Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Une them qe kjo zyra e veteranve te Ministrise se Mbrojtjes ti dergoje dhe nje note proteste zyres perkatese te Ministrise se mbrojtjes se Gjermanise e cila akoma nuk e ka shpallur Hitlerin veteran lufte!

    Kur diskutohet per te shpallur Enverin 20 vjet pasi ai ka ngordhur nese eshte apo jo veteran, pse jo dhe per ....Hitlerin! Fundi i fundit, mos ishte Hitleri qe shkaktoi luften, Enveri do kishte ngelur nje cope profesori moralit ne Lice te Korces!

    Si thua ti Braro?

    Si i kane keto goditjet indirekte keta kokekuqte eh? Gjithe bota perendimore perdor anketime e testime te publikut ne prag zgjedhjesh....Keta tanet perdorin "pistoleten me silenciator"....Pa te shohim tani ne prag zgjedhjesh, kush jane me ne, e kush kundra...Po njerezit a jane akoma te merzitur nga diktatura 50 vjecare apo e harruan?

    Lodra politike per te matur pulsin!
    "Who is John Galt?"

  2. #12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    GODO: NOSTALGJIKET E HOXHES, RINGJALLIN HISTORINE E VARROSUR

    Edlira Prenga

    Dhenia apo jo e statusit te veteranit diktatorit Enver Hoxha, vazhdon te ngjalle reagime ne mbare opinionin publik. Pas nje deshire te Presidentit dhe perkrahje te Ministrise se Mbrojtjes per t'i dhene kete status, po nga shefi i dikasterit te Ministrise se Mbrojtjes ka ardhur dhe pezullimi per kete vendim qe sipas tyre eshte marre nxitimthi. Pjesa me e madhe e shqiptareve mendojne se nese do te ishte ndermarre nje veprim i tille do te ishte bere nje gabim historik. Politikane dhe analiste te ndryshem kete inisiative shteterore nuk e cilesojne ndryshe, vecse nje nostalgji te atyre njerezve qe jane ne pushtet. Madje nese do te ndodhte keshtu do te thoshte per ta se rehabilitimi i figures se Hoxhes nuk do te ishte gje tjeter vecse ringjallje e nje historie qe njerezit perpiqen ta varrosin ne mendjet e tyre. Plaku i urte, Sabri Godo ne nje prononcim televiziv u shpreh se kjo eshte nje zhurme e kote ne nje kohe qe nuk duhet dhe se eshte krejt i padobishem. "Bashkohem me mendimin e atyre qe thone se dikush, ndonje mendje e mbetur shume prapa, kerkon te ringjalle disa gjera qe historia e ka varrosur prejs kohesh", u shpreh Sabri Godo dje lidhur me fenomenin e shfaqur kete fillim viti, qe lidhej me dhenien e statusit te veteranit per diktatorin Hoxha. Analisti, Mustafa Nano, kalon me ne ekstrem me deklaraten e tij, duke e cilesuar si nje figure te shemtuar te historis- sone. "Nje mendje djallezore, jo vetem kerkon te terheqe vemendjen e disa njerezve, por dhe te propozoje disa figura te shemtuara te historise sone. Ky eshte nje lloj promovimi moral dhe simbolik qe i behet Enver Hoxhes, pasi ketu nuk behet fjale per ndonje kosto monetare. Ne keto rrethana mendoj qe Enver Hoxha eshte nje diktator i shpifur, per te jane dhene shume percaktime, por mendoj qe ky eshte nje diktator i shpifur i Shqiperise", shprehet Nano, duke mos kursyer ne kete rast irritimin per emrin e Hoxhes. Sipas analistit Nano, e keqja me e madhe qe i ka bere ketij vendi Hoxha, eshte qe ndaloi historine tone per 50 vjet. Po ne kete linje eshte dhe analisti, Blendi Fevziu, i cili e cileson kete vendim nga pikepamja parimore dhe morale si krejt te padrejte. "Parimisht dhe moralisht nuk me duket absulotisht e drejte. Une nuk e di se cilat jane kriteret mbi te cilat jepet statusi i veteranit dhe cili eshte argumentimi qe ka patur komuniteti nderministror. Por ka dy aspekte ne kete rast, problemi i pare eshte ai moral, pasi dihet qe ne asnje nga vendet lindore njerezit te cilet, jo vetem diktatore, por njerezit qe kane marre pjese pas luftes ne krime, kane humbur kete status", shprehet Fevziu e cili e quan kete debat shterpe dhe pa logjike. Duke bere nje krahasim me Stalinin, qe ka patur rolin e tij ne luften e Dyte Boterore, por duke qene se pas saj ai ka bere krime kunder njerezimit, ne te njejten linje mbetet dhe per rastin e Hoxhes.

    Dy institucionet kryesore, ai i presidences dhe Ministria e Mbrojtjes, per pak mund te kishin bere nje gabim historik, duke i dhene statusin e veteranit Hoxhes dhe duke ringjallur dhe nje here per shume njerez, kujtimet e hidhura te nje sistemi totalitar. Por vendimin e Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit, Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko e anulloi para tre ditesh duke e konsideruar ate si nje veprim te nxituar. Per te perforcuar kete ide te tijen, ministri Majko u shpreh vete se eshte bere nje kerkese nga institucioni i presidences, por qe eshte kerkuar me teper nje sqarim per procedurat qe duhet te ndiqen per dhenien e statusit te veteranit. Megjithate rehabilitimi i Hoxhes me dhenien e statusit te veteranit nje here per nje here eshte ndalur dhe shpresohet qe te mos rikthehet me, vetem atehere kur historia ta vere ne vendin e vet, si diktator, apo si pjesemarres ne lufte.





    KOHA JONE
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    toro..

    une kam postuar shkrime nga shtypi por nuk kam dhen mendimin tim..

    Tash po e them si e mendoj une..

    statusin e veteranit e kane shume njerez..
    Eshte fjala per statusin qe i jepet dikujt si pjesmarres ne LNCL.
    Akoma nuk eshte percaktuar ne se ky status do i jepet dhe atyre qe nuk kan qene ne formacionet partizane te komanduara nga PK pra Enver Hoxha.. por qe mund te ken qene pjesmarres ne formacionet Balliste ose Legaliste..
    Kjo krijon lemsh para portes..dhe duhet pra si ne raste te tilla Arbitrua.. pra nje Ligj qe ti ndreqe keto gjera..

    Statusin e veteranit e merr dikush i cili gjen dy ose tre miq qe deklarojne se x ka qene partizan..ne y vit e zet cet a brigade..
    Pra nuk ka me sa kam degjuar une ndonji kusht se kur ke qen partizan ke qen i mir a i eger me popullaten civile a me shoket.. dhe se mbas lufte ke qen human a xhahil.. ke qen me frym demokratike a staliniste..
    Pra shteti me sa di ska hyre thelle ktyre gjerave qe ti shkoqise mire..
    Pra i jepet atyre qe kan qen partizan..kaq..
    Te tille status kane plot njerez qe me te drejt a me hile e kan marre kte status..
    Ka pleq (te gjall a te vdekur ska rendesi) qe kan kapur pushken qe me 7 prill 1939 dhe skan marre kure ndonji 1000 leksh te vjeter lufte as ne koh te Dulles as tani.. e ka nga ata qe mbasi Jermani kish kaluar matan Jugosllavise jan futur ne repartet e ushtrise Partizane si te rekrutuar direk nga coban mali a kalamaj lagjesh e kan mbledh flori tregtaresh e as kan pa me sy ushtar italan a gjerman kur kan ven kapen me ill te kuq ne kaptin..

    Kur keta e marrin statusin dhe e gezojne athere patjeter patjeter duhet dhe Enver Hoxha ta ket kte Status..
    E ka kte status adnan qatipi e eshte kryetar i veteranve te krahut nano edvinist e nuk i takoka Enverit per te cilin adnani e shoket e tije betohen cdo mengjez ..
    Pra ka nje paradoks ketu..

    Se kush ish enveri eshte gje tjeter e se a ish a jo partizan ai eshte gje tjeter..
    perderisa statusi te jepet ne se ke qen partizan.. dhe Enverit duhet ti jepet.. dhe zvarritja me kte eshte shenj burracakerie e zoterinjve hajdute ne pushtet..
    Sala indinjohet pse luan Pandi me Fredin per statusin..
    Jo.. ai ska pse indinjohet sepse qe Enveri ishte partizan kjo eshte e vertete..
    a partizan trim a frikacak.. kte nuk e permban ligji per statusin.. a vrau ballist a shoke...as kete nuk e thot ligji per statusin..
    Pra duhet ti jepet ky status Enverit ..pik.
    Sala duhej te ish indinjuar kur falangat enveriste u cfaqen per her te pare mbas votimeve te 1992-shit..
    Ne polican cfaqet enveristi Ilir Meta..e ben kinse greva..
    Ne tiran cfaqet Idajet Beqiri e formon parti me Enverista qe sulmon ligjet e shtetit..
    Ne tiran ne zyr te Sales hyjn e dalin ibrahim Kelmendat e Xhavit Halitat..enveriste te rrezikshem.. te diaspores kosovare nanoiste..
    Ne shkurret e Radhimes bejne mbledhje ilegale enveristet e Hysni Milloshit..
    Ne Vefa ve bombe altin Pobrat iljaz Ceco arapo shytet..
    Ne laberi ben pesh pesh Neritan Cek Demet Dokle gjinush Zabiti..per te hedhur ne ere shtetin..
    Keto e shum te tilla si keto ishin shenjat qe Po pergatitet nje kryengritje e armatosur sipas teorive Enveriste kunder shtetit ligjor..
    Keto duhej ta indinjonin salen e ti vinte Gjoksin Shtetit qe te mos i rrezohej si kashtore tajlande e indonezie nga dallga e detit por ti qendronte sic qendruan ndertesat me Beton e themele te forta..
    Historia thot cte doje por Shteti ecen me ligje..
    Nuk mund ti mohoet Enverit Statusi i Veteranit se Historia thot ashtu keshtu.. por i behet Gjyqi dhe ky gjyq zbulon..verteton.. konfirmon se Enveri ka bere x krim e y poshtersi dhe merret vendim Ligjor se ky person edhe se ka qene Partiza..bile komandant meqense ka bere krime ne x rast e y periudh.. nuk e perfiton kte status..
    Keshtu po.. behen punet..
    Sala sa ish ne pushtet nuk e beri kete athere tani qe Enveristet kan pushtetin ai shqetsohet per statusin.. Kjo eshte komedi e hipokrizi..
    I lire ne miell e i shtrenjte ne krunde..thote Populli..ne kete rast..
    edvini fiton kryebashkine e Shqiperise pikerisht nga Veteranet enveriste me status.. qe lehin lagje me lagje me ne krye Pirro Dodbiben e Adnan qatipin.. e nuk indinjohet Saliu..
    Bizhga nje kelysh enverist ja rreh fshatce ne Plazh komisioneret aty ku kandidon Mero Baze e Mero deklaron daljen nga zgjedhjet kurse Sala i vazhdon dhe humb dhe akoma ska bere analiz te ksaj pune e tash grin per statusin.. qe kerkon Nexhmija kur dihet se ne Votime nuk leh Nexhmija por Edvini.. nuk del Nexhi me shku ne Terbac e Tepelen por Demeti i PD-se e Neritani po i PD-s te rrezojne Demokracine..
    Nuk doli Sokoli i enverit te fusha ali demit te beje kryengritje kunder Demokracise..por doli Kurt Kola me Doklen e Kurt Koles Sala ja la te kryesoje organizaten e te persekutuarve Politike nga Hoxha..
    Pra ti jepet Enverit Statusi..por ti oj Opozit duhet te fitosh VOTat .. jo te cirret per nje cop leter vetrani.. kur i ka ne Kryeministri Enveret e gjalle hajduto miljardere..qe puthen me Bush e Shreder.. e Berluskon..
    Fito Votat e pastroje Shtetin nga enveristet me grataciela e Benxa.. e pastaj hiqja me ligj.. Enverit Adnanit e sorrollopit statusin e Veteranit..e po me ligj qe del nga nje shoshotje ligjore juridike e se kaluares.. dil aty me vendimin.. Ska Status per asnjerin sepse keta nuk i prune LIRINE POPULLIT..por 50 vjet Okupim Stalinisto Polpotist..pik..

    Keshtu behen punet..
    oj luft me gjethet e bith prapsje me krokodilet..

    Akoma Saliu ska bere analizen.. me Temen..
    Mir ne Vlore na munden rrugaco jevgjitet e Skeles..Po ne Tirane pse..na iku Shteti si kashta ne flake brend ores..???

    Kjo eshte pune.. se po vjen votimi i ri.. dhe ska kohe me per pa aftesi..e teater ..me i hedh hi syve popullit..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si tallet gjinushi..

    KJ

    --
    E Diele, 09 Janar 2005


    GJINUSHI: HOXHA SI BERISHA

    Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, e cileson si te drejte dhenien e statusit te veteranit, ish-diktatorit Enver Hoxha. Madje sipas tij, kjo situate kunderveniesh, te cilat kane lindur ditet e fundit lidhur me kete ceshtje, eshte nje shenje kompleksiteti e politikes shqiptare. "Qe Stalini dhe Enveri kane marre pjese ne Luften e Dyte Boterore eshte e vertete. Mendoj se duhet te clirohemi nga komplekset, qofte edhe te se majtes. Eshte tjeter gje se cfare ka bere nje njeri ne nje periudhe te caktuar dhe tjeter gje se cfare ka bere me mbrapa", theksoi Gjinushi. Duke e bere sa me bindese idene e tij, Gjinushi beri nje paralelizem midis ish-diktatorit Hoxha dhe kreut demokrat Berisha. "Edhe Saliu perfundoi diktator, por nuk mund ta mohosh qe ka mare pjese ne dhjetor te vitit 1990 per te sjelle demokracine. Keshtu qe, se cfare gabimesh ben mbrapa njeriu nuk mund te fshehin kontributin qe ka dhene ne momente te caktuara, vecanerisht pjesemarrja ne nje aktivitet, lufte apo proces te caktuar. Keshtu qe ky eshte vetem nje shenje kompleksiteti i politikes shqiptare", cilesoi Gjinushi. Megjithate dhenia e statusit te veteranit te luftes, ish-diktatorit Hoxha, mbetet ende pa zgjidhje te pakten per sa kohe te mos kete nje procedure te rregullt ne dhenien e tij.

    ---



    mirpo e verteta eshte ndryshe..

    Se Pd e "diktatorit" berisha beri feste qe ja shtroj rrugen PSD-s se gjinushit te hynte ne Internacionale socialiste.. se Pd beri namin qe terbacioti bolshevik Gjinush spiuni sigurimit te bllokut qe 13 vjec.. te behej me perdhune me sugjerim te Berishes direkt Deputet i Peqinit megjithse Peqinasit simpatike nuk donin tja shihnin surratin vetulltrashit era perc cjapi gjinush kapterr Ethemit..
    e verteta eshte se Berisha shkoj e foli si Njeri me studento Zabitasit e Vlores se Gjinush Luiz kanibales.. e sikur te ishte treguar diktator do i kish kapur neper ferrat e radhimes falangat enveriste te Hysni Milloshave qe sterviteshin per Kryengritje.. e do ja kish futur k.oqet ne bige me kohe..pa i lene te mbushnin radshet ..
    Pikerisht se nuk eshte diktator e rrezuan magarin Berish qe desh te beje kuvend me krokodilat e Hysni Kapo Gjinushave e Zabit kucedrave..

    mir te te behet o rryp..qe ma mbajte Gjinushin ne sqetull..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD


    -------


    Me mijėra tė vrarė nga urdhėrat e Enver Hoxhės, si gjatė luftės, ashtu edhe pas saj


    Diktatori, si tradhėtoi Luftėn Nacionalēlirimtare

    Uran BUTKA


    Sipas njė relacioni tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi nė fillim tė vitit 1945 oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm (AQSH, Arkivi i Ministrisė sė Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).


    Enver Hoxha ėshtė pėrgjegjės direkt pėr 10000 tė pushkatuar pa gjyqe apo tė vdekur nė hetuesitė e Sigurimit tė Shtetit, nėpėr burgje e kampe internimi, nėpėr kampet e punės apo spitale psikiatrike; pėr 30000 tė dėnuar politikė, 33000 tė internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 tė tjerė tė internuar e tė dėbuar nga komisionet e paligjshme, tė cilat binin ndesh me Kushtetutėn.


    Tentativa pėr dhėnien e statusit tė veteranėve tė Luftės Nacionalēlirimtare, Enver Hoxhės, ėshtė njė akt tjetėr i turpshėm i shtetit tė sotėm shqiptar, por aspak i veēuar e i papritur, pas rikthimit me armė tė komunistėve nė pushtet nė vitin 1997, pas restaurimit gradual tė enverizmit si mendėsi e praktikė, pas vendosjes sė portretit tė Enver Hoxhės nė Ministrinė e Jashtme, pas paradave enveriste dhe publikimeve tė tij nė mediat televizive, shtyp, tekstet shkollore, filmat me Enverin e tė tjera.

    Tė gjitha kėto dhe sidomos akti i fundit, s'janė tjetėr veēse pėrpjekje zyrtare pėr tė rehabilituar plotėsisht Enver Hoxhėn, xhelatin mė tė tmerrshėm tė kombit shqiptar, atė qė vrau, pėrdhosi dhe izoloi njė popull tė tėrė pėr gjysmė shekulli.

    Me kėtė akt, shteti shqiptar e nė mėnyrė tė veēantė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dhe qeveria shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė Pandeli Majko, njė enverist i pėrbetuar, herė i hapur e herė i kamufluar, i cili fillimisht e pėrkrahu kėtė proces, por nė ēastin e dhėnies sė statusit u detyrua tė fshihej prapa njė refuzimi, treguan se ē'mall janė dhe kujt i shėrbejnė, vetėm Shqipėrisė jo.

    Me kėtė akt, ata dėshmuan se Enver Hoxha dhe Lufta Nacionalēlirimtare janė njė, se Enver Hoxha, si udhėheqės i Luftės NĒL, e tjetėrsoi luftėn pėr ēlirim nė luftė civile, qė e shkatėrroi Shqipėrinė dhe tradhtoi idealet, luftėn dhe gjakun e partizanėve dhe tė nacionalistėve qė luftuan realisht kundėr pushtuesve, ndėrkohė qė ai, stalinisti mė i tėrbuar nė perandorinė e sė keqes, vegla e bindur e PK Jugosllave, antikombėtari mė i madh nė tėrė historinė e popullit tonė, shqiptaro-vrasėsi monstėr hėngri, pėrveē kokave tė mijėra e mijėra shqiptarėve, edhe kokat e njerėzve tė vet.

    Enver Hoxha ėshtė pėrgjegjės direkt pėr 10000 tė pushkatuar pa gjyqe apo tė vdekur nė hetuesitė e Sigurimit tė Shtetit, nėpėr burgje e kampe internimi, nėpėr kampet e punės apo spitale psikiatrike; pėr 30000 tė dėnuar politikė, 33000 tė internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 tė tjerė tė internuar e tė dėbuar nga komisionet e paligjshme, tė cilat binin ndesh me Kushtetutėn. Janė mijėra kosovarė tė vrarė matanė kufirit nė bashkėpunim me komunistėt jugosllavė. Sipas njė relacioni tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi nė fillim tė vitit 1945 oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm (AQSH, Arkivi i Ministrisė sė Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).

    Po le t'ia lėmė fjalėn vetė Enver Hoxhės, ē'thotė ai pėr veten, pėr tė tjerėt, pėr Luftėn Nacionalēlirimtare, pėr Kosovėn:


    "Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, pa treguar as mė tė voglėn tolerancė"


    "Direktivat e kominternit dhe udhėzimet e vėrejtjet e shokut Tito ishin pėr ne fanarėt qė duhet tė na ndritnin gjendjen e krijuar, dhe tė na hapnin fushė veprimi pėr nė tė ardhmen…".

    "Qė tė gjithė e dimė se sukseset dhe gabimėt e KQ janė tė lidhura me tė dy shokėt jugosllavė, Miladin dhe Dushan. Kėta dy shokė kanė ndihmuar shumė pėr formimin e Partisė sonė dhe pėr mėkėmbjen e saj… Vetėvetiu, se ne nė punėn tonė me kaq pėrgjegjėsi qė kishim, do tė mbėshteteshim pa rreshtur tek Miladini dhe Dushani. Puna jonė ishte si puna e atij nxėnėsit qė nė ēdo rast pyet ose shikon mėsuesin nėse ka punuar mirė, ose si duhet tė punojė… Pėr ēdo gjė bėnim, merrnim aprovimin e Miladinit. Kjo mėnyrė pune vazhdoi gati tėrė kohėn edhe bile deri vonė. Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinė dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish… Nė kontakt tė ngushtė me kėta dy shokė, vetėvetiu adoptuam prej tyre jo vetėm mėnyrėn e punės, por edhe mėnyrėn e mendimit. Influenca e tij mbi ne ishte shumė e madhe"

    (Nga rrėfimi i Enver Hoxhės, i gjunjėzuar pėrpara V.Stoiniē, AQSH, F.14 D.2, viti 1944)


    "Unė mendoj se vendimin qė dhanė shokėt Dushani e Miladini (pėr vrasjen e Y.Dishnicės dhe tė M.Gjinishit) duhet ta realizojmė, por nė momentin dhe kohėn e duhur, se me sa di unė, Babė Myslimi e ka dhėndėr Gjinishin (ndėrhyn Nako Spiru). - Jo, shoku Nako, ata duhen pushkatuar, e theksoj, duhen pushkatuar!" .

    (Bashkimi i Kombit, 31.8.1944)


    "Interesimi i madh qė keni treguar gjithmonė ndaj partisė sonė tė re, kėshillat tuaja tė ēmueshme dhe ndihma e pamasė dhe e pandėrprerė, tė cilėn na e keni dhėnė, kanė qenė pėr ne fanarėt ndriēues dhe faktorėt kryesorė tė formimit, tė rritjes dhe tė pėrforcimit tė partisė sonė", i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.

    (AQSH, F.14 D.2)


    "Pėr shembull, nė Gjirokastėr, ballistėt hynė tė parėt nė qytet me 600 bashibozukė. Shokėt tanė hynė mė vonė nė qytet me 1500 vetė dhe nė vend qė t'i pastrojnė ato plehra qė andej, kėnaqen me njė luftė politike… Ne duhet tė ndėrhyjmė qė t'i godasim pa mėshirė… Nė Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Nė njė anė pushteti i Ballit dhe nė anėn tjetėr pushteti ynė, dhe ndėrmjet tyre xhandarmėria e vjetėr qė mban qetėsinė…Nė qytetin tuaj ekzistojnė dy pushtete, gjė qė s'duhet tė ndodhė. Nuk mund tė tolerojmė qė Balli tė ngrejė pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet tė lejoni dualitet nė kėtė gjė. Prandaj duhet ta luftoni kėtė pushtet dhe tė njihet vetėm pushteti ynė" .

    ( Letėr qarkore e Enver.Hoxhės, 26.9.1943)


    "Vija jonė politike jo vetėm qė nuk ishte e qartė, por as edhe e fortė, dhe nė princip ne nuk donim tė punonim me nacionalistėt…

    Megjithėse nė Konferencėn e Pezės morėn pjesė disa krerė nacionalistė, ne nuk ditėm tė punonim me ta, tė mbanim kontakte tė ngushta dhe t'i drejtonim, pėrkundrazi ne i lamė nė fatin e tyre dhe kėta, kush e kush mė parė e kish nė dorė, u hodhėn nė kampin e Ballit e tė armikut.

    Nė Pezė nuk flitej veē pėr komunizėm dhe kėshillat nacionalēlirimtare ishin formale ose kėto konsideroheshin si organe tė Partisė.

    Kjo gjė ngjau nė Vlorė, qė konsiderohej si djepi i nacionalizmit dhe tamam atje ku urrejtja kundėr italianėve ishte e madhe, dhe tradita luftarake gjithashtu. Ishte nė Vlorė e nė Gjirokastėr qė kėshillat tona u quajtėn soviete nga ana jonė nė fillim, mė vonė u ndėrrua ky destinacion, po mėnyra e punės dhe konsiderimi qė i jepej kėshillit, ishte po ai i pari. Kėshillat ishin bėrė organe tė drejtpėrdrejta tė Partisė, aty flitej nė emėr tė Partisė. Propaganda pėr Partinė, pėr komunizmin bėhej haptas dhe nga njė punė e tillė dilte vetvetiu qė krahina e Vlorės u nda nė dy kampe distrikte, ajo komuniste dhe ajo e nacionalistėve dhe ēdo ditė ashpėrsohej puna…"

    (AQSH, F.14 D.2, viti 1944 )


    "Ne duhet tė punojmė nė drejtimin qė vijon, - shkruan Enver Hoxha, - me anė tė njė demaskimi tė squet dhe njė pune tė palodhshme pėr ta diskredituar Ballin nė popull, pėr t'ia shkėputur popullin dhe pėr ta lidhur me neve, me shkaktue divergjenca nė radhėt e Ballit, me krijue situata tė papėrshtatshme pėr tė shkaktuar me shpejtėsi diferencime dhe me i ra kresė, me e paraqit nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vėllavrasjeje, dhe kėshtu pėrgjegjėsitė historike tė mosbashkimit e tė pėrpjekjes sonė me armė tė bien mbi Ballin Kombėtar… Tė pėrgatitemi, tė pėrgatisim popullin nė pėrpjekje me Ballin" .

    (Qarkore e Enver Hoxhės, dt. 9.9.1943)


    "Komiteti Qendror e kuptoi qė Mukja ishte njė gabim, por nuk e gjykoi me gjakftohtėsi kėtė gabim dhe nė vend tė analizimit serioz, ne na zuri paniku dhe s'dinim sesi tė dilnim nga ky gabim. Kishte dy udhė:

    Ose me vazhdue pjekjen me Ballin dhe nė njė bisedim tjetėr me luftue nė platformėn tonė dhe t'i bėnim popullit tė qartė se si e kuptonim ne bashkimin, dhe se ne vetėm kėrkonim njė bashkim tė shėndoshė. Nė kėtė rast, edhe sikur tė mos binim dakort me Ballin, pėrpara popullit ne dilnim tė larė.

    Ose ishte rruga tjetėr, me i pre krejt bisedimet. Ne zgjodhėm rrugėn mė tė gabuar. Nga oportunizmi i parė u hodhėm nė njė sektarizmė tė ekzagjeruar, nga njė qėndrim indeciz u hodhėm nė njė qėndrim tė ashpėr, ne u hodhėm nė luftė me Ballin… Nė vend qė tė venim nė mbledhjen qė kishim caktuar dhe atje t'i binim kresė Ballit, dhe tė rrėzonim gabimin qė kishim bėrė, ne bėmė mbledhjen e Labinotit. Labinoti ishte mbledhja karakteristike qė tregonte panikun tonė pėrpara situatės sė krijuar dhe njėkohėsisht mospėrfilljen as ndaj Ballit, as ndaj popullit, i cili ishte vėnė nė korrent tė vendimeve qė ishin marrė nė Mukje dhe priste me padurim rezultatet. Labinoti nuk ishte mbledhja qė duhej… As Mukja, as Labinoti nuk u bėnė mėsime pėr ne dhe, nė vend qė tė mėsonim nga ato gabime, ne vazhduam ato gjurmė…" .

    (AQSH, F.14 Dosja 2)


    Nė Konsultėn e Parė tė PKSH u pėrjashtuan nga partia pėr fraksionizėm Anastas Lula e Sadik Premte, "tė cilėt kanė kėrkue tė mos varen nga PK Jugosllave" . Mė pas, Enver Hoxha udhėzon Komitetin Qarkor tė PK tė Vlorės: "Partia duhet t'u futė tmerrin armiqve. Pėr kėtė duhet kėsisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pali Terrova duhet tė pushkatohen pėrnjėherėsh si tradhtarė e fraksionistė tė betuar tė Partisė e tė popullit. Njėkohėsisht tė arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, komandant i ēetės partizane "Plakė" tė Vlorės, shėn. im UB) dhe Difi (Xhemil Ēakėrri) dhe nė qoftė se nuk mbajnė qėndrim tė mirė, tė pushkatohen" .

    (AQSH, F. 14, D. 2)


    Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha tė vriste Anastas Lulan, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqė e kishte pasur shok nė shkollėn amerikane tė Fultzit. Atėherė u ngarkua njė tjetėr pėr ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij nė Konferencėn e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Pėr vrasjen e Xhepit i kishin thėnė pėrgjysmė Mehmetit dhe unė i pyeta nė Labinot e s'mė thanė gjė, kurse edhe pas Konferencės, Mehmetit ia thanė e mua jo.. Sikur tė mė kishin thėnė, unė keshė mundėsi tė bėja mė shumė se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si nė organizatat, ashtu edhe nė ushtri. Mendonim se kėshtu neve do tė zhduknim ata qė ishin jashtė Frontit. Provė e terrorizmit ėshtė pėrveē tė tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirė ēėshtjen, ishte vrarė pėr hiē gjė. Kėtė shpirt e ka futur Dushani, qė na fliste me simpathi pėr njė frymė tė tillė…" .

    (9. AQSH, F.14 d.2, Dėshmi e Hysni Kapos)


    "Vija terroriste ėshtė e fortė te Dushani. Ke Aliu (M.Popoviēi) me hėnė. Dushani ishte gjoja kundėr terrorit, ishte kundėr asaj qė bėri Mehmeti nė Dumre. Por kjo s'e pengonte gjėkafshė tė vriste pa gjė tė keq mė shumė se Mehmeti. Unė nė kėtė pikė isha pasqyrė e Aliut, domethėnė, kur vinte ndonjė raport e thoshte se ky po bėn kėshtu, atėherė vendosnim ta vrisnim. Sa pėr Mustafa Gjinishin, ajo ka qenė ndryshe. Ne mendojmė se ajo duhesh bėrė…"

    ( AQSH, F.14 d.2, viti 1944)


    "Asgjė s'e peshonim. Parrulla "Ja me ne, ja kundėr nesh" ishte nė rend tė ditės. As Mukja, as Labinoti nuk u bėnė mėsime dhe nė vend qė tė mėsonim nga ato gabime, ne i vazhduam…

    Nė Veri, parrulla "O me ne, o kundėr nesh" ishte gjithė politika e shokėve, por edhe kur shihej se kishte mundėsi tė punohej me njerėz qė kishin qėndruar jashtė Frontit, pėrgatitnim terrenin jo pėr marrėveshje, por pėr t'i zhdukur kėta njerėz nga prapa. Nė Lumė po vihen nė plumb kot sė koti dhe nė mėnyrė histerike katundarė, tė cilėt dorėzohen dhe shokėt tanė i pushkatojnė. Po vriten nė Tiranė me dyzina njerėz dhe oficerė tė dorės sė dytė, tė cilėt duke pasur besimin e plotė nė drejtėsinė dhe nė shpalljen tonė, dorėzohen. Njė punė e tillė nuk ėshtė okazionale, por ėshtė i tėrė toni qė i ėshtė dhėnė punės organizative tė Partisė edhe ushtrisė… Shokėt tanė mendojnė vetėm tė zhdukin ēdo njeri qė s'ėshtė me ne, qė s'mendon si ne, tė zhdukin bile edhe njerėz tė thjeshtė tė popullit, tė zhdukin edhe anėtarėt e Partisė, kokat e tė cilėve bien pa i peshuar mirė".

    (AQSH, F. 14, D.2)


    "Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisė. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike, duhet luftuar!" - urdhėron Enver Hoxha.

    (Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)


    "Ky bashkim (me Jugosllavinė) duhej tė bėhej nė kushte paqeje dhe tė mbante vulėn e shtetit tė ligjshėm shqiptar"- pohon Enver Hoxha. ("Titistėt" f.221), ndėrkohė qė Tito justifikohej se "ne e pranuam bashkimin, sepse kjo qe dėshirė e vetė shqiptarėve". (Po aty), ndėrsa Stalini i thoshte Gjillasit: "Shqipėria duhet gėlltitur".

    (E.Hoxha: "Titistėt", f.221)




    "S'duhet humbur kohė, por zjarr pėr zjarr, t'i vėmė zjarrin Ballit dhe zogistėve".

    ( E.Hoxha, vepra1, f.420-421)


    Hoxha i dėrgon Korparmatės sė Parė radiogramin e mėposhtėm: "Mos kėrkoni mė nga Gani Kryeziu tė dorėzohet, por me ēdo kusht dhe me ashpėrsi tė sulmohet dhe tė vritet. Duhet tė veproni sa mė parė, se mund t'i vijnė nė ndihmė kosovarėt".

    (AQSH, F44 D.158)


    "Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, pa treguar as mė tė voglėn tolerancė".

    (AQU, d.45, janar 1945)


    "Nė Shkodėr, Koplik, Dukagjin, Vermosh, Mirditė, Kukės, Burrel, Dibėr, pushteti ynė ėshtė i pabazė dhe nuk simpathizohet nga populli i kėtyre anėve. Mendoj: Me forcat e Korparmatės 3 tė shkelim ēdo pėllėmbė tė kėtyre rretheve qė pėrmenden mė sipėr, ku duhet tė zhdukim e ta asgjesojmė ēdo forcė reaksionare tė organizuar ose jo, t'i ēarmatosim krejtėsisht tė gjithė pa pėrjashtim, tė mobilizojmė e tė organizojmė kėdo qė ka moshėn 18-35 vjeēare. Pėrsa mė lart, urdhėroj: Tė goditen nė mėnyrė tė menjėhershme dhe tė asgjesohen tėrėsisht forcat e Preng Calit. Ēdo rezistencė e popullit tė Vermoshit dhe e zonave pėrreth tij i duhet pėrgjigjur me gjithė forcėn…Fillimisht tė bėhet thirrje e nėse ka ndonjė rezistencė, tė ushtrohet forcė e dhunė deri nė pushkatimet pa gjygj…Tė organizojmė e tė ngrejmė kudo pushtetin tonė, duke vėnė njerėzit tanė dhe duke shkarkuar ata qė janė…"

    (AQU, D.91/1nr.13
    ---

    RD

  6. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Berisha: Klika Nano-Moisiu po rehabiliton Enver Hoxhėn


    Ll. Kallēo

    Lėvizja e selisė blu “Ditėt e Shpresės”, ėshtė ndalur dje nė Durrės, ku mbėshtetėsit dhe anėtarėsia e PD-sė lokale, janė mbledhur pėr tė festuar 14-vjetorin e themelimit tė degės. Kreu demokrat Sali Berisha, ėshtė ndalur sėrish dje nė debatin e ditėve tė fundit lidhur me ēėshtjen e dhėnies sė statusit tė veteranit ish -diktatorit Enver Hoxha, duke akuzuar klikėn nė pushtet se po pėrpiqet ta rehabilitojė atė. “Plot 14 vjet mė parė iu kthyem shpresat me ardhjen e demokracisė, pasi shqiptarėt jetonin si skllevėr tė nomeklaturės sė kuqe. Klika Nano -Moisiu po kėrkon qė tė rehabilitojė Enver Hoxhėn”, -tha Berisha. Duke bėrė njė krahasim mes arritjeve nė vitet e demokracisė dhe rrėnimit qė qeveritė Nano po i bėjnė vendit, ai tha se “nė 4 vjet nė vitet e demokracisė shndėrruam nė pronar toke 460 mijė familje fshatare. 220 mijė familje nė qytet i bėmė pronarė shtėpish. Liberalizuam ēmimet, kursin e kėmbimit, katėrfishuam tė ardhurat pėr frymė, 75% tė prodhimit u nxitėn nga sektori privat pa trafiqe tė pista dhe garantuam njė rritje mesatare prej 9%”. Mė tej ai shtoi se pas ardhjes me dhunė nė pushtet tė ish -komunistėve shqiptarė, Nano zėvendėsoi sistemin e demokracisė me sistemin e kleptokracisė. Berisha e ka konsideruar Nanon si kryeministrin e vetėm nė Europė qė “publikisht pranon ryshfete nė mijėra euro, makina dhe pallate”. Sipas Berishės kreu i qeverisė, ėshtė kumarxhiu mė i madh nė Europė, qė menaxhon kompanitė e transportit ajror dhe tokėsor tė drogės dhe ėshtė njeriu qė feston mbi zinė e kombit tė tij dhe shpenzon ēdo ditė miliona. Ndėrkaq duke ju referuar bashkėpunimit tė Nanos me kryetarin e Bashkisė sė Durrėsit Lefter Koka, Berisha tha se klani i Zemunit bėn kontrabantė nė ēdo moment. “Kryetari i Bashkisė sė Durrėsit mban peng kryeministrin e vendit, ai e ka mbyllur kryeministrin nė garazh dhe e mban aty prej disa vitesh. Nė garazhet e Terit flenė krimet e kryeministrit, por i them se do ta nxjerrim nga garazhi”, -tha Berisha . Sipas tij demokratėt qė pėrmbysėm diktaturėn mė tė egėr, do tė ndryshojnė Shqipėrinė duke e ēliruar nga klanet e drogės.

    Shekulli
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #17
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    VETERANET: ENVERI, UDHEHEQESI KRYESOR I LUFTES

    Kryesia e Komitetit Kombetar te Veteraneve reagoi dje ne mbrojtje te rolit te ish-diktatorit Enver Hoxha gjate Luftes Nacionalclirimtare. Ne nje njoftim qe ka mberritur ne gjithe redaksite nga gazeta "Zeri i Popullit", artikulohet reagimi i veteraneve ne mbrojtje te vendimit te Komisionit te Veteraneve ne Ministrine e Mbrojtjes per ta shpallur Enverin "veteran". "Ditet e fundit disa gazeta dhe televizione kane komentuar vendimin e Komisionit Qendror prane Ministrise se Mbrojtjes lidhur me dhenien e statusit te veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare Enver Hoxhes. Sic jeni ne dijeni, Komisioni ka vendosur ne parim per dhenien e ketij statusi, ndersa ka kerkuar plotesimin e dosjes perkatese me dokumentet e domosdoshme ligjore", thuhet ne njoftimin e Komitetit te Veteraneve. "Eshte fakt i njohur boterisht dhe i gjithepranuar, se Enver Hoxha ka qene udheheqesi kryesor i Ushtrise Nacional Clirimtare dhe i luftes se popullit shqiptar per clirim kombetar e shoqeror, nga fillimi i Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare deri ne fund te saj. Kjo lufte e renditi popullin e vendin tone ne krah te forcave te aleances antifashiste boterore. Keto vertetohen nga dokumente te pakundershtueshme te arkivave shteterore, nga studime e punime te ndryshme te historianeve vendas e te huaj dhe, cka eshte me e rendesishme, nga veteranet, deshmitaret e gjalle te kesaj lufte te lavdishme nacionalclirimtare", shpjegojne veteranet nepermjet deklarates per mediat. Sipas ketij njoftimi, kryesia e Komitetit Kombetar te veteraneve te LANCL e konsideron te padrejte e keqdashes cfaredo polemizimi ekstrem rreth pohimit apo mohimit te pjesemarrjes aktive te Enver Hoxhes ne Luften Nacionalclirimtare.


    PS Braro,si duken bathet......batanijet e leshit qenkan me me vlere se kalemi qe firmos letrat Pandi i Majkos.........
    Medet.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •