Oxhakllinj, oxhakllesha si ju kam?
A keni qene mire, a jeni sakllam?
Ktej nga oxhaku fort nuk jeni duk
qysh atehere kur hengrem buk.
Me Zanën kam ba pak muhabet,
e ka fjalen e amël, provojeni vet
ma ka terheq verejtjen ajo dreq ()
ato qe kam thon, duhet me i ndreq.
Skemi me kuvendu ma si e do zakoni
jane kohe t'reja s'asht koh zamoni
tash e tutje ne kemi me gatu
me i lan vashat me kuvendu.
Hajt pra çuna çohuni te bejme drek
kto duan gjell, embelsir dhe byrek
duhet me hap pete me petanik,
t'zem brum as t'holl as trashanik.
-----------------------------------------
Pa pushoni djema te mbajm vesh
çkane kto qe ngelen duke qesh
s'flasin per vete, flasin per dynjan
pa permend askend skan lan.
Po flasin kto per gjithe mahallën
per dajen, haxhen, tejzen, hallën.
komshiu lart qeka pasanik me kembor
kurse ky posht mbaka barkun me dor.
Kta matane mram qenkan grind
ky anash e paska nusen si xhind.
Zela me Lumen se shpejti fejohen
po skan ndermend te martohen.
Kurse Hasani Zymbylen po e ndan
si more, paska pas ajo nje jaran.
Pa shi pa shi per ne çar jan tu thon
kena me u flliq nëse dikush ndigjon.
Del Monako artist po shum çapken
ky Xeni djal i zgjut po naften ta ben.
Palushi gojmjalt por shum nevrik,
Une zemermir, aspak simpatik.
Kolombi sbeka per moderator,
Baca Brar i pjekur, po ca malsor.
Kurse kto spaskan asnje te met
kuku nana n'dor tkujt kena mbet.
---------------------------------------
Djema, diçka duhet me e ban
se kto marrin n'qaf dynjan:
Po hajdeni, mos ju marrte lumi
se nuk po dim si zihet brumi
Po hajdeni moj ju marrt e mira
sdim sa sheqer do embelsira
po hajdeni moj vasha amani
na u dogj qepa, u ngjit tigani.
Jo mor slujn kto per qamet,
skan faj ato e kena fajin vet.
Pra kjo pun kshtu perfundon
epo, koka ben koka pëson.
Krijoni Kontakt