Close
Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 230
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Smile Nje çaj asht shum i mire ktu. :)

    Me kto fjale shume po m’gezon
    Zane e malit bujare çike
    Diçka me pi po me fton
    Nje çaj thom une pa ike.

    Tash po shkoj se von u ba
    ju uroj gjithe te mirat
    shpresoj shpejti me u pa
    ktu mbarojne t'miat.



    me te mira....
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 31-01-2005 më 15:19 Arsyeja: :)

  2. #22

    Lezet çajash e lezet flijash/jemi mledhë n'zijafet bijash

    Heu mor zjarr i oxhakut

    tymi flaks i paska shkue

    kokan mbledh gjinja prej s’largu

    nji kët votër me na nderu.

    Korazon oj zoja shpisë

    ktheju ti q’asaj Tirone

    gjinja t’presin me qit çejin

    ti rri e kqyr asaj nahone.

    Qe, qe tash po të nimojna

    do çaj t’rusit po përvloj

    mos harro nja dy limona

    hajt ma shpjet, se po vonoj,

    ftofet çaji i shkon shija

    bashke me shijen dhe lezeti

    fillon gjinia e mërziten

    si me konë naj soj mileti

    Dhe ti Brar mos rri për skaji

    po do dru zjarrit shtija

    se fillon i ulet flaka

    e na mbetet pa qit flija.

    Paska ardh dhe Zana Malit

    me do kangë e do defa

    bohi gati miq t'oxhakut

    nja dy valle na ti hekna.

    Nja dy valle kah ma t’mirat

    prej Kosove e Shqipnie

    e fillojna me Naplonin

    Valln e Shotës , Pogonishten

    do kangë Shkodre i kënojna

    e marojna me labrishten.

    Nja dy dele , dyqind pare

    ja nis vallja pa ndal hiç

    Korazon ti moj valltare

    merre Brarin vallen hiq

    Xen, SuiGeneris e ju tjer miq

    hidhni hapa mos pritoni

    aspak hatri nuk na met

    gzim e gaz ju na shtoni

    E kshu , kshu shkon dhe java

    me kang t'bukra nga e para...





    Hajt njatjeta t’gjithve.


    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 31-01-2005 më 17:15

  3. #23
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Per gjith miqt,e ktij oxhaku..........

    Eh mor zjarr i ktij oxhaku
    ma ngroh zemren perse largu
    O Brar miku,du me t'than
    nje shqetsim,te madh e kom
    Zoje e shpise eshte be per mall
    Korazoni s'eshte bo gjall
    thone se gjendet ne Tirane
    e atje qefin po ban
    Korja jone vajze si purteka
    po kercen ne dikoteka
    O Xen djali prej Stambollit
    andej larg prej anadollit
    llafi turk besa s'po mdel
    se une di vec "cok Gjyzel"
    dhe ate t'mos pres ne bese
    e kam nigju prej Kadarese
    ne ca vargje na tregonte
    se turkeshen dashuronte
    Po ti Xen gjej nje shqiptare
    ndac tironse,myzeqare
    thuaji eja lule bor
    se me ty kam vene kurore
    Del monako,djal fisnik
    popullor edhe klasik
    kendona Verdin ketu tek vatra
    ndac Aide e ndac Traviata
    Eln e mira,Eln durrsakja
    sa lezet me ty ka vatra
    ndizet zjarri prush e flake
    ti thur vargje gjithe merak
    ndaj ketu me qejf une vi
    nje kafe me ty ta pi
    Paska ardh dhe Kaltersia
    veshur me jelek me vija
    nuri i bukur i ka rane
    porsi yll a porsi Hene
    na eshte bere dhe nikoqire
    tuj gatu e tuj servire
    Zane e malit? hej c'na gjeti
    je legjende a prej verteti
    hade moj te marrte e mira
    na trego ca historira
    per malin mbush me bilbila
    Dhe per Muj e per Halila

    Ika mu shterua vargu
    me ka zene nje dhimbje barku
    nje dolli po ngre per se largu
    per gjith miqt e ktij oxhaku.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 01-02-2005 më 16:08
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #24
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ueeee Ueee
    sa bukur qenkeni shtru
    duke fillu me Corazonin mu ne kry
    e pason Brari .. me dy gishta lart
    se mos besh gafe dhe ja shan ate Sal
    Elna e embel si gjithmone
    me ate nick na kujton durrsin si gjithmone
    Ja na qenka dhe Xeni .. me x TE vogel
    qe na rimon bukur dhe pa frike fare ..
    E pason Zana e Malit
    mbreteresha e oxhakut ..
    Po pra poooo pa Kaltersine
    Si do kishte oxhaku ngrohtesine
    Ja dhe Kolombit ju shterun fjalet ..
    sic duket i humbi mes oqeaneve ..



    Kaq kisha kaq e thashe ..
    Merre rradhen .. kush te doje
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850

    me leje...

    Sa hijeshi paskesh mare oxhaku
    me keta anetar te ketij sokaku
    vargjet i paskish thurur ter qesendi
    epo keshtu eshte,
    kur pi shume raki.
    Pink, kjo ngjyre shume e preferuar
    paska ardh me corap te arnuar
    kujton se jemi ne hallouin
    dhe del pa prishur terezine.

    Po Figaroja qenka fare
    ose po ben me ne hajgare
    si mor ti nuk njef Palushin
    kur ai te beri prushin
    prush te te mbaje ngrohte
    kur te vryn veriu mbi koke?
    Shpejt do te fillojme me kerkesa
    bejte e kenge qe na kan len mbresa
    te na i kendosh në pambarim
    ne do te kercejme e do hedhim valle
    qe te harrojme ato pak halle.

    Elna moj mike
    po ti qenke fantastike
    me te shkrojturen ritmike
    tundohem tja plas ne duartrokitje
    por u druhem situatave kritike
    ne zyren time me Bose panike.

    Nuk kam shume kohe tani
    ndaj nje pershnetje per ju o miqte e mi
    Kolombi, Zana Malit dhe Xeni ky djal i ri,
    mbetci mire e mos harroni
    qe oxhakun ta nderoni
    vjersha ti boni
    me rime ti flisni e boten te pelcisni

    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb S'di me shkru po ju po m'bani!

    Ti moj Elna mjeshtre keke
    vargjet tua fort m'kan pelqy
    krejt merzine moter ma heke
    Zoti t'dhashte gzim edhe ty.
    Hiç pra s'po di ça me than
    shpesh do vij une ketu
    krejt pa fjale pra kam mete
    bejtet tua tuj lexu.

    O Kolomb o djal ari
    ke prek aty ku m'dhem mu
    n'takofsha naj nji persmari
    besa fort s'kam m'ja vonu.
    "Çok gyzel" s'po duhen gja
    se ato jane takem tjeter
    per shqiptare duhet me pa
    se kshu thot zakon i vjeter.

    Edhe Pinku fill na erdhi
    nodhte ndryshe s'kish se si
    se kjo asht vajz e hedhun
    pa e than naj gja nuk rri.
    Fjalt i ka te bukra fort
    s'munet robi o pa qeshe
    me kan bile edhe n'mort
    ta ban gojen vesheveshe.

    Kaltersine per n'fun e lashe
    Amelsinat kshu e kane
    veçse ktu veç t'amla pashe
    tana n'fund duhet me i lane.

    Corazonin, Del Moankon
    me i pershendet po du
    Suigeneris, Brarin, Palushin
    i kam ne men s'i kam harru
    Ju pershendes pra edhe ju
    Harudin pa e harru

    Edhe o te malit Zan'
    qe pa ta sofra nuk ban.


    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 01-02-2005 më 17:36

  7. #27
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    O Xen djali o trim me flet,
    mire se erdhe e na ke gjet,
    Kolombit mos ja ve re
    se "Cok Guzeli" eshte per kabare,
    Nga Stambolli gjej nje Shqiptare
    qe te jete si Shqiponje dy krenare!
    Po edhe mu mos me harro
    nga Antalya m'zgjidh nje cup karo (lol)
    Me kete rimen e qelba fare
    si e cpume komardare.
    Besa fare spo me ngjit fjala
    po me rreshket porsi ngjala!
    Sdi me fol hic gegerisht
    vec toske edhe persisht
    Anglisht dhe Italisht,
    Frengjisht edhe Spanjisht.
    Tani lejen po iu kerkoj
    nje kenge te kendoj
    Jo me Tosca e me Traviate
    po me popullore si Shqiptar i ngrate:

    Nen nje portokalle moj
    te njoha une tyyy
    lulet e limonit moj
    te binin mbi sy!

    Ngrije gushen lart o moj
    se me dogji malli!
    Vinte gusha jote moj,
    arome portokalli!


    Ne kenge tjeter po me vjen ne men
    pa e knu meraku sme len!

    Ne oxhakun e forumit o Mike!
    Dy emra u gdhenden dikur,
    por ti se di si me ike,
    dhe zemres i vura nje gure!

    Ne u ndam ne erresire
    forumi ndarje ka,
    por tema me temen s'takohen
    forumistet takohen nje dite..!

    la la la la la la....lala lala laaaa


    looolll....Ju lumte goja more oxhaqellare!
    HOLLAND...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Mori Oda e Oxhakut
    ti që mbledh k'tu atdhetaret
    ti që m'shtin me e dhez duhanin
    tu lexu fjalët e secilinjanit,
    merrni nga një "samson" edhe ju tjerët
    e ta pshtjellim si k'tu njëherit

    Qiri,qiri pambuk e dhjam (e kam afër vete këtu)
    ti që mje pa duer e pa kambë
    ti që m'dhizesh n'mbramje (n'aksham)
    asht nji kang që Xeni na e k'non
    po ti Del Monako,a po i ndihmon?
    është një ilahi shumë e vjetër
    e që ngjanë shumë me bejtet (shkodrane)

    More djal e Del Monako
    po ti kangën pse e ndale?
    unë të ndëgjova që nga larg
    shpejt e shpejt futa rakin në strajc
    se edhe Brarit i kam premtu
    Raki t'Ilirëve kam me t'pru

    More Brar,çka m'shkoi mendja
    Oda me Oxhak,si duhet t'jetë mbrenda?
    pak përmbi oxhak do t'thoja
    dy dollapë t'i vizatona
    se aty vendosen xhevzet me takama

    E aty përmbi harkun e oxhakut
    le t'jetë pushka e xha Brarit
    për Flamurin mos t'harrojmë
    vendin ma t'mirë do ta g'zojë
    Në mes t'odës vendosim tangarin
    të punum prej drurit t'ahut
    edhe mashën do ket afër
    me dhezë duhanin kur t'marrim gacën

    Odatari(ja) nuk bën me u ankue
    Trapazanin n'odë duhet rregullue
    me dru t'bungut me zbukurue
    sikurse shkamat dhe sofrën aty bashk mi v'nue...
    ahooo....
    Ka shumë gjëra që duhet rregullue
    por për sonte me kaq du me përfundue
    për Çarranikun jo nuk kam harrue
    vend bylmetit mi sigurue
    kavallit,sharkis e lahutës vendin m'i rezervue
    shum herë kang kreshnike kem me k'nue...

    Ah,edhe diçka se harrova
    dy limona me veti morra
    magjetores (baqicës) unë ja solla
    për musafirët çaj kur t'marojn.

    Ju të gjithë te Oda e Oxhakut
    tash pranoni shumë të fala
    prej Harudi-t nga Danimarka.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ktu tek qoshi ku jam une
    zeri vjen i turbullum
    po afrohem tek oxhaku
    se ma nuk po m'len meraku
    du dhe un te ndigjoj qart
    mos ti humb kta vargje t'art
    po dhe gota mka mbaru
    m'e mbush askush s'esht kujtu
    pothujse t'gjith m'kan harru,
    po t'rinjt duhen inkuraju.
    Xenit dhe Elnes i hy n'hak
    veç ata m'kan permen pak.
    Thash veç i qosh n'erresir
    po nuk po m'le kjo deshir
    te afrohem ti dgjoj me mir
    kta vargjet tuj si eliksir
    E zoja shpis qenka n'Tiran
    me e prit zemra nuk m'ban
    Po afrohem pa i marr lej
    le te veje ku te veje
    Se ajo eshte Shqiptare safi
    ka me mdhan me hang e me pi
    se n'shpi dhe hasmi me t'ardh
    Arbri e pret me zemer t'bardh
    Ja pra un po ulem ktu n'mes
    ju vazhdoni, un s'ju nderpres.
    Veç kte goten ma mbushni pak
    me çaj mali, prej Tomorrit plak.

    Lum ti per kta talente, Shqipri
    Gjith bota ty ka me t'pas zili
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 02-02-2005 më 07:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    SuiGeneris nuk te rimon emri me asgje lol... nuk kemi faj ne.

    Ja keto vargje ty ti kam kushtuar
    qe te mos ndihesh i vetmuar
    une dhe me pare do te permendja
    po ajo rima me doli nga mendja
    dhe ne vjersha nuk jam e forte
    ndaj mos prit te jem kuptimplote
    ja pra dhe ne grup tani u fute
    hajde leshoja ndonje batute


    p.s. kam potencial per permirsim... me duket.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •