Close
Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 230
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje te gjithve !

    Ku ku nan sa keka radha
    qeka m'bledh k'tu gjithe mehalla
    u dashka me nejt ne kemb
    se per mu nuk paska vend
    ne radhe t'pare mirsejugjeta
    ju oxhaksit e vjeter shume
    dhe ju te tjeret mirseerdhet
    nje pershendetje keni nga une
    edhe pse kam shume kohe
    qe ne oxhak nuk kam ardh
    ju kam thene se sju harroj
    sa here syte ketej i leshoj
    Korazonin s'po e shoh
    ka nez zjarmin dhe eshte zhduk
    thone se eshte sos ne Tirane
    se Atdheu po e lyp
    Baca Bra ty tu rrit ndera
    qe na fton ne ket oxhak
    pret e qet miqt si ngahera
    i ke fjalet tan kajmak
    Paska ardh dhe Palush djali
    qe per rim , kush s'ja kalon
    ej ky djal ,Zog shkodrani
    qe humorit si perton
    Per here t'pare e shoh Elnen
    qe dialektin paska ndrru
    e maj Eln maj Vajz Durrsake
    sa m'ke ba me qesh ti mu
    Per Kolombin kam amanet
    Kur t'fillosh ketu me shkru
    merri hapat per dhim barku
    dhe keshtu s'ke me u shqetesu
    Del Monako si ftyr e pame
    diku bashk jemi perplas
    nejse , mirseerdhe ne ket oxhak
    se me ato rreshta me ke kenaq
    Dhe ju t'jeret mirseerdhen
    edhe pse nuk ju njoh aq shume
    nje pershendetje miqesore
    keni edhe nga une .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #42
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga KaLTerSi
    ti mua me ke zili
    e do me'm shti me krye ne hi
    por une fare sdua tja di
    se te kam ne xhep me nje gote raki.
    ndaj me mua sillu mire
    sa pa't fut koken ne sh'llire
    te kam dhene shume konfidenca
    e nuk me jep me komplimenta
    po do shohesh tani e tutje
    do tet le pa vere te kuqe
    te te thahet i gjithe gurmazi
    e perpara tet mare marazi
    gjuha te te shkoje caprazi
    deri sa te thuash
    'o ju goca o ju hyjnesha
    sa bukur dukeni me ato tesha'


    krye ne hi me thot mua delenxhiu

    Nje pershnetje per Palushin
    Pink e Monako rapatushin

    Klatersi moj Kaltersi
    pse me nerva shkruan ti!
    ti shume mire e di
    Kush te ka qit me krye ne hi
    eshte e "E Mjera Shqiperi".
    E ka shkruar Fishta
    komshiu im dhe djal i ri.
    Po ti shume mire e di moj Kaltersi
    se une raki nuk pi
    dhe sme genjen dot njeri
    as me raki e as me flori. (lol, spo e maja dot te qeshmen ketu)
    Po e shoh moj e mira Kaltersi
    qe mend po te len tani ne pleqeri (uahaha)
    Po une thell thell, e di
    qe kur perqendrohesh ti
    e ke zemren dhe llafin flori!
    Me Del Monakon delenxhi mos e shaj
    se per kete llaf ndergjegja do te vrase e zemra te qaj (mbaje veten, lol)!
    Kaq desha une te thoja
    kisha hall se mos harroja.

    Oxhaku yne babaxhan
    qeka bo per kurban
    plot fruta e me mish
    Eshte bo me lon bakshish!

    O Alba perplasjet ci deshe qe i the
    te shkuara te harruara
    hajde merr nje koker ftua!
    Oxhaku Corasonit
    eshte bera si Amerika e Klintonit!
    Amerike, Amerike, Ha Merr dhe IK!

    Tani duam pak muzike
    se po dukemi si Aziatike
    Te na qetesoj pak
    se jeni bere te gjithe nevrike!

    Ika tani po se mos harroj!

    Kaltersi moj Klatersi
    kush te ka qit me krye ne hi. (lool. Te shkon me emrin nuk tallem...Edhe te vjen. )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 03-02-2005 më 17:24
    HOLLAND...

  3. #43
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    eh kjo bot sa e veshtir asht bo!!!

    sa mir ish at'her ma para
    kur miletit sja ndinte palla
    per pun t'kota s'behej hor
    se s'kish gazet as televizor

    tan diten tuj punue
    e ne mbremja me u rrahatue
    cajo gru komt me ti krue
    cigare, kafe me ti ofrue

    ti si aga shtrir ne shtrat
    menon per neser t'parin hap
    po kaja tëmën i thu vetes
    kush ja pa hajrin k'saj jetes
    hajt se neser kur po çohem
    i mleth trut e rregullohem
    tash per tash po masht çu
    grue, loçka, eja ke mu!

    mos habiteni me kto fjal
    i di punet un mor lal !
    nese mu dikush me vet !
    cfar per dore m'vjen ma leht
    them
    at qe din secili vet
    t'shtojm pa ndal ket milet

    pra,

    e n'mengjes kur gjeli knon
    hap ty syt si filxhon
    dhe pa dal delli konstanton:

    kallomoçi e domatet,
    ato specat e patatet,
    po çaj gruri e kullosa
    vet po rriten, i ujit rosa

    per k'to pun ska kush me m'son
    jam katunar i di tamom

    si thot poplli me dy reshta

    i din Meta
    punt e veta.....

    prandaj,

    ja trus xhumit, e vazhdoj
    aty k'tu me dor shiqoj
    mos hanumja vall po fle,
    e ka lan delet hala n'kope

    .
    .
    .
    .
    .
    vazhdonja, se skam koh tash, afrohet xhumaja....
    albanish by nature

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mire ke shkrue o Nuh musja
    cka po heq pi teje nusja
    vec poezia don kujdes
    fjal gazete mos i ngjesh
    "konstaton" nuk shkon ksaj ane
    sa ma burimor deshta me t'thane

    qashtu Mus tu t'ndjeft e mira
    e ju tjeret mos pini birra
    vec uj kroni qelibar
    buk e gjiz aty ne bar..


    tung

  5. #45
    Aiiiii Brar sa shpejt u shkule

    S’mur vesh kush,

    ka hyne a ka dule

    As dy dru zjarrit ti si vune

    Asnji llaf bre s’na kallzove

    Kur t’pijavën qysh kalove ?…

    Ungju votrës t’bisedojna

    Suigeneris ti kallzojna

    nuse Xenit pi kërkojna

    E qe kshtu e kan do punë

    Seicili renin me kon t’martum.

    Kan nxon vitet djelt me lane

    E po tuten mos mesin vejan

    Asht ma mire ti rehatojna

    Ren mas reni ti martojna.

    Nji mail të shpejtë baçics zojës

    Me gjet fllonza vallznve t’odës

    T’zgjedhi fllonza n’adet t’oxhakut

    Do syshkrume prej merakut

    Le të tuten djelt e fshatit

    N’zijafet gjehet nuse për vllaznit.

    Se shyqyr yxhym vllaznia

    Po dun krejt me u shtu n’shpia.

    Qe tuj prit t’vij ai lum sahat

    Me Zan t’malit po marojna japrak.

    Se po dun me hongër gjinja

    S’vesin shum ka bredh zojëshpia.

    Se vallahi paska kone baçics problem

    Për miq t'ods hiq spo ja len.

    E kshu kshu e ka kjo pun

    Llafe shum puna lum...






    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Per here t'pare e shoh Elnen
    qe dialektin paska ndrru
    e maj Eln maj Vajz Durrsake
    sa m'ke ba me qesh ti mu
    Albkë moj thashë

    çoç po më thua

    Motëmot letrarishtja

    Ka që është harruar

    Gegët për karshi

    Mëhallën mbushnë

    Bëhen dyqynd mijë

    Ku të mos kthesh gjuhnë…

    Zvicra një pëllëmbë

    Ajo me gjithë male

    Ngado që të shkosh

    Gegë me të madhe

    Po çrëndësi ka

    Gegë apo toskë

    Gjuha mbetet gjuhë

    Ka vetëm një kokë

    Kush pyet dialektet

    Kur një janë të dyja

    Shqip me gjithë lezet

    Kënaqen njerëzia

    Të llafosin ëmbël

    Të llafosin mbarë

    Ja tek njëra , tjetra

    Fjalës ti gjejnë radhë.

    E kështu moj Albkë

    Të paça uratën

    Unë për sonte mbarova

    Tani po të them natën…




    Ju përshëndes të gjithëve, si dhe ju falenderoj për kënaqësinë leximit që më dhuroni me humorin tuaj të këndshmëm në bejte.

    me shumë respekt

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-02-2005 më 21:12

  6. #46
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vashat jan tu kuvendu...

    Oxhakllinj, oxhakllesha si ju kam?
    A keni qene mire, a jeni sakllam?
    Ktej nga oxhaku fort nuk jeni duk
    qysh atehere kur hengrem buk.

    Me Zanën kam ba pak muhabet,
    e ka fjalen e amël, provojeni vet
    ma ka terheq verejtjen ajo dreq ()
    ato qe kam thon, duhet me i ndreq.

    Skemi me kuvendu ma si e do zakoni
    jane kohe t'reja s'asht koh zamoni
    tash e tutje ne kemi me gatu
    me i lan vashat me kuvendu.

    Hajt pra çuna çohuni te bejme drek
    kto duan gjell, embelsir dhe byrek
    duhet me hap pete me petanik,
    t'zem brum as t'holl as trashanik.
    -----------------------------------------
    Pa pushoni djema te mbajm vesh
    çkane kto qe ngelen duke qesh
    s'flasin per vete, flasin per dynjan
    pa permend askend skan lan.

    Po flasin kto per gjithe mahallën
    per dajen, haxhen, tejzen, hallën.
    komshiu lart qeka pasanik me kembor
    kurse ky posht mbaka barkun me dor.
    Kta matane mram qenkan grind
    ky anash e paska nusen si xhind.
    Zela me Lumen se shpejti fejohen
    po skan ndermend te martohen.
    Kurse Hasani Zymbylen po e ndan
    si more, paska pas ajo nje jaran.

    Pa shi pa shi per ne çar jan tu thon
    kena me u flliq nëse dikush ndigjon.
    Del Monako artist po shum çapken
    ky Xeni djal i zgjut po naften ta ben.
    Palushi gojmjalt por shum nevrik,
    Une zemermir, aspak simpatik.
    Kolombi sbeka per moderator,
    Baca Brar i pjekur, po ca malsor.
    Kurse kto spaskan asnje te met
    kuku nana n'dor tkujt kena mbet.

    ---------------------------------------

    Djema, diçka duhet me e ban
    se kto marrin n'qaf dynjan:
    Po hajdeni, mos ju marrte lumi
    se nuk po dim si zihet brumi
    Po hajdeni moj ju marrt e mira
    sdim sa sheqer do embelsira
    po hajdeni moj vasha amani
    na u dogj qepa, u ngjit tigani.
    Jo mor slujn kto per qamet,
    skan faj ato e kena fajin vet.

    Pra kjo pun kshtu perfundon
    epo, koka ben koka pëson.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 05-02-2005 më 10:53
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    su..

    bukur ke shkru..
    vazhdo qashtu..

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ja brigadieri qe i rref shpatllat atyre qe tejkalojne planin
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 05-02-2005 më 17:31

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Talking Per SuiGeneris

    SuiGeneris bukur ke shkru
    po s'e di ça ke me mu.
    Thu qe une te baj naften
    ma shpjego, s'e kam kuptu.


    Qashtu...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 05-02-2005 më 17:30

  10. #50
    Ky oxhak nje lider do me lyp
    baca brar karriges ka me i hyp
    qofsh brigadier a menaxher
    mos prish qejfin, ki gojen sheqer

    mblidh popullin dhe na bashko
    rreth flakes se zjarrit zemrat na i ngroh
    hajt kujtojme luftrat e romakeve
    kur dridhesh duhani rreth oxhakeve

Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •