Vjeshtės
poetėt ikin
si dallėndyshet
drejtė zjarreve tė reja
nga dielli kallur...
Vjeshtės
poetėt ikin
si dallėndyshet
drejtė zjarreve tė reja
nga dielli kallur...
Ja e dashur, nė pulsin tim filloi tė rrahė sėrish ora e zezė qė mė dhurove pėr ditėlindje. Kishte ngelė aty nė dollap si njė tabu jete pa mbushje baterie dhe me rripin qė i ēkopsitej sa herė bėja ndonjė lėvizje tė papritur. Tash kur kanė kaluar vite dhe pėrvjetorė tė rėndėsishėm bateria e orės sė zezė tė dashurisė sime tė fundit u mbush gati vetvetiu dhe rripi nuk ēkopsitet mė. Ndoshta sepse as unė nuk bėj lėvizje tė papritura me duar apo ndoshta ishte dhe faji i orėtarit qė e rregulloi pėr nja 15 minuta jo tė plota. Ah, sikur tė ishte jeta ashtu qė dhe defektet e rėnda tė orėve tė shpirtit tė mund tė rregulloheshin ashtu pėr pak minuta dhe bateritė e dashurisė tė mbusheshin apo ndėrroheshin aq shpejtė, mbase do tė ishim akoma sė bashku duke gdhirė dhe njė natė sė bashku, duke i dhėnė tė purpurtės sė agimeve evropiane rozėn tonė tė pasionit tė dikurshėm. Pasion qė tashmė po e zbraz, ashtu siē zbrazet njė lum, rrjedha e tė cilit e ēon pavullnetshėm nė liqene luksoze por tė ftohta nė brendėsi Ftohtėsi qė dhe shpirtin ngadalė po ma bren si njė reumė e padukshme .deri nė momentin kur tė ritakohemi sėrish apo kur lumi im tė ndėrrojė rrjedhė e tė zbrazet nė liqene a detra mesdhetare....Amen!
Postuar mė parė nga laguna blu
Posa te zbulova laguna blu..............,
Me pelqejne shkrimet...tua..dhe perfundimi i pafund i shkrimit te mesiperm: "deri ne momentin kur te ritakohemi serish apo kur lumi im te nderroje rrjedhe e te zbrazet ne liqene a detra mesdhetare....Amen......."...shume bukur...
me nderime per laguna blu,
bili99
I dashur Xhabir,
ti mė ke zbuluar mė heret, shumė mė heret si njeri e tash edhe sė voni si forumist. Po them forumist se fjalėn poet se shqiptoj dot mė sepse ka filluar tė marrė konotacione pezhorative...
Pėrqafime ( si ato kur ktheheshim nga vendlindjet tona nė Bregun e Diellit apo kur bėnim ndonjė demonstratė).
l.b
I dashur Laguna Blu,Postuar mė parė nga laguna blu
Tash qe ti do te me besh te vdes nga kurioziteti...dhe ani se si duket kam harruar ..kapituj te tere te jetes ,ose nuk i kujtoj shpesh..duke u ballafaquar me te tashmen shume dinamike.sec me ngrohi zemren kjo pershendetje me aq mall per nje kohe, nje rini te shkuar ...Asgje me nuk eshte si ka qene..as Prishtina s'eshte me ajo...si duket mosha i ka fajet.....
Idenditet
Ne humbem, ku jemi tret?
I njohur ,i panjohur idenditet
Te te gjeje,me len pak te mendoj,
Te pakten,kete une e meritoj,
Do shkoj une ne shkrimet pas,
Shume kurioz jam dhe do te plas.
Nje fjale ,nje varg te lexoj,
Kohen dhe ty te te kerkoj,
Me rinove sot me dhe takat,
dhe ende s'do te coj mesazh privat..
E di qe jeta e shpejte ne "perendim"
Na largoi na dha tjetersim.
ky frymzim s'eshte tu me lodhur.
Keshtu me ka shume lezet,
Laguna blu i njohur,
I dashur,i panjohur Idenditet..
p.s.
Mbase ta kam nderpre rrugen ne shkrimet qe ishe duke shkruar ne kete teme,Ti vazhdo ashtu si qe kishe nisur..dhe une do ti lexoj ato...
Shume perqafime nga Amerika, i yti Xhabiri
Me nderime per Laguna Blu,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-05-2007 mė 15:48
Ka kohė qė nė plazhin privat vijnė gati ē'do ditė mjellmat pėr tu ushqyer. Asgjė e jashtėzakonshme. Vetėm se nganjėherė vijnė dy e nganjėherė vijnė tre. E treta rrin gjithnjė mė e ndrojtur mė e shmangur, njė tė hapur tė flatrave mė larg. Mė ka kuriozuar gjithmonė kjo dhe vetėm tash mėsova se kur ato humbin partnerin nuk ēiftėzohen mė... sa keq mė erdhi pėr koherencėn e tyre dhe seē mu duk se pėrngjahemi sė tepėrmi. Bile bile ato janė mė tė sinqerta edhe se ne njerėzit qė shpesh dijmė ta gėnjejmė vetveten dhe shpesh edhe tė tjerėt se gjoja jemi tė lumtur. Ndaj trishtimi im, trishtimi ynė, ashtu si edhe trishtimi i mjellmave tė plazhit kanė tė njėjtin shkak. Dhe duke menduar kėshtu mė shkuan sytė tek orkidetė e bukura mbi xham qė i kish vėnė e dashura ime aktuale. Pashė nė to pos bukurisė matematikore edhe rrėnjėt e ajrit siē quhen rrėnjėt e vėrteta tė orkideve. Ashtu tė dalura mbi vazo qė thithin ajrin dhe lagėshtinė qė u jepet si njė lėmoshė. Si lėmosha qė neve shpesh din tė na jepė jeta. Njė pikė uji nė formėn e njė iluzioni sentimental, sa pėr tė mos vdekur, dhe njė durim tė pafund duke pritur njė tė nesėrme mė ndryshe...
...........................Postuar mė parė nga laguna blu
I dashur laguna blu,
..Dhe mire e ke si forumist..te zbulova.tash..dhe jam duke percjelle cfar forumisti je...lol....Se vertete jo vetem si njeri por, edhe si poet te kam zbuluar moti...mbi 20 vite te shkuara...dhe je poet i shkelqyer..mos perto te shkruajsh ketu se ka njerez qe ju ben ditet te mrekullueshme me shkrimet tua te bukra ,dhe nje lexues-adhurues mes shume te tjerve jam une ,une forumisti,.......
Me nderime per laguna blu,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 10-05-2007 mė 17:12
Si djalosh urban gjithmonė mė kanė pėlqyer qytetet pėr tė jetuar. Por ka kohė qė rustikalja mė tėrheqė mė tepėr. Ndoshta sa pėr ti ikur vullgaritetit dhe kotėsisė sė jetės. Sepse dheu, toka, ky planet i mrekullueshėm shpesh din tė ti japė edhe tė vėrtetat dhe pėrgjigjet jetėsore.
Kėshtu derisa po kositnja barin nė plazhin privat ngela i befasuar: diku diku kish filluar tė thahej.
Kish filluar tė thahej vetėm ai i vjetri kurse i riu, ai qė kisha mbjellė sivjet, ngritej tėrė krenari, tėrė jeshillėk dhe me forcė mbi dheun e shkrifėt e tė ri qė kisha hedhur si njė ēilim tė ri nė plazh.
Aty kuptova se dheu apo shtrati i shkrifėt dhe i ri e ruan barin nga kallja e diellit. Edhe mosha e barit ėshtė e rėndėsishme: sa mė i ri, aq mė i qėndrueshėm. Ndaj e detyrueshme ishte tė vaditurit me ujė, tė bėrit qull, nė mungesė tė shirave stinorė
Si duket kjo vlen dhe pėr njerėzit dhe nė pritje tė kėtyre shirave mė ra ndėrmend Ti, Ti qė mė bėnje qull sa herė qė hynje nė shtratin tonė tė portokalltė ashtu siē ėshtė bėrė dhe bari im pas portokallisė diellore tė njė stine tashmė pėrvėluese ashtu si edhe dashuria jonė dhe malli im pėr Ty...
uhhhhhhhhhhh...
Sa herė mbjellim diēka nė kopėsht duhet patur kujdes qė tė mos thahet...Rropatemi me mish e me shpirt qė tė mbjellat tona tė jenė azgane, tė ēojnė krye dita ditės ashtu si edhe personaliteti ynė. Po pyjet, kush kujdeset pėr pyjet qė rriten ashtu krenare pa as edhe mė tė voglin kujdes.
Ti mė the se janė shpirtėrat ata qė e bėjnė kėtė. I ruajnė e kujdesen pėr to sikur tė ishin kujdestarėt mė besnikė. Ndaj kur shkojmė pėr pikniqe nė vende tė humbura shpesh na ndodhin pakėnaqėsi tė vogla. Janė ata kujdestarė qė na i shkaktojnė ato, sa herė ta kalojmė linjėn e kuqe tė mirėsjelljes...
Pastaj fantazia ime kaloi te pylli imagjinar i ndjenjave, tek xhungla nė tė cilėn shėtiten shpirtėrat e vdekur tashmė sentimental qė asnjėherė nuk na lėnė tė qetė. Edhe kur jemi mirė edhe kur jemi tė relaksum tamam si nė pikniqe, megjithėate ne ndjejmė mungesėn e dikujt a diēkaje. Tė jesh Ti, tė jenė Ato apo tė jetė ndonjė shpirt qė ende se kam takuar...
Qė tė mos u japim tė drejtė gojėdhėnave popullore mbi zanat a shtojzavallet si diēka "arkaike" ne kemi shpikur termin modern: kujtime.
Kujtime pėrvėluese qė mė kallin shpeshherė akoma mė keq se vapa e kėsaj vere pėrcėlluese dhe tė parakohshme. Pa ditur as vetė se me ē'emėr ti pagėzoj ato...
........Shume bukur...sa mire shkruan...ku ta di sa vete i ben xheloz.../..?.......
je nje diamant i vertete i tregimit te shkurter..dhe vargjeve...je nje diamant...Diamant............
Me nderime per Diamantin dhe vargun e shpirtit,
bili99
Krijoni Kontakt