RD
---
14 vjet RD dhe shtypi i lirė
14 vjet mė parė, njė grup intelektualėsh vendosėn tė nxjerrin numrin e parė tė gazetės sė parė opozitare pėr afro gjysėm shekulli diktaturė. Gazeta "RD" do tė vinte ato ditė tė para tė janarit tė vitit 1991 si surpriza mė e madhe pėr shqiptarėt. Pėr tė parėn herė pas njė kohe mjaft tė gjatė censure, pushkatimi dhe persekutimi tė fjalės sė lirė, bėhej e mundur qė ēdo njeri qė dinte tė lexonte tė njihte realitetin e ri. Njė realitet qė premtonte tė ndryshonte gjithēka, duke e nisur me fjalėn e lirė, duke e vendosur atė nė piedestal.
Nuk ishte e lehtė nė ato ditė janari tė 1991 tė merrje pėrsipėr tė luftoje me fjalėn e lirė diktaturėn. Dalja e numrit tė parė tė gazetės "RD" ndodhi vetėm njė muaj pas krijimit tė PD dhe ishin shenjat e para tė mėdha qė premtonin se opozita po organizohej gjithnjė dhe mė shumė pėr tu pėrballur me aparatin me kriminal diktatorial qė kishte njohur Europa Juglindore.
Nuk ishte e lehtė krijimi i gazetės sė parė opozitare po tė kihet parasysh se vetėm pak muaj mė parė, diktatura pėrmes veglave tė saj si, Fehmi Abdiu kishte dėnuar me varje nė litar, poetin Havzi Nela, vetėm se poezitė e tij nuk pėlqeheshin nga tė pashkollėt e diktaturės. Pėrballja ishte e vėshtirė, qytetėrimi pėrballė sė vjetrės, ndryshimi pėrballė sė shkuarės, dėshira pėr tė ngritur njė sistem tė ri tė demokracisė dhe ekonomisė sė tregut pėrballė dėshirės pėr tė mbajtur nė kėmbė "Perandorinė e sė keqes". Pėrballė "RD" sė 14 viteve mė parė ishte fletushka terroriste e gazetės sė PPSH, e cila me shkrimet e saj kundėr intelektualėve dhe pjesės mė tė emancipuar tė vendit qė fliste pėr ndryshimin, kishte bėrė qė shumė prej tyre tė pėrfundonin pėrpara togės sė pushkatimit, kangjellave tė burgjeve apo kampeve tė internimit.
Misioni qė koha i kishte vėnė pėrpara PD pėr tė udhėhequr procesin e ndryshimeve tė mėdha nuk kishte se si tė mos i bashkangjitej "RD", e cila ishte dhe mbeti tribuna e fjalės sė lirė.
14-vjetori i "RD", mė 5 janar, ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe ditėlindja e shtypit tė lirė. Ndoshta kjo ditė mė shumė se ēdo ditė tjetėr duhet tė bėjė mediat tė reflektojnė se ku ishin 14 vjet mė parė dhe ku janė tani, a ishin kėto media mė tė lira 14 vjet mė parė se sa mund tė jenė tani, cilat kanė qenė sfidat dhe rreziqet e atyre ditėve, dhe cilat janė sfidat dhe rreziqet qė kėrcėnojnė sot median e lirė? Pėrgjigja e tė gjithė kėtyre pyetjeve do tė bėjė qė tė gjithė tė kuptojmė se shtypi i lirė nė Shqipėri ėshtė rritur shumė, jo vetėm nė numėr mė tė madh gazetash apo mediash elektronike, por edhe nė aspektin profesional. Nė tė njėjtėn kohė ajo qė konstatohet, ėshtė liria e shtypit shqiptar mbetet e rrezikuar dhe njė gjė e tillė konstatohet jo vetėm nga lexuesi shqiptar, por edhe nga organizmat ndėrkombėtarė.
Vetėm bashkėshortja e kryeministrit dhe burri i saj, kanė ngritur mbi pesė padi penale dhe civile ndaj botuesve tė medas sė lirė, duke kėrkuar si dėmshpėrblim pėr denoncimin e skandaleve tė tyre miliona lekė apo edhe vite tė tėra burg. Ndėrkaq shumė media tė tjera janė tė diskriminuara nga reklamat, tė cilat qeveria i shpėrndan. Kjo sipas edhe raporteve ndėrkombėtare nė mediat e preferuara tė saj. Thuasje rreziku qė i kanoset fjalės sė lirė sot, ėshtė i njėjtė me atė qė i kanosej edhe 14 vjet mė parė me daljen e numrit tė parė "RD". Ky rrezik ėshtė shuarje e fjalės sė lirė. Nė ballė tė tyre ėshtė sėrish e njėjta parti me emėr tė ndryshuar dhe e njėjta fletushkė terroriste qė ishte dhe 14 vjet mė parė, qė si pėr ironi tė ndryshimit tė kohėrave ajo nuk e ka ndryshuar as emrin. Ėshtė ky binom qė vazhdon tė japė pretenca pėr gazetarėt apo botuesit, tė cilėt nuk i nėnshtrohen qeverisė sė Fatos Nanos.
Nėse 14 vjet mė parė ishte "RD" e vetme qė pėrmbushi misionin e saj tė madh pėr tė ndėrgjegjėsuar opinionin pėr nevojėn e ndryshimeve, sot njė mision i tillė i takon tė gjitha mediave qė si busull tė tyre kanė fjalėn e lirė.
---------------------------------------------
Krijoni Kontakt