Nese e ke zbuluar, cili eshte? Pse dhe si (e zbulove)?
Ke zbuluar qellimin e jetes tende? po cili eshte AI ?
Nese e ke zbuluar, cili eshte? Pse dhe si (e zbulove)?
Ke zbuluar qellimin e jetes tende? po cili eshte AI ?
Qellimi i jetes eshte te njohesh qellimin per te cilin jetohet jeta.
Si realizohet kjo?
Duke njohur vetveten, njohja e te ciles ka lidhje te pashmangshme me kapacitetin e intelektit te cilin cdokush e arrin ne nivele te cilat nuk i ngjajne njera-tjetres, permes edukimit apo zgjerimit te horizontit per jeten dhe fenomenet apo ngjarjet qe bashkeveprojne me te. Hapi tjeter do te ishte zbulimi i aftesive te arritura permes edukimit per te konkretizuar dhe per te vene ne jete qellimin e te jetuarit.
Qellimi i jetes realizohet duke qene kerkues apo pretendues ndaj vetes.
Si arrihet kjo?
Serish permes arsimit dhe disiplines se "prodhimit" te vullnetit per te arritur ate cka kerkohet nga vetvetja.
Qellimi i jetes eshte te jetuarit me qellimin per te njohur vetveten duke aplikuar gjykimin racional te pa perlyer me subjektivizem mbi menyren e te jetuarit, e ushqyer kjo e fundit me "buken" e arsimit!
Aty ku kaloj une dua te le gjurme ne memorjen e dikujt
Cili eshte kuptimi i jetes sime? Une nuk do perpiqem fare te jap pergjigje reth kesaj pyetje sepse e dua jeten shume, gjithnje duke mos pasur nevoje qe ajo te kete ndonje kuptim.
o me dy molle moj te godita
o me vrave o te vrafte pika
E nuk te rashe per te vrare
Cila eshte me e rendesishme:
Te mesosh qellimin e jetes apo te mesosh te jetosh?
Te mesosh te jetosh me friken e vdekjes apo te njohesh burimin e jetes?
Albo
E dyta e fjalisė sė parė dhe e dyta e fjalisė sė dytė.Postuar mė parė nga Albo
Dua tė jetoj,sepse njė jetė ka burim dhe ka derdhje nė oqean.Nuk dua ta di se pse ka burimin dhe derdhjen,dua vetėm tė lundroj.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Dy gra mbi 70 vjec, nje shqiptare dhe nje amerikane shkonin te dyja ne te njejten kishe te dielave. Ajo amerikania vinte ne Kishe nga azili ku jetonte, kurse ajo shqiptaria vinte nga shtepia e djalit. Te dyjave u kishin vdekur burrat dhe te dyja kishin nga dy djem.
I thote plaka amerikane asaj shqiptares:
- Je me fat qe te mbajne femijet tani ne pleqeri dhe nuk merzitesh sa merzitem une vetem ne azil. Cfare u ke mesuar femijeve kur kane qene te vegjel qe te duan kaq shume dhe te mbajne edhe tani ne pleqeri?
- I kam dashur dhe kam sakrifikuar per ta gjithe jeten time, - iu pergjigj plaka e ardhur nga Shqiperia. Nuk di te kem bere ndonje gje te vecante.
- Po keta djemte e mi perse nuk me duan mua aq sa te duan keta te tute. Edhe une kam sakrifikuar gjithe jeten time per ta bashke me tim shoq, por prape nuk treguan ate perkujdesje qe treguam ne per ta, tani ne pleqeri, - ia ktheu plaka amerikane.
- Nuk e di cfare te te them moj moter, pyet djemte vete me mire.
Plaka amerikane takon njerin prej djemve te plakes shqiptare dhe i thote:
- Zoti te bekofte mor bir qe kujdesesh kaq shume per nenen tende dhe nuk e le vetem. A ben te te pyes, perse kujdesesh kaq shume per nenen tende? Qe e do shume e shikoj, por ajo qe nuk kuptoj eshte se cfare ka bere kjo nena tende kur ti ke qene femije qe nuk kam bere une me femijet e mi.
Djali i cuditur dhe befasuar nga pyetja e plakes amerikane i tha:
- Une mesova qe te kujdesem per nenen time tani ne pleqeri, duke pare se si nena ime perkujdesej per prinderit e saj, gjyshin dhe gjyshen time kur ata ishin gjalle dhe une isha vete femije.
Plakes iu mbushen syte me lot, i ra djalit ne sup dhe u largua duke ecur ngadale kokeulur. Atje e kuptoi se ku ajo kishte deshtuar si nene tek dy djemte e asaj: edhe ajo kur ishte vajze e re, e kish derguar nenen e vet ne azil dhe femijet e saj asnjehere nuk kishin deshmuar perkujdesjen e saj per prinderit e saj.
Perse ua tregova kete episod nga jeta?
Si mendoni se meson me mire nje femije:
1. Duke e urdheruar me fjale qe te kujdeset per prinderit e tij?
2. Duke i dhene shembullin tend me perkujdesjen ndaj prinderve?
Ku mbarojne fjalet dhe ku fillon jeta?!
Albo
Besoj se e di qellimin e jetes sime, Te permbush misionin tim deri ne stacionin e fundit, pra te jetoj.
Dito.
Jam plotesisht dakord me parafolesin...
Lost in a dream
Nothing is what it seems
Searching my head
For the words that you said
Tears filled my eyes
As we said our last goodbyes
This sad scene replays
Of you walking away
Qellimin e jetes e shofim ne fund. Ja si nje film, fillimi, permbajtja dhe fundi.
Keto ne nuk i dime dhe per kete eshte jeta intersante.
N ete vertete te gjithe shpresojme. Shpresa vdes e fundit.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Qėllimi i jetės sė njeriut ėshtė qė tė pėrgatisė sa mė mirė vdekjen e vet, dhe kjo qysh nga dita kur ai ka lindur.
Krijoni Kontakt