi! )
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  12. #132
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Korason...po na t'gjoret kur do mundena me e pa foton tane ...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  13. #133
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Mirdita Oxhak

    Ty COB nmes dimrit vapa t'paska zan
    me pru kshtu revistash n'oxhak nuk ban
    po ta them n'sy pa dash me t'ofendu ty
    se miku i mir fjaln e keqe ta thot drejt n'sy
    Ka vasha, po dhe djem q'u skuqet faqa flak
    prej kshu revistash,jo prej zjarrit bubulak
    se n'ket forum kena ardh per shoqni
    ka vende t'tjera plot per me ba orgji
    Vashat tona jan si qiell pa re, burim i kullum
    nuk asht mire, me i turbullu me u hedh llum.

    Fjollat na i paska vu trimat n'gar
    kush e kush ta zgjas dorn i par
    je e mirpritun ti e kushdo tjeter
    s'e harron shqiptari zakon e vjeter
    me prit jo mikun po dhe hasmin
    e t'gjith ata qe n'der te trokasin
    ndaj dhe e kena lan hap ne derën
    s'pyesim per dimrin, as shiun as eren
    veç miqt qe der n'prag vijn t'mos kthehen
    po t'hyn n'oxhak me ne bashk t'defrehen.

    Ky Xeni ndonje hall t'madh do ket
    qe ash largu prej oxhakut krejt
    spo ma za syni dhe at puntore Zan
    jo se me merr malli po na la pa ngran

    Dhe invisibli paska hy pa u ndje fare
    me ca vargj t'amel si sheqerpare
    Po dhe kone n'oxhak skisha pa ma par
    mirsevjen zonjushe, na qofsh per mbar.

    Embelsiren e le per n'fund, zakon i perhershem
    i pershnes pra t'gjith oxhakllinjt tan t'hershem.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #134
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    [QUOTE=SuiGeneris]Ty COB nmes dimrit vapa t'paska zan
    me pru kshtu revistash n'oxhak nuk ban
    po ta them n'sy pa dash me t'ofendu ty
    se miku i mir fjaln e keqe ta thot drejt n'sy
    Ka vasha, po dhe djem q'u skuqet faqa flak
    prej kshu revistash,jo prej zjarrit bubulak
    se n'ket forum kena ardh per shoqni
    ka vende t'tjera plot per me ba orgji
    Vashat tona jan si qiell pa re, burim i kullum
    nuk asht mire, me i turbullu me u hedh llum.


    Sui Generis me vjen keq qe jeni kaq te gatshem per keqkuptime! Me habit nganjehere zelli i disave per keqkuptime!

    Ne postimin tim nuk behet aspak fjale per orgji sic pretendon ti. Perkundrazi, nese i ke syte ne balle aty thuhet qe revistat do shfletohen pasi vajzat te kene shkuar per gjume ne oden tjeter sigurisht dhe kur ne oxhak te kene mbetur vec burrat,si edhe ata qe pretendojne se jane burra.
    Citoj postimin tim:

    te oxhaku me i lexu
    pasi cikat n'xhum t'ken shku

    Ne cilin varg pretendon ti qe paskam fyer e hedhur llum mbi vajzat tona te oxhakut??? Ji me serioz/e ne ato qe shkruan dhe argumentoi!!!
    Dhe pikerisht per te mos kompromentuar banoret e oxhakut ne erotizmin tim, une them qe po largohem per te macka ime, pra diku jashte dhe larg oxhakut!!!

    Citoj postimin tim:

    Tash po iki e po ju le,
    Brar amanet zjarrin nga une e ke,
    po iki se nata t'vetem m'vret
    me sy -shkendija macka m'pret
    qi ta bojm ni dore dashni
    e neser t'kthehem perseri....


    Prandaj me qe kam te drejten e "replikes" po te pershendes me
    nje varg nga postimi im:" me rrudhos do tru te rrafshta"...

    Ju lutem mos na merrni poza qesharake "moralizuesish" patologjike dhe mos krijoni artificialisht klime tensioni ne kete teme aq te ngrohte e plot me humor!!!

    Te me falin te gjithe lexuesit per kete replike te detyruar nga zelli i dyshimte i dikujt qe na shet moral ketu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 23-02-2005 më 12:08
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  15. #135
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ky oxhaku qenka ndezur
    po forumista shume ska mbledhur
    te me falni mue bre
    se nga forumi
    me nju jorkezat kam qene
    llapazan te medhenj
    atje gjen
    dhe muhabeti varion si ta kesh lol
    jane te gjithe shume te mire
    ca nuk gjen aty , artista , valltare dhe balerin lol

    A ti ftojme dhe ato
    he si thoni juve bre
    se oxhaku njerez me shume don
    te kendojme dhe te kercejme

    Hajde Kuqe dhe ti n'oxhak
    mos harro me marr dhe nji at aparat
    Foto neve te na besh
    dhe neser ne forum ti postosh

    Kaltersi moj zonje e rende
    pse nuk ke ardh me
    Kaq shume bizi na qenke ti
    sa me thurr dy vargje sdi lol

    Monako .. artist ti ku je
    qekur mesove me bojatis
    me ngjyren uajt me per mu
    ti sdon tja dish

    Manulaki hajt dhe ti
    menjane mos me rri
    se pa ty sikur ska lezet
    Ky oxhaku qe tym po nxjerr

    Invisible Girl .. une nuk jam zemeru
    se ti e di shume mire
    kush byrekun na e zhduki lol
    Po mos ki merak
    ja ku cohet zana malit si per merak
    mori gjizen e shumefolur
    qe kjo Kuqja na e solli



    Ja ku eshte dhe Krazy
    qe don porn tna sjelli
    Ti mire e ke bre burre
    po duhet me sjell dhe ca dru
    oxhakun me shume ta ndezim
    qe xixa syte tna qesin lol

    vazhdon me vone se bossi me erdhi
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 23-02-2005 më 12:44
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •