Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 45 prej 230
  1. #31
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ky Oxhaku bre se cna mblodhi
    hajt ta bejme nje dore muhabet
    po pa pi ndo send sikur nuk shkon
    hidhu pra Corazon na sill ndonje gje

    Thirr e Thirr O Korazon
    Po AJO nuk ndigjon
    Si 're nuk dija gje
    Ajo na qenkesh Ne Tirone

    Ja ku eshte dhe Kaltersia
    gju me gju me forumistat
    po ta dish ti oj cike
    sot nuk jam vesh si per hollowen
    Per inatin tend
    sot kam vesh ngjyren e kaltersise
    dhe te gjithe i kam shokuar
    c'eshte kjo ngjyre moj kaq e bukur
    dhe i them .. mjaft 're thoni
    Marshallah .. se ne sysh do me merrni

    Xeni XENI ore xENI ..
    po pa ty bre burre sikur nuk shkon
    cun i zgjut shume ti je
    he ma ta lumsha ..
    lum ajo burrnesh qe do te gezoje


    SuiGeneris hajt mos rri menjane dhe ti
    fillo dhe rimo
    m'ja kalo te gjitheve ne 'kthes
    se te gjithe e dime
    mbasi ti te mbarosh .. te gjithe kemi per te pi


    Ja fillon kenges Monako
    c'eshte ky ze hyjnor
    jo jo de jo eshte Mario nga Tirona
    qe praktikon ne Broadway lol
    Vec mos harro kur te kendosh
    t'na japesh ticketa me 20 % off ..

    Ja pra shoke te dashur
    me kaq po e le tani
    ika tani se po me vjen boss-i
    para se te me pushoje ... lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    T'knaqet shpirti kur hin mren
    thu a mos syni po m'rren
    mush plot me djem e vajza
    prej Sarandet deri ka Bajza
    Baca Brar po i prin rakise
    i ndjek me qejf punet e burrnise
    Korasoni shkoi ka Tirana
    ku rrin Tosi e Xhoana
    amanet thot po ja u la
    zjermi oxhakut mos me i pra
    Kolombi rrugs kishte pa tym
    per pun t'veta knej ka ra
    kishte pas me shit raki n'gjygym
    po i vjen marre me ardh pa gja
    Edhe Kaltersia nuk vonon
    era gjygymit e ngacmon
    kur rakija e amelson
    ma mir se Fishta ajo rreshton
    Elna prej Durresit mas afrohet
    thot mirmrama me emocion
    e para per peshk kujtohet
    e bjen gati e nuk vonon
    Eduardi vjen e ban thirrje
    pa kopjime veç me shpikje
    Ather Harudi prej Kosovet
    me raki na pershendet
    i kthen gotat hiç nuk lodhet
    t'mire e paska ket adet
    ops ku duket Del Monaku
    veç raki thot nuk po du
    i coca cole e i pjat japraku
    se m'ban mire kur du me knu
    Zana e malit Bacen livdon
    pikturat shume ja çmon
    Sui generis nuk e zgjat
    gerset ne der ai tak tak
    i rime emnit thote m'ja gjeni
    vranje menen pa gja mos m'leni
    mas tij direkt vjen xeni
    prej emocionit se mban vendi
    dyshon te krijmtaria e tij
    a asht per burra apo per fmij
    qyre n'fund pinku po duket
    uuuueeee uuueee ja ban dy here
    pa shume naze ajo mren futet
    i duket dimni si me ken vere
    Korason paske pas t'drejt
    oxhaku i ri po t'knaqka krejt

  3. #33
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Numrin e shkrimeve 1000
    vec per ty moj Pink e prisha
    te te beja ca komplimenta
    shume merak e kisha! (lol)(po me duket vetja si Naimi me keto rimat)
    Shume bukur rreshtat po mi reciton
    Oxhakun po e gjalleron
    Ne Broadway me ftese do te bitisi
    qe te rrish zi zonje nga Parisi
    Per tek Macy's discauntin lere
    kur te blesh ndonje ver vere.
    Nje arie per ty do te kendoj
    qe dhe zemra te belbezoj!

    SuiGeneris me caj e me limon
    sa shume me ngjake more kampion
    Ashtu te lumte bre me caj
    Qe te na shkoi zoni vaj
    Afrohu knej nga cepi im
    se caj na duhet te pim.

    O Harud te lumte goja
    se e paske si blet hoja
    te gjithe oxhaqellaret i permene
    dhe cikat me fjale i cmene!
    Avitu pre Harud ne oxhak
    se qenke djal per merak!

    O Brar djali Mjaft vajtove
    per Corasonin ne na harrove
    Corasonit mos ia ki merakun
    do vij shpejt nga malli per oxhakun!
    Ne Oxhak te presim Brar
    se je djal i papar!

    Kaltersi moj Kaltersi
    kush te ka qit me krye ne hi
    me kujton Viktor Hygon
    me ato rreshta qe reciton!
    Vec Elnes asnje sia kalon
    ka gjak Durrsake dhe triumfon.

    Ika tani se jeta vazhdon
    edhe pa mua oxhaku punon.
    Ngrohtesia qe morra po me gjalleron
    dhe mos harroni!- Del Monako n'zemer ju mban gjithmone!



    ..........................
    HOLLAND...

  4. #34
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850

    ashtu hë?

    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Kaltersi moj Kaltersi
    kush te ka qit me krye ne hi
    me kujton Viktor Hygon
    me ato rreshta qe reciton!
    ti mua me ke zili
    e do me'm shti me krye ne hi
    por une fare sdua tja di
    se te kam ne xhep me nje gote raki.
    ndaj me mua sillu mire
    sa pa't fut koken ne sh'llire
    te kam dhene shume konfidenca
    e nuk me jep me komplimenta
    po do shohesh tani e tutje
    do tet le pa vere te kuqe
    te te thahet i gjithe gurmazi
    e perpara tet mare marazi
    gjuha te te shkoje caprazi
    deri sa te thuash
    'o ju goca o ju hyjnesha
    sa bukur dukeni me ato tesha'


    krye ne hi me thot mua delenxhiu

    Nje pershnetje per Palushin
    Pink e Monako rapatushin
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  5. #35
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hahahaha dhe hihihihihihihi
    ju te bekeni me u shkri
    ku paskam qen un me par
    do kisha ardh me nje vrap

    Monako te morrsha te keqen
    si mer per mu arrite
    njemijeshen na eee prishe
    Dita ty tu befte 1000
    dhe dije fjala ime
    ka per tu realizu
    artistin e forumit shume shpejt
    kena per ta pare aty mu ne mur
    duke marr Oskar ...
    dhe une mu ke rreshti i pare
    kam per tu qaravit .. lol

    Kaltersi moj Kaltersi
    mos i thuaj moj delenxhi
    ai eshte cun artist
    megjithese e rreke me nje
    gote raki ..
    gjithashtu dhe un po t'pershendes
    mos me puno , mos mu lodh
    se merak kam shume ..

    Hajde ulu nji tash ne sofer
    se per ty kastile
    po sjell nje gote me ponce
    e mban mend poncin e shqiperise
    kur e mbanim ne vitrine
    qe sa here e pije
    dojshe 1 jave veten t'mirrje ...
    Po ska gje se kam hala
    dhe nje cik
    do ja japim .. he maj thuj kujt
    trute tja sjellim kuturu lol

    Vec Palushit mos thuj he
    se qenka c'qenka .. djale per tu pire
    ne kupe qenka ..
    Palush bre burre dhe une po te pershendes
    te pacim sa malet se qenke dora vete ...
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hey sa bukur a mush oda
    plot me djema e me goca
    si koteci mush me zogza
    si kacile plot me molla
    molla kumblla zerdeli
    rrush e pjesh edhe kajsi
    kush syzez kush sybojqelli
    nji qendis nji ben pun grepi
    kush palushin tuj e nguc
    kush Monakon e ban prush
    asht hutu dhe harud djali
    tuj shiku kto fllanxa mali
    ta po vjen dhe kolomb trimi
    menjiheri syt te pinki
    a kuq goca si qershia
    xhelozi ka kaltersia
    por ne od ka ra qetsi
    sec fillon nji melodi
    po kendon monak tenori
    arie perle peskatori
    ika tash se pun me doli

    lol

  7. #37

    Nuse vllamit për oxhak...

    Odë e modhe koka mush

    Me do fllonza, do azgona

    E oxhaku u mush prush

    Tash po duhen do sallona.


    Rreth e rreth po hjekan vallen

    Kolomb trimi e tan kto tjer…

    Korazon oj zojë shpie

    Vallen ti kur po e merr?


    Korazon oj Zoja shpisë

    A po ndin a po merr vesh

    T’u mbush votra plot me miq

    S’ta çoj kush nji sms ?!


    Hajt ma shpejt se u marrum

    Tan kto gjind po kan dert

    Zoja shpis asht n’fluturum

    Po pushon për qejf të vet...


    Boll u lodhna un shkreta

    Do çaj t’rusit tuj sajdis.

    Erdh Harudi si shigjeta

    S'la kërkand me u korit.


    E qashtu xhymert zotnia

    Soll limona e plot raki

    Marrun devër ka Shipnia

    Bacin Brar po dun me pi.


    Boll u thash de mos ta ngucin

    Se gjynah mi dhonë raki

    Po thotë Kalto njat çaj t’rusit

    Se pi Brari, po do thmi...


    Hajt ma leni telenovelat

    Se ti qesin mend e kresë

    Me do Zhade, do Paloma

    Janë bajat dhe për pleq.


    Qe për pak se desh harrova

    Ka po shkon e ka po vjen

    Nuse për vllamin po kërkona

    Naj gojëamël amanet…


    Nuse të vllamit de po t’thona

    Njat që kemi asaj Turkie

    Ka Tirona ta rehatojna

    Sa s’ka nxan naj turkelie.


    Naj gojamël, naj selvi

    Sy mavi e vetullshkrume

    Qysh me thonë as vet nuk di

    E din Brari esnafli...


    Qe qashtu të tanë gzojna

    Me kët rit, me kët adet

    N’behar darsmës krejt ja thojna

    S’bami pak, izet mij vet.



    Për me shtu lezetn ahengut

    Ftojna shefin me gjithë çet

    Padogans i jena largut

    Vijnë e s’tuten krejt pa dert.


    E nji kshtu mes nesh i shtijna

    T’hedhin valle pa siklet

    Se gjynah me mbet vet gjinia

    Në dit gazit plot milet.



    T’parn e darsmës vnojna Brarin

    Me i prit robtë me i rehatue

    Se ai si ma për s’mari

    Renin miqve me i diftue…


    T’parn t’okestrës Del Monakon

    Do kong tosk, do kong geg

    Gjinia hesht, e ndal t’zuzatun

    Ritmi shpirtat veç po i djeg.


    E njaty mes dy naplonash

    Del Monak nja dy vallezime

    Qysh vallzojshin asoj kohe

    N’rini tane, n’rini time...


    Kshu pra o miq unë shkova

    Do ma lehte e do ma qete

    Porosite i marova

    Pink, Palush ju pershendes .



    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 02-02-2005 më 18:53

  8. #38

    Arrow Miredita njer'z t'oxhakut!

    Miredita o njerez t'oxhakut,
    qysh kalut k'to dite ke konaku?!
    Une ca dite kom mungue,
    vec e pashe qe ju s'me kishit harue.

    Ju falemnderit o ju shpirtmire,
    zemergjan mbush plot hir,
    Sot po vi me nje tepsi n'dor,
    me ju sjell per dreke ca lakror.

    Hajde zonja e zotni,
    afrojuni sofres, larg mos rini
    per me ngrane drake shpejt e shpejt,
    pastaj me ia fillu ahengut
    e duar kryq mos me ndejt.

    Elna, Pink e SuiGeneris,
    a po m'ndihmoni
    me e nxjerr lakrorin prej tepsis,
    Per mos me bo xhinjen me prit,
    se s'du masanej me fol pas shpine
    e kushedi kam me u korit!

    Xeni, Del Monako e Harudi
    Na ndihmoni edhe ju,
    ca gota me e sjell ketu
    se edhe dhalle ju kam pru,
    dhalle shpie per me provu!

    Brari, Kaltersi,
    mjafte na bete ju mahi,
    oxhakut do dru duhet me i shti,
    se drek’ tu ngarne
    xhinja s’do me mberdhi.

    Kolombo, palushi e Korazon,
    Hajde, mos rini n’kam ene ju amon
    Do mbeteni pa ngrane dreke,
    Ket lakror une e sjell nje here ne vjet,

    Tash qe u ulet te gjithe,
    Do lakror per me ngran
    Po ju them ju befte mire,
    E ju beft tul e dhjam...
    Shpresoj qe iu ka pelqy,
    e ket keni me ma then ne sy!

    Erdhi koha une per me shkue,
    Me ju lane vet haj me det,
    Por une opet kam me ardh,
    E deri at’here te gjitheve ju pershendet!

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    T'na rroj Oxhaku, T'na rroj shoqnia

    Suigeneris esht nick i veshtir
    po un sdu rim, du zemr t'mir.

    O kaltersi si kupa e qiellit
    si liqeni nen rreze t'diellit
    falemnderit per pritjen bujare,
    qe i ka hije vashes shqiptare.

    Elna, nuse per vllan ska ktu
    jemi per vete pa martu
    po gjeti Xeni nje vajz per smari
    nuk e jep, esht n'rradh i pari,
    pas tij jam une qe kaq sa vjet
    se le un rradhen per qamet.
    Nejse, yt vlla eshte mik i yni
    po shof i her mos m'zë syni
    naj sorkadhe t'bukur si i ka hije,
    e do leshverdhe apo leshzije?

    Zan e Malit t'lumt ajo dor
    se na knaqe me ket lakror
    edhe dhalli qeka i amël fort
    lopët n'bjeshk paskan kullot.

    Çuna ti marim vashat me t'mire
    t'na bëjn për t'ngrën e per te pire
    t'gatujn byrek me peta, lakror,
    jahni, tave kosi dhe tarator.
    Se vashave u ka hije gatimi
    nuk esht pun diskriminimi
    Ne le t'kuvendojm, pika qe sna bie
    epo çti bëjmë kjo na ka hije.

    Pa ma mbushni dhe i çaj tjetër
    prej Tomorrit, malit t'vjetër
    m'jep ti shtrydh dhe pak limon
    se artisti del Monako e keshillon.
    Hajt gezuar Palush, Harud dhe ti Brar
    dhe ti Pink se ste paskam par,
    t'na rroje oxhaku t'na rroj shoqëria
    rrofshin shqiptarët, rroft Shqipëria.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40

    Zana e malit o idhnue!..:P

    Eu mor SuiGeneris,
    Fort mire muhabetit ja ken is
    Cunat i keshillon per se mbar,
    Neve vashave me te mire me na mar

    Po tash qe e kuptova te verteten,
    Ti kete fjale e thua me qellim,
    Djemte e ri pa martu mos mbeten,
    Ti terheqin gocat
    Me fjale pa mabrim!

    Fort mor mik je gabue,
    neve gocave me na mashtrue,
    neve fjalet nuk na duhen,
    po veprat e mira te ne quhen.

    Ani qysh po i meson njerzin,
    Se femrat jane per me gatue
    E meshkujt nen hije tuj kuvendu t’rin.

    A thua je i drejte ne k’to fjale,
    po ia le vashave tjera me vlersu
    se te gjithe i kemi trimeresha,
    dine fort mire bile me mendu

    Cajin une s’du me ta mbush,
    Po e le kete ta beje tjeterkush,
    Do te ishte shume ma mire,
    cajin te ta mbush nje miku yt me deshire.

    Une po shkoj te ri nen hije,
    E te sodis oxhakun prej se largu,
    Vashat e tjera te shoh cka thone.
    Per mendimin tim qe kam tregu

    A thua une e kam gabim,
    Apo ti me ate mendim
    Le te vleresojne njerezia
    Hajt mireupafshim deri ne kthim tim !



    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  11. #41
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje te gjithve !

    Ku ku nan sa keka radha
    qeka m'bledh k'tu gjithe mehalla
    u dashka me nejt ne kemb
    se per mu nuk paska vend
    ne radhe t'pare mirsejugjeta
    ju oxhaksit e vjeter shume
    dhe ju te tjeret mirseerdhet
    nje pershendetje keni nga une
    edhe pse kam shume kohe
    qe ne oxhak nuk kam ardh
    ju kam thene se sju harroj
    sa here syte ketej i leshoj
    Korazonin s'po e shoh
    ka nez zjarmin dhe eshte zhduk
    thone se eshte sos ne Tirane
    se Atdheu po e lyp
    Baca Bra ty tu rrit ndera
    qe na fton ne ket oxhak
    pret e qet miqt si ngahera
    i ke fjalet tan kajmak
    Paska ardh dhe Palush djali
    qe per rim , kush s'ja kalon
    ej ky djal ,Zog shkodrani
    qe humorit si perton
    Per here t'pare e shoh Elnen
    qe dialektin paska ndrru
    e maj Eln maj Vajz Durrsake
    sa m'ke ba me qesh ti mu
    Per Kolombin kam amanet
    Kur t'fillosh ketu me shkru
    merri hapat per dhim barku
    dhe keshtu s'ke me u shqetesu
    Del Monako si ftyr e pame
    diku bashk jemi perplas
    nejse , mirseerdhe ne ket oxhak
    se me ato rreshta me ke kenaq
    Dhe ju t'jeret mirseerdhen
    edhe pse nuk ju njoh aq shume
    nje pershendetje miqesore
    keni edhe nga une .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #42
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga KaLTerSi
    ti mua me ke zili
    e do me'm shti me krye ne hi
    por une fare sdua tja di
    se te kam ne xhep me nje gote raki.
    ndaj me mua sillu mire
    sa pa't fut koken ne sh'llire
    te kam dhene shume konfidenca
    e nuk me jep me komplimenta
    po do shohesh tani e tutje
    do tet le pa vere te kuqe
    te te thahet i gjithe gurmazi
    e perpara tet mare marazi
    gjuha te te shkoje caprazi
    deri sa te thuash
    'o ju goca o ju hyjnesha
    sa bukur dukeni me ato tesha'


    krye ne hi me thot mua delenxhiu

    Nje pershnetje per Palushin
    Pink e Monako rapatushin

    Klatersi moj Kaltersi
    pse me nerva shkruan ti!
    ti shume mire e di
    Kush te ka qit me krye ne hi
    eshte e "E Mjera Shqiperi".
    E ka shkruar Fishta
    komshiu im dhe djal i ri.
    Po ti shume mire e di moj Kaltersi
    se une raki nuk pi
    dhe sme genjen dot njeri
    as me raki e as me flori. (lol, spo e maja dot te qeshmen ketu)
    Po e shoh moj e mira Kaltersi
    qe mend po te len tani ne pleqeri (uahaha)
    Po une thell thell, e di
    qe kur perqendrohesh ti
    e ke zemren dhe llafin flori!
    Me Del Monakon delenxhi mos e shaj
    se per kete llaf ndergjegja do te vrase e zemra te qaj (mbaje veten, lol)!
    Kaq desha une te thoja
    kisha hall se mos harroja.

    Oxhaku yne babaxhan
    qeka bo per kurban
    plot fruta e me mish
    Eshte bo me lon bakshish!

    O Alba perplasjet ci deshe qe i the
    te shkuara te harruara
    hajde merr nje koker ftua!
    Oxhaku Corasonit
    eshte bera si Amerika e Klintonit!
    Amerike, Amerike, Ha Merr dhe IK!

    Tani duam pak muzike
    se po dukemi si Aziatike
    Te na qetesoj pak
    se jeni bere te gjithe nevrike!

    Ika tani po se mos harroj!

    Kaltersi moj Klatersi
    kush te ka qit me krye ne hi. (lool. Te shkon me emrin nuk tallem...Edhe te vjen. )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 03-02-2005 më 17:24
    HOLLAND...

  13. #43
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    eh kjo bot sa e veshtir asht bo!!!

    sa mir ish at'her ma para
    kur miletit sja ndinte palla
    per pun t'kota s'behej hor
    se s'kish gazet as televizor

    tan diten tuj punue
    e ne mbremja me u rrahatue
    cajo gru komt me ti krue
    cigare, kafe me ti ofrue

    ti si aga shtrir ne shtrat
    menon per neser t'parin hap
    po kaja tëmën i thu vetes
    kush ja pa hajrin k'saj jetes
    hajt se neser kur po çohem
    i mleth trut e rregullohem
    tash per tash po masht çu
    grue, loçka, eja ke mu!

    mos habiteni me kto fjal
    i di punet un mor lal !
    nese mu dikush me vet !
    cfar per dore m'vjen ma leht
    them
    at qe din secili vet
    t'shtojm pa ndal ket milet

    pra,

    e n'mengjes kur gjeli knon
    hap ty syt si filxhon
    dhe pa dal delli konstanton:

    kallomoçi e domatet,
    ato specat e patatet,
    po çaj gruri e kullosa
    vet po rriten, i ujit rosa

    per k'to pun ska kush me m'son
    jam katunar i di tamom

    si thot poplli me dy reshta

    i din Meta
    punt e veta.....

    prandaj,

    ja trus xhumit, e vazhdoj
    aty k'tu me dor shiqoj
    mos hanumja vall po fle,
    e ka lan delet hala n'kope

    .
    .
    .
    .
    .
    vazhdonja, se skam koh tash, afrohet xhumaja....
    albanish by nature

  14. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mire ke shkrue o Nuh musja
    cka po heq pi teje nusja
    vec poezia don kujdes
    fjal gazete mos i ngjesh
    "konstaton" nuk shkon ksaj ane
    sa ma burimor deshta me t'thane

    qashtu Mus tu t'ndjeft e mira
    e ju tjeret mos pini birra
    vec uj kroni qelibar
    buk e gjiz aty ne bar..


    tung

  15. #45
    Aiiiii Brar sa shpejt u shkule

    S’mur vesh kush,

    ka hyne a ka dule

    As dy dru zjarrit ti si vune

    Asnji llaf bre s’na kallzove

    Kur t’pijavën qysh kalove ?…

    Ungju votrës t’bisedojna

    Suigeneris ti kallzojna

    nuse Xenit pi kërkojna

    E qe kshtu e kan do punë

    Seicili renin me kon t’martum.

    Kan nxon vitet djelt me lane

    E po tuten mos mesin vejan

    Asht ma mire ti rehatojna

    Ren mas reni ti martojna.

    Nji mail të shpejtë baçics zojës

    Me gjet fllonza vallznve t’odës

    T’zgjedhi fllonza n’adet t’oxhakut

    Do syshkrume prej merakut

    Le të tuten djelt e fshatit

    N’zijafet gjehet nuse për vllaznit.

    Se shyqyr yxhym vllaznia

    Po dun krejt me u shtu n’shpia.

    Qe tuj prit t’vij ai lum sahat

    Me Zan t’malit po marojna japrak.

    Se po dun me hongër gjinja

    S’vesin shum ka bredh zojëshpia.

    Se vallahi paska kone baçics problem

    Për miq t'ods hiq spo ja len.

    E kshu kshu e ka kjo pun

    Llafe shum puna lum...






    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Per here t'pare e shoh Elnen
    qe dialektin paska ndrru
    e maj Eln maj Vajz Durrsake
    sa m'ke ba me qesh ti mu
    Albkë moj thashë

    çoç po më thua

    Motëmot letrarishtja

    Ka që është harruar

    Gegët për karshi

    Mëhallën mbushnë

    Bëhen dyqynd mijë

    Ku të mos kthesh gjuhnë…

    Zvicra një pëllëmbë

    Ajo me gjithë male

    Ngado që të shkosh

    Gegë me të madhe

    Po çrëndësi ka

    Gegë apo toskë

    Gjuha mbetet gjuhë

    Ka vetëm një kokë

    Kush pyet dialektet

    Kur një janë të dyja

    Shqip me gjithë lezet

    Kënaqen njerëzia

    Të llafosin ëmbël

    Të llafosin mbarë

    Ja tek njëra , tjetra

    Fjalës ti gjejnë radhë.

    E kështu moj Albkë

    Të paça uratën

    Unë për sonte mbarova

    Tani po të them natën…




    Ju përshëndes të gjithëve, si dhe ju falenderoj për kënaqësinë leximit që më dhuroni me humorin tuaj të këndshmëm në bejte.

    me shumë respekt

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-02-2005 më 21:12

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •