Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga Klajdi03
    Po tė flasėsh pėr beqarėt e Shqiperise, nuk mund tė mos tė tė shpėtojė njė lloj buzėqeshje paksa ironike. Kjo sepse tė qenit "single" ose bashkejetesa mbase ėshtė kthyer nė njėlloj mode, apo zgjedhjeje e detyruar pėr shumė tė rinj.
    Kurse vendimi i rėndėsishėm pėr martesė, – sigurisht, kur ai merret me pėlqimin e lirė tė tė dyja palėve, – merret se partnerėt e ndjejnė se mund ta shtyjnė tėrė pjesėn tjetėr tė jetės sė tyre vetėm me njėri-tjetrin ngaqė ata ndjejnė se janė bėrė pėr njeri-tjetrin, shpirtėrisht, intelektualisht, por edhe seksualisht. Nga ana tjeter studimet tregojne se martesa zgjat jeten dhe ne menyre te konsiderueshme. Niveli me i larte i vdekshmerise tek beqaret eshte i njejte me ate te duhanpiresve", ka thene Endrju Oseald, docent i ekonomise ne Universitetin Uoruik dhe kordinator i kerkimeve qe kane bere te ditur se si stili i jetes se beqareve eshte me pak i shendetshem per shkak te stresit dhe te mungeses se nje pike te forte referimi.
    Po pse kjo pavendosmėri nė marrėdhėniet m-f.
    Kur dihet qė 100% nė njė cift nuk pėrputhet pasi nuk ekziston dy qėnie njerėzore tė njejta(binjak nė dashuri).
    Pse nuk lėhet mėnjanė ndonjė gjė e vockėl pėr hir tė sė ardhmes(martesės)?
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  2. #12
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Jam pro idese se bashkejeteses si nje rruge sigurie drejt qellimit final (Martesa).
    Eshte e nevojshme qe dy njerez te njohin gati cdo skute te shpirtit te partnerit per te vendosur pikerisht per finalizimin e lidhjes se tyre. Ne shqiperi eshte gati e pa-mundur kjo ide si pasoje e patriarkalizmit qe mbizoteron ende ne mendjen dhe traditen shqiptare. Vjen koha kur dhe nje ligj vjeterohet dhe per kete abrogohet ose rregullohet, pra edhe ne tradite keshtu duhet te ndodhe.
    Nejse jane dhe kushtet sociale ne shqiperi qe pengojne disi kete opsion qe une e quaj vertet te kendshem dhe mese normal per mos u bere pishman ne te ardhmen. Mjaft cifte ndahen edhe pse kane vite fejese, perse ndodh kjo?

    Dito.
    Pėshėndetje
    Nuk jam kundra mendimit tėnd por ciftet ndahen nė fejesė sepse nuk duan tė gabojnė nė martesė.Pėr kėtė ėshtė dhe fejesa pėr tu njohur pėrpara se tė vendoset martesa.
    Po mė pėrpara qė s“ekzistonte bashkėjetesa si ja bėnin?
    Mos vallė po kėrkojmė me bashkėjetesėn njė mėnyre tė shthurjes monogame?
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne fakt koncepti fejeses e permban brenda kete "modernen" Bashkjetese..

    Pra populli nuk e paskish shpikur kot Fejesen..
    Eshte domosdoshmeri kjo faze para marteses..
    Pra modernja bashkjetese nuk eshte gje e re..
    Edhe fejesa klasike alla shqiptarce e ka mundesine e njohjes..
    Mendoj fejese ne Shqiperi jo jashte shtetit..
    Pra cifti i fejuar me dashuri a mbleseri.. shkojne e vijne pa friken e ilegalitetit..gje qe shoqeron fazen e dashurise neper cepa pallati apo shkurre lulishtesh apo gerxhe fshatrash...
    Ata njohin fare e fisin e njeri jatrit.. shoqerine e njeri jatrit..shijet veset karakterin e njeri jatrit..etj..

    Psh vajza kupton se i fejuari kur ha..(se do i ftoj halla per dreke..) mbllacitet aq tmerresisht sa te ze tmerri..
    Ai krruan k.oqet ne sy te dynjase.. e fryn hundet e hedh qurret ne murin e pallatit apo fshin duart me qurre te shtullat e elektrikut apo trungjet e plepave..se ai eshte nje bishe me motrat e veta apo nenen e vet.. se ai eshte batakci me shoket e u zgurdullon syte cdo vithtundure qe kalon pazarit..etj etj gjera qe kjo Zymbylja nuk i ka ditur me pare..
    E mencura Vajze qe e vlereson fejesen tamam pra per te vezhguar bandillin.. reagon.. I ka te mira karakter e sjellje.. i thot Babait.. Baba caktojme diten e Dasmes..mo e zgjat me..ose..Baba..ai eshte nje gomar qe nuk jetoj dot me te..pik..
    Prandaj fejesa duhet e lehte..jo si behet nder ne Shume pompoze shume e ngarkuar shume e zinxhirizuar.. aq sa Vajza pertyp gjithcka e thot..ne te semes vaft fati im keshtu qenka shkruar..
    Jo.. kurre nuk eshte vone..
    Vajza duhet te vendos per fatin e vet e ska obligim te behet skllave askujt..pik.

    E pe qe i uleriti mamas vet.. hiq dore se neser ty do te te marre shpirtin..pik.
    E pe qe piu nje gote e filloj te bej marrezira ..ik..beji mune..
    Jo po kam turp une.. thone te mjerat vajza..dhe mbyllin jeten me nje krokodil..

    Mos cani kryet.. Te qenit e lire e pamvarur eshte kuptimi i jetes..

    Natyrisht ka vajza detyrime..por te jene detyrime qe i ka pranuar vullnetarisht me dashuri e deshire.. Ketu kuptoj pergjegjsine per familjen qe e krijon me ate per te cilin i digjet zemra..

    qashtu..

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Ēifti tradicional: mashkull - femėr, pastaj vijnė ato mashkull - mashkull dhe femėr - femėr! A po eksperimentohet bashkėshortėsia apo vėrtet gjithnjė e mė shumė njerėzit po i ikin tradicionales?

    Nė mesin e shumė dilemave qė e mundojnė njeriun ėshtė ajo mė e rėndėsishmja: tė jetohet nė bashkėsi, pra, vetė i dyti. Por, martesat qė po i afrohen vitit dymijė janė tė ēuditshme, sepse pasi ėshtė provuar ajo e amshueshmja martesė mashkull - femėr, ėshtė eksperimentuar mjaft nė kėtė fushė. Kėshtu, janė lishur, madje edhe janė legalizuar nė shumė shtete tė botės martesat mashkull - mashkull dhe femėr - femėr, e disa ēifete tė kėtilla kanė “lindur” edhe fėmijė dhe bashkėjetojnė si familje e vėrtetė. Pėrveē kėtyre, ėshtė vėrtetuar se mund tė jetosh edhe vetėm, pastaj edhe me nėnė, me njė fėmijė apo me mikun apo mikeshėn tėnde mė tė mirė. Por, shihet se tė rinjtė e sotėm janė mėrzitur nga konceptet e krijimit tė njė familje tradicionale dhe u janė lėshuar aventurave dhe eksperimentimeve, tė cilat po kurorėzohen me bashkėjetesė tė dy personave, por nė mėnyra tejet tė ēuditshme.

    Martesa “pėr letra”

    Kėto lloje janė tė njohura pothuaj nė tėrė botėn. Lidhja martesore bėhet nė mes tė tė huajve dhe vendaseve nė shtetin pėrkatės. P.sh. nė Itali, pėr tė rregulluar “sogjornon”, pastaj nė Amerikė pėr tė fituar “Green Card” e nė shumė shtete tė Perėndimit. Ndodh qė ēiftet e kėtilla martohen zyrtarisht te ofiēari dhe njė kohė bashkėjetojnė, derisa tė kryehet kontrolli dhe i huaji ta marrė dokumentacionin pėrkatės, pastaj secili e shikon punėn e vet dhe jetėn e vet. Asnjėrit mė s’i intereson pėr tjetrin edhe pse zyrtarisht ata prezentohen si burrė e grua. Kėto martesa tė ēuditshme u kanė ndodhur edhe tė rinjve shqiptarė, tė cilėt nuk e kanė “kapėrdirė” lehtė kėtė kafshatė tė Perėndimit dhe disa syrėsh janė martuar me tė vėrtetė me femra tė huaja dhe kanė lindur fėmijė. Kur skadon afati i kėtyre martesave eksperimentale, ėshtė e pamundshme tė parashikohet.

    Martesa nė largėsi

    Duhen shumė, dashurohen dhe nė fund martohen. Por, kjo bashkėjetesė e lumtur nuk zgjat shumė. Burrit zakonisht i “bie hise” tė largohet nga shtėpia. Merr rrugėn e kurbetit dhe nuk kthehet ndoshta me vite. Femra e martuar kėsisoj dashurohet edhe mė tepėr nė partnerin e tyre bashkėshortor, sepse, siē thekson njė psiko - seksolog i njohur italian Manara: “Largėsia nė dashuri mund tė jetė pozitive dhe tė krijojė raport tė fortė emocional te ēiftet”. Prandaj, nuk ėshtė ēudi kur njerėzit nuk shihen pėr njė kohė tė gjatė dhe sa herė qė takohen ridashurohen sėrish nė njėri - tjetrin. Mė e ēuditshmja ėshtė te kėto martesa “nė largėsi”, kur njėri jeton nė njerin skaj tė botės e tjetri nė tjetrin, qė e pranojnė lidhjen ashtu siē ėshtė dhe femrat nė tė shumtėn e rasteve mbesin as nė tokė as nė qiell. Probleme kėsisoj nė Kosovė ka plot, martohen, pastaj dhėndurėt tretėn e harrohen dikah dhe shkojnė vite derisa tė zbulohet e vėrteta.

    Bashkėjetesa

    Bashkėjetesa apo konkubinati ėshtė bėrė modė e tė jetuarit ndėrmjet ēifteve moderne. Ēifte tė kėtilla qė jetojnė bashkė mund tė gjeshė sa tė duash sidomos te rinia studentore, tė cilėt dashurohen, i “bashkojnė forcat dhe mjetet” dhe vendosin tė jetojnė nėn njė kulm, pėr ta ndarė tė mirėn e tė keqen. Lidhje tė kėtilla ka qė mbahen nė fshehtėsi kėtu te ne, pėrderisa nė botėn e civilizuar ėshtė fare nė rregull ta ndashė shtratrin me tė dashurin, pa farė promovimi zyrtar. Por, pėrpos studentėve, ka edhe tė tjerė qė bashkėjetojnė nė kėtė mėnyrė dhe derisa para opinonit prezentohen si burrė e grua, s’kanė prapa vetes asnjė shenjė identifikimi se “ata qė i bashkon Zoti, njerėzit s’mund t’i ndajnė”. Te martesat e kėtilla, qė nė kuptimin e plotė tė fjalės s’mund tė interpretohen kėshtu, ndodh edhe tė lindin fėmijė, por, fatkeqėsisht, fėmijėt e tillė konsiderohen fėmijė jolegjitim.

    Storia internet

    Sot nė botė njerėzit, tė mėrzitur nga pėrditshmėria dhe ritmi i jetės monotone, kohėn e tyre mė tė madhe po e kalojnė pranė kutive magjike, tė quajtura kompjuterė. Inkuadrimi nė rrjetin e Internetit pa dyshim se ėshtė atraksion i vėrtetė dhe burim i pashtershėm i informatave. Por, po ndodh diēka mė se e ēuditshme: njerėzit po bien nė dashuri pėrmes kėsaj djallėzie elektronike. Dashuritė prej sė largu tashmė janė bėrė hit nė botėn e civilizuar. Dėrgohen porositė, ēiftet komunikojnė me njėri - tjetrin ēdo kohė, pra, kur kanė nevojė dhe ka ndodhur qė edhe tė martohen pėrmes kėtij rrjeti magjik telematik. Edhe kur ndodh ndarja e kėtyre ēifteve, psikologėt besojnė se ėshtė mė lehtė, sepse kur pėrfundon kjo “love affari”, atėherė zgjidhja ėshtė e lehtė: vetėm shtypeni pullėn e kompjuterit dhe gjithēka tretet nė eter. Personat qė janė dashuruar marrėzisht nė personin e kundėrt, e qė s’e kanė njohur kurrė fizikisht, ndoshta s’do tė kenė guxim ta fikin aq lehtė pullėn e kompjuterit. Fatmirėsisht, kėto martesa e lidhje tė kėtilla ende s’kanė arritur te ne, por ėshtė drojė sepse Interneti e ka gllabėruar botėn.

    Pėr fund

    Martesat nuk janė mė si dikur. Martesat janė shikuar si tė shenjta. Sot situata ka marrė kah tjetėr. Mund tė martohesh, tė dashurohesh nė partnerin, por seksologėt thonė se pasioni shuhet, prandaj s’ėshtė ēudi qė martesat jo tė qėndrueshme pėrfundojnė shpejt, dy vjet, pesė, dhjetė! Edhe mė se e pazakonshme, por, sipas analizave tė ekspertėve, mė nuk ka asgjė tė pėrjetshme, sepse ėshtė ardhur nė pėrfundim se edhe martesa ka njė afat dhe kur skadon kjo kohė, ėshtė e pamundur ta kthejmė filmin prapa. Prandaj, tė dashura mike, kujdesuni me ēdo kusht qė martesave tuaja mos t’u dalė afati i pėrdorimit, sepse sot, sipas tė gjitha kėtyre qė i shkruam, as fėmija nuk ėshtė garanci pėr njė lidhje tė shėndoshė e tė fortė martesore.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    martesa Dmth thelbesisht une martohem qe shoqeria te ece perpara

    Martesa si akt eshte i rendesishem per shume njerez. Qysh ne vogjeli dhe deri sa u martova me tajlandezen meskeputur une gjithmone kam pyetur njerezit verdalle pse martohen njerezit. Pergjigjja per rastin tim ishte e thjeshte. Une vete u martova sepse ajo donte te martohej. Shkuam ne bashki morrem nje karte.
    Megjithate, edhe pse i martuar une nuk kuptoj cfare do te ndryshonte dhe se perse njerezit zgerlaqen neper dasma per njerez qe martohen. Mire, cifti ka vendosur te rroje bashke.Po cifti mor vella xhani ka kater vjete qe e ben kete pune. Edhe? Pse duhet te terbohemi ne te tjeret xhanem?

    Pergjigjjet qe kam marre kane qene nga me te ndryshmet: Unitet i deklaruar i ciftit perpara Zotit dhe Qeverrise - ka qene shumica e pergjigjeve.

    q:Po perse ka nevoje Zoti dhe Qeverrrria per deklarimin e unitetit te njerezve?
    a:Nuk se ka nevoje Zoti dhe Qeverrrrria kane nevoje njerezit te kete nevoje Zoti dhe Qeverrrrrrria.
    q:Po perse kane nevoje njerezit?
    a:Sepse martesa u ul njerezve nivelin e kercenimit nga ambienti rrethues dhe u shton nivelin e paqes, eshte provuar. Ka funksionuar ne shekuj. Dhe sepse nese e do dike, pse te mos i dhurosh sigurine e plote, martesen.
    q:Po nese e do dike c'lidhje ka kjo me sigurine? Pse kur e do dike ke nevoje t'ja provosh Zotit apo Qeverrise?
    a:Nese e do dike atehere fillojne problemet e perkatesise. Ti i perket, ai te perket. Njerezit e tjere qe rrethojne ciftin duhet ta dine me qartesi si perkasin njerezit. Luftra kane filluar nga paqartesite. Njerezit linden grabitqare.
    q: Dmth thelbesisht une martohem qe shoqeria te ece perpara.
    a: Ti thelbesisht martohesh se edhe po te mos duash s'ke zgjidhje tjeter. Martesa si institucion mund te mos funksionoje per ty por funksionon per shumicen. Tani shko fshi qurret se shume pyetje paske. Njerezit ku ta gjejne te martohen. Shiko c'behet ne parlamentin shqiptar?

  6. #16
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar mė parė nga I-amėshuar
    Po pse c“farė kemi tė keqe nga martesa?
    Martesa ėshtė institucioni mė i lartė i njeriut.
    Psh: Nė politikė nuk mund tė bėhesh president n.q.s s“je i martuar.
    Apo do na pėlqente qė nesėr motrat(kush ka motra) tė bashkėjetonin me tė dashurit e tyre.
    Si tingėllon kjo pėr njė familje shqipėtare?
    C`farė tė ardhme do tė ketė bota n.q.s tė gjithė fėmijėt njė ditė do tė lindin nga bashkėjetesa?
    esh tjeter ēa tingellon per familjen shqiptare dhe ēa mendoj un qe skam te njejtin mentalitet. E di qe esh e veshtire nqs ime moter (mgjs skam) do te bashkejetonte me nje tjeter po ajo do te ishte zgjidhje e saj jo e imja.
    femijet nga bashkejetesa? po ato qe dalin nga martesa ēa ndryshimi?
    divorcet knej nga jam un jan shum frekuente por edhe ne shqiperi po fillon dhe rritet numri i divorceve.
    e kisha llafin per nje bashkejetese ku te dy duhen jo jeto bashk ne ske future plans kuptove?
    nje lloj martese ku secili ka llogarine e vet dhe panvarsine e vet

    ktu e kisha llafin
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  7. #17
    Kohė me ty Maska e Pog17
    Anėtarėsuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga I-amėshuar
    Po pse kjo pavendosmėri nė marrėdhėniet m-f.
    Kur dihet qė 100% nė njė cift nuk pėrputhet pasi nuk ekziston dy qėnie njerėzore tė njejta(binjak nė dashuri).
    Pse nuk lėhet mėnjanė ndonjė gjė e vockėl pėr hir tė sė ardhmes(martesės)?
    Ti po pyet veten apo Klajdin? Mendoj se ai paragrafi i mesiperm nuk ka lidhje fare me ato pyetjet e tua. Me shume pavendosmeri shikoj ne keto pyetjet e tua sesa ne i gjith forumi.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  8. #18
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga Pog17
    Ti po pyet veten apo Klajdin? Mendoj se ai paragrafi i mesiperm nuk ka lidhje fare me ato pyetjet e tua. Me shume pavendosmeri shikoj ne keto pyetjet e tua sesa ne i gjith forumi.
    Po mirė ti quhesh klajdi apo pog17.
    Bėn mirė qė tė shikosh pyetjen qė tė kam bėrė dhe mos u degėdis nė gjėra qė s“kanė lidhje me temėn.
    Pastaj pėr mua mos u shqetėso se unė pyetjet ja kam bėrė vehtes dhe i kam dhėnė pėrgjigjjen.
    O Pog17 tė tė sqaroj vėllai ty tani nė debat pytjet bėhen jo vetėm pėr tė sqaruar vehten por edhe tė tjerėt. Prandaj n.q.s unė bėj pyetje, i bėj o sepse nuk kam qenė i sqaruar ose pėr ta nxitur mė shumė bisedėn duke e thelluar mė shumė debatin.
    Mos mė keqkupto
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  9. #19
    Kohė me ty Maska e Pog17
    Anėtarėsuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga I-amėshuar
    Po mirė ti quhesh klajdi apo pog17.
    Bėn mirė qė tė shikosh pyetjen qė tė kam bėrė dhe mos u degėdis nė gjėra qė s“kanė lidhje me temėn.
    Pastaj pėr mua mos u shqetėso se unė pyetjet ja kam bėrė vehtes dhe i kam dhėnė pėrgjigjjen.
    O Pog17 tė tė sqaroj vėllai ty tani nė debat pytjet bėhen jo vetėm pėr tė sqaruar vehten por edhe tė tjerėt. Prandaj n.q.s unė bėj pyetje, i bėj o sepse nuk kam qenė i sqaruar ose pėr ta nxitur mė shumė bisedėn duke e thelluar mė shumė debatin.
    Mos mė keqkupto
    Shume faleminderit per sqarimin, tani e ndiej veten me te lehtesuar.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  10. #20
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ndryshimi jane taksat dhe mbiemri. Martesa eshte shpikje e shtetit te mbaje nje fare rregulli ne shoqeri, qe te mos martohen gjysem-vellezerit me gjysem-motrat, te kete secili nga nje family tree te rregullt, etj. etj..

    Nuk e shoh cfare duhet diskutuar.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •