VLORE/ Fjedor Zeqo e qëllon 18 herë me thikë pak orë pas ndërrimit të viteve
Vret të atin, i përdhunoi gruan
Bashkë me nusen e hedhin trupin në rezervuarin e Kaninës
QEMAL BIRAKU
Vret të atin se tentoi t’i përdhunonte gruan. Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të vitit 2005, nuk do të ishte zbardhur kurrë nëse fqinjët e familjes Zeqo nuk do të kishin lajmëruar policinë.
Fjedor Zeqo, 26 vjeç, e kishte masakruar të atin me 18 goditje thike dhe më pas e kishte hedhur në një rezervuar për të fshehur krimin.
Vrasja
Deri në mesnatën e 31 dhjetorit, familja Zeqo, (kryefamiljari Edmondi, 53 vjeç, i biri dhe nusja e tij) kanë festuar së bashku. Gjithçka ka shkuar normalisht dhe rreth orës 24.00, Fjedori, 26 vjeç, ka dalë në qytet për të festuar me shoqërinë e tij. Pasi është kthyer në orën 02.00, ai ka dëgjuar nga shtëpia e tij të bërtiturat e së shoqes. Kur ka hapur derën e dhomës ka parë babanë që tentonte të përdhunonte nusen e tij. Menjëherë i riu ka ndërhyrë dhe është zënë me të atin për atë që kishte ndodhur. Më pas të dy kanë nisur të rrihen me njëri-tjetrin, derisa 26-vjeçari ka marrë thikën mbi tavolinë dhe me të ka qëlluar të atin 18 herë në trup. Edmond Zeqo ka mbetur i vdekur në vend, i mbuluar nga gjaku.
Pas disa minutash, i biri, bashkë me të shoqen e kanë mbështjellë viktimën me një batanije dhe kanë pastruar shtëpinë nga gjaku. Fjedori ka shkuar te një kushëriri i tij, të cilit i ka kërkuar për 30 minuta makinën tip furgon, duke i thënë se do t’ia kthente sërish. Në makinë ka futur të atin e vdekur, të cilin e ka hedhur në rezervuarin e fshatin Kaninë. Sipas dëshmisë së dhënë në polici prej tij, pas 50 minutash është kthyer dhe i ka kthyer makinën kushëririt dhe më pas ka vajtur në shtëpi duke menduar se askush nuk do të mësonte të vërtetën.
Zbulimi
Kanë qenë disa fqinj të familjes Zeqo në lagjen 24 Maj, të cilët kanë dyshuar për atë që kishte ndodhur. Ata kanë dëgjuar britmat në shtëpinë e tyre dhe lëvizjet e dyshimta të Fjedorit. Dikush ka lajmëruar në polici duke treguar për atë që kishte ndodhur. Këto dyshime kanë çuar oficerët e policisë në familjen Zeqo, duke kërkuar të dhëna për anëtarët e familjes. Kur kanë kërkuar se ku ndodhej i zoti i shtëpisë, i biri u ka thënë se kishte dalë. Policia ka dyshuar për thëniet e tij dhe e ka shoqëruar në polici bashkë me të shoqen. Vetëm pas disa orësh është zbuluar se, pikërisht personi që kishin shoqëruar në polici kishte vrarë të atin. Vetë Fjedori ka rrëfyer në polici të gjithë ngjarjen duke treguar dhe vendin ku kishte hedhur kufomën e të atit. Me anë të polumbarëve është arritur të nxirret në sipërfaqe trupi i viktimës. “Babai po më kapte nusen me dhunë. Nuk durova më, por në gjaknxehtësi e kam qëlluar me thikë”, ka treguar 26-vjeçari për ngjarjen. Ndërsa fqinjët kanë pohuar se pas vdekjes së gruas së Edmondit, ai grindej shpesh me të birin, pasi konsumonte dhe shumë alkool.
Nusja: Vjehrri më ngacmoi disa herë
Vet렮usja e Fjedorit ka rr릹er n렰olici se vjehrri i saj e kishte ngacmuar dhe her렴렴jera. ?Nat뮠e 31 dhjetorit, mbasi kishim festuar, Fjedori doli jasht렰베t렦estuar me shok봬 nd벳a un렳hkova n려hom뮠 Pas disa minutash hyri vjehrri, i cili donte t렫ryente marr뤨뮩e seksuale. Me sa munda nuk e lejova, madje b벴ita q려ikush t려맪onte dhe t렭렊 vinte n렮dihm뮠Por fatmir볩sht n렡t렫oh력rdhi burri dhe m렳hp봯i?, ka deklaruar e reja n렰olici. Ajo ka pranuar se ka bashk밵nuar me t렊 shoqin p베ta mbuluar kufom뮠dhe p베ta hedhur n렲ezervuarin e fshatin Kanin뮠T려y kishin nj렶it t렭artuar dhe jetonin n렬agjen 24 Maj t렊 Vlor볮
Të dhëna
Edmond Zeqo 53 vjeç
ka punuar si kambist valute në qendër të qytetit për shumë vite. Vazhdimisht pinte pije alkoolike, që pas vdekjes së të shoqes.
Në momentin e vrasjes ai mendohet të ketë qenë i pirë
Fjedor Zeqo 26 vjeç
kishte një vit që ishte martuar. Për disa vite ai kishte qenë emigrant në Itali dhe pak muaj më parë ishte kthyer në vendlindje.
Ai është arrestuar në flagrancë nga policia nën akuzën e vrasjes
Krijoni Kontakt