Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 75 prej 230
  1. #61

    Smile Ju bafte mire dreka!

    Mire se na erdhe ti or xen,
    e falemnderes kam me t'thane,
    qe punet na i shtin n'dyzen,
    Per me gabu hic s'na len!

    Besa me fjalet qe paskam thane
    Se SuiGeneris ka me u hutu,
    S'e kam dit pasha timen nane,
    se perndryshe s'i kisha shkru.

    Une e pashe Suigenerisin perjashta,
    t'u mbledh molla ne nje lis,
    i unet kujtova mos asht nashta,
    andaj dreke me ngrane i thashe me ia nis.

    Heu mor mik c'a paskam ba zarar,
    Fjalet per t'keq s'du shoqnia me mi marr,
    A thu Suigeneris gabim m'ka kuptu,
    andaj edhe n'sofer ai s'u afru?!

    Do ta shohim ket ma vone,
    nashta ai vjen n'vatren tone,
    e nese eshte idhnu
    vet ai ka me me thane,
    "Ti ke gabu, a s'ke gabu oj Zane"

    E ty xen t'baft mire dreka,
    shpresoj qe ishte godit,
    heren tjeter ti na e gatun,
    ne te tjeret kemi me prit.

    Faleminderit per cajin xeni,
    tamam n'vaket ma ke pru,
    zahmetit s'eshte dasht me i hi,
    pasi i merzitur na ke qellu.

    Mundohu merzine me kalu,
    edhe hic mos me vajtu,
    se shqiptari e ka zakon,
    lotin n'fytyr se l'shon.

    Tash m'jepni izen dhe mu,
    se edhe une du me shku,
    por desha me lane nje porosi
    Per te keq mos m'i merrni fjalet oj shoqni
    Ne jem mledh e jem tubu,
    n'ket oxhak bukur me kalu,
    nashta kem me u zan here pas here,
    por t'nervozum s'duhet me dal prej dere.

    Ju deshiroj nje dite te mire,
    te rehatshme me plot deshire,
    neser vim serish ketu,
    me pa te tjeret a thu cka kane shkru!

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #62
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ky oxhaku kaq modern
    gjith k'to forumista na paska mbledh

    ca te qeshur
    ca te shkrefur
    ca te merzitur
    ca te qaravitur
    dhe ca te qete lol

    c'ka ka Xeni sot mer burra
    kush valle na e ka merzit
    AI qe e ka bo
    te ngrihet ne kembe
    dhe me grushtin drejte te thote " i did "

    He bre burre
    mos u merzit
    keshtu eshte ndonjehere
    dhe pse ndodh
    asnjehere se marrim vesh pse

    Ja na erdhi dhe InvisibleGirl
    ndonese thote eshte e padukshme
    une vallahi ja ku e pashe
    duke ndihmu ZANEN
    ja ku jane .. duke bere byrek .. lol

    Aferdita do me na ven kryetar
    Jo maj cike se nuk kena nevoje
    Brarin e kena vec per gallate
    nuk sheh si ma ka gojen sheqer
    dhe pas cdo shkrimi qe poston
    nuk harron me ven " qashtu " lol


    kaq tani se kam pune ...

    te gjithe jeni shume te mire ...
    JU PERSHENDES
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #63
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Citim Postuar më parë nga [xeni]


    Kaq per sot se jam lodhe shume
    e dikush shum m'ka merzit
    jo se m'ka prish shume pune
    po teper valla m'ka habit.
    Ça po thu mor xen kshu
    vedit ket pytje ja baj
    e kuptoj se duhet me shku
    pa u shkreh krejt ne vaj...

    Ia kalofshi si u do zemra
    sofrali t'amal si mjalta
    e u pafshim naj here tjeter
    neper ksi te ngrohta vatra...
    Po Xenin kush e paska idhnu
    se perzoten ka me u prish edhe me mu
    Mos kujtoni se nuk ka zot kush me i dal
    Me nigjoni mua se jam tu jau than dy fjal
    Ma me xenin kerkush mos me u ngatrru
    Se nuk ka patrijote ai kot ketu!
    E baj namin besa per ta
    Bash si motra per vella!


    Citim Postuar më parë nga [Pink
    Ja na erdhi dhe InvisibleGirl
    ndonese thote eshte e padukshme
    une vallahi ja ku e pashe
    duke ndihmu ZANEN
    ja ku jane .. duke bere byrek .. lol
    Shife shife kush me ka pa mu
    Pink me paske pa tu gatu
    E tu ba byrek per ju
    Nuk e di a ashte tu ju shiju?
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  4. #64
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Hello t'gjithve ju shoqnija
    t'fala m'keni çu ke shpija
    marak ju , qekeni ba
    flokt e kokës ju kan ra. (lol)
    Po si je Bra, yll polari
    mu për ty më dogji malli
    ahh larg jemi , shihemi rrall
    S'ka ma keq se nji ky hall.
    * * *
    Qenka bo ktu sallë kongresesh
    me tribun, sekretar t'par
    shoqja Lenka* mban fjalim
    duket bejtja si kushtrim.
    Çuna goca plot ktu paska
    bajna dashni mren e përjashta
    çifte çifte grumbullu
    kush asht TEK lajm me na çu
    "303-shi" po don gru. (lol)

    Kaq sa për fillim, se paskam harruar ...nga këto anonimet.


    Ju përshëndes të gjithëve. Sidomos "Eagles-at" që u zhdapalluan .
    Fotot...më vonë.

    P.S. ...se për pak desh harrova.
    * - Më falni, doja të thoja shoqja Elna.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Hello t'gjithve ju shoqnija
    t'fala m'keni çu ke shpija
    Çuna goca plot ktu paska
    bajna dashni mren e përjashta
    çifte çifte grumbullu
    kush asht TEK lajm me na çu
    "303-shi" po don gru. (lol)

    Kaq sa për fillim, se paskam harruar ...nga këto anonimet.


    Ju përshëndes të gjithëve. Sidomos "Eagles-at" që u zhdapalluan .
    Fotot...më vonë.

    P.S. ...se për pak desh harrova.
    * - Më falni, doja të thoja shoqja Elna.
    Boll m'kan lut me hy n'oxhak
    por per kojshijen do baj duvak,
    Se boll m'ka pyt njaj Pinuc Kiri,
    21 Dhjetorit tan c'i thirri,

    C'osht njajo goc qe per mu ka fol
    njat forum prej flori-doll
    jan shume ngroht njato anej
    dhe lshojn zonin deri knej

    Kush beqaret ngoj i ze,
    pa buk traste, mos na i le
    se ato kan boll nga zyjra
    me punu ku i thrret detyjra.

    haj kryeshnosh der ne radh tjeter
    noj llaf ta hudhhim leter

    ps.Shoqja Lenka, shoqja Lenka
    knej nga Tirona osht bo
    Shenka
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 07-02-2005 më 15:37

  6. #66
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    TURNUS 2
    .
    .
    .
    .

    ju te mirat tona motra
    e dini mire si e don votra
    pa dal dielli leshoni shtratin
    kallni zjarmin, tymoni oxhakin

    e nje pite mbush me lakna
    ja ben burrit per merak
    nje got dhallt vendon te pjata
    e ja sjell deri ne shtrat

    ajo....

    ras lum burri ore agë
    te vije ti pak ai takat
    se po lodhesh ti te fusha
    tuj prashit e tuj kopat

    ai....

    mire moj gru, cka me ke pru
    krejt brum pitja e pa pjek
    ku asht lakna qe ja ke l'shu
    jam gjith katet tu ja hjek
    si po m'lodhe kam rra n'hall
    nje cop laken ska as per mall
    .
    .
    .
    .
    vazhdon


    PS: a doni muhabet a cka?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 07-02-2005 më 16:29
    albanish by nature

  7. #67
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Oj Nuje, ca bo kshu bre burr! Na ktheve 100 vjet mrapa. Leji mer bab te flejn edhe ato te shkretat deri kur ti dejt qejfi. Te cohen me 2 te drekes ti lujn topin.

    Po ku je moj Corason
    se flaka po mbaron
    Mire qe erdhe me kom te mbare
    se desh i le djemt beqare!

    Eja pra o shoqja jone
    te kemi pritur
    ti cke qe rri menjane
    kaq e merzitur?

    Ne Oxhak ste kemi pare
    ti shume zemrat na i ke vrare
    te gjithe per ty kemi qar
    me Brarin kryetar! () (kulloi fare dmth)

    Goc e padukshme mire se urdheron
    prania jote shume na gezon
    vetem se asnje nuk te shikon
    por embelsine e fjales ta kupton!

    Rreth e rreth perqark
    oxhakut rrotullohem
    kur vje koha drekes
    oh sa shume gezohem!

    Me mish qingji e shpretka vici
    sofra na eshte shtruar
    po ti mor Xen i uruar
    ngele duke vajtuar!

    Kush ne qafe te ka ra
    hape zemren pra
    shoqnine skalite ne gure
    se ashtu me pelqen bre burre!

    Shume fjale te vogla thua bre Xen
    por me kuptim te madh
    Ne uje skalite zemerimin
    Se shpejti nje cuce nga oxhaku do te cel gezimin!

    Se oxhaku nuk e leshon
    te tere nxehtesine menjehere
    ashu dhe pema e lumturise
    do t'lulezoje ndonje pranvere.


    P.S: Mos eshte na nji vajze mer qe ta ka prish gjumi?..Jo thash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 07-02-2005 më 17:02
    HOLLAND...

  8. #68
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pasha hyjin Vargr, he burr
    mos t'u shoft ty zani kurr
    fjal' e jote kaq amël than
    mi qiti ment' - marrue m'ka lan

    E cilado kjoft ajo muz
    qi n'krye t'ballit buzt t'ka shkrue
    Ia ndrit'te Dilli e dit e nat
    Aidi kang ka me i knue.

    Bash si shtat kroje etjen m'ke shujt
    e shpirtit kall amshim ke ndezun
    bardhsi e ndenjes m'ka ba prush
    me gaca zjarrmi mallin m'ke tretun.

    Po iki tash, si Yll i ram
    nga fjala jote-flak t'gjej udhën
    nji shej po t'lyp ti me ma dhan
    n'dit t'motit t'ma ndezish prap kurmin!

  9. #69
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Oxhaku

    Djem dhe goca po Ju dërgoj oxhakun tim... Mjafton ti futni dru se nxen mirë...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #70
    "E gjifa" ti, s'vu u' gjâ re, se kapitun qeshë,
    pri ngricës s'ftofët t'pamje uk keshë,
    po n'gaz t'ndijimit qi paskam kenë
    e paskam shlu ka i fjal me mend, :)
    po ti petlushe merpranverore,
    drin rreth, tej here; e pa harkore,
    mes amës s'lasht tân natyrore,
    m'kujton veç shtigje qumshtore.
    Lakuriqe vallen hedh pemnaja
    e kang e shpirtit mblon vet majat
    e un po e thur ni vjersh' pr ty
    e sot ngajen po e msul pa dry.
    Me ulk uk shkova se ish dhâmblbyrt,
    me gjer uk fola se i kish zân gjymtyrt,
    nji drer lakmova, i rash pas vrage,
    qita hark e hejë m'i ra pas qafe,
    kurr mshir uk kesh se una m'shitoi,
    rând e gandova, lot pylli pikoi,
    siç jeshë e hudha drejt e n'krahut,
    m'ni lug dshirova trungn e ahut,
    ungjun, i heshtun e kreva shartin,
    farsend s'vau dâm se ndoqa artin.
    Nji brith t'çudm ty du me t'dhurue,
    ta kesh pr fat e mbar me t'shkue,
    petlush e verës, qi vlon erë Joni,
    brinin tjatër po e kum simbas zakoni,
    me lâng t'kullum pri t'mir hardhie,
    me kndell fyllin n'emr miqsie,
    po ngrej dolli pra me dor' t'urimit,
    ma kânde ndijen nd'val t'mrgimit,
    ta pyth ni sy e ta dhel kshetën,
    po e kthej pr ty e n'gald paç jetën,
    ni petl fieror pri pyjesh t'pavjelme
    mbetsh n'zjarrmi e gjithkur e çelme
    e nji shnoshje Brarit t'zotit t'kullës,
    Korasonit e tân' cucat e cullët,
    qi vijn vargan e hikin s'vedit,
    ama tymarin po e shklyjn venit, :)
    po nuk bajn keq se ja Diamanti
    nji tymar t'ri po na rrfen s'largti :)
    ngrofin pra votrën e mirë e mtojn',
    cyt e luj, bjer e shpij, gufojn
    (e un desh jo grue, po nji ninull,
    po tash s'ka gjâ se jam srish ndë udhë ;)
    "Gzue pra" - dhe e kthen brinin me majë :)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Legjion : 09-02-2005 më 06:07

  11. #71
    muzën që m'ka shkrujt n'ball e du vet

  12. #72

    Smile

    Miremengjesi shoqeri,
    shpresoj mire sot keni gdhi,
    Po iu shoh me fytyra te fresketa,
    te gatshem per pune e mahi!

    Trokita te dera oxhakut,
    pashe fytyyren e xhuxhumakut,
    M'tha mire se erdhe ori Zane,
    a ke pru najsen me ngrane?!

    Thashe qe sot kam ardh duar bosh,
    se une jam njeri ne mosh', (lol, s'kisha cka te shkruaj ketu!!!..)
    duhet tjeret najher me kujtue,
    per te ngrane dicka me prue

    Hyna brenda cka me pa,
    xeni, Brari, SuiGeneris,
    mengjesin me pergatit kishin nis,
    e qefi pa mas mue mu ba,
    e t'fiket prej g'zimit do me m'ra.

    Elna Durresi afer n'at' oxhak,
    kish' fillu me pergatit kacamak,
    Del Monako e PINK se bashku,
    m'pershendeten prej se largu.

    Invisible girl, Nuha e MI CORASON,
    sec na i zbardhen oxhakun tone,
    njani na i sjell cajat ne dore,
    e tjetrin e sheh t'u sjell limon!


    Henri, diamant abrashi,
    ashtu edhe KSC2-303-shi,
    i peshperiten njani tjetrit dic te veshi,
    a thue cka paten keta,
    ndoshta isha e re une per ta,
    Me pare ata s'me kishin pa,
    e thane vet me veti
    "kush eshte kjo Zane mor vlla?!"

    E k'shtu e pashe gjendjen n'oxhak,
    te gjithe kishin fillu me punu ngapak,
    Ishallah gjithmone keshtu vazhdon,
    e g'zimi i shtohet vatres tone!

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime te gjithve per kto rapsodi
    qe ne gjuh te popullit plot melodi
    po e provojn doren e plot sukses
    e po na dhurojn n'vend luleve cdo mjes..
    por smund te rri pa e livdue
    303-shin ket poet te pa zblue
    qe mjeshtrisht asht tuj kendue
    e shqipen e mocme asht tuj levrue
    ty tu rrit ndera tre qind e tresh
    me plot respekt po te pershnes..

  14. #74
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pershendetje miq t'oxhakut

    Çkemi Oxhakllinj si keni kan
    Mire je Xeno? Po ti moj Zan?
    Ju t'rinjt tja kaloni mir n'oxhak
    do njifena bashk pak nga pak.
    Del Monako ti si po ja çon?
    Shyqyr qe u duke ti mi Korazon
    keto invisiblat si shquaj dot
    pra mos tu ngelet hatri kot.
    Pink desh t'harrova prap per pak.
    Po ty nga t'kemi or Xhuxhumak?
    Ty Nuh Musa po t'dergoj selam
    Edhe ty KSC ne mend t'kam.
    Alba m'fal se ty ste kam par
    kam harruar dhe bacen Brar


    Sot dreken jau kam sjell un
    mos prisni shum nga nje çun
    veç pilaf, mish, kos dhe grosh
    sa mos me ardh me duar bosh.
    Jeta shkollore diç na ka mesuar
    gjellet i kam bere vet me kto duar.
    Hani te gjith dhe ju befte mire
    hajt se nfund kena dhe embelsir.
    Çajin vine ti Xen po t'mos pertosh
    se kjo pune ty te vjen n'dorsh
    Vlonjat po pati amanet ca limona
    se nuk rriten ktej nga arat tona.

    Oj Zan "zdryp" se kish degju ma par
    po dhe per keq nuk ta kam marr
    Ma deftoi Xeni çfar do me than
    Mik t'mir si ai nana me nuk ban.

    Xenin kush e ka merzit se di
    po me e gjet e di vete ai
    Mos esht ajo, dhe un sdi gja
    Po qe ashtu skam çfar me i ba
    Jo vetem un qe e kam mik t'vjeter
    As miqt e forumit, as ndonje tjeter.
    Po me kshu puneshs'ngatrrohet ai
    per kshtu belash esht akoma i ri.

    Un kesaj jave jam i zen shum
    nuk do shkruaj dot n'forum
    po ju t'ia kaloni sa me mir
    une kam vetem nje deshir
    Kur me çaj mali dollin ta ngreni
    mos t'me harroni amanet e keni.
    Javen tjeter do shifemi prap
    mos e mbyllni deren, lereni hap.


    Hajt pra miq tju kemi me shendet
    tja kaloni mir n'ket oxhak te nxeht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-02-2005 më 08:43 Arsyeja: harrova Alben dhe Brarin
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    per KSC2-303

    Edhe hana te ka zili
    Edhe dielli asht ba kurjoz
    Na difto pra ti rod Shqiptari
    ku ke mar ti tan kyt pasion

    A mos je ti nip i Fishtes ?
    a mos ke ti gjak Fishtjan ?
    apo ke mesuar stilin(letrar Fishtjan )
    qe Gjergjit tone shume po i ngjan

    A e kujton at zog shqiptari?
    Se sa bukur ai pati kendue,
    Me ato vargje, gjith begati
    Per Shqiptar e per Shqypni.


    Hajt pra ti mik i kesaj sofre
    cile zemren mos u druj
    ne se je ti zog Fishtjani
    te verteten ktu na e thuj

    Tash jam nis po shkoj ne Log
    Prej se largu jam tuj t’pa…
    buzen n'gaz e ke vu
    nga te qeshmet bash je tuj qa


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •