shume mire e ke thene...Postuar më parë nga MI CORAZON
shume mire e ke thene...Postuar më parë nga MI CORAZON
At e bir njesoj jane- ja vertetimi
Me prit
Ju mu bete , hetuese, prokurore dhe gjygjetare!!!!!
Mos paragjykoni oooooooo!
Prisni sa te shendritet ngjareja.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Eshte e dhimbshme tek degjon histori te tilla. Nejse perderisa kreu nje akt te tille le te kalbet ne burg sepse kreu dy krime njeheresh, vrau dhe perdhosi nje kufome me pas. Mendoj se te dy kane hak vdekjen si babai si ky plehra qe nuk coi ne vend dinjitetin e tij duke vepruar me pas ne menyre makabre me kufomen. I jati mori ndeshkimin le te veproje shteti per kete plehren qe mbeti gjalle.
Njeriu ka momente cmendurie dhe per kete do ja falja moralisht ate cka beri ne fillim me te jatin packa se veprimi me i mire do ishte ta linte te gjalle babain e tij me turpin ne shpatulla dhe vete te largohej nga ndyresia e te dy mekatareve.
Dito.
"Nuk përdhunoi nusen, por ziheshin për paratë"
VLORE
Gjykata e Faktit në Vlorë ka dhënë dje masën e sigurisë "burg pa afat" për 28-vjeçarin Fjodor Zeqo, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, ngjarje kjo e ndodhur në mesnatën e ndërrimit të viteve. Ka qenë prokurori i çështjes Skënder Dauti i cili ka ndërtuar përpara trupit gjykues edhe një herë skemën e vrasjes. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i akuzës ka pohuar se edhe familjarët e autorit e kanë ndihmuar atë për të kryer krimin brenda familjes. Sipas prokurorit të çështjes, Fjodor Zeqo, pasi është kthyer në shtëpi pas festimeve të Vitit të Ri në Sheshin e Flamurit me tre vëllezërit dhe motrën, është zënë për probleme banale me të atin. Grindja ka nisur për një prizë korrenti. "Pasi kanë bërë fjalë, Fjodori ka marrë thikën tip sharre në dyshekun e krevatit ku flinte me bashkëshorten. Në këtë moment ai i është vërsulur të atit dhe e ka therur me 18 thika në pjesë të ndryshme të trupit, në kofshë, grykë, nofull, krahë", ka pohuar prokurori. Më pas e ka fshehur trupin e pajetë të të atit pas shtëpisë deri në orën 05.00 të mëngjesit. Të gjithë të afërmit që ishin aty, kanë larë gjakun. "Afër mëngjesit ai i ka marrë furgonin, duke e kërcënuar, djalit të tezes Artur Hamo dhe e ka hedhur viktimën në rezervuarin e Kaninës. Eshtë kthyer më pas në orën 08.30 në shtëpi në lagjen '1 Maji', ku e ka kapur dhe policia", ka vazhduar më pas përfaqësuesi i akuzës. Thika e krimit është gjetur e hedhur në rezervuarin e Kaninës. Sipas prokurorit të çështjes Dauti, kjo vrasje është e rëndë dhe dënohet me të paktën 10 vjet burg. Në fund të seancës që ka zgjatur vetëm 15 minuta, kryetari i saj Fuat Muka ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për Fjodor Zeqon, i akuzuar për vrasjen me dashje të babait të tij. Ndërsa vëllai i viktimës, Zini Zeqo, ka thënë se vrasja ka qenë e paramenduar dhe se të gjithë familjarët kanë marrë pjesë në fshehjen e krimit. Sipas tij, Fjodori i ka kërkuar lekë për të shkuar në Itali ku jetonte prej vitesh dhe ishte kthyer këtu për t'u martuar me Suelën. Madje, autori i krimit kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga shteti fqinj dhe i kishte kërkuar lekë t'et për t'u kthyer sërish së bashku me nusen. Prej kohësh ata kishin kontradikta në familje dhe, sipas të vëllait të viktimës, çështja kishte arritur deri aty saqë bashkëshortja e tij, Zenia, i kishte thënë atij se "do ta vras me duart e mia se më nxiu jetën". Prandaj, sipas tij, krimi është bërë në bashkëpunim. Në një intervistë për Gazetën, vëllai i viktimës Zini Zeqo sqaron edhe arsyet se përse i fajëson edhe pjesëtarët e tjerë.
Çfarë dini në lidhje me ngjarjen?
U njoftova disa orë pasi kishte ndodhur vrasja, nga një kushëriri im. Të them të drejtën u befasova dhe më ra si bombë. Me vrap shkova te shtëpia e vëllait për të mësuar gjithçka.
Cili ishte shkaku i vrasjes?
Me sa di unë, duhet të ketë qenë arsyet ekonomike. Djali jetonte në Itali dhe kishte dy muaj që ishte kthyer. Ai i ka kërkuar të atit para për t'u kthyer përsëri në Itali, por babai nuk ia ka dhënë.
Sipas jush, vrasja ishte e organizuar?
Për mua po, sepse përderisa ata të gjithë kanë larë gjakun, kjo do të thotë që kanë qenë të gjithë prezent. Madje, gruaja e tim vëllai, Zania, më ka thënë disa herë se "ai është gjithë kohën i alkoolizuar" dhe se "më ka nxirë jetën, do ta heq qafe".
Çfare mendoni për nipin?
Eshtë një vrasës, se çfarëdo që të kishte bërë babai i tij, nuk mund të vritej në atë lloj forme. Nipit tim ia thashë që është vrasës edhe kur po hynte në furgonin e policisë pas dhënies së masës së arrestit.
I akuzuari: Më keni në dorë, bëni ç'të doni
Gjatë seancës së djeshme, pasi është dëgjuar fjala e prokurorit, ka reaguar edhe avokati i të akuzuarit për vrasjen e babait. Ka qenë Sazan Aliko, ish-kryetari i gjykatës së Vlorës, ai që ka përfaqësuar në këtë seancë 28-vjeçarin Fjodor Zeqo. Sipas Alikos, tashmë në postin e avokatit, "arrestimi i klientit tim është i bazuar në ligj dhe ne jemi për zhvillimin e një seance sa më transparente. Krimi është i hapur, por ka dhe intimitete. Kështu disa gjëra duhet të mbahen sekret për median". Më pas ai ka sugjeruar që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Ndërsa i pandehuri Fjodor Zeqo nuk ka thënë asgjë më tepër para trupit gjykues veç fjalëve: "Ai ishte babai im. Ju e dini. Ju më keni në dorë", duke u vënë re tek ai një lloj pendese. Nëse pranon krimin e kryer dhe kërkon gjykim të shkurtuar, atëherë i pandehuri Fjodor Zeqo do të përfitojë një të tretën e uljes së dënimit, duke shtuar këtu edhe rrethanat të tjera lehtësuese. Gjatë seancës së djeshme, edhe pse e ka thënë, prokurori i çështjes nuk ka kërkuar arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes, të cilët mund të akuzohen për veprën penale të moskallëzimit.
Botimi i gazetes SHekulli sot ne lidhje me ngjarjen,
tregonte shume mire se i biri ishte nje maskara bashke
me pjestaret e tjere te familjes..
Aman keto njerez jane aktore te perkryer, sa mire munden
te krijojne rrethana qe as nuk ekzistojne hic..
Per mendimin tim keto njerez jane te semure,sepse cfare do
qe te te beje babai smund ta therresh ne ate menyre.
E jo per me shume per nje prize korrenti.
Por mendoj se ketu eshte dora e nenes se djalit qe e ka
shty me ba dicka te tille me sa lexove ne gazete.
Pastaj ca eshte ai denim o zot, per kete lloj krimi
i akuzuari mund te denohet me 10 vjet burg..babaabba
Kulmi i kulmeve...Karrigen eletrike edhe e ka pak...!
Qe ne fillim u pa qe nuk ishte normale , sido qe te ishte puna ( pa mohuar fajet e babait ), babai nuk mbytet, sepse eshte ai qe te ka bere koken dhe i keq apo i mire duhet te kesh sadopak respekt apo dashuri , e aq me keq ne nje menyre kaq mizore ...! Nuk e di , nga dalin keto njerez kaq mizore , kaq kriminele , mire e tha Shkodrania , fajin e kishte nena e tij , po meqe nuk e duronte dot nuk mund ta ndante te shoqin ????
Megjithate veten pacin ne qafe , ishalla e kalon gjith jeten ne burg se e meriton ( se per denim me vdekje nuk behet fjale ) .
Nje gje me ben pershtypje , si do te mund te jetoje ai djali apo te krijoje familje duke ditur gjith jeten se ka vrare babain , cfare kulture do ju japi femijeve te tij ??? ( kjo nese denohet vetem 10 vjet )........
me skandaloze ishte ajo qe tha prokurori "te pakten 10 vjet burg"! Mbase nuk e ke raportuar mir se ska mundsi ta ket then kete po te ket qen zgjuar.
denime te tilla japin edhe rezultate te dobeta ne drejtesine shqiptare.nje makaber e tille denohet rende si nga ligji si nga opinioni publik dhe nderkomtar dhe sot neper bote po marin denime 10 vjecare hajdutet e jo me ne ngjarje te tilla...Postuar më parë nga friendlyboy1
Ça ka bo do hjek!
Do e vras veten deri në fund të jetës tashi...
Se tek e fundit,shif si dalin punët.Ene pa babë ene pa gru ngeli i gjori.
Fëmi budalla.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt