A KANE FUQI DHE MENCURI SHQIPTARET TE BASHKOHEN?!
Nga Agim Shehu
Zvicer
Kohet po tregojne se mbetet e dites profecia paralajmeruese e Konices:
"Nese nje dite Shqiperia do shuhej, mbi varrin e saj t'i shkruhej epitafi 'Shqiperine e bene atdhetaret, e mbrojti rastesia, e varrosen politikanet.'"
Ky gjykim eshte vecanerisht per Kosoven sot fati i se ciles, me sa duket eshte prure ne prese te briskut. Duke pasur tragjedine e mundeshme brenda, paralajmerimi i nje njeriu te madh duhet te jetoje brenda cdo shqiptari te shqetesuar per kombin e tij.
Ne jeten shqiptare sot ka nje marrezi te cuditeshme (per me keq qe nuk eshte e rastit) - vendi me i vogel e me sakatimet me te medha si komb i prere, duke pasur nevojen e nguteshme per bashkimin me te madh te njerezve te saj perjeton ndarjen me te madhe te partive!
Me ethet per parti pa fund, pluralizmi si oksigjen i demokracise iu kthye ne epidemi Shqiperise! Te tilla, ato i shfytyrojne shqiptaret ne syte e botes; i njollosin si grndavece gjenetike edhe midis njeri tjetrit; mbeshtesin vecanerisht tezen e heret sllavo-greke, se shqiptaret nuk jane te prirur qe te vetqeverisen me harmoni te qyteteruar. Vetvetiu te drejten historike dhe etnike ua largon perdhosja gjenetike nga shovenet fqinje dhe veset e partive te dyshimta i ngjiten keshtu kombit fisnik te shqiptareve.
Ende per me keq, parti te cilat perballe nje armiku tmerresisht vrases e djallezor, zjarrin kryesor e harxhojne kunder njera tjetres, sa shpesh te behet se gezojne me shume kur gjunjezojne njera tjetren se Beogradin zyrtar! Ne luften kunder shqiptareve e kombit te tyre, tere partite sllae ne nje pike mbeten vazhdimisht te bashkuara e ne nje mendim te prere, te fitojne Kosoven gjer ne shfarosjen e saj si "Shqiperi"! Ne kete mendim u bashkohen njezeri dhe tere partite greke duke rrafshuar para shqiptareve cdo grindje mes tyre. Ne garat e tyre gjate zgjedhjeve, pushtimin e Shqiperise e kane percaktues te fitores.
Per te mos i nxjerre grindjet e tyre ne treg me te cilat te fitojne sidomos fqinjet shovene, Ismail Qemali keshillonte bukur se "shqiptari rrobat e shtepise i lan e i nder pre tharje brenda oborrit te familjes se tij, te mos ia shohe bota"! Shqiptari koke-marrok qe qelloi ne Vjene Mbretin Zog, ne gjyq deshi te mbrohej me artikujt e Konices ku ai e kish qortuar diku Ate! Konica e kundershtoi rrepte hapur, duke i thene se shkrimet e tij per Mbretni e tij qene qortime brenda per brenda, jo per t'i nxjerre ne pazar te botes! Te kujtohen natyrshem fjalet e Pjeter Bogdanit thene 320 vjet me pare per nevojen e bashkimit vellazeror mes shqiptareve: "Edhe dielli ka njolla dhe hena ka mjegulla, por shihni nen sundimin e kujt jemi, e pastaj ankohuni per njeri tjetrin!"
Copezimi ne shume partira do te thote copezimi i popullit ne njesi te vecanta te cilat brejne e dobesojne njera tjetren duke e bere te pafuqishme ndaj kundershtarit kryesor. Dhe ndodh qe popullit, e verteta e tij e copezuar nga partite, i humbet te goja e tij. Jo rastesisht diplomati i njohur anglez Aubrey Herbert i shpallte botes me dashuri e dhimbje per shqiptaret mes te tjerash: "Shqiptaret po shuhen ne heshtje se ata nuk jane dhe te afte te ankohen ose te bejne te ditur gjemat e vuajtjeve te tyre; ata jane lene te vdesin urije pa i ndihmuar askush."
Duke mos e mundur dot si komb te bashkuar nga jashte, kombin shqiptar duan ta shkrehin duke e copezuar nga brenda ne partira. Jo rastesisht kete udhezim ogurzi e shpalli, posa agonte demokracia, diktatori i fundit komunist Ramiz Alia. Tanime sic dihet, ky qe udhezim i qendres boterore te komunizmit ne renie, per te vrare enerat euroatlantike te cdo vendi ish socialist. Ne menyre te vecante ky qe udhezim i shovenizmit sllavo-grek kunder kombit shqiptar, qe i copezuar te mos kish fuqi per te fituar demokracine e per te rifituar kombin e vet te gjymtuar.
Njerezit qe nisen vrapin te themelonin zinxhir - partirat jane disa llojesh: ose "tru-trumcake" (sic e thote bukur shkrimtari Sulejman Aliu), qe pane ender se me pluralizmin u be deti kos e duke shtuar parti do benin "Shqiperi"! Ose mendjefryre me tru mbi floke q per t'u dukur 'se jam dhe une', pollen nje parti per te bere dhe ai 'furtune'! E me ne fund njerez te cilet (me sa po tregon koha) djep te dyte kane nje dosje te huaj diku, prej nga dhe detyrohen qe te krijojne partine e tyre me udhe te paracaktuar (gishtin ua ve populli vete nga pervoja dhe zgjuaresia e tij). Ne pohojme se lloji i fundit, me i rrezikshem, ushqehet nga udhezimi i heret i shpallur i Vladan Gjorgjevicit: "Sa me e pergjitheshme te jete perplasja mes krereve te tyre, aq me afer i jemi arritjes se qellimit tone." Jo rastesisht i njohuri socialist demokrat serb D. Tucoviq shkroi me kohe: "Mbase nuk ka pasur kurre vend ne bote ku te kene bredhur aq shume agjente te huaj sa neper Shqiperi! Me vite, nje veprimtari propagande me shkolla, konsullata, lidhje tregetare, institute e te tjera..." (Te tillet ne Kosove zoti Demaci i tregon se jane rreth 50 mije)! Nuk na harrohet debati ne Televizionin shteterore te Tiranes i heroit Azem Hajdari, pak dite para se te vritej, kur kerkoi publikisht nga zyrtaret socialiste ne fuqi se ku ndodhet dosja me 250 agjente sllave te cilen ai e dinte saktesisht nga detyra perkate e tije nje vit me pare! Si pergjigje, te nesermen mori plumbat!
Shqiperia sot ka nje shqetesim kryesor, te crrenjose komunizmin sllav e pushtimin grek i cili sot misherohet te qeveria antikombetare e Tiranes. Kosova ka per shqetesim kryesor, vendimtar dhe historik, perballimin e hapur te kercenimit serb per ta ripushtuar, dhe mesa duket nje plan te fshehur te diplomacive te vecanta europiane per t'ia rikthyer Beogradit! Ne keto rrethana, te gjitha partive shqiptare (pa dyshuar se jane vertet te ndershme e shqiptare) u takon te lidhen dhe ato me fort te qellimi i perbashket - Pavaresia e Kosoves, duke i lene menjane, qofte dhe perkohesisht huqet e njeri tjetrit! Rreziqet e medha perballohen vetem me bashkim te madh. Si te mposhtin kundershtarin kryesor sot, neser te lire me popullin e tyre le te zihen dhe ata me njeri tjetrin! Duke i ngrene mishin partiak njeri tjetrit, do t'ia lene ashtin shqiptar, sic thuhet! Nuk ka logjike qe kundershtite e medha me armikun kryesor t'i zevendesosh pikerisht sot me kundershtite ndaj vellait! I ndershmi dhe i fuqishmi, perballe halleve te medha i le menjane merite e vogla! Vleren e secilit ne fund te fundit e percakton populli dhe e ka ne protokollin e vet historia. Ne "Jetet Paralele" Plutarku thote se njerezit e shquar dhe fama e tyre jane te lidhur si njeriu me hijen e vet: sa me shume t'i largohesh hiijes (fames) aq me shume ajo te ndjek vete nga pas; ne te kundert, sa me shume t'i kthehesh e ta ndjekesh ti ate, aq me shume ajo te largohet".
Eshte e pikellueshme kur ne shtypin e partive te Kosoves, pikerisht keto kohe kaq te nxehta politike per fatin e saj, energjine me te madhe e harxhojne duke share njeri tjetrin. Dashakeqijve te jashtem u mbetet e drejta t'u thone shqiptareve se kur s'merreni vesh me njeri tjetrin, si do merreni vesh me ne! Kur s'e gjeni gjuhen e harmonise brenda jush, si t'u besohen pakicat e huaja ne nje shtet tuajin!? Jashte deshire e dhimbeshme!
Nuk dua te dal te mendimi qe te bashkohen te pabashkueshmet. Fjala eshte per ndasite qe kane baze "unin" e ngushte i cili del mbi fatin e Kosoves.
Perpara nje rreziku me te madh, shqiptaret gjate historise jane bashkuar pa medyshje duke ndaluar dhe gjakmarrjet me te mprehta. Ne kohra te tilla te veshtira, tytat e armeve te tyre nuk kane pare me fytyrat e njeri tjetrit por e kane kthyer veshtrimin nga armiku i perbashket. Mbaronin pune me te, pastaj mund t'i ktheheshin shoku shokut. Bashkime te tilla bota i njeh dhe ne permasa me te medha gjetke. Anglia dhe Shtetet e Bashkuara qene kundershtare ne themel me komunizmin sovjetik. Por doli Hitleri si armik i perbashket i tyre dhe ato, pa ndryshuar veten dhe pa fanitje (iluzion) per njeri tjetrin, u bashkuan dhe me Mosken; e perballuan bashke dhe e munden rrezikun kryesor, nazizmin pastaj kaluan prape secila ne vendin e vet, gjer te "Lufta e Ftohte" e me tej!
Nuk eshte fjala te besh tjetersimin e vetes si parti apo njeri duke tjetersuar veten gjer ne shkrirje me tjetrin, i cili qilimin e kuvendit me te mund te ta vere ne gryken e pusit! Megjithate, kur ai ka nje vote e nje detyre krah teje dhuruar nga zgjedhesit e tij te cilet nuk ke si mos t'i marresh parasysh, duhet t'i dalesh borxhit per nje harmoni sado te perkoheshme per nje ceshtje me te madhe. Gjykimin e fundit me provat ne vazhdimesi le ta beje populli per secilin.
Koha ne pritje teper te zgjatur per Pavaresine e Kosoves ka sjellur te njerezit dhe nje fare lodhjeje e hutimi. E shoqeruar dhe me verferimin ne rritje e papunesi, kjo lodhje ushqen ftohjen nga jeta shoqerore dhe cgenjimin politik. Aq me teper kur njerez te caktuar diku ne krye atdhetarizmin e kane zevendesuar me biznes!
Kosova u clirua, por sa filloi te mbushej me frymemarrjen e lirise, lirine ia rrethuan me kronizen e "sovranitetit serb mbi Kosoven"! E dale nga terri pergjakur i burgut te gjate, hodhi syte perpara te nxitonte drejt demokracise euro-atlantike per te fituar dhe kohen e humbur si komb; por befas perpara udhes iu shfaqen "standardet"! Ne asnje vend te cliruar nga dhuna e nje ditkature kaq te eger si ajo sllave nuk ka ndodhur qe t'i vihen "standarde" viktimes e jo fajtorit; qe viktimes t'i kerkohet llogari - pse s'po kthehen ne Kosove dhe ca pakica sllave (dhe ata te tikur me teper nga frika e krimeve te tyre se nga kercenimi i shqiptareve), kurse nuk i kerkohet llogari ne kushtezim "standardi" shtetit te denuar si agresor i 4 luftrave ballkanike, kur nuk po kthen ende mijra kosovare marre me vete si peng, e mijra kufoma qe s'dihet ku i feshin, si t'u trembeshin me teper kur jane te vdekur se te gjalle!
Sot ngado ndjehet nje dhije e zeze persllave qe Kosoves po i endet mbi krye si re me vetetima te fshehura! Tanime kuptohet se ate e administron holle fshetaz nje diplomaci e huaj, e pa cliruar nga recidivat e vjeteruara te saj ndaj shqiptareve. Mesa duket, me "vrasje ndergjegjeje" qe u detyruan t'i bashkohen Vashingtonit e NATO-s ne goditjen mbi Serbine e dashur te tyre, tani po bejne "koregjimet" - t'ia kthejne shperblimin Beogradit; kjo tani u vjen disi me e lehte kur vecanerisht Shtepia e Bardhe eshte e zene me Lindjen e Mesme! Organizma te tilla te tregetise politike kujdes kryesor kane, me sa duket lodhjen e popullit te Kosoves nga brenda dhe njollosjen e saj jashte!
Nese cdo parti me shqetsimin kombetar ne krye do bente llogari te tilla te cilat ato i gjykojne edhe me mire vete, do ta gjinte gjuhen e kerkuar me simotrat e saj! Keshtu luften kunder agresionit te ri, tanime te shpallur kunder Kosoves nga Beogradi, nuk do ta copezonte ne luftra pusish kunder njeri tjetrit!
Secila thote se ndaj shoqes ajo ka te drejte! Dhe kjo mund te jete, por gjykimn me te sakte, te pakten per nje kohe te caktuar e jep kutija e votimit. Tek votimi populli ka nje arme ne dore, te brendeshme e te jashtme te ciles i friket cdo kundershtar i kombit te tij. Pavaresisht lodhjes a zghenjimeve aty ketu, por t'i shmangesh sot votimit, kete Beogradi e perkrahesit e tij do ta kishin feste dhe deshmi se Kosova nuk ka zot as popullin e vet, keshtu qe le t'i mbetet atij per administrim! Ne caste te caktuara kur rastet nuk vleresohen, aqme teper kur jepen rralle, historia te ndeshkon rende. Fati i Kosoves merret ne dore nga populli i saj se pari te kutija e votimit. Fuqia e nje populli unik dale nga ato kuti te thjeshta eshte e paperballueshme ndaj kujtdo!
Duke llogaritur se shqiptaret po lodhen, nje diplomat francez kohet e fundit guxon e hedh tezen e lajthitur fund e krye se Kosova duhet te mbetete nen Serbi pasi, ne kundershtim me Republikat ish Jugosllave qe u shkeputen, ajo qe Krahine Autonome brenda Republikes se Serbise (!) Harron, apo ben se harron, qe me Kushtetuten e 1974-es Kosova qe Krahine Socialiste Autonome po me te drejten kushtetuese te Republikave gjer per vetqeverisje e vetvendosjeje! Kete te drejte ia hoqi pikerisht kryekrimineli ne fuqi me 1989 ne planifikimin e tij per 4 Luftrat e pergjakshme ballkanike! Nga keto luftra ai eshte ne Gjyqin e Hages per "krime kunder njerezimit". I mencuri i Frances sot s'ka si mos pajtohet me denimin e Milloshevicit, por kjo mbetet hipokrizi kur vrasesit i mbron bazen teorike te krimeve - vendimet e tij si heqjen e te Drejtes Kushtetuese te Kosoves! Kjo eshte njezoj si ne Gjyqin e Nurenbergut duke denuar kreret hitleriane, dikush te thoshte se Austria, bie fjala do rrije me Gjermanine pasi keshtu qe me Anshlusin e Hitlerit; apo Alsas Lorena nuk do t'i njihej Frances, se keshtu vete shtetaret franceze e firmosen me Hitlerin me 1940!...
Lojrat me Kosoven sot nuk jane pak; ato me shume se ne skene, jane pas perdeve dhe vezhgimi i qarte i tyre kerkon syte e bashkuar te te gjitha forcave politike e shoqerore te Kosoves. Lentja optike e tregon fuqine kur tere driten e diellit e permbledh te vatra e vetme ne qender te saj, ne pike percelluese te rrezeve.
Per kohen e sotme, ndoshta me e dobishme do te ishte qe partise kundershtare t'i lavderoje nje pune apo nje qendrim te mire te cilen e sheh afer vetes tende sesa t'i gjurmosh dhe gabime te paqena; aq me teper duke i fryre sa u gezuar per to, gati gezohesh dhe per dmin qe ajo i ka krijuar Kosoves ne sy te botes! Mesa duket nje pjese e Europes zyrtare, megjithe shkelqeimet e qyteteruara ne jete, ne diplomaci nuk ndahet nga skemat e vjeteruara! Perballe llogarive te saj ku s'hyn dot aq lehte, shqiptareve u takon t'i bejne mire llogarite e tyre, sipas mesimit te Sami Frasherit se "kombet jane si njerezit, c'vere t'i vene vetes, ate vlere u vene dhe te tjeret". Mbetet edhe me e vertete per ditet e sotme gjykimi qe i shkruan De Rades shqiptarja e ndritur Dora d'Istria rreth fatit te shqiptareve: "Sot vitet vlejn shekuj; historia ecen para syve tane me hapa te shpejte. Kjo nuk duhet harruar kurresesi!... Bota mbeshtet ate e cila ben qendrese!" Nuk eshte e veshtire te kuptohet se organizma kembengulese antishqiptare ne lojen e sotme te "shahut" me Kosoven guret perpara vetes i luajne duke pritur qe shqiptaret te gabojne vete me pare! Per me tej, zbatohet parashikimi i mikut te shquar te Kosoves, historianit anglez Noel Malkolm: "Logjika e saj (Europes) eshte se ne fund eshte me lehte te besh trysni ne palen me te dobet se ne palen me te forte"! Kete drame, vec varferimit te jetes dhe zgjatjes per dhenien e Pvaresise, e shtojne dhe grindjet kohe e pa kohe mes partive.
Si rrallekush, Kosova e ruajti fytyren shqiptare brenda gjakut te saj ilir duke perballuar permbi nje shekull nje dhune te ciles ne Europe s'i gjendet shoqja. tani ajo u thote partive te cilat i dolen ne krye, - kete det gjaku e munimesh ma administroni drejt lirise se plote! Nga une nuk ka c'pritet me tej gjersa nen durimin e tejzgjatur hapin gojen varret e bijve te mi qe ende s'm'i kane gjetur!
Cdo parti me vete sot mund te lexoje sakte ne reshtat e diplomacise se botes per Kosoven; por mendoj se te gjitha bashke mund te lexojne sakte edhe midis reshtave ato qe nuk thuhen hapur. Eshte koha qe zerin e nje Partie me shqetesim per Kosoven te mos e kundershtojne tjetra vetem ngaqe e tha shoqja e para! Si do pergjigjeshin forumet e Europes e me larg, ne rast te nje kerkesse te te gjitha partive bashke, qofte dhe per sqarim para gjithe botes: pse te zgjatet njohja e Pavaresise se Kosoves kur kjo iu njoh gati menjehere edhe nje Timori Lindor! Sqarojme, popullsia e Kosoves eshte 2,5 here me e madhe se e Timorit me vetem 800 mije banore; Kosova ka nje gjuhe te vete, shqipen kurse Timori ka gjuhen e pushtuesve e gjuha e vendit ka 13 dialekte te ndryshme! Prej dhunes raciste ne gusht-shtator 1999 nga Timori u larguan prej shtepive 250 mije vete (nga Kosova - rreth nje milione)! Keto masakra po t'i shumezosh me te pakten 100 vjet (sa i vuan pa nderprerje Kosova), llogarite mund te beheshin sakte me kompjuteret e BE dhe OKB-se bashke! Mos valle, ngaqe ne ndryshim nga Kosova me durim te gjate, vetem Timori Lindor mund te kthehet ne "tumor" perendimor!?
Thuhet dhe teoria tjeter persllave, se me nje Pvaresi te Kosoves Ballkani me Serbi brenda do shthurej keq! Mirepo sic dihet, Serbise iu shthur Jugosllavia ne qafen e saj kur Kosova qe e varur! Ndoshta po te qe e pavarur me kohe, nuk do ta kish kaq te madhe gjeemen e cila s'po i del nga mendja! Ne te kundert nje Pavaresi e Kosoves do t'i bente mire Serbise per me tej, edhe si nje cope akulli rrotull zjarrmise se saj histerike, per te mbetur me tej miqe te mire Europe!
Per krahasim, shtojme habine tjeter: Perpara statusit, Kosves iu tunden "standardet" mbi krye! I quajme te gjitha te pranueshme dhe shsqiptaret nuk u tremben kushteve te aresyeshme per te gjithe! Por ne c'rast tjeter ka ndodhur kjo e nga cila ligjesi nderkombetare demokracish buron "standarti" sipas te cilit bota ka dhe deputete pa zgjedhes!? Cilit vend tjeter si Kosoves i hidhen "deputete" pakicash ne qese qiellore neiloni me parashuta te BE-se?! Ke perfaqesojne "deputete" te tilla gjersa nuk kan zgjedhes e c'detyre u eshte ngarkuar ne Kuvendin e brishte te Kosoves!? (te kujton fabulen e qengjit te cilin e vune ne bar te shendoshej per Vit te Ri, e perballe i lidhen ujkun)! Aq me keq me huqet e "nenes" se tyre sjellur nga canta prej saj, te kujtojne fjalet e Bertrant Bareill: "Ata jane vete persekutore e terbohen kur u pergjigjen ne persekutim! Ata ankohen per teperime te armikut e vete nuk ngurojne qe fqinjin ta shkretojne me fund"!
Te behet te besosh se ne Kosove diplomacia euro-atlantike po rinjgal fantazmat e carizmit rus: dikur shkrimtari N. Gogol te romani i famshem "Shpirtra te vdekur" tregonte sesi perfaqesues zyrtare te carit per te ferfituar nga shteti, elektoratit te tyre i shtonin dhe ata qe s'rronin me, dmth "shpirtra te vdekur"! Ne Kuvendin e Kosoves delegatet serbe shprehin, me sa duket dhe vullnetin e sllaveve te vdekur! e ky vullnet degjohet e administrohet gjer ne tavolinat e OKB-se!
Keto dredhime ne vazhdimesi mbi nje viktime te pafaj nuk kane si mos te te afrojne shqetesimin se zgjatja e dhenies edhe formale te Pavaresise eshte dhe si nje pergatitje nekrologjie e kesaj Pavaresie! Nje ender te tille cinike mund ta perballoje vullneti i bashkuar i tere popullit. Mendoj se sa me prane te ndjehet dita e caktimit te Statusit drejt vitit qe vjen aq me teper Kosoves vete, me tere partite e saj ne krye i takon te rrije e tera me kembe ne ate shkalle, sa perballe kesaj vendosmerie cdo skeme te huaj per t'i shkelur gjakun dhe mundimet, te shtanget e t zmbrapset. Nje vendosmeri e tille do te plotesonte dhe mangesine e pikellueshme te shtetit-nene i cili flet vetem ndonje fjale ne hene, pasi t'i marre leje Athines e t'i beje nje kozmetike "atdhetare" vetes! Nje bashkepunim vellazeror mes partive ne Kosove do ndihmonte shume qe te hidhte drite te sakte mbi burimet e krimit ne rritje e pas krashes: nga mbiu kjo fare e keqe kunder natyres se shqiptarit, e qe zhurma e huaj ua ngarkon si mekat gjenetik gjithe shqiptareve, pra dhe gjithe partive!? Sa buron nga vendi, e sa vjen nga Beogradi apo Tirana zyrtare ende sllavo-komuniste!? Ato bashke mund te spjegojne sakte se mbi cilen ane po ushtrohet me shume ky krim dhe pse!
Dihet, shume raste te ngjashme perbejne nje ligjesi, e kjo te shpie te vatra e tyre! Njga gjykimi dhe zgjidhje mbi kombin tone, partia dhe kreret e saj dalin me te lare para popoulit duke cvleresuar dhe shpifjet e njers apo tjetres ane te bera ne vrull gjaknxehtesie apo per fitime politike!
Kreret e partive perparesine e njera tjetres do qe mire ta matnin te kembengulja ne vazhdimesi e seciles per Pavaresine sa me te shpejte te Kosoves e me kete qendrim, te sasia e popullit qe ndjek pas secilen! Per me tej (sic ka ndodhur ne te kaluren me atdhetaret tane te shquar) le te shihet se partite a drejtues te saj, sa figura te huaja me emer kane bere me vete per ceshtjes e Kosoves, e kjo ne shkallen nesen kete vullnet ata e kane shprehur ne Forume te tyre zyrtare me peshe vendimmarrese! Eshte vendi te permendim figuren e shquar te kombit tone zotin Joe Dioguardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shoqes se tij te nderuar Sherley Dioguardi. Fatin e Kosoves ata qe me 1986 ia bene te njohur e te prekshem Kongresit Amerikan; per me tej, vitin e kaluar, permes personaliteteve te larte miq te tyre, Zotin Henri Hyde, Tom Lantosh e te tjere, Pavaresine e Kosoves ia ngriten perseri te tejnguteshme Kongresit te tyre, dhe si nje zgjim vemendjeje ngado ne bote!
Nje veprimtari e tille kur Pavaresia e Kosoves do kaloje dhe si vendimmarrje ne organizmat nderkombetare, sot ka vlere te ndjeshme e te pacmueshme sa zevendeson me dhjetra zera te mbyllur ne rrethe te vogla partish!
Ne shqetesime te tilla te medha qe historia nuk i perserit dy here, kur populli e ka bere detyren e tij te madhe, pergjegjesi e pare u mbetet partive! Mosafrimi bashke i tyre rreth nje ceshtje te madhe kombetare kushtezohet se pari nga vija politike e seciles e nga kjo brenda vetes kane me shume ngurtesi partie se shpirtgjeresi Shqiperie. Kjo thellohet me teper dhe nga ngacmime te imeta sedre. Shqiptari eshte popull i veshtire ne karakter sa dhe i ndjeshem ne gjak. Te tille, ata jane larg nga natyra e baltes se rendomte (po t'i krahasonim keshtu) qe dhe nga nje rrekeze uji siper afrohet sa shkrihen me njeri tjetrin deri ne humben e kufirit! Karakteret shqiptare (pra dhe si parti), sado te vogla i ngjajne mermerit te rende e sovran i cili do perpjekje per t'i levizur drejt afrimit! Edhe kur afrohen kufijte i ruajen te dallueshem, me krenarine e vet persiper secili! Ata i largon me tej vetemburja e kundershtarit gjer me lartoles (altoparlant) Tejmburrjen e tjetrit perballe shqiptari e quan disa dhe ulje per veten! Partite ketu nuk bejne perjashtim. Aq me teper kur nje ane, drejtuesin e vet e kthen ne "te pagabueshem" dhe per nje verejtje ndaj tij vershojne shtylla gazetash si per lulen "Mos me prek"! Ahere kundershtari merre shkas, dhe turret pastaj mbare e prape aq sa tok me ujet e papaster te magjes ne larje hedh jashte dhe foshnjen! Konica thote se ka dy menyra per t'i bere keq nje udheheqesi, duke e share pertej mase dhe duke e mburrur pertej mase! Skajet takohen e ne kete rast bejne te njetin sherbim. Parfumi i tepert te mbyt ashtu si drita e tepert te verbon.
Na duket e teper po ashtu qe brenda nje populli me te njetat halle e endera dites, ende te zgjaten shumerima rrahjegjoksi - "parti e luftes", "parti e gjumit", thua se pat te kaluren, me te sotemen nuk rrojne me dot! Dicka dhe mund te kene te drejte, megjithate gjendja e sotme ate zhurme s'e kerkon kaq etshem. Ne fund te fundit, te ndash UCK-ne nga populli do qe njesoj si te ndaje dallget nga deti! Dallga e stuhishme detit i jep bukurine e lirise, aq sa deti dallgeve u jep ushqimin e fuqise. Duke mbrojtur gjithesesi madheshtine historike te UCK-se, nuk pajtohemi as me gjykimin e dikujt te prere se "Kosoven ne te vertete e cliroi NATO-ja..."! Nuk vihet ne dyshim roli vendimtar i fuqive t Aleacnes Euro-Atlantike, megjithate t'i ndash ato nga roli i populli te Kosoves dhe luftetaret e saj do qe njesoj si te ndaje plumbin godites nga gezhoja, nga baroti mbushes, shenjestra, djepi ku mbahet e me radhe!
Qendrime te tilla e prshin gjuhen e perbashket e kjo s'e perligj as vetesigurine se mund te flasesh ne emer te shumices! "Sasia" ne politike eshte e levizeshme si askund, e per Kosoven sot edhe "pakica" eshte "shume", aq me teper kur dhe ajo mund te levize jo pa vlere sa nga nje ane te tjetra! Trungu i madh rrezikohet edhe nga nje pyke e vogel kokeforte futur diku ne nje te care brenda tij! Me percarjet e tyre te mprehta ne gjendjen e sotme, partite a grupimet shqiptare kane nisur te percajne edhe boten qe kerkon te na ndihmoje! Eshte vene re, sidomos ne SHBA qe figura te shquara te cilat ndershmerisht vihen te ndihmojne Kosoven mblidhen ca nga nje grup, ca nga grupi tjeter...! Megjithate fisnike sic jane ne natyren e vet dhe ne perkushtimin e tyre, detyrohen ta heqin vallen si pa kuptuar gje, sipas gernetes se shqiptareve! Komedi brenda drames!
Qarqe te erreta anti-shqiptare qe nuk jane pak ne bote po punojne me nje industri te tere perpunimi shpifjesh e "argumentesh" kunder Pavaresise se Kosoves! Ka po ashtu qendrime dashamirese e te paaneshme figurash te shquara te cilat japin sprova bindese per nje Kosove te Pavarur. E keqja eshte se keto te dytat thuhen nje here, dhe harrohen. Eshte detyra e te zoterve te shtepise e te hallit te tyre, qe keto gjykime t'i hapin vazhdimisht para syve te popullit dhe te gjithe botes, per te perballuar shpifjet e kundershtareve dhe per te ndergjegjesuar me shume organizmat nderkombetare.
Mendoj, gjykime te tilla mbeldhur se bashku duhen botuar dhe publikuar sa me shpejt e prej te gjitha medjave. Kjo do qe detyre teper e frytshme e te gjitha partive te cilat i dine dhe burimet e botimit, secila ne ane te saj.
I mbyllim verejtjet tona, gjithesesi te lira e te diskutueshme, me ate qe ndodh ne jeten shqiptare te punes: kur mbi te korrat sillen re te erreta e kercenuese, tere njerezit e familjes turren ne are ta korrin njehere ate shpejt e ta futin ne shtepi mos t'ua marre shiu, duke lene cdo pune anesore neper dhomat e secilit. Sigurojne buken e perbashket e te nesermen e ngeshme vazhdojne dhe me imtesirat qe mund te kene lene si sherre midies tyre!
Per me shume, cdo parti ka mend vete. Ne na takon megjithate te perserisim porosine e Barletit: "Po mendoi gjithkush per vete, te gjithe jemi te humbur", e me tej Gjecovi si pergjithesim ne kohe te reja: "Te gjithe jemi para gjyqit te historise".
Krijoni Kontakt