Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 114
  1. #21
    Kohë me ty Maska e Pog17
    Anëtarësuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Mund te preferosh edhe veten apo jo xeni nejse kto jane zgjidhje personale!!?

    Filozofi im i preferuar mbas vetes sime eshte Rudolf Steiner--nje filozofi e aktivitetit shpirteror___(Filozofia e lirise)
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    disa...tani me vjen ne mendje Platoni...shuem njeri i mencur, qe qemoti ky....esenca e teorive te tij akoma nuk kuptohet dhe elaborohet plotesisht....

  3. #23
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga diikush
    disa...tani me vjen ne mendje Platoni...shuem njeri i mencur, qe qemoti ky....esenca e teorive te tij akoma nuk kuptohet dhe elaborohet plotesisht....
    Jeni mjaft i sakte ne kete qe thoni, E kam lexuar Platonin vetem ne dy raste dhe eshte babai i filozofise boterore por qe une fatkeqsisht s`kam rastin te gjej libra te tij te perkthyer ne shqip.

    Dito.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Jeni mjaft i sakte ne kete qe thoni, E kam lexuar Platonin vetem ne dy raste dhe eshte babai i filozofise boterore por qe une fatkeqsisht s`kam rastin te gjej libra te tij te perkthyer ne shqip.

    Dito.
    Odeon, nuk di cte te them per librat te tij ne shqip, pr jam i sigurt se ne Shqiperi duhet te kete tani...une ka vite qe kam lexuar per te...

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Solomon Predikuesi, i Biri i Mbretit David.

    (Proverbat + Kenget + Librin e Koheletit)

  6. #26
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Highlander
    ...
    Martin HEIDEGGER ...
    Kush pretendon të merret me filozofi nuk mund të mos kalojë nga filozofi më i madh i shekullit të XX, Martin Heidegger...

    MARTIN HEIDEGGER.. gjenial! Pasioni i tij i vertete, liria..
    ...me pelqen gjithashtu dhe Kierkegaard-i
    Prektora

  7. #27
    Kohë me ty Maska e Pog17
    Anëtarësuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga Highlander
    Ka dy filozofë që janë e kundërta e njëri-tjetrit, dhe njëri nxënës i tjetrit.

    Martin HEIDEGGER dhe Emmanuel LEVINAS

    Kush pretendon të merret me filozofi nuk mund të mos kalojë nga filozofi më i madh i shekullit të XX, Martin Heidegger. E kundërta do të ishte të vërtiteshe rreth e përqark pa mbërritur askund. Problemi i Qenies dhe i Dasein është shqyrtuar nga Heidegger në mënyrën më të plotë dhe të thelluar, megjithëse pa arritur të përfundojë në një përgjigje të qartë.

    Lévinas (1905-1995), është cilësuar si një nga filozofët më të rëndësishëm të filozofisë etike. Nxënës i Heideggerit, ai është ndarë shumë herët nga filozofia e tij për t'iu futur studimit të problemit të Tjetrit.

    Për Heideggerin, ontologjia paraprin etikën, kurse për Lévinas, etika paraprin ontologjinë. Për Heideggerin, është liria, për Lévinas, drejtësia.
    Keto kohet e fundit kam lexuar shume artikuj qe flasin midis lidhjeve sekrete te Martin Heidegger dhe Nazisteve. Thuhet se ai ishte nje keshilltar i Hitlerit. Shkrimet kishin argumenta dhe fakte qe nuk mund te hidhen poshte, por a mendoni ju se kjo eshte e vertete?
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  8. #28
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Pog17
    Keto kohet e fundit kam lexuar shume artikuj qe flasin midis lidhjeve sekrete te Martin Heidegger dhe Nazisteve. Thuhet se ai ishte nje keshilltar i Hitlerit. Shkrimet kishin argumenta dhe fakte qe nuk mund te hidhen poshte, por a mendoni ju se kjo eshte e vertete?

    I dashur Pog17 !

    Artikujt mbi lidhjet "sekrete" të Heidegger dhe nazistëve nuk kanë të sosur. Ka shumë studime në lidhje me këtë çështje dhe një ndër to është libri i Victor Farias "Heidegger dhe nazizmi" (me sa më kujtohet). Në fakt, ky autor është hedhur poshtë nga pothuaj të gjithë studiuesit seriozë të Heideggerit. Sepse ky libër është i mbushur me plot e plot deduksione të shkurtra dhe shijehidhura. Eshtë e vërtetë që Heidegger ka patur lidhje me nazizmin (jo sekrete siç thua ti por të hapura), dhe kjo ka zgjatur vetëm gjatë periudhës së rektoratit të tij në Universitetin e Friburg (1933-34), ku ai ka qenë zgjedhur me përkrahjen edhe të regjimit nazist në fuqi. Heidegger ka qenë anëtar i partisë naziste deri në shembjen e nazizmit dhe ka paguar kuotizacione të rregullta. Deri këtu asgjë e re. Ka shumë arsye që e kanë shtyrë Heideggerin të përqafojë ideologjinë naziste, por fakti është që vepra e tij filozofike është e pakrahasueshme dhe e pazëvendësueshme për mbarë filozofinë. Ka qenë nxënësi më i dashur i Husserl dhe profesor i Hannah Arendt (që të dy filozofë gjermanë me origjinë çifute). Pas luftës, Heidegger ka qenë dënuar nga forcat okupatore amerikano-angleze-franceze-ruse për të mos dhënë më mësim në Universitete, dhe ky dënim i është hequr në vitin 1951, vit në të cilin ai ka rimarrë e tij të mëparshëm të profesorit në Friburg. Me pak fjalë, mund të të them që ndërsa nga pikëpamja morale Heidegger është i paqartë, nga pikëpamja filozofike ai mbetet filozofi më i madh i shekullit të XX-të. Vepra e tij është e studiuar në të gjitha universitetet e botës dhe mund të jetë filozofi të cilit i janë kushtuar më shumë studime.

  9. #29
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Pog17
    Keto kohet e fundit kam lexuar shume artikuj qe flasin midis lidhjeve sekrete te Martin Heidegger dhe Nazisteve.
    Nuk kane qene lidhje sekrete sepse ka qene anetar i NSDAP (ashtu sic ka qene dhe p.sh Herbert von Karajan ose Wernher von Braun)


    Citim Postuar më parë nga Pog17
    Thuhet se ai ishte nje keshilltar i Hitlerit.
    Thuhet, po nuk eshte e vertete!


    Citim Postuar më parë nga Pog17
    Shkrimet kishin argumenta dhe fakte qe nuk mund te hidhen poshte, por a mendoni ju se kjo eshte e vertete?
    Tani, c'duhet te bejme? Duhet ti veme fleterrufe vepres se tij? C'na hyn ne pune se ku ka qene njehere?!

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Darwin !
    Më fal që po ndërhyj por e harrova pak më parë. Heidegger nuk ka qenë kurrë këshilltar i Hitlerit dhe nuk e ka takuar atë kurrë. Sepse vetë Heidegger pas dorëheqjes nga rektorati (1934), ka qenë i survejuar nga shërbimet e NSDAP. Heidegger nuk ka qenë kurrë një hitlerian por një simpatizant i nacional-socializmit, për të cilin ai mendonte që do të shërbente për një rigjallërim të frymës universitare, një shpresë e zhgënjyer...

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë kafshësh shtëpiake keni / preferoni?
    Nga BlooD_VenoM në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 05:05
  2. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  3. Çfare kuptoni me filozofi?
    Nga xfiles në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 21:34
  4. Humoristi juaj i preferuar?
    Nga Homza në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 06:20
  5. Berisha, më i preferuar si kryeministër
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2005, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •