Close
Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 230
  1. #171
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Brari
    po ku jeni quna e qika
    bukuroshe e simpatika
    eh sa shum po mbledh oxhaku
    sban ma pun as oturaku
    tualeti gjithmon i zan
    neper bor e ner tufan
    tash po duhet me u psh.urr
    me dal jasht me zgidh ushkur
    heu cna gjet mori shoqni
    kshu kur shpija ka miqsi
    hyjn e dalin pa trokit
    Votra jon plot asht perdit
    po vec njana po blen harxhe
    Korasoni vec me trajse
    me dor n.myth krejt ju te tjere
    kurr nuk prut kafe sheqer
    si me ken gjirokastrita
    a korcar nga boboshtica
    cu bre dilni i her n'pazar
    a me kerr a me magar
    bleni mill e bleni Vaj
    djath a tlyn a portokaj
    A gazeta me lexue
    letra n'banjo per me shkue
    ju per vete .. se un n'bor
    mbaroj pun qaty ne oborr
    po nuk morem vesh njihere
    ksaj kitarres kush do i bjere
    Me Monakon kush do knoj
    pse ma mshelni ate goj
    A din kush me i ra violines
    ose pianos e mandolines
    se per tjera skam merak
    flej ne rrogoz e ha japrak
    por ne muzik dum kualitet
    Pavarot verd e shubert
    Fol i fjal oj Korason
    boll e pe at nikollson
    La spagniolan do kendojm
    Del Monakon ta degjojm
    ju te tjeret pra vallzoni
    Ja u cu dhe Korasoni
    Crezi vrap te anisela
    u ba lamsh me kacurela
    conju pra kush di me kcy
    tralala e trylyly...





    Brari, djal i zoti
    nga Miloti
    morri lopen e kulloti
    keto vargjet i ka qa me loti... LOL
    HOLLAND...

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Per ket Oxhak n'fill mu ka tregue,
    nje kalteroshe nje deli vashe,
    kerkund ma se kam lexue,
    a noj njoni tha e pashe.

    Por nje zoje shpie, ka ky oxhak,
    nje Core te embel e bujare,
    qe mbledh pron vatres, te riun dhe njat plak,
    per me i ra nje cyle dyjare,

    Per kuvend ka nje te madhin Brar,
    e me kenue nje del Monako,
    poezit i bon nje COB-ar,
    po ne te tjeret c'bejn o lako,

    Nje Marsele nje syzeze,
    vrik prej Turqie, asht bashkue,
    i jep lezet e pjese rinie,
    kete pleqeri o merr e harrue,

    O zoj oxhaku o zoj e rande,
    prej ktij oxhaku me u largue,
    leje na jep e llafin na co,
    Kur ate Kalteroshe ke me na e prue.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Prape une erdha more vllazni
    ma zgjat Brar ate cifteli
    Vesh me tirce e me ksul te bardh
    Do kendoj prandaj kam ardh
    Po filloj nje kang zamani
    nje kang malli,nje kang halli
    Per ca djem qe lane Shqypnin
    Mblidhen ne sofer edhe rine
    Do kendoj per feminine
    varfenine e dhe miresine
    Brar ti mere vargun tim
    Ky kurbet na la jetim
    Une za te pare e ti te dyte
    Te gjithe oxhakut u djegin syte
    Craz poeti afer nesh
    po na sheh e zen me qesh
    Po na qesh ky nga gezimi
    Cehrja e tij e myt deshprimin
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  4. #174
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    O sa ftohte po ben o miq
    thash n'oxhak po shkoj me u shtriq
    po ktu ranshem paska nis vallja
    e terheq Corazon sorkadhja
    Dhe rritet vargu dora dores
    s'po i sheh ma kush akrepat e ores
    Ti o Brar lezeti vatres
    dhe ti COB i miri mackes
    Ti Anisele qe ste rresht pena
    dhe ti xhuxhumak,kalores pa rrena
    Ti Del Monako qe bukur knon
    dhe Corazon qe "oskaret" rreshton
    ju dua fort se sju ka kush
    afrojini oxhakut ca turra drush
    se sot do qeshim e kuvnedojm
    naten dite ne do ta bojm!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #175
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    ......................................
    Me poetin bëhemi tre
    miq të vjetër me moshë të re
    i këndojmë jetës sonë të re .
    Laaaaa..la la la laaaaaa.......
    ......................................

    GEZUAR !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me me fal oj Korason
    Kam harru se mikja jon
    ajo e urta Her a von
    ditlidjen po feston
    Oj Hervon oj sokolesh
    shum ditlindje ti te kesh
    ti festosh me mika e mike
    duku ktu oj simpatike
    se ky dimer e acar
    ka nevoj dhe per pak zjarr...

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tash sa dit po bjen oj bore
    Ke mbulu pyje e fusha
    Ne deg pemesh ban kurore
    T'mjeret zogj struk ner gemusha
    E njerzia pran oxhakut
    ngrohin shal edhe mullaqet
    Ne cicrim te ndoj trumcaku
    at pranver presin te cfaqet
    heu more zog i mjeri zog
    dun prej teje me mund dimnin
    ky milet qe asnji trov
    nuk ta qet me t'mbajt ty shpirtin



    ...

  8. #178
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Mi Corazon oj zoj e shpis
    Drut gati sa jan bitis
    Duhet tash të marësh fjalën
    Tu thosh djemve të shalojn kalët

    Kuaj pasi t'ken shalu
    N'mal ata duhet me shku
    Njani tjetrin tuj ndihmu
    Dru dushku n'oxhak me pru

    Mi Corazon oj zoj e shpis
    Edhe çupat shum jan harlis
    Tan ditën veç tuj këndu
    Kan haru buk me gatu

    Bukë duhet me gatu
    Oxhakun me e pastru
    Me la shilte e jagija
    Me na xixëllu shtëpija

    Ca në maxhe ca tuj pastru
    Ca në mal me shku për dru
    Ti ndajm punët krejt nga pak
    Tan e kemi nji konak

  9. #179
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Ne email me shume urgjence
    me vjen tellalli bashke me nje ftese
    Xhuxhu djalin e ka zene meraku
    e te kerkon ty, me vrap te Oxhaku.

    Xhuxhu djali kish qene thengji
    i thurte vargjet gjithe lehtesi
    do ket mbaruar per Letersi
    se gjithe rime e gjithe lezet
    kerkon nga mua nje dore muhabet...
    "U ben kohe qe nuk ke shkruar,
    e me le mua pa te lexuar,
    valle cte kam bere qe me ke harruar?

    Dhe une selamin sa e mora
    dola shkallëve fluturova
    nga gezimi madh qe ndjeva
    qe ne Oxhak me priste hareja
    harrova pallton me vete te merrja,
    harrova shall e kapuc dorashka
    e per inat me fort fryu era
    me mbeshtolli mu te dera
    kam punuar nate e dite
    me kan shteruar dhe energjite
    takat nuk kisha te hyja brenda
    e qe nga koka gjer ne kembe
    ngriva e tera mu ne vend.

    Xhuxha ne Oxhak duke me pritur
    te gjithe rakine e kish rrufitur
    e miqte e Oxhakut ishin merzitur
    Si ndeshkim e moren nga dora
    dhe e nxorren jasht te debora
    qe te mendohej ai per veprimin
    te mos e perseriste me gabimin
    por Xhuxha fare sdonte tja dinte
    e hashash kish filluar te pinte.


    Per ibret vajti kjo pune
    nuk u takuam as ne fund
    une e ngrire ne prag te deres
    Xhuxha thog dhe ne mes te veres.


    Me kesmet ne mot
    do kemi ven mend plot
    nuk do dal me si pilives
    po do vishem trash si thes...
    e ti Xhuxha rakine miqve mos va pi
    se te qisin jasht ne bore e shi

    lolol
    Xhuxha
    Ndryshuar për herë të fundit nga KaLTerSi : 02-03-2005 më 13:14
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Ja ku erdha perseri
    mireserini ju vllazni
    Cobin valle ma keni pa?
    Shtate pash ndhe jam tu ra
    Spo me merr gjumi
    e spo me mund nata...
    mu shkurtun kto flokt e gjata...
    Du me ardh prane Cobit tash
    sdu me lan zemren me plas....
    Kam ca kohe e ruj gershetin
    vec per te dhe askend tjetrin...
    Nuk po mundem me besu
    a jam nonderr apo zgju?
    Ne fillofshi me mgjykue
    100-vjet kam me durue....
    Une i flas e ai smerr vesh
    Kur e shoh fillon e qesh
    ment e krys mjon bo pershesh...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •