Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 114
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    i paarrituri Nietzsche
    me pas Hume, Kant, Heidegger

    Se dija qe Frojdi konsiderohesh filozof

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078

    platoni eshte me i madhi i filozofeve

    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_
    Cili Eshte Filozofi Juaj I Preferuar dhe perse !!
    Per veten do thoja Frojdi


    Filozofia e Platonit (427 - 347 p.l.k.)



    Platoni shkruan se te gjitha te keqijat per individin dhe qytetin ( e Athines antike), vijne nga politika driteshkurtra

    dhe, per pasoje, nga regjime te keqija. Sipas tij, per te shpjeguar se si e keqja mund ta mbyte te miren, e padrejta

    te drejten, duhet te analizohen jo vetem te gjitha praktikat njerezore, por dhe motivet, qellimet levizese, sapo ato

    marrin per baze pasionet, qe lidhet me interesa. Filozofia e Platonit kerkon te percaktohen drejtimet e duhura per

    ta bere njeriun me te mire.

    Me kete Shqetesim Platoni ndertoi filozofine e vet, duke e vene theksin te kerkimi i vlerave njerezore.

    Sipas tij, e mira ose e drejta nuk jane vlera thjesht individuale, por matese, etalone te pandryshushme dhe te

    perjetshme, ku ne duhet te mbeshtetemi per te rregulluar jeten tone. Per Platonin, te filozofosh, do te thote ta

    kthesh veshtrimin nga gjerat e dukshme e te prekshme, drejt uniteti te formes ne vetvete, e cila nu eshte e kapshme

    nga shqisat, por arrihet me ndihmen e nje pjese shume te larte te shpirtit tone, me ane te intelektit. Format ose idete

    strukturojne dhe shpjegojne realitetet shqisore. Ato nuk jane produkte te shpirtit tone, sic jane opinionet, por jane

    realitete te perjetshme, te pandryshueshme per te kuptuar larmine e botes shqisore dhe larmine e veprimeve

    njerezore, pra , per te njohur thelbin e gjerave.

    Por si mund dhe a mund te arrihen keto forma dhe ide? - pyet Platoni. Pergjigjen model ai e gjen te

    matematika. Numrat dhe figurat me te cilat operon matematika, format dhe idete me ndihen e te cilave njohja

    matematike rikrijon ne menyre deduktive boten shqisore, perdoren si modele per te menduarit filozofik. Per Platonin

    mbreteria filozofike perbehet nga matematika dhe dialektika. Per dialektiken, pikenisja eshte hipoteza, e cila sherben

    si nje pikembeshtetje per t'u ngritur me lart. Ne saje te metodes dialektike filozofia kalon nga shqisorja ne thelbet qe

    zbulohen nga arsyeja. Nje rol te madh ne zbulimin e ideve sipas Platonit ka edhe reminishenca. Shpirti, para se te futet

    ne trupin e njeriut, ekziston ne boten e ideve. Ne kete bote shpirti njerezr i ka pare idete ne unitetin e tyre, dhe vetem

    mbi bazen e tyre ai njeh boten shpirterore. Kjo quhet reminishence.

    Teoria e Platonit per shpirtin eshte e lidhur edhe me organizimin shoqeror. Shpirti njerezor perbehet nga deshirat, oreksi, arsyeja. Ajo qe eshte skruar paraprakisht me shkronja te vogla ne shpirtin tone, shprehet me shkronja

    te medha ne qytet, ku gjejme si korrespondues te kesaj ndarjeje te shpirtit treshen prodhuesit, mbrojtesit e qytetit

    dhe filozofet, qe duhet te drejtojne. Njeriu i ditur eshte ai qe di dhe arrin te drejtoje shpirtin e vet, duke ia nenshtruar

    arsyes deshirat, kurse mbreti-filozof mund te harmonizoje teresine shoqerore. Ky ( mbreti-filozof) ka aritur te provoje

    se nuk eshte vetem ne gjendje qe te kaperceje deshirat trupore qe karakterzojne prodhuesit, por edhe ekseset e deshirave te mbrojtesve te qytetit. Platoni mendon se vetem ne saje te imtelektit ruhet uniteti i qytetit dhe shmanget arbitrariteti i

    sundimit. Sipas tij, ne qofte se duam qe ta ruajme qytetin nga dekadenca dhe korrupsioni, duhet njohur drejtesia ne vetvete (mision qe u takon filozofeve). Ne vepren e platonit shtrohen disa tema thelbesore te filozofise : kundervenia

    ndermjet opinionit dhe shkences, dukjes dhe thelbit; kerkimi i kuptimeve te sakta dhe te justifikuara; koncepti i se vertetes dhe i bazueshmerise se saj; kerkimi i nje rendi te drejte dhe vlerave te qendrueshme.


    dashuria sipas Platonit

    prezentohet si mendimtar i parë perendimor, që e jep një kontribut specifik rreth dashurisë. Mendimi i ti ka mbetur në shekuj si një pikë baze për gjithë të tjerët që e kan trajtuar dashurin në mënyrë filozofike. Për Platonin dashuria (greqisht Eros – Dashuri) është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetsuse dhe bashkuse, që njeriut ja jep një shtyrje të ordinum të diturisë, që tejkalon çdo gjë matreale dhe që e ngrit kah një pamje tjetër që ne e quajm ideale, që shkon më tej asaj fizike, ku gjindet Bukuria, e Vërteta dhe e Mira. Dashuri don të thotë të zbritësh nga ajo që është e përjetshme, përfekt dhe i pa ndryshushëm.

    Dashuria, për Platonin i përngjan Filozofisë, sepse edhe filozofia e dëshiron të vërtetën, të bukurën dhe të mirën. Dashuria Platonike vendos një urë ku lidh univerzin e njidhmërisë me atë të intelektit, në mes asaj matreale dhe atë shpirtërore. Sipas tij Dashuria gjithnjë liron njeriun nga një izolim që njeriu gjindet në kërtë botë, sepse njeriu nuk e njef të vërtetën në totalitet, e të bukurën në përgjithësi, përshkak se jami të izoluar në këtë trup që gjindemi, dhe prandaj nuk njofim asgjë. Dashuria liron, sepse tejkalon çdo ide që ne kemi e mundohemi të kuptojm. Shumë herë ne nuk i shofim gjërat, por kur personi na thot ëeshtë kështu, ne besojm sepse e dashurojm, ja një dashuri për Platonin, kjo është dashuria që e tejkalon çdo gjë që nuk mundet të mirret me intelektin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 13-01-2005 më 08:08

  3. #33
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    filozofi me i preferuar i imi do ishte Bertrand Russell, sepse filozofia e tij mua me duket shum e sinqerte. ne kto momente jam duke lexuar librin e tij "historia e philozofise perendimore". e rekomandoj per ata qe jan te interesuar ne kte gje.

    nietzschen e kam lexuar shum. besoj se libri i titulluar "dawn of day" eshte vepra e tij me e mir. po ne krahasim me bertrand russell, nicja duket si i cmendur
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Plato eshte filozof qe ka jetuar dymij e pesqind vjet me pare. Ided e tij sidomos ato per krijimin e shtetit jan shum te perparuar per periudhen qe ai jetoi. libri "platos republic" flet me shum per keto gjera jua rekomandoj

  5. #35
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    nje filozof tjetert i preferuar nga mua po jo shum i preferuar nga te tjere eshte Spinoza.

    filozofia e tij me e mire dhe me e perqendruar eshte ne Etike (ethics). mendoj se baruch spinoza do kishte qene filozof me i mir akoma po mos te kishte qene fetar, por e gjithfilozofia e tij revolovohet rreth fese.

    me duket (por nuk jam shum i sigurte) them se disa nga idete e nices vijne nga spinoza (megjithse jan te ndryshuara shum).

    per shembull spinoza thote se nuk ka "te keqe ose te mire "(good or evil). te njejten gje thote edhe nicja ne librat e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 20-02-2005 më 12:38
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Postime
    12
    Sartri dhe Albert Kamy

  7. #37
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Ps

    Deri tani nuk kam degjuar asnje te permendi Mrksin si filozof nuk e di ne e pelqen njeri sepse pak a shume ne vija te pergjitheshme ngjan paksa me Frojdin

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Laertius
    Anëtarësuar
    15-04-2005
    Postime
    1
    Schopenhaueri eshte dhe mbetet filozofi qe e ka ngritur me lart "Maia's veil", me nje origjinalitet te paarritshem....ne krahasim me te gjithe qe nga Nietzsche (me gjithe inkonsistencen e vet) si edhe kopiuesi ingrat Freudi (ne menyre tipike cifuti dhe mosmirenjohesi), et te gjithe te tjeret....i.e. existencialismi i Sartrit etc....jane shembellime dhe elaboracione te cilat bejne me teper dem sepse komplikojne gjerat shume....duke mos thene asgje thelbesisht te re...."La clarte est la bonne foi des philosophes" thote Helvetius (me duket).....domethene e njejta moto eshte ndjekur nga pasardhesit e Shopenhauerit sic eshte edhe ajo e historise...dmth. "Le meme mais autrement".....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Laertius : 15-04-2005 më 23:43

  9. #39
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Michel Foucault
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #40
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    Davidi i Madh (Hebreu)

    Amen!

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë kafshësh shtëpiake keni / preferoni?
    Nga BlooD_VenoM në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 05:05
  2. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  3. Çfare kuptoni me filozofi?
    Nga xfiles në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 21:34
  4. Humoristi juaj i preferuar?
    Nga Homza në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 06:20
  5. Berisha, më i preferuar si kryeministër
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2005, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •