Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Një OJQ amerikane i dorëzon presidentit Rugova një projekt-kushtetutë

    PRISHTINE (16 Shkurt) - OJQ-ja amerikane Public International Law and Policy Group, ka hartuar nje projektkushtetute te Kosoves, e cila iu dorezua te Marten Presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Projektkushtetuta synon te zevendesoje Kornizen Kushtetuese te tanishme dhe mbeshtetet ne kushtetutat e vendeve te Ballkanit, Baltikut dhe Europes Qendrore e Lindore. Hartuesit e saj jane eksperte qe njohin mire ceshtjet ballkanike, ish-zyrtare te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit: Paul Williams, James Hooper, Morton Abramowitz dhe Martin Vulaj. Williams dhe Abramowitz kane qene keshilltare nderkombetare ne perberje te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Rambujese, me 1999. Ndersa avokati Martin Vulaj, eshte kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (National Albanian-American Council). Kjo projektkushtetute ndan pushtetet dhe cakton kryetarin e qeverise si pergjegjes per politikat qeverisese, sigurine dhe rendin. Ndersa per presidentin, detyra kryesore eshte zhvillimi i politikave te brendshme dhe te jashtme te shtetit. Projekti trajton edhe mbrojtjen e pakicave dhe bashkejetesen midis shqiptareve dhe serbeve. Ne hyrje te projektkushtetutes, Kosova percaktohet si "shtet sovran dhe demokratik". em/em (AFP/Balkanweb)

  2. #2
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    A ardhmja e Kosoves eshte ne Evrope dhe BE ka rol vendimtar ne procesin i cili do te sjelle bisedimet mbi statusin e Kosoves, ka thene ne Prishtine, ne takimin e Mekanizmit percjelles per procesin e stabilizim-asociimit, shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. Sikurse eshte njoftuar nga selia e BE-se ne Bruskel, dje ne Prishtine eshte mbajtur takimi i gjashte i Mekanizmit per procesin e stabilizim asociim-it i cili duhet ta pershpejtoje afrimin e Kosoves ne BE dhe ku kane marre pjese perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare te Qeverise se Kosoves. Drejtori i Komisionit Evropian per Ballkanin Perendimor, Rajnhard Pribe ka thene se Kosova, si pjese e Ballkanit Perendimor, ka perspektive evropiane dhe se BE deshiron qe kjo te ndohe sa me pare. Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka theksuar se "qeveria eshte e vetedijshme per kushtet unikale me te cilat Kosova po e fillon procesin e integrimeve en BE". balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte nje prej lajmeve me te gezueshme qe kam lexuar per nje kohe te gjate ne lidhje me Kosoven. Projekt kushtetuta duhet te behet publike sa me pare nga presidenti Rugova, ne menyre qe te njihet nga shqiptaret dhe te hapet debati publik ne lidhje me te. Kjo nuk do te thote se ky duhet te jete drafti final, do te thote se eshte nje draft me te cilen mund te ndertohet dhe pasurohet me tej per te sanksionuar njehere e mire interesat e shtetit me te ri sovran ne Ballkan.

    Arsyeja perse ky lajm eshte i gezueshem per mua eshte per dy arsye. Arsyeja e pare eshte procesi i pavaresise po ecen perpara dhe kushtetuta eshte hapi final para pavaresise. Fakti qe organizata jo-qeveritare amerikane e kane perpiluar kete projekt-kushtetute, tregon jo vetem interesimin e madh amerikan, por edhe garancine e nje kushtetute demokratike qe vjen nga populli qe e perfeksionoi demokracine. Arsyeja e dyte eshte akoma me domethenese. Ky akt i dorezimit te nje projekt-kushtetute presidentit te vendit per studim e shqyrtim, u tregon shqiptareve dy gjera: a) qe interesimi nderkombetar nuk ka humbur per Kosoven b) qe pavaresia e Kosoves nuk eshte nje akt, eshte nje proces. Pavaresia nuk fitohet ne nje dite, por ndertohet gur mbi gur, dite perdite.

    Prandaj shqiptaret bejne mire te pushojne se foluri kaq shume per pavaresine dhe ti kthejne ato fjale ne pune per ta bere kete pavaresi realitet. Nuk ka per te patur ndonjehere nje Kosove te pavarur nese shqiptaret nuk ia dalin qe se bashku te ndertojne nje shtet te forte demokratik, qe mbron sovranitetin territorial te vendit, dhe sigurine e jetes se gjithe shtetasve te vet.

    Eshte nje gje te kerkosh te jesh i pavarur.
    Eshte nje gje tjeter te mesosh e punosh per te qene i pavarur.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •