Epo edhe shalqi anes sofres s'kishim pare.
Korason ne t'dimnit kokerr
qysh han shalqi, m'njan n'at voter,
portokalla kena ball
per bostan seç na ka zan nji mall.
Fryn Veriu fiu-fiu
n'thiqke kruspull mlidhet krthiu,
ujku larg sec angullin
e ka zan uja e po mardhin.
Nja do shkarpa duhen ba
se sivjet me ble dru s'ka,
kaloriferi nuk punon
me korrentin qeveriu la nom!
Ene dola te plevica
duhen therr nji kto gica,
duhet mush uj ke burimi
duhet taku dhe aj trimi.
Ec e ec e ec e shko,
c'te shof para mjera un mo,
ish nji ujk qime-ndritun
edhe syt m'i kish ngulitun.
Nj'ato sy si gaca zjarri
n'at kope ish nj'aj i pari,
kraht m'u pren, bucela ra,
gjunjt m'u k'puten sa ma s'ka,
zemna m'u perplit si nji trumcak
si t'ma kish zane dikush n'lak.
Ish i fort e dhamb-skalitun,
puter t'rand, bisht t'valvitun,
hund t'lmue t'zgjatun para,
nofllat e tij si dara.
Fort m'kundroi pastaj m'u afrue
e filloi me m'nuhat mue.
E ngrime n'vend menoj sic jam
asht ky ujk a babaxhan?
Zgjas pak doren e habitun,
i ledhatoj qimen e ndritun.
Kur... HOP! Me nji t'kercym t'beft si rrfe
m'hidhet n'trup, m'plandos perdhe.
E fillon me m'lepi mue,
tuj gezu e tuj lodrue,
Ky s'qenka as ujk as babaxhan,
qenka i jemi jaran!
He si ju duket kshu si per here te pare ketej nga folklori?
Krijoni Kontakt