NJOHJA E NDĖRSJELLĖ E LETĖRSIVE SHQIPTARE
(Pjesėmarrje nė njėrin nga debatet e Revistės ARS, Tiranė)
"A ėshtė i drejtė mendimi, se pėr shkak tė autorėve dhe titujve qė prezantojnė prej kohėsh letėrsinė shqipe nė botė, letėrsia shqipe shkruhet brenda 28000 km2 tė Republikės sė Shqipėrisė dhe a ėshtė kjo e fundit nė atė nivel vlerash sa tė meritojė krejt pėrfaqėsimin e letėrsisė shqipe nė botė?"
1. Mendoni se letėrsitė qė shkruhen nga autorė shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, Mėrgatė e Arbėreshėt e Italisė, pėr nga origjinaliteti, veēantitė apo edhe vlerat, pėrfaqėsojnė secila njė segment mė vete apo janė pjesė integrale e asaj qė quhet letėrsi shqipe?
Ardian-Christian Kyēyku: Edhe sikur vetėm gjuha t'i lidhte kėto letėrsi, - kur ėshtė fjala pėr shqipen, - do tė mjaftonte tė shiheshin si pjesė tė sė njėjtės letėrsi. Krijimtaria qė i ka rrėnjėt nė hapėsirėn ballkanike gjithnjė ka pasur tri pėrmasa: brenda kufijve zyrtarė, jashtė kufijve zyrtarė dhe vetėm brenda gjuhės sė vet, nė pavarėsi tė plotė ndaj gjeografisė e historisė "sė pėrditshme". Shqipja i mban kėto pėrmasa tė letėrsisė sonė nė njė harmoni tė brendshme qė duket vėshtirė e kapshme dhe e pranueshme nga ne qė jemi ende gjallė. Mbase "copėzimi" i letėrsisė qė shkruhet nė shqip nuk duhet parė vetėm si mallkim, por edhe si mundėsi pasurimi e kėsaj letėrsie.
1/1. Veē gjuhės sė pėrbashkėt, ēfarė i bėn kėto letėrsi tė quhen shqipe?
Ardian-Christian Kyēyku: Mė duket se kėto letėrsi i binjakėzon nė thelb mėnyra se si qėnia shqiptare, - edhe kur zhvillohet prej vitesh nėn idiomėn apo modus vivendi-n latin, sllav a gjetkė, - reagon metaforikisht ndaj ca ēėshtjesh vendimtare, si: vdekja, dashuria, rreziku i bjerrjes sė identitetit, i gjuhės, ndaj historisė, ndaj tundimeve e veseve tė epokės moderne.
2. Letėrsitė e krijuara jashtė shtetit shqiptar a janė ende tė ekspozuara ndaj rrezikut tė tė qenit gjysmė-shqipe pėr shkak tė vendit ku shkruhen, gjuhės e mentalitetit joshqiptar, si dhe pėr shkak tė mungesės sė njohjes reciprokisht tė domosdoshme me vlerat mė tė mira tė letėrsisė sė vėrtetė shqipe tė shkruar nė njė hapėsirė tjetėr?
Ardian-Christian Kyēyku: Njė letėrsi qė shkruhet jashtė kufijve zyrtarė tė njė vendi vetvetiu detyrohet tė rigjejė e tė kapet sa mė fort pas rrėnjėve tė zanafillės. Sa mė e pavarur tė bėhet ndaj sė pėrditshmes sė njė kombi, aq mė tepėr detyrohet tė gjallojė me mjetet e sė pėrjetshmes sė tij. Mbase pėrjetojmė njė ēast fatlum, kur, falė mėrgimit dhe pėrēarjes sė diktuar nga shkaqe pėrgjithėsisht jashtėletrare, letėrėsia shqipe nė tėrėsi po universalizohet. Letėrsia e mirėfilltė, - gjė e njohur, - nuk merret me ato pjesė tė sė pėrditshmes qė mbeten vetėm tė njė hapėsire gjeografike. Njė libėr i madh nuk ka ē'i bėn stomakut, por ėshtė nė gjendje ta kullojė e ta ngrejė shpirtin nė maja nga ku ēėshtjet e stomakut pėrftohen krejt ndryshe. Nuk duhet harruar se shumica e autorėve tė mėdhenj tė shqipes kanė jetuar e krijuar nė mėrgim (pėrfshi mėrgimin e brendshėm). Ky nuk ėshtė ende njė ligj. Kam pasur fatin tė kryej, nė tezėn e parė tė doktoratės, krahasimin mes drejtimeve tė modernizmit evropian dhe letėrsisė shqiptare tė mes dy luftrave botėrore. Shumėkush mund tė arrijė nė pėrfundimin se shqipes i nevojitet mjaft ndėrmjetėsia e mėrgimit pėr tė rrėzuar muret qė na mbajnė jashtė vetėdijes kulturore evropiane. Mėrgimi si mjet pėr kthjellimin e kujtesės dhe pėr rigjetjen e vetvetes dhe tė logosit nė njė hapėsirė pakrahasimisht mė tė gjerė, - pa gjuhė tė mėdha e tė vogla, - mė pragmatike e mė pak tė dashuruar pas artit; malli si mundėsi pėr tė situr hirin e sė pėrditshmes e pėr tė veēuar (e ndonjėherė: shpėtuar) diamantin e thelbeve; tė jetuarit e autorėve, qoftė edhe pėrkohėsisht, larg "qendrės" zyrtare tė letėrsisė sė cilės i pėrkasin - mė duken pėrmasa metafizike tė fatit tė ēdo shkrimtari. Pėr lėvruesit e shqipes, roli i mėrgimit tani ėshtė mė i dyfishtė se mė parė, tė themi. Dikur mėrgimi vetėm sillte nga jashtė. Tani synon edhe tė shpjerė nga brenda - dhe ka vėrtet me ēfarė ta mahnitė, por edhe ta rinojė sadopak letėrsinė evropiane e mė gjerė. Nuk kam ndonjė kult ndaj mėrgimit e as ndonjė paragjykim ndaj "qendrės", por pėrvoja vetjake mė bind se merremi vesh e madje shkruajmė mė mirė kur jetojmė larg njėri-tjetrit. Besoj se s'ka shkrimtar shqiptar qė tė mos e nuhatė pse-nė.
2/1. Pėrse nuk njihen prej njėra-tjetrės kėto letėrsi? Konkretisht, ju sa prej kėtyre autorėve a veprave njihni?
Ardian-Christian Kyēyku: Kėto letėrsi njihen pak mesveti, sepse koha qė i ėshtė dhėnė secilės pėr tė dalė nga kufijtė e mosnjohjes, ėshtė e kursyer. Secilės letėrsi i duhet mė parė tė dėshmojė fuqinė e vet dhe tė pushtojė hapėsirėn brenda sė cilės shkruhet. Mė pas, me njė ngutje krejt tė shpjegueshme, por nuk e di se sa edhe tė natyrshme, kjo letėrsi synon tė bėhet sa mė shpejt e njohur nė Perėndim. Forca e gjėrave dhe njėsimi i gabuar i historisė me fatin kanė rrėnjosur tek ne sindromin e lavdisė perėndimore. Ai qė pranohet nga vetėdija kulturore e Perėndimit, me ndihmėn e atij "servilizmi" tashmė tė njohur ballkanik, pranohet dhe fiton adhurimin edhe nė trevat e gjuhės sė vet. Bėhet njėfarėsoj i paprekshėm, klasik. Dihet qė hapėsirat mes shkrimtarėve tė shqipes janė tė ngushta dhe secili mundohet tė "marrė zgjerim" duke u dėshmuar sivėllezėrve se sa e vlerėson "i huaji". Mirpo kėto zgjerime, si edhe lavdia jashtė, nuk ia shtojnė pėrjetėsinė e as vlerėn e mirėfilltė letėrsisė. Njoh mė tepėr vepra, se sa autorė. Ndoshta duhet qė jo vetėm autorėt, por edhe botuesit tanė t'u dėrgojnė libra shkrimtarėve me banim nė zonat e tjera tė letėrsisė shqipe. Magjinė e librit tė prekshėm nuk e zėvendėsojnė dot bibliotekat elektronike. Me aq sa mund tė lexoj e dėgjoj pėr librat shqip, vazhdimisht mė vjen tė pres me ngazėllim botimet e atyre qė ende nuk i njeh askush. Besoj se shqipes i janė ruajtur befasi tė mėdha nė kėtė pikė.
3. Informacioni i vetėm letrar qė ka njohje dhe qarkullim tė mjaftueshėm ndėr tė gjitha hapėsirat e mėsipėrme ėshtė ai qė mbyllet me vitet '90-tė. Si ėshtė e mundur qė sot, shumė autorė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Arbėreshėt e Italisė e Mėrgata nuk njihen e as nuk njohin vepra e autorė, po shqiptarė, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Mėrgatė e Arbėreshėt e Italisė?
Ardian-Christian Kyēyku: Mendoj se ky informacion ėshtė i mangėt pėr shumė arsye. Ngulmi pėr ta ngritur njėrin apo tjetrin nė qiell nė dėm tė tė tjerėve, shpesh dėshmon se e ardhmja u takon mė fort kėtyre tė tjerėve. Letėrsia nuk ėshtė bajrak dhe i nėnshtrohet njė hierarkie shumė mė tė hapur, tė shkitshme, ngaqė shkėlqimi i emrave brenda saj asnjėherė nuk ėshtė i siguruar. Shijet tona nuk shesin e nuk japin asgjė me qira pėrjetėsisht. Kėtu bakshishi dhe miqėsitė s'hanė bukė. Shqipja ka pak institucione qė merren me pėrhapjen e letėrsisė gjer nė skajet e kufijve tanė gjuhėsorė. Edhe ato pak institucione drejtohen pó nga njerėz, nga shkrimtarė apo kritikė. Ėshtė utopi tė presėsh qė vetėm dhjetė vjet e ca pas rėnies de jure tė komunizmit kėto institucione ta duan mirėfilli letėrsinė e pavarur dhe t'i trajtojnė me tė njėjtin pėrkushtim tė gjithė autorėt. Jetojmė nėn triumfin e mėnyrės kushtore. Rezerva e vetvetishme e adhurimit tonė ėshtė varfėruar. Ajo u shpėrdorua gjatė realizmit socialist, kur na u desh ta pėrqėndronim fėmijėrisht tėrė adhurimin tonė nė vetėm dy-tre emra. Tani, pas kėtij ēbaraspeshimi, na ka mbetur kryesisht etja pėr t'i pėrjashtuar pothuajse tė gjithė tė tjerėt dhe jo rrallė smira. Gjendja mund tė pagėzohet edhe si "sėmundja e vendeve tė zėna". Besoj se kjo gjendje e pashėndetshme, por edhe fakti qė nganjėherė humori i librave tanė lė pėr tė dėshiruar, na mbajnė peng, tė ngujuar ndaj shoshoqit dhe ndaj zonave kulturore ku ėndėrrojmė tė pėrfshihemi. Nga ana tjetėr, kritika jonė letrare, pėr fat tė keq, ende ėshtė nė gjendje klanore. Pėr kėtė arsye ajo ka vetėm njė autoritet tė pjesshėm, si tė gjitha gjėrat e palira. Nuk them se i mungojnė dhuntitė apo aftėsia e zhbirimit. Mirpo lexuesi i sotėm ndryshon pothuajse krejt nga ai i para '90-ės. Ky lexues, - duhet ta pranojmė, - ėshtė "hasmi", por edhe nxitėsi kryesor i njė letėrsie tė madhe. As letėrsia nuk zė mė vendin qė zinte qoftė edhe para dhjetė vjetėsh. Ajo ka pushuar sė qėni, hėpėrhė, njė mjet mbijetese shpirtėrore. Nuk di si do tė qėndronin punėt nėse nė ēdo kartėmonedhė do tė botohej nga njė poezi e shkurtėr apo copėz e paharrueshme nė prozė.
4. Ende s'ka njė strategji kombėtare pėr njohje tė ndėrsjelltė tė kėtyre letėrsive dhe propagandimit si njė e vetme nėn emėrtimin letėrsi shqipe. Mbi kė mendoni se bie kjo pėrgjegjėsia pėr kėtė mungesė dhe cila mendoni se ėshtė zgjidhja mė e shpejtė dhe mė efektive pėr tė realizuar kėtė komunikim tė dėshiruar?
Ardian-Christian Kyēyku: Mė duket se pėrgjegjėsia kryesore bie mbi paragjykimet dhe mbi pamundėsinė tonė pėr tė pranuar se nė letėrsi ka vend pėr tė gjithė. Kam parasysh vetėm tė gjithė shkrimtarėt e mirėfilltė. Kuptohet, letėrsia ėshtė njė akt tejet vetjak. Ajo i ngjan rendjes sė dėshpėruar e ngadhnjimtare tė njė grupi kamikazesh e jo njė demonstrate pėr mė shumė tė drejta a pėr rritje rrogash. Prandaj "mospranimi" i autorėve mesveti nuk mė duket krejt i panatyrshėm dhe as arsye pėr tė vėnė kujėn. Shpesh arti i madh del nga shkėndijat e pėrplasjes nė rrafsh estetik mes individualitetesh tė kalibrit tė ngjashėm. Nganjėherė kėto shkėndija shtojnė dritėn; herė tė tjera thellojnė terrin. Pėrgjegjėsia bie, pastaj, mbi politizimin e vetėdijes sė lexuesve tanė, qė, nėn dallgėn e dhunshme tė globalizimit, s'kanė si t'i kushtojnė po aq kohė e shpirt letėrsisė sa edhe mbijetesės.
Pėr ndihmesėn e diplomacisė e tė tė tjerėve ėshtė mėkat tė harxhojmė bojė. Ne si shkrimtarė, nė kėtė botė e sidomos nė kėtė periudhė, nuk kemi askėnd tjetėr veē njėri-tjetrit. Njė nga zgjidhjet qė shoh ėshtė tė shkruajmė sa mė mirė, sa mė bindshėm, pa synuar tė ringjallim kėnd nga vdekja, pa i ndarė vetmitė dhe hidhėrimin tonė tė shenjtė me mediat. Toma de Kempis kėmbėngulte me tė drejtė se: "Sa herė dola nė botė, u ktheva nė shtėpi mė i vogėl". Sa herė dola nga letėrsia...
Njė tjetėr mundėsi pėr zbutjen e kėsaj trysnie mė duket se ėshtė tė synojmė tė njihemi mė mirė. Tė njihemi nga afėr. Le tė propozojė secili nga autorėt e ftuar nė kėtė debat njė vend tubimi vjetor tė shkrimtarėve shqiptarė. Pa ēmime, pa hierarki, pa intervista. Thjesht tė mblidhemi sėbashku pėr dy-tri ditė e tė bisedojmė. Mund tė zgjidhet edhe njė temė kryesore debatesh pėr ēdo takim. Me kohė, kėto takime do tė na pastrojnė nga paragjykimet e pashmangshme qė tė pushtojnė kur, para leximit tė njė vepre, emri i autorit tė ka ngjizur tashmė nė kokė njė pėrfytyrim tė shtrembėr.
5. Si e shpjegoni faktin qė botuesit shqiptarė, me ndonjė pėrjashtim, nuk botojnė asnjė autor shqiptar qė krijon jashtė hapėsirės ku shtėpia botuese shtrin aktivitetin?
Ardian-Christian Kyēyku: Pėr gjysmė shekulli rresht, nė vend tė lexonim letėrsinė e madhe botėrore, ishim tė detyruar tė mėsonim pėrmendėsh parrulla. Shqipėria e atėhershme zyrtare na mbante tė poseduar me jokohė, ēka e cėnonte tėrthorazi edhe njohjen e krijimtarisė sė shkrimtarėve shqiptarė qė jetonin jashtė... Botuesit nuk janė martirė. Janė shpesh tė detyruar tė bėjnė ato qė do populli. Kurse populli shpesh bėn atė qė thonė botuesit. Duke lėnė mėnjanė shakatė, ngulmoj tė them se ka botues shqiptarė qė botojnė me pėrkushtim letėrsi shqipe, - "Buzuku", pėr shembull, ose "Camaj-Pipa", "Dukagjini", "Sejko", "Rilindja", "Konica", "Afėrdita", "Onufri" etj, - dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet tė na e heqė mendjen tė paktėn nga vetėvrasja.
Bukuresht, tetor 2003
Krijoni Kontakt