Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nen nje Batanije leshi..

    Koha Jone

    --

    E Enjte, 06 Janar 2005


    QEVERIA REHABILITON ENVER HOXHEN

    Nexhmije Hoxha perfiton 42 mije leke shperblim. Komisioni: Gjithcka sipas ligjeve ne fuqi

    Edlira Prenga

    Diktatori Enver Hoxha qe nga fundi i vitit te kaluar gezon te drejten e statusit te veteranit te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Me nje vendim te vecante te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit qe funksionon prane Ministrise se Mbrojtjes te vitit qe sapo lame pas, pritet t'i dorezohet familjes Hoxha statusi i veteranit te LANC-it per ish-diktatorin. Ne kete menyre rehabilitimi i figures qe beri historine e mbrapshte apo jo nuk mund te gjykohet, por pranohet boterisht qe vendi yne ka kaluar nen regjimin e tij nje nga diktaturat me te egra, nuk lartesohet me vetem neper pervjetore clirimesh, ku ne muzete e vendit ka zene tashme vendin e vet, por ligjerisht tashme eshte dhe veteran lufte. Dhe kete te drejte vleresimi ja ka dhene Ministria e Mbrojtjes, por me kerkesen e bere nga institucioni i presidences. Ishte e thene qarte ne protokollin e Ministrise se Mbrojtjes ku thuhej se me date 24.12.2004, Enver Halil Hoxha, merr statusin e Veteranit te Luftes se LANC-it, duke hedhur poshte tashme cdo aludim nese ish-diktatori eshte apo jo pjesemarres i luftes se bere kunder pushtuesit te huaj. Eshte heret per te thene e gjykuar historine e vendit tone, pasi jane historianet qe do ta bejne nje gje te tille. Por dhe ligjerisht nepermjet kerkeses se bere nga presidenca, Hoxha e ka tashme statusin e veteranit. Para do kohesh ishte e veja e Hoxhes qe i beri dy here kerkese me shkrim kreut te shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, qe Hoxha te marre statusin e veteranit duke i kujtuar atij se babai i tij ka fjetur nen nje batanije me Enverin ne ditet e luftes. Dhe kujtesa i ka vlejtur kreut te shtetit per te kerkuar nga zv/ministri i Mbrojtjes qe Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit te marre ne shqyrtim kerkesen per dhenien e statusit. Dhe kerkesa ka gjetur menjehere diskutim dhe miratim ne mbledhjen e fundit te vitit qe sapo lame pas te ketij komisioni, duke marre tashme fuqine ligjore te saj. Nuk mund te mohohet qe Hoxha ka qene pjese drejtuese e shtabit te pergjithshem te LANC-it, por tashme kjo gje eshte e vertetuar ligjerisht.

    Hoxha nuk ka patur status veterani

    Prane Ministrise se Mbrojtjes, aty ku paraqiten dhe kerkesat per dhenien e statusit se veteranit, morem dje te gjitha sqarimet ligjore se si dhe kur merret statusi i veteranit. Kujtim Sinani, shef i Sektorit te veteranit ne kete ministri, sqaroi dje per "KJ" te gjitha procdurat ligjore te dhenies se statusit duke kaluar me pas dhe ne rastin konkret te Hoxhes. Sipas asaj qe citoi dje Sinani, duke ju referuar ligjit ne Kuvend qe ekziston per statusin e veteranit dhe qe eshte ndryshuar dhe plotesuar tre here qe nga viti 1994 deri ne vitin 2000, me vendime te ndryshme qeverie, kete status mund ta marrin te gjithe personat qe kane nje libreze veterani, ku cdo muaj eshte shenuar 100 lekeshi qe ata marrin dhe qe eshte i regjistruar ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, certifikaten personale dhe kerkesen e bere per te marre kete status. Sipas Sinanit, nuk eshte i vertete dhe nuk eshte i parashikuar ne ligj qe duhen tre deshmitare per te vertetuar nese dikush ka qene ne lufte apo jo. "Nje gje e tille behet vetem ne rastet kur dikush qe nuk njihet fare ben kerkesen per marrjen e statusit dhe kontributi i tij eshte i panjohur. Ndersa per rastin e Enver Hoxhes, eshte e pamundur dhe absurde te kerkosh gjera te tilla, pasi te gjithe e dine rolin qe ai ka patur", sqaroi per "KJ", shefi i sektorit te veteraneve, duke mohuar ne menyre kategorike qe nga institucionet shteterore eshte kerkuar nje gje e tille, pretendim i ngritur pak kohe me pare nga e veja e ish-diktatorit. Sipas Sinanit dhe dokumentacionit qe ai kishte ne dispozicion Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit, nuk ka marre kerkese nga Nexhmije Hoxha, as ne kohen kur ajo vete beri kerkesen per te marre statusin e saj dhe as ne vitet e mepastajme.


    -----

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ej, ē'po ndodh kshu, po tallen me kete popull si tu doje qejfi...

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    ej, ē'po ndodh kshu, po tallen me kete popull si tu doje qejfi...
    Titulli "Deshmor i popullit" i mbeti mangut. Dhe e di si mund te arsyetohet ky titull :"Deri ne frymen e fundit luftoi psikopatisht kunder armiqve kapitaliste revizioniste"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kush ka ngelur pa u rehabilituar?
    Ne Kili u denua Pinoēeti dhe pse shume mjeke thane qe nuk ishte normal nga gjendja psikike kurse ketu po rehabilitohen diktatoret.
    Ku po shkojme te ma shpjegoj ndonje se une nuk e kuptokam dot .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Lajmi i fundit...

    TIRANE (6 Janar) -Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka vendosur sot t'i heq statusin e veteranit ish diktatorit Enver Hoxha. Sipas News24, Majko e ka shfuqizuar sot vendimin duke e cilesuar ate te gabuar, nga ana e Komisionit te Statusit te Veteraneve te LANC-it. Sipas tij, nuk ka pasur ndonje kerkese nga ana e familjes se ish diktatorit Hoxha, lidhur me statusin e veteranit. Enver Hoxha qendroi ne krye te qeverise dhe popullit shqiptar per rreth 50 vjet. Me vdekjen e tij mori fund sistemi totalitar duke i hapur rruge pluralizmit ne Shqiperi, dhe komunikmit me boten qe per 50 vjet ishte nje enderr e parealizueshme. bm/bm (News24/BalkanWeb)
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ---
    KJ

    ------

    E Premte, 07 Janar 2005


    MAJKO: ENVER HOXHA NUK KA LUFTUAR

    Pas botimit te lajmit ne "KJ" dhe reagimeve te shumta, ministri Majko vendos te terhiqet

    Edlira Prenga

    Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, shfuqizoi dje vendimin e vartesve te tij per t'i dhene statusin e veteranit ish-diktatorit Enver Hoxha. Menjehere pas publikimit te ketij lajmi nga "Koha Jone" dhe reagimit ne mediat e shkruara dhe vizive, ministri Majko vendosi ta anuloje vendimin qe dikasteri qe drejton kishte marre vetem disa dite me pare. "Shfuqizimi vjen per mosrespektimin e kerkesave proceduriale nga ana e Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Bazuar ne ligjin aktual, te interesuarit per marrjen e ketij statusi nuk i kane paraqitur komisionit dokumentacionin e nevojshem sipas kerkesave ligjore. Ligji eshte i barabarte per te gjithe", thuhet ne njoftimin per mediat te Ministrise se Mbrojtjes. Diktatori Enver Hoxha qe nga fundi i vitit te kaluar gezonte te drejten e statusit te veteranit, pasi me nje vendim te vecante te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit qe funksionon prane Ministrise se Mbrojtjes, ish-diktatorit iu dha ky status i vecante. Kete kerkese Ministria e Mbrojtjes e pranoi pas kerkeses se bere nga institucioni i Presidences. Ishte shkruar qarte ne protokollin e Ministrise se Mbrojtjes ku thuhej se me date 24.12.2004, Enver Halil Hoxha, merr statusin e Veteranit te Luftes se LANC-it, duke hedhur poshte tashme cdo aludim nese ish-diktatori eshte apo jo pjesemarres i luftes se bere kunder pushtuesit te huaj. Eshte heret per te thene e gjykuar historine e vendit tone, pasi jane historianet qe do ta bejne nje gje te tille. Por dhe ligjerisht nepermjet kerkeses se bere nga presidenca, Hoxha e ka tashme statusin e veteranit. Para do kohesh ishte e veja e Hoxhes qe i beri dy here kerkese me shkrim kreut te shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, qe Hoxha te marre statusin e veteranit duke i kujtuar atij se babai i tij ka fjetur nen nje batanije me Enverin ne ditet e luftes. Dhe kujtesa i ka vlejtur kreut te shtetit per te kerkuar nga zv/ministri i Mbrojtjes qe Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit te marre ne shqyrtim kerkesen per dhenien e statusit. Dhe kerkesa ka gjetur menjehere diskutim dhe miratim ne mbledhjen e fundit te vitit qe sapo lame pas te ketij komisioni, duke marre tashme fuqine ligjore te saj. Nuk mund te mohohet qe Hoxha ka qene pjese drejtuese e shtabit te pergjithshem te LANC-it, por tashme kjo gje eshte e vertetuar ligjerisht. Dy dite me pare, Kujtim Sinani, shef i Sektorit te veteranit ne kete ministri, sqaroi per "KJ" te gjithe procedurat ligjore te dhenies se statusit duke kaluar me pas dhe ne rastin konkret te Hoxhes. Sipas asaj qe citoi Sinani, duke ju referuar ligjit ne Kuvend qe ekziston per statusin e veteranit dhe qe eshte ndryshuar dhe plotesuar tre here qe nga viti 1994 deri ne vitin 2000, me vendime te ndryshme qeverie, kete status mund ta marrin te gjithe personat qe kane nje libreze veterani, ku cdo muaj eshte shenuar 100 lekeshi qe ata marrin dhe qe eshte i regjistruar ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, certifikaten personale dhe kerkesen e bere per te marre kete status. Sipas Sinanit, nuk eshte i vertete dhe nuk eshte e parashikuar ne ligj qe duhen tre deshmitare per te vertetuar nese dikush ka qene ne lufteapo jo. Nderkohe, ministri Majko e rrezoi dje vendimin e ketij komisioni me argumentin se familjaret e Enverit duhet ta benin kerkesen prane Ministrise se Mbrojtjes dhe jo Presidences.

    ---


    ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri
    --


    Gracka e Diktatorit

    E Premte, 07 Janar 2005

    Me fitimin e statusit te Veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, tani kur po mbushen 15 vjet nga vdekja e Enverit, Nexhmije Hoxha nuk duket se synon thjeshte te fitoje ca para me teper per pleqerine e saj. Por, me shume se kaq, nje vendim i tille duket se eshte nje kurth, ku duket se po binin shume lehte pasuesit e PPSH ne pushtet. Nje gracke ku mund te kishin rene te gjithe shqiptaret dhe historia jone e 50 viteve te dyta te shekullit qe sapo kemi lene pas. Fitorja e nje statusi te tille, do te ishte certifikata me e mire, per zyrtarizimin e riciklimit te perjetshem, te figures se Diktatorit komunist te Shqiperise.

    Nje riciklim qe do ta identifikonte jeten dhe vepren e "Gjeneralit" pas vdekjes, me ate te mijera partizaneve qe vertete ishin "ushtaret" e tij ne ate periudhe te Luftes, por qe nuk kane asgje te perbashket me te. Duhet pranuar qe Enver Hoxha, pavaresisht sistemit qe u vendos me pas ne Shqiperi, ashtu si edhe Stalini ne BRSS, ka qene njeriu qe udhehoqi ate force politike dhe formacionet e saj te armatosura, qe marshuan triumfalisht ne Tirane, si fitimtare. Por, ne asnje rast te historiografise serioze te botes moderne, fitimtaret e nje lufte, qe me pas, e shfrytezuan ate per tu bere diktatoret e popullit te tyre, nuk jane reabilituar. Pasi, demi qe ata i sollen vendit te tyre, ishte shume here me e rende, se fitorja e nje lufte, qofte edhe ajo kunder nazi-fashizmit.

    Josif Visarianovic Stalini, njihet jo vetem nga BRSS por edhe nga aleatet perendimore te Luftes se Dyte Boterore,- Presidentet e SHBA dhe Britanise,- qe u ulen perkrah tij ne Jalte, si drejtuesi i nje lufte qe mposhti ushtrine hitleriane. Por, mizorite e tij te mevonshme kunder qytetareve te vet, Enver Hoxha ashtu si edhe Pol Poti, Mao Ce Duni etj, ia kane hequr atyre te drejten per te qene figura te nderuara, me statuse te vecanta, qofte edhe si ajo qe po kerkon sot per te, bashkeshortja e tij 82- vjecare. Pervec ndonje nostalgjiku te harruar, jo vetem qeveria e Moskes, por edhe populli rus apo i ish republikave te tjera ish- sovjetike, nuk e nderojne me figuren e Stalinit, i kryqezuar madje 4 dekada me pare, qe ne Kongresin e XX te PK se BRSS, te drejtuar ne ate kohe nga Nikita Hrushovi.

    Me aktin e refuzimit qe i beri dje, kerkeses per dhenien e statusit te veteranit per Enverin, me shume se i hoqi nje njolle te mundshme PS ne kete vit elektoral, ministri Majko, ndoshta pa dashjen e tij, i hoqi mundesine Nexhmije Hoxhes per te futur historiografine shqiptare, ne gracken e reabilitimit zyrtar, te diktatorit dhe diktatures komuniste ne Shqiperi.




    --

  8. #8
    Nuk e lexova te tere se me jane merzitur per vdekje keto brockulla dhe skenare. Ah, moj e mjera Shqiperi...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KOHA JONE

    ---


    ALIBIA MAJKO-MOISIU PER ENVERIN

    Edlira Prenga

    Nderkohe qe diktatori Enver Hoxha ne prill te ketij viti mbush 20 vjet qe ka nderruar jete, institucionet shqiptare perpiqen ta mbrojne ate. Presidenti Moisiu dhe ministri Majko tentuan dje ta shesin si nje keqkuptim vendimin e Komisionit te Veteraneve prane Ministrise se Mbrojtjes, i cili i dha statusin e veteranit ish-diktatorit, ne fund te vitit 2004. Dy institucionet kryesore po perpiqen tashme te mbulojne me se miri njera-tjetren duke mos marre mbi vete pergjegjesine per dhenien e deshmise Enver Hoxhes. Vendimin e Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit, Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, e ka anuluar dy dite me pare duke e konsideruar ate si nje veprim te nxituar. Per te perforcuar kete ide te tijen, ministri Majko u shpreh dje se eshte bere nje kerkese nga institucioni i presidences, por qe eshte kerkuar me teper nje sqarim per procedurat qe duhet te ndiqen per dhenien e statusit te veteranit. Kjo deklarate e shefit te dikasterit te Mbrojtjes erdhi dje menjehere pas takimit qe ky i fundit kishte ne dje me kreun e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu. Sipas Majkos kerkesa e bere nga kreu i shtetit ne forme sqarimi eshte keqkuptuar nga Komisioni i Veteraneve, duke e marre si te mireqene kerkesen dhe duke i dhene statusin e veteranit diktatorit Hoxha. Po nga ana tjeter kabineti i presidences ka dale menjehere dje ne nje konference per shtyp duke pergenjeshtruar faktin qe presidenti ka bere nje kerkese zyrtare per dhenien e statusit te veteranit diktatorit Hoxha. Nga ana tjeter zedhenesja e presidentit nuk mohon faktin qe eshte marre kerkesa nga e veja e Hoxhes, duke ja kaluar me pas per kompetence ministrit perkates. E gjithe kjo "lufte" deklaratash e bere ne nje hark kohor prej dy ditesh nuk eshte thjesht nje keqkuptim mes institucioneve. Pse ju desh Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit qe funksionon prane Ministrise se brojtjes te mblidhej per te pare me prioritet kerkesen e bere nga kreu i shtetit per te pare mundesine e dhenies se statusit te veteranit ish-diktatorit? Me pas del nje anulim vendimi nga Majko, duke u cilesuar si nje keqkuptim dhe qe per Hoxhen duhet te ndiqen te gjitha procedurat si per cdo veteran tjeter qe ka marre pjese ne lufte. Sipas deklarates se presidences kabineti ka marre 3 700 letra per probleme te ndryshme dhe me pas si nje agjensi i ka shperndare ato per te marre sqarimet perkatese. Nga ana tjeter Nexhmije Hoxha eshte shprehur dhe nje here dje se i ka shkruar dy here presidentit dhe se nuk ka ndermed qe ajo te mbledhe deshmitare per te vertetuar nese Enveri ka qene ne lufte apo jo, pasi sipas saj kjo do te ishte e turpshme. Por qe gjithsesi nuk mohon faktin qe i ka shkruar dy here Moisiut per te njohur Hoxhen si veteran te luftes.

    Presidenca: Nuk ishte propozimi yne

    Institucioni i Presidences i cileson spekulime zerat se presidenti ka paraqitur nje kerkese per dhenien e statusit te veteranit, diktatorit Hoxha. Zedhenesja e presidences ka sqaruar dje ne nje konference per shtyp se "Presidenti i Republikes nuk ka dekretuar, nuk ka urdheruar dhe as nuk ka propozuar dhenien e statusit te veteranit Enver Hoxhes". Sipas zedheneses Aferdita Sokoli, per ceshtjen ne fjale eshte ndjekur rruga zyrtare si per cdo leter drejtuar kryetarit te shtetit. "Letra e Znj. Hoxha ishte nje nga 3700 letrat adresuar Presidentit te Republikes vitin e kaluar dhe per te cilen u ndoq praktika normale, duke ia kaluar per kompetence ministrit perkates", vuri ne dukje ajo, duke mos mohuar ne kete menyre faktin se ka patur nje kerkese te tille dhe me pas kjo kerkese ne emer te Presidences i eshte adresuar Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit, prane Ministrise se Mbrojtjes. Per kreun e shtetit, me i rendesishem mbetet fakti i pasqyrimit sa me te vertete me ate qe do te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Opinioni publik shoqeror ka nevoje te degjoje si po pergatitemi per zgjedhjet, te cilat jane vendimtare per kete vit. Ai do te dije cfare po behet per te ulur papunesine dhe si gjykojne forcat politike per te; do te dije si do te luftohet me mire korrupsioni, varferia, kriminaliteti, dhe si do te plotesojme me shpejt kushtet per levizjen e lire, etj", thuhej ne deklaraten e djeshme, duke dashur qe ne kete menyre kjo ceshtje te mbyllej ketu.
    E Shtune, 08 Janar 2005


    ENVERI DHE DESHTIMI I DEMOKRACISE

    Nga Edi Lesi

    Debatet e diteve te fundit per statusin e ish-diktatorit, eshte e sigurte se nuk do te ishin bere nese 15 vjet pas hapjes se Shqiperise dhe instalimit te demokracise, do te kishim me shume fryte te ketij sistemi.

    Fryrja e ketyre temave, rreth rolit apo meritave te Enverit, nuk eshte vetem deshmi e ekzistences se nostaligjikeve. Me se shumti, kjo vjen nga zhgenjimi qe shume njerez kane provuar ne demokraci.

    Nese sot do te gezonim disa standarte, po te ndjeheshim realisht me afer BE-se, pakkush do te kishte arsye te kthente koken mbrapa.

    Duke qene ne nje gjendje ku shumica e qytetareve ne vend nuk merr dot nje vize per te qarkulluar lirisht, kur nuk ke te sigurte voten, kur nuk kryen dot nje pune ne nje sportel te shtetit pa paguar para, pra duke ekzistuar keto rrethana, Nexhmija eshte ne gjendje qe me nje leter te turbulloje shume mendje dhe te kalle debat te zjarrte.

    Keshtu, jo vetem nostalgjiket e pakorigjueshem, jo vetem hysnimilloshet, por edhe te tjere gjejne kohe sa te duash per te vrare, me kesi argumentash.

    Hicmeshume se disa privilegje dhe te drejta qe kane siguruar shume vende lindore, ish-komuniste si ne, do te duheshin qe te ishte kryer nje here e mire divorci me te kaluaren e erret te 45 viteve.

    Vende si Rusia, apo republika qe kane qene nen ndikimin e Moskes, kane provuar edhe ato diktatura te egra, por sot temat qe rrihen atje kane te bejne me perfeksionimin e standarteve dhe pershpejtimin e integrimit real ne BE.

    Mungesa e progresit ne kete drejtim tek ne, eshte terreni qe pjell debato-enveret. Sigurisht, propozuesit e statusit te veteranit, hallkat nga ka kaluar kjo histori kane pergjegjesine kryesore te humbjes se kohes me te tilla histori. Por njesoj fajtor per kete gjendje te brishte mentale, ku Enveri rremben mendjet e njerezve, jane aktoret kryesore te politikes se ketyre viteve qe e kane lene Shqiperine vendin me te korruptuar ne Europe, vendin ku ende nuk jane te sigurta disa liri dhe te drejta themelore te njeriut.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mbi nje batanije leshi shtruar mbi kanape shkruan Ardiani..qe i di mire pune..

    Shekulli

    --

    Teatėr me veteran


    Ardian Klosi

    Para do kohėsh pata shkruar njė ese pėr teatrot verore tė politikės sonė. Duke vėshtruar lajmet e djeshme, kuptova se nė vendin tonė jo vetėm politika, por edhe mediat kanė nevojė pėr teatėr, dhe nevPoja nuk ėshtė vetėm pėr teatrin veror, por edhe pėr atė dimėror. Fjala sot ėshtė pėr teatrin: “A ishte Enveri veteran?”
    Pėsoj gjithmonė njė si shkrehje nė periudhė pushimesh, njė mosdashje pėr tė marrė penėn e pėr t’u hedhur prapė nė sheshin e betejave (tė qena apo tė mosqena) tė realitetit shqiptar. Kėtė herė, pas takimit tė pėrsėritur me botė mė tė qeta, dhe shumė shumė mė tė kultivuara, por sidomos pas katastrofės biblike qė ra mbi njė pjesė tė njerėzimit, e tillė qė na bėn tė mendojmė edhe njė herė realitetin e kokrrizave qė pėrfaqėsojmė, polemikat shqiptare dalin nė njė dritė edhe mė absurde.
    Mirėpo pėr ēudi, ėshtė pikėrisht ky absurditet qė na bėn tė hidhemi sėrish nė arenėn e betejave tė fjalės. A ishte vallė Enveri veteran? Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unė pjesė e absurditetit mediatik-politik tė njė realiteti tė caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirėpo ja qė diku ėshtė njė frikė, se po nuk e ngrite zėrin, po nuk e luftove absurditetin, ai do tė na pėrmbysė si njė tsunam i paanė mendor, deri nė atė pikė sa nė njė tė ardhme tė afėrt do tė mundim veē ta belbėzojmė gjuhėn tonė tė bukur shqipe.
    Konkretisht: po mundohem tė zbėrthej absurditetin e temės sė lajmeve tė djeshme, siē i pashė nė njė stacion televiziv, por qė padyshim ėshtė marrė e rimarrė edhe nga sivėllezėr tė tij. Tema ėshtė: A duhet njohur Enveri si veteran? Se kush ia nisi kėsaj furtune nė botėn e mediave tona, nuk ėshtė aspak e qartė. Njėherė duket sikur ishte Nexhmia (i dėrgoi Moisiut njė letėr, qė tė njihet Enveri si veteran – punė e madhe, mund tė thotė dikush, letrat e njė vejushe plakė nuk pėrbėjnė lajm). Pastaj ngjan sikur, nė tė vėrtetė, lajmin e bėri presidenti Moisiu. Ky, sipas gazetarit apo redaksisė televizive, kėrkesėn e vejushės e hodhi pėr shqyrtim: ai ia dėrgoi atė Komisionit tė veteranėve. Por mund tė jetė edhe Komisioni i veteranėve, pra as Nexhmia e as Moisiu, ai qė shkaktoi lajmin e bujshėm. Tė shohim. Njė personazh i katėrt qė futet nė skenėn e teatrit dimėror ėshtė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko (nuk kuptohet nė ē’funksion doli nė skenė ai: si lider socialist me mbeturina enveriste, si dhjetorist i ēalė apo si shef i njė ministrie qė paskej edhe njė sektor tė panjohur: Zyrėn e Veteranėve?). Duke ndjekur kronikėn televizive ėshtė krejt e pamundur tė gjesh njė logjikė ose shkaktarin e vėrtetė tė lajmit: Vejusha e intervistuar nė plasėn e derės (diē mė mirė se ta kish dhėnė intervistėn te syri magjik) edhe e pohon qė ka dėrguar njė letėr te Presidenti, por edhe e mohon se ka kėrkuar qė Enveri tė njihet si veteran. “Enverin e njohin tė gjithė si komandant tė Luftės, unė s’kam pse kėrkoj njė gjė qė dihet”, i thotė ajo gazetares, e cila me sa duket ka vėnė njė kėmbė te plasa e derės nė mėnyrė qė vejusha tė mos ia mbyllė atė para hundėve. Mikrofoni pas kėsaj skene dramatike qė zhvillohet diku nė Laprakė, kalon te Afėrdita Sokoli, gazetarja e kohėve tė luftės, sė cilės i shkon bukur mirė qėndrimi pėr veteraninė ose joveteraninė e dikujt. Mirėpo Afėrdita nuk na thotė asgjė tė saktė, ajo deklaron se Presidenti ka kaluar njė kėrkesė pėr te Komisioni, sikurse bėn me mijėra tė tjera.
    Ėshtė krejt e qartė se askush nuk do ta mbajė topin Enver nė anėn e vet. Secili vėrteton se vazhdojmė ta kemi keq punėn me tė kaluarėn tonė, se, sa mė shumė botohen, aq mė tė paditur bėhemi (pėrfundimi: Mė mirė tė na e bėjnė historinė tė huajt, sikurse deri mė sot). Tė gjithė janė zėnė nė njė si siklet ofiqial. Vejusha ia doli edhe njė herė tė shqetėsojė njė Shqipėri tė tėrė. Tani qė ajo s’ka mė levat e pushtetit dmth. tė pėrjashtimit nga Partia, dėbim-internimit, arrestimit ose pushkatimit, e vea, Enveri i gjallė mes nesh, rri e rri dhe hedh nga njė gur nė publik, qofshin kėto memuaret e rrėfyera sipas qejfit, ose njė letėr dėrguar kėshilltares Afėrditė. E pėrfytyroj pastaj tek hap televizorin dhe fėrkon duart kur sheh veten nė krye tė lajmeve, ashtu si dikur, kur ēelte njė Konferencė ose inauguronte njė piramidė... “Pesė vjet do tė mė qani, pesė vjet do tė mė shani, gjithė jetėn do tė mė kujtoni”. Ja ku doli dhe fjala e popullit...
    Dy vetė, pėrfaqėsues tė dy kampeve, gėzohen pa masė pėr kėtė qė ndodhi, e kam fjalėn pėr hedhjen e pyetjes: A ėshtė Enveri veteran? Ata janė Sali Berisha dhe Idajet Beqiri. Tė dy kanė nevojė pėr profilim, pėr protagonizėm, pėr vėmendje mediash. I pari (mos o Zot!) sepse ėshtė nė prag tė njė fushate tė re dhe do tė dalė edhe njė herė si kampion i sė djathtės dhe i dėnimit tė diktaturės. I dyti ngaqė do tė flakė tej namin e keq tė terroristit, pėr t’u bėrė edhe njė herė pėrfaqėsues i ndjenjave tė majta veterane tė shqiptarėve “Pse ia rrėzuam ne monumentin mė 21 shkurt?” sokėllinte dje udhėheqėsi demokrat, duke harruar se ishin tė tjerė nė atė kohė qė e rrėzuan monumentin, kurse ky nuk pranonte as t’ia zinte nė gojė emrin Enverit dhe me tė tijtė bėnte ēmos tė pėrmbante turmėn. Letra e Nexhmijes i erdhi si me porosi, bombėl oksigjeni pėr tribunat qė na presin deri nė zgjedhje.
    Askush nga ne, e kam fjalėn nga njerėzit qė nuk pjesėmarrin me dėshirė nė polemika tė tilla tė shpifura – kush pėr tė mbushur orėt televizive e kush pėr tė mbledhur kapital politik – nuk ka ndonjė mėdyshje pėrballė pyetjes: A ėshtė Enveri veteran? Njė njeriu qė vrau dhe syrgjynosi gjithė shokėt e vet dhe qė udhėhoqi njė vend tė tėrė drejt katastrofės ekonomike dhe morale, nuk i pyetet se ē’punė tė mira mund tė ketė bėrė gjatė dy vjetėve tė largėta tė jetės sė tij (edhe nė ato vite nuk rreshti sė vrari prapa shpine shokėt). Ėshtė diēka e ngjashme, sikur kilianėt sot tė diskutonin pėr kontributin e Pinoēetit nė luftėn antikolonialiste, ndėrkohė qė ai plak i leqendisur, i cili nė jetėn e tij ka kryer shumė mė pak delikte sesa kandidati ynė pėr veteran, po kalon nga gjyqi nė gjyq, pikėrisht pėr t’u pėrgjigjur pėr krimet e tij.
    Sidoqoftė, ky mund tė jetė edhe thjesht opinion personal, pasi nuk kam tė drejtė tė flas nė emėr tė shumė njerėzve. Nė tė vėrtetė, ajo qė mund tė bėj ėshtė vetėm qė tė pėshtetem nė kanape dhe tė vazhdoj tė ndjek teatrin dimėror tė mediave dhe tė politikės shqiptare.



    08/01/2005

    ....

    ja cthote ai qe nuk duron provokacionet..kinse..
    Berisha: Enveri veteran, provokacion pėr tė vrarėt dhe tė internuarit


    N. Perndoj

    TIRANE- Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka pritur aspak mirė vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve pėr dhėnien e statusit tė veteranit, ish-diktatorit Enver Hoxha. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, lideri i opozitės, u shpreh se ky ėshtė njė provokim i hapur nga presidenti Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano. “Enver Hoxha ėshtė vėnė nė historinė e Shqipėrisė si krimineli mė i egėr dhe mė ēnjerėzor, qė shqiptarėt kanė patur nė tė gjithė shekullin. Josif Stalin njeriu qė udhėhoqi Bashkimin Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore, luftė nė tė cilėn popujt e kėtij vendi bėnė sakrificat mė tė mėdha njerėzore, ėshtė dhe mbetet nė analet e historisė si krimineli numėr njė i shekullit tė 20-tė. Hoxha ėshtė Stalini i shqiptarėve. Akti i Alfred Moisiut dhe i Fatos Nanos ėshtė njė provokacion i ulėt, nga mė tė ulėtit, qė mund t’u bėhen dhjetėra dhe qindra mijėra shqiptarėve tė cilėt pas luftės u ekzekutuan dhe u burgosėn dhe u internuan pėr bindjet e tyre. Duhet tė kesh ndėrgjegjen e klikės nė pushtet, qė tė pėrpiqesh tė shpallėsh diktatorin mė tė egėr tė Europės veteran”, - tha dje Berisha. Kryetari i opozitės, shtoi se iniciativa tė tilla, mund tė ēojnė edhe nė njė lėvizje tė dytė popullore, si ajo e shkurtit e vitit 1991. “Duhet t’i them kėsaj klike se mė 20 shkurt ne nuk rrėzuam bustin, por rrėzuam bustet e gjalla dhe t’i siguroj se loja e tyre mund tė ketė pasojė, qė edhe ata tė pėsojnė tė njėjtin fat tė busteve tė gjalla tė vitit ‘91. Tė mos provokojnė shqiptarėt dhe ky ėshtė njė akt i shėmtuar i atyre qė nuk kanė ndėrgjegje shoqėrore. Kjo ėshtė njė pėrpjekje monstruoze pėr tė rehabilituar monstrėn e historisė sė shqiptarėve”, - tha ai.



    08/01/2005
    ---
    ja dhe RD-ja
    Presidenca fsheh letrėn qė kreu i shtetit i ka dėrguar tė vesė sė diktatorit

    Nexhmija zbulon Moisiun

    E veja e diktatorit i ėshtė adresuar me tė njėjtat kėrkesa, tre herė radhazi edhe presidentit tė mėparshėm, Rexhep Meidani. Meidiani, ndryshe nga Moisiu, kishte refuzuar qė t'u pėrgjigjej tre letrave tė Nexhmije Hoxhės

    Presidenca ėshtė munduar dje qė tė kalojė me njė sqarim publik skandalin e fundit, sipas tė cilit Presidenti ka kėrkuar njė zgjidhje tė shpejtė pėr dhėnien e statusit tė veteranit pėr diktatorin Hoxha. Nė njė deklaratė pėr shtyp tė Presidencės mundohej tė sqarohej se Presidenti ka kėrkuar nga autoritetet e Ministrisė sė Mbrojtjes vetėm zbatimin e procedurave ligjore pėr rastin nė fjalė. Por ajo qė ka fshehur dje Presidenca ėshtė letra qė kreu i shtetit i ka adresuar tė vesė sė diktatorit Hoxha. Njė fakt i tillė ėshtė bėrė i ditur dje gjatė njė prononcimi qė Nexhmije Hoxha dha pėr televizionin "Klan". Hoxha tha se i ishte adresuar Presidentit qė tė ndėrhynte pėr tė zgjidhur marrjen e Statusit tė Veteranit tė Luftės pėr bashkėshortin e saj. Vetė e veja e diktatorit pranoi, se nuk i ishte nėnshtruar asnjė prej procedurave ligjore, por i ishte adresuar direkt Presidentit tė vendit. Por, Nexhmija ka arritur tė sqarojė dhe atė pjesė tė letrės qė zyra e Moisiut e fshehu dje pėr publikun. Nė pėrgjigjen drejtuar tė vesė sė diktatorit, Moisiu, sipas vetė Nexhmijes, kishte kėrkuar qė tė zgjidhej sa mė shpejt dhėnia e Statusit tė Veteranit pėr diktatorin Hoxha. Nė mes tė sqarimit tė bėrė nga Presidenca dje dhe letrės sė Moisiut pėr tė venė e diktatorit ka njė mosrakordim qėndrimesh. Moisiu mundohet tė fshehė tė vėrtetėn, dhe tė mohojė se ka kėrkuar dhėnien e shpejtė tė Statusit tė Veteranit pėr diktatorin, ndėrkohė qė njė gjė tė tillė e konfirmon Nexhmije Hoxha.

    E veja e diktatorit i ėshtė adresuar me tė njėjtat kėrkesa edhe presidentit tė mėparshėm, Rexhep Meidani. Mediani ndryshe nga Moisiu, megjithėse njė president i zgjedhur me votat e PS kishte refuzuar qė t'u pėrgjigjej tė tre letrave tė Nexhmije Hoxhės.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Reagojnė shoqatat e ish-tė pėrndjekurve politikė

    "Enver Hoxha ishte kriminel"

    Ne pėrfaqėsuesit e tė pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, pasi u njohėm nėpėrmjet medias se Komisioni pranė Ministrisė sė Mbrojtjes tė qeverisė shqiptare, i ka dhėnė statusin e Veteranit, diktatorit mė tė egėr tė Europės, pas Luftės sė Dytė Botėrore, sadistit kriminel Enver Hoxhės, deklarojmė si mė poshtė:

    1.Dėnojmė veprimin e papėrgjegjshėm kriminal tė kėtij Komisioni dhe kėrkojmė nga ministri i Mbrojtjes zoti Pandeli Majko shkrirjen e kėtij komisioni tė papėrgjegjshėm.

    2.Ky ėshtė njė provokacion i hapur qė i bėhet gjithė popullit shqiptar. Demokracisė, por nė veēanti shtresės sė tė pėrndjekurve politikė, prej tė cilėve sipas vendimeve tė kėtij diktatori, u vranė, u burgosėn, u internuan dhe u dėbuan me qindra dhe mijėra burra dhe gra intelektualė nacionalistė, patriotė, fėmijė nė barkun e nėnės, rini qė humbi shpresėn dhe tė ardhmen.

    3.Enver Hoxha ka qenė dhe do tė ngelet njė kriminel, i cili mban pėrgjegjėsi pėr tė kaluarėn, pėr tė tashmen dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    4.I bėjmė thirrje edhe njė herė tė gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ish-tė pėrndjekurve politikė tė kujtojnė se edhe nė Shqipėri ėshtė instaluar plotėsisht regjimi i Enver Hoxhės prandaj ky ėshtė njė thirrje e kujtesės pėr ne qė tė mos harrojmė asnjėherė plagėt e vjetra dhe plagėt e reja, tė cilat me kėto veprime edhe sot nuk janė shėruar. Ne i kishim falur pėr hir tė kombit, por kėta qėllimisht me provokimet qė bėjnė kėrkojnė edhe njėherė kthimin e diktaturės dhe hapjen prap tė luftės civile dhe jo pajtim kombėtar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nano-Moisiu, trashėgimtarėt e Enverit

    Mujė BUĒPAPAJ


    Vendimi i shtetit shqiptar pėr tė rehabilituar diktatorin Hoxha ka lėnė pa frymė shumicėn e popullit shqiptar, por edhe Perėndimin. Nuk do pyetje qė ky veprim do t'ia mbyllė portat e integrimit Shqipėrisė, pasi nga njėra anė, kėrkesat formale pėr integrim euroatlantik dhe nga ana tjetėr, rehabilitimi i njė figure tė urryer diktatoriale si Enver Hoxha, janė dy gjėra qė nuk shkojnė.

    Sa herė qė mė ėshtė dashur tė shkruaj pėr temėn e diktaturės kėto vitet e fundit, gjithnjė mė ka ardhur nė ndihmė njė poezi e famshme e njėrit prej disidentėve tė shquar tė Lindjes, me titull "Trashėgimtarėt e Stalinit". Disidenti rus Jevtushenko shkruante mes tė tjerash se pėr sa kohė qė janė mbi dhe trashėgimtarėt e Stalinit, paqe dhe harmoni nuk mund tė ketė jo vetėm nė atdheun e tij, por askund tjetėr nė kėtė botė. Duket se profecia e poetit tė paktėn nė Shqipėri ėshtė provuar deri nė tragjizėm, tek merret vesh vendimi i Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, i nxitur nga kryeministri Fatos Nano, pėr tė shpallur kriminelin Enver Hoxha si veteran tė luftės.

    Veprimi i nxituar i dyshes Nano-Moisiu pėr tė shpallur diktatorin mė tė madh tė Europės sė pas Luftės sė Dytė veteran., ka lėnė pa frymė jo vetėm shumicėn e popullit shqiptar, por edhe Perėndimin. Nė asnjė vend ish- komunist nuk ka ndodhur qė tė shpallen veteranė figurat e inkriminuara tė regjimit komunist, pavarėsisht nga roli i tyre nė Luftėn e Dytė. Diktatura qė udhėhoqėn, varret kolektive, tė pushkatuarit pa gjyq dhe mjerimi qė iu sollėn miliona njerėzve gjatė 50 vjetėve tė shekullit tė kaluar, u ka hequr atyre ēdo tė drejtė pėr tė qenė simbol i asaj qėndrese kolektive kundėr nazifashizmit, siē janė veteranėt.

    Katėrmbėdhjetė vjet mė parė, kur populli i kryeqytetit rrėzoi bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha, tė paktė kanė qenė ata qė do tė kishin besuar po t'iu thoje nė atė moment se portreti i diktatorit do tė rikthehej pėrsėri nėpėr institucione dhe vetė ai do tė shpallej veteran. Pėr fat tė keq, jo vetėm portreti i diktatorit u rikthye nė Muzeun Kombėtar dhe Ministrinė e Jashtme, si njė sfidė e paparė askund nė Europėn ish-komuniste, por edhe vetė enverizmi u rehabilitua me shpejtėsi tė madhe. Pas rikthimit tė komunistėve nė pushtet, nė mars tė vitit 1997, nė krye tė strukturave tė shtetit u ngjitėn me poterė dhe kėrcėnime edhe trashėgimtarėt e Enverit.

    Askund nė Europė nuk pati njė nxitim tė tillė vrastar se sa nga trashėgimtarėt e Enverit pėr tė ēmontuar demokracinė shqiptare gjatė kėtyre tetė vjetėve tė fundit, duke lėnė tė parealizuara tė gjitha shpresat e popullit shqiptar, i cili me mesditėn e 20 shkurtit tė vitit 1991 mendoi se qe ēliruar nga makthi i gjatė i diktatorit dhe se mund tė ecte pėrpara krahas tė gjithė popujve tė tjerė tė kontinentit. Siē thotė edhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare, nomenklatura e vjetėr komuniste ndėrpreu nė mes ėndrrėn europiane tė shqiptarėve, duke ndėrtuar edhe njėherė politikėn e izolacionit dhe tė deformimit tė reformave politike dhe ekonomike, duke ēuar nė krye tė institucioneve apo nė nivelet e dyta tė tyre pasardhėsit e ish-byrosė sė vjetėr komuniste.

    Pasardhėsit e Enverit nė krye tė qeverisjes shqiptare ia kanė dalė qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė instalojnė njė sistem represioni dhe pėrjashtimi fatal ndaj opozitės antikomuniste nė vend. Shtypja brutale e Lirive dhe tė Drejtave themelore tė Njeriut, vrasja e rreth 30 drejtuesve tė lartė tė opozitės, pėrfshirė edhe liderin e Lėvizjes sė Dhjetorit, Azem Hajdari, kanė shėnuar hapa pas tė demokracisė nė Shqipėri. Reagimet negative tė Bashkimit Europian lidhur me Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me Shqipėrinė, Kėshillit tė Europės, Kongresit Amerikan dhe OSBE-sė, ėshtė njė reagim i ashpėr i Perėndimit ndaj trashėgimtarėve tė Enverit nė Tiranė, tė cilėt akoma mendojnė se mund tė ruajnė pushtetin e tyre jo legjitim me metoda jo demokratike, me krime dhe intriga tė stilit tė Hoxhės, me papunėsi, mjerim, errėsirė, korrupsion dhe fatalitet shtetėror.

    Manipulimi i rėndė i tė gjitha zgjedhjeve tė pas qershorit tė vitit 1997, orientimi politik i drejtėsisė, blerja dhe manipulimi i shtypit tė pavarur, si dhe pėrfshirja e drejtuesve tė lartė tė shtetit nė krime dhe korrupsion, kanė bėrė qė shoqėria shqiptare tė jetė pėrsėri njė shoqėri e dėnuar, dhe Shqipėria njė vend i izoluar po aq sa mė 20 shkurt 1991, kur ra diktatori dhe u ngrit vigani.

    Vendimi i duetit Moisiu-Nano pėr rehabilitimin e figurės sė diktatorit Enver Hoxha na sjell nė mendje 20 shkurtin e vitit 1991, por edhe grevėn e urisė tė qindra studentėve tė Universitetit tė Tiranės, na sjell pėrfytyrimin e mijėra qytetarėve tė Tiranės qė brenda pak minutave rrėzuan pėr tokė monumentin e diktatorit komunist dhe bashkė me tė, edhe tė mitit tė tij.

    Nuk do pyetje se kėtė fat do tė kenė edhe trashėgimtarėt e Enverit, nė qoftė se nuk do tė anullojnė vendimin pėr shpalljen e terroristit Enver Hoxha si veteran lufte dhe nuk do t'iu pėrgjigjen pozitivisht kėrkesave tė popullit shqiptar e Perėndimit pėr kalim tė butė tė pushtetit tek opozita, pėrmes zgjedhjesh tė lira dhe tė ndershme.


    --------------------------------------------------------------------------------

    PD dėnon nderimin qė krerėt e shtetit i bėnė monstrės sė historisė

    Rehabilitimi i diktatorit ėshtė provokacion i rėndė

    Berisha: "Shkurti i vitit 1991 mund tė mbetet nė harresė me fatin qė do tė pėsojnė bustet e gjalla tė pushtetit. Nuk ka provokacion mė tė ulėt ndaj shqiptarėve, sesa pėrpjekja e Nanos dhe Moisiut pėr tė rehabilituar figurėn mė gjakėsore tė historisė sonė kombėtare"

    "Rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha ėshtė njė akt i shėmtuar dhe provokativ pėr miliona shqiptarė qė vuajtėn deri nė mizori regjimin e tij terrorist". Shkak pėr kėtė reagim tė kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, shėrbeu njė vendim i njėanshėm i Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, marrė nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar dhe bėrė publik kėto ditė pėr shpalljen veteran lufte tė diktatorit komunist Enver Hoxha.

    Kryetari i PD-sė tha dje gjatė njė konference shtypi se "duhet t'i them kėsaj klike se mė 20 shkurt, ne nuk rrėzuam vetėm bustin, pasi rrėzuam bustet e gjalla dhe duhet t'i siguroj se loja e tyre mund tė ketė pasoja qė edhe ata tė pėsojnė tė njėjtin fat si bustet e gjalla tė vitit '91". Berisha u bėri thirrje krerėve tė shtetit dhe qeverisė tė mos provokojnė ndjenjat e kombit shqiptar. Siē tha ai, "tė mos provokojnė shqiptarėt, se ky ėshtė njė akt i shėmtuar. Kjo ėshtė njė pėrpjekje monstruoze pėr tė rehabilituar monstrėn e historisė sonė kombėtare". Duke komentuar figurėn e diktatorit, kryetari i PD-sė dhe i opozitės shqiptare u shpreh se "Enver Hoxha ėshtė nė historinė e Shqipėrisė krimineli mė i egėr, mė mizor qė shqiptarėt kanė patur nė tė gjithė shekujt. Edhe Stalini, njeriu qė udhėhoqi Bashkimin Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore, luftė nė tė cilėn popujt e kėtij vendi bėnė sakrificat mė tė jashtėzakonshme njerėzore, ėshtė dhe mbetet nė analet e historisė si krimineli numėr njė i shekullit tė XX". Kryetari i PD-sė deklaroi se "Hoxha ėshtė Stalini i shqiptarėve".

    Nė vazhdim tė komentit tė tij, Berisha theksoi se "akti i Moisiut dhe Nanos ėshtė njė provokacion i ulėt, nga mė tė ulėtit qė mund t'iu bėhet dhjetra dhe qindra mijėra shqiptarėve qė pas Luftės u ekzekutuan, u burgosėn dhe u internuan pėr bindjet e tyre. Duhet tė kesh ndėrgjegjen e klikės nė pushtet qė tė pėrpiqesh tė shpallėsh diktatorin mė tė egėr tė Europės sė pas Luftės veteran".

    Kryetari i PD-sė, i cili nė fillim tė viteve '90 udhėhoqi protestat popullore qė ēuan nė rrėzimin e diktaturės komuniste, lindjen e pluralizmit politik, rrėzimin e bustit tė diktatorit dhe fitoren e demokracisė mė 22 mars 1997, paralajmėroi se njė vendim i tillė do tė ketė pasoja pėr regjimin. Berisha pohoi se "dua t'i them kėsaj klike se mė 20 shkurt, ne nuk rrėzuam vetėm bustin, pasi rrėzuam bustet e gjalla dhe duhet t'i siguroj se loja e tyre mund tė ketė pasoja qė edhe ata tė pėsojnė tė njėjtin fat si bustet e gjalla tė vitit '91. Tė mos provokojnė shqiptarėt, se ky ėshtė njė akt i shėmtuar. Kjo ėshtė njė pėrpjekje monstruoze pėr tė rehabilituar monstrėn e historisė sonė kombėtare".

    Siē theksoi Berisha, "shkurti i vitit 1991 do tė mbetet nė harresė me fatin qė do tė pėsojnė bustet e gjalla tė pushtetit. Tė mos ketė iluzion pėr kėtė, se nuk ka provokacion mė tė ulėt ndaj shqiptarėve, sesa pėrpjekja e Nanos dhe Moisiut pėr tė rehabilituar figurėn mė gjakėsore tė historisė sonė kombėtare".

    M.B

    ---



    ja cthot dhe tjetri qe dikur me nje trajs leshi nden gune.. vente ne lidhje te shkrimtareve..

    GSH

    --

    INTERVISTE / Flet shkrimtari: Nuk mund tė mohohet historia

    Agolli: Enveri e meriton statusin e veteranit tė luftės


    --------------------------------------------------------------------------------

    Blerina Gjoka


    Shkrimtari Dritėro Agolli kėrkon qė shteti tė shohė me ftohtėsi dhe realitet ēėshtjen e statusit tė veteranit pėr ish-diktatorin komunist Enver Hoxha. Sipas tij, atė qė ia jep historia nuk mund t'ia heqė dot askush. Enveri ka luftuar me pushkė nė krahė pėr tė ēliruar vendin dhe kjo nuk mund t'i mohohet pėr shkak tė faktit se mė pas u bė njė diktator. Shkrimtari Dritėro Agolli tenton t'u ofrojė njerėzve njė version tė qartė dhe tė pranueshėm tė historisė. Sipas tij, duhet tė pranojmė atė qė ėshtė e dukshme dhe e drejtė, fakti qė Enver Hoxha ka luftuar nė Luftėn Nacionalēlirimtare nuk mund tė mohohet nė mėnyrė arbitrare. Urtėsia e shkrimtarit me flokė tė bardhė tenton qė t'u tregojė, dhe atyre njerėzve qė kanė vuajtur nėn regjimin diktatorial tė Hoxhės, se historia duhet parė nė sy dhe jo tė mohohet. Dritėro Agolli thekson se statusi i veteranit nuk ėshtė njė medalje meritash pėr kohėn e regjimit, por ėshtė thjesht njė akt formal qė pranon njė aspekt tė historisė.

    Zoti Agolli, ditėt e fundit opinioni ėshtė pėrfshirė nė debatin nėse duhet t'i jepet statusi i veteranit Enver Hoxhės. Sa e drejtė ėshtė, sipas jush, dhėnia e kėtij statusi ish-diktatorit?
    Tė gjithė ata qė kanė marrė pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare dhe kanė luftuar pushtuesin fashist, nazizmin dhe tradhtarėt e vendit, e kanė statusin e veteranit. Pavarėsisht ēfarė mund tė themi sot, se si shihet emri i Enver Hoxhės, ėshtė marrėzi qė tė mos i japėsh statusin e veteranit atij qė ka luftuar. Kjo ēėshtje duhet parė me ftohtėsi dhe nė kuadrin historik tė luftės.

    Por kėrkesa e familjes sė Hoxhės pėr dhėnien e statusit ėshtė hedhur poshtė nga ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko...
    Duhet tė sqarojmė njė gjė. A ka qenė Enver Hoxha me pushkė nė krah nė luftė? A ka qenė Enver Hoxha komandant i pėrgjithshėm i Luftės Nacionalēlirimtare? Ai e ka futur Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve tė Bashkuara dhe ka formėzuar shtetin. Tė gjitha kėto nuk mund t'ia mohojė njeri.

    Dhėnia e kėtij statusi mund tė sjellė reagim tek populli. Si mendoni?
    Unė nuk them qė sot atij t'i jepet "Shqiponja e Artė", njė dekoratė e lartė. Por populli duhet tė mėsohet me historinė .
    Ata qė janė fanatikė, apo ata qė kanė pėsuar ndonjė fatkeqėsi, duhet ta shohin historinė siē ėshtė. Ne s'mund tė themi qė ai ka qenė pėrkrah fashistėve. Historia ėshtė ajo qė ėshtė.


    Ēako: Status ballistėve nėse i jepet Enverit

    Deputeti i Ballit, Alfred Ēako, u shpreh se Enver Hoxhės do t'i jepej statusi i veteranit vetėm nė rast se ky status do t'u jepej edhe ballistėve tė rėnė nė luftėn e zhvilluar nė vitin 1943. Njė gjė e tillė ėshtė paraqitur edhe nė projektligjin e hartuar prej tij. "Nė projektligjin qė ne kemi hartuar ėshtė kėrkuar qė tė ndryshojė statusi i veteranit. Ose tė shkojė nė zero, tė mos ketė asnjė status tė tillė", tha Ēako. Njė tjetėr variant i tij ėshtė edhe njohja si luftė civile ajo e vitit 1943, "dhe tė dyja palėt tė jenė njėsoj nė status".


    Nexhmije Hoxha: Enveri s'ėshtė si tė tjerėt

    "Nuk do tė ndjek procedurat ligjore pėr tė fituar statusin e veteranit pėr Enverin, pasi ai njihet botėrisht se ishte Komandanti i Ushtrisė Antifashiste NacionalĒlirimtare". Ky ėshtė reagimi i bashkėshortes sė ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, dhėnė dje pėr mediat. Reagimi vjen menjėherė pas sqarimit tė dhėnė nga Ministria e Mbrojtjes pėr vendimin e marrė, nė tė cilin thuhej se dosja qė nevojitet pėr dhėnien e kėtij statusi Enver Hoxhės ėshtė e paplotė dhe se duhen edhe disa dokumente. "Unė pėr tė fituar statusin e veteranit kam ndjekur tė gjitha procedurat ligjore, por nuk mund ta bėj njė gjė tė tillė pėr atė qė njihet se ishte komandant", tha Nexhmije Hoxha. Ajo shpjegoi se arsyeja e vetme e letrės sė dėrguar prej saj te Presidenti i Republikės ishte vetėm dhėnia e statusit tė veteranit Enver Hoxhės dhe jo pėr tė pėrfituar pension nga ky status.

    SKĖNDER GJINUSHI
    Qė t'i jepet statusi i veteranit Enver Hoxhės, duhen parė kriteret qė duhen plotėsuar. Nėse i takon sipas kritereve, le t'i jepet. Por, mesa dimė, veterani duhet tė ketė qenė nė luftė. Enveri ka qenė komandant dhe komandanti merr pjesė nė luftė. Kjo s'ka lidhje me atė ēfarė ka bėrė mė pas ai. Ėshtė njėsoj si t'i mohosh Salės pjesėmarrjen nė lėvizjen e dhjetorit.

    NERITAN CEKA
    Njė veprim i tillė ėshtė abusrd dhe me pėrmbajtje politike. Shpallja e Enver Hoxhės veteran lufte ėshtė jashtė ēėshtjeve historike, por njė cilėsim thjesht politik. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė rikthyer figurėn e Enver Hoxhės, gjė qė ėshtė e pamundur. Ky debat ėshtė i padobishėm, pasi i duhet lėnė historianėve qė tė bėjnė vlerėsimin e tyre.

    PASKAL MILO
    Enver Hoxhės nuk mund t'ia japėsh statusin, kur ai e ka. Ėshtė absurde tė diskutosh pėr njė gjė tė tillė, pavarėsisht nga komentet dhe reagimet qė ngjall figura e Enver Hoxhės. Ėshtė njė e vėrtetė qė s'mund ta fshijė askush, se ai ka qenė komanndant i luftės dhe e ka drejtuar atė. Vetė debati pėr dhėnien e statusit ėshtė absurd.


    URAN METKO
    Historia bėhet nga ata qė fitojnė. Ne na ėshtė ofruar historia qė ėshtė bėrė nga vetė Enveri. Historianėt sė fundmi kanė nxjerrė fakte qė vėrtetojnė qė Enveri nuk ka qenė fare partizan, por njė emisar i sllavokomunizmit nė Shqipėri. Mendoj qė, pėrderisa historia ende nuk ėshtė vėnė nė linjėn reale, do tė ishte mirė tė mos merrej njė veprim i tillė pėr t'i dhėnė statusin e veteranit Hoxhės.

    DASHAMIR SHEHI
    Absolutisht qė nuk i takon Enver Hoxhės qė tė marrė statusin e veteranit, pasi ai ishte diktatori mė i egėr i vendit tonė dhe i Europės. Fakti qė ka bėrė luftė nuk do tė thotė se atij duhet t'i takojė ky status, pasi edhe Hitleri ka bėrė luftė, por kjo nuk do tė thotė qė t'i varim dekoratat e medaljet pėr masakrat qė ka bėrė.

    SHPĖTIM ROQI
    Kryekriminelit nuk mund t'i jepet njė vend nderi. Ky ėshtė restaurimi i komunizmit dhe i kriminelėve, pas restaurimit ekonomik qė ata i kanė bėrė vetes. Ata janė nė gjendje tė prodhojnė ngjarje mė tė dhunshme se ato tė 1990-s. Ky ėshtė absurdi i politikanėve shqiptarė, qė kanė lėnė pa strehė ish-tė pėrndjekurit politikė dhe kėrkojnė t'i japin statusin e veteranit kryekriminelit.

    -------

    Me iku nje deklarat e Kut Koles per kto gjera..dhe ai denonte enverin megjithse te fusha zez te Ali Demi ne 97-ten ngriti grushtin enverist bashk me Dokle arapet..

    kush e gjen deklaraten e Kurt rrufjanit ta sjelle..

    -

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •