kjo eshte tema më kinge e forumit...
pergezime te gjitheve per humorin.
kjo eshte tema më kinge e forumit...
pergezime te gjitheve per humorin.
Kur nisi lufta isha i vogël
dhe nepër tym diçka mbaj mend.
Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
Atdheu im! Ja kjo më çmend!
Ky oxhak qenka ba per marak,Postuar më parë nga SuiGeneris
njerezia po shtohen pak nga pak,
besa une nga ketu isha pak larg,
me iu dhane mundesi te tjereve me shkru naj varg.
E shoh qe njerezia s'me paska haru,
Suigenerisi edhe emrin ma paska zan n'goj mu,
Te faleminderit ty bre mik,
t'u rit ndera dit' per dit'.
PO du te gjithe me i pershendet,
vec emra s'permend haj me det,
nga oxhaku kisha pas mungue,
po ia qe fjalet e mira me bajn me iu nderue.
Besa sot kam ardh duar bosh,
jam tuj hy pak nga pak n'mosh'
ua la rendin te rejave te oxhakut,
me gatu e me na sjell me ngrane qofte edhe grosh'.
Eh ça o kon nje vak't n'ket oxhak,
plot zefk, s'u bojke kush marak,
per me hanger e pi kishim sofren plot,
eh, eh, Elna Durresi na bante me ngrane sa per nje mot.
Ajo na mungon sot ,
e po due me pershendet fort,
m'kish marre malli per te shume,
e me i thane do te doja :
"Ku je Elne Durresi ti e zoje,
me ke lane te vetme pa ndihme,
hajde shpejt se oxhaku per ty ka nevoje!"![]()
E keshtu pra shoqeri,
une po ik nga ketu e po dal nga kjo shpi,
vec ju shoqnia mos u merakosni kot,
se une do vij nje here na jave, muaj apo mot,
pa ju vizitue here pas here s'e le dot,
kujtimet e mira s'harohen lehte zemra ma thot'.
Mbetshi mire kudo qe jeni,
te fala shuuuume nga une keni!
ZeM![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
Kenka ba nami ktu bre ...
Do vij një çikë më vonë , sa të laj syçkat....(lol)
Se tani mu kujtua " Shi në plazh".
-Syçkën xhaxha?
-Syçkën !
-Syçkaaaaaat si ato te tuuuaaatttt , nuku gjeeeenden në-ëë dyyyynjaaa, rarararararara.![]()
Do brb shokë , mos u mërzisni pa mua.
Where does a thought go when it's forgotten?
Çfarë i nxehti që po ban
ku- ku nan u shkrime krejt,
kur në mars është njikshtu
deri n'gusht do "bejkemi" krejt.
Sot krejt çikat e Floridës
kostum banje kishin vesh,
qeshnin lunin e notonin
djemve sytë xixa ju bonin.
E makinat krejt pa xhama
ecnin shpejt drejt oqeanit,
dielli n'qiell u shkri prej gazit
e ju t'north-it prej marazit . ( rima...rima...)
Where does a thought go when it's forgotten?
Mir se erdhe oj kumri
oj Bel holla sy ulli
a i lage cupcup ne oqean
ato kamb t'bukra si shampanj
Pse na e ban ti gizili
Ne qe akull bor e shi
Na shkoj dimni ne veri
Mori e ambla si kajsi
lol
Ja ku erdha edhe sot
po kam ftohte e po drithroj
Brar vella ti ndiz oxhakun
mos me le se po maroj....
Miresetegjeta zoja e shpis
po e shoh qe tka hyp vapa
po cuditem kjo si ndodhi
tre ditet e mujit tjan vu nga prapa...
Cobi sot po rrin menue
permbi re asht tuj flutrue
Po buzqesh e acarohet
po derdh lot e po gezohet..
Baj cudi,e them cka ndodhi
Kush kte djale e ka zabtue
ment e krys ja ka turbllue...
Hajt pra motra dhe vllazni
na tregoni nje histori
shpirtin me na ushqy
gjallri dhe gzim nkte oxhak me hy...
Une po ulem komkryq sot
nuk e di si kam me mujt
dalngadale une do mesohem
do i mbes nermen gjithkujt...
E merr flalen Corazoni
ngjoni ju o robt e shpis
Jeni cthur kto dite te tane
keni mare ftyren shoqnis....
Prandaj une po ju denoj
me nejt cu ne nje kom....
e kur tlodheni te ton
do ju coj ne mal per dru
te gjithe malin ntoke me e lshu
E ntakofshi ndonje arush
Ju ti flisni si askush
Shoqni me te te bani
e ktu nvoter te ma bini....
Do e leme roje te dera
kur tbej dimen e tfryj era
mos me lan askend me hy
tsheh ca bojne ato kojshi..
Do ta dum ta respektojm
pashaportat tja kallzojme
tjen ne regull e tvulosme
me nje fjale krejt te persosme
Bodyguard e kem arushen
dalngadale ja msojm dhe pushken
Lum si ne per ket oxhak
Do hyn mren aj qe e bon hak....
Hajt mirembeci..
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Shi e erë sot qy me mjes
me të lujt kto ment e kres,
shumë e morrët me yrysh
nuk e dini se une bi sysh?
S'desha unë me ju shit mend
veçse deshta me qesh pak,
ju në pyll vraput e morrët
krejt arushat bodigard .
Hajt s'ka gja , nuk po pys shumë
për luanë , arusha e tigra,
po e pashë aq keq kte punë
Kevin Costner-in punsoj unë !
Brar ti shko deri në stan
ca lesh dele na bjer ktu,
ti e tjerr e unë e thurr
triko t'trash për Aniselën
çakurrelses mos i ngrijn durt.
Kolomb djali s't'kisha pa
që je kthy e po vajton,
kush rob t'shpirtit ty të bani
që n'forum nuk vjen e shkon?!
Hajt ti vlla mos u mërzit
se kështu e kanë kto punë
për të majt dy kunglla n'sqetull
s'asht e lehtë e do by** shumë. (lol)
Përshëndetje edhe gjithë të tjerëve që kanë shkruar këtu, të më falin që s'po ua përmend emrat, se jam vonë për punë...![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Ka ca koh që isha larg
S'kisha koh të vij n'oxhak
Tash q'u ktheva u habita
Mu duk se asht çue Tita
Po përmenden shumë dënime
Edhe në mal internime
Me vnu roje n'der oxhaku
Me pasaport t'kalohet pragu
Kshu ska qen as n'koh t'Stalinit
Të zi komunist regjimit
Hyrje n'shpi me na ndalu
Arrusha Viza me kërku
Deshi Zoti e shpëtuam
Komunizmin tejkaluam
Tash duhet të marrim vrapin
Demokracis tia zam hapin
Hapni dyer e dritare
Le t'jehoj kanga shqiptare
S'ka prej kujt ma mu frigue
Sllobo Kurva ka marrue
Shume e fuqishme kjo..Mireserdhe Kosova...Postuar më parë nga fjollat
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Brar vella mos e prish gjakun
per te gjithe e kem oxhakun
Jena mbledh per muhabet
jo me u zon por me ba dert
Sa per Titon more vlla
asgja tkeqe nuk kam ngjue
Mos kish qen hatri i tij
Kosova sot krejt kish marue
E ne vllaznit Shqipetare
shume ju dona ju ndihmona
kur ish puna me luftue
u dhurum ne pushket tona
Hapem dyert e konakut
dhe ju ftum te gjithve nvoter
Nuk ju pyetem per politike
Komuniste apo Zogiste
Tgjitha cikat i thirem moter
Prandaj vlla mos u zemero
se ne bejme humor Shqiptar
me nji thes mbush me shaka
hypim malit zbresim npazar
Pra ti ulu mik ne sofer
e te niesh si nshpi tate
sonte Corazoni zoj e ksaj votre
ka bo mish me patate
Asht e zoja me gatue
boll e mire hijeshi gruje
serioze dhe burneshe
ralle here e sheh tu qesh
Po vjen tash e ta shtrojm sofren
me buke misri dhe byrek
ec te hame mik neve sonte
qe mos vish neser per dreke
Ha or mik ti mos tvij marre
se askush spo ta ve veshin
spo i len Brari te shohin
po i vdes t tane prej te qeshmit
Une per vedi sjam huntue
vdek per gjum jam ul ne gjue
Po e mar nje lekur delje
e ta ve afer oxhakut
e nme zante gjumi mos me zgjoni
se spo du me ju mbet hakut
HAJT JU BOFT MIRE
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Krijoni Kontakt