Mbase..se kam vendosur akoma..duhen vleresuar pros and cons fillimisht ...
Mbase..se kam vendosur akoma..duhen vleresuar pros and cons fillimisht ...
Edhe une ne patente jam organ donor. Po me dridhej nje cike dora kur shenova popo si perfundim e mora kurajon. Tani qe po shkruaj tek kjo tema me vjen nder mend "21 grams" me Sean Pen qe ne nje fare menyre e trajton kete ceshtje.
Me duket anormale te jap gjak e jo me organet. I admiroj njerezit qe jane donors, por vete s'kam kurajo te behem donor...eshte krejt ndryshe per njerezit e familjes, pa frike do te dhuroja nje veshke, apo pjese te melcise nese jam ne jete ose nese e vdekur te marrin c'fare do organ per te shpetuar shendetin e personave te familjes.Postuar mė parė nga PINK
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 21-06-2005 mė 20:44
Organ Donor jam !
Juve qe i keni hyre hollesira te ndryshimit te trupit tuaj pas vdekjes , si eshte me mire ... t'ja dhuroni dikujt organin duke i shpetuar jeten , apo ta hane krimbat ate organ ??
Nuk keni me fuqi te kontrolloni se ca ndodh pas vdekjes prandaj as u mundoni ta perfytyroni !
Beji mire dikujt qe te mos kete fatin tend !
The truth shall set you free
Jam donore e organeve.
Une per vete kam pasur spekulime per nje kohe te gjate.Ne fund vendosa qe te behem donore e organeve.Nuk mburem dot me kete,sepse te dhurosh ndonje organ pas vdekjes eshte nje HIC ne krahasim me dhenien e vet jetes per ideale apo per te tjeret (ashtu sic bene te tjeret per neve).Mendoj se te jesh donor eshte mos them i vetmi vendim pa asnje pasoje per vet individin.
Interesante kjo tema,
edhe une kur mora patenten e kam mesuar se pasi te vdisje mund te dhuroje organe..., Une them PO, nese ky organ shpeton nje jete...patjeter eshte me se e arsyeshme...madje edhe nese tani do te ishte nevoja per te dhuruar nje organ, flas per njerezit qe vertete kane rendesi per mua do ta dhuroja....Por faktikisht une akoma nuk e kam shenuar ne patente, "Po" vete fakti se nuk kam menduar per vdekjen...mgjth ka shume te papritura..
Cfare nuk do te lejoja me trupin tim eshte te perdorej per shkencen, kur mora Laboratorin e anatomise...edhe tani me kujtohet era e atyre njerezve te vdekur, apo kur profesori (ose ndonje vullnetar-student per extra points) e priste trupin e atij/asaj njeriu tashme ne nje ngjyre blu- gri..., edhe te coptonim apo prisnim cdo organ per te pare ndertimin e tyre... A do ta imagjinonit dot, sikur trupi juaj te perdorej ashtu. Mendo te marresh zemren ne dore edhe ta shtrydhesh, presesh...(e neveritshme edhe per te ardhur keq gjithashtu. Kur mora kete klasen as buke nuk kam ngrene...gjithesesi mos te dal jashte teme, por nese lejon te dhurohen organet, kuptohet lejon edhe perdorimin e trupit tend per qellime shkencore, sikurse e kam detajuar me siper...
Keshtu qe se di... per te dhuruar Organet Patjeter nuk me shqeteson ky fakt, perkundrazi me ben te ndihem mire....
Qė tė besosh, nė duhet tė dhurosh organet e tua, dikujt qė po pėrpėlitet nė luftė pėr jetė apo vdekje, duhet tė mendosh se si dikush tjetėr mund tė tė japė jetė me organet e tij nė njė emergjencė tėnden.
Do dhuroja nėse mė vinte ajo ditė, me mendimin qė nuk do vdiste gjithēka e imja.
Pa dyshim do e jepja ndonje organ timin ne momentin e pashpres.
Por kurre nuk do behesha vet dhurues ose te lejoja femijet e mije. A e dini ju c'prapaskena te poshtera ndodhin neper spitale?
Gjithashtu nese ndonje i aferm i juaj ndodhet ne nje gjendje krize me mire thuajini doktorit te luftoje me ato pak mundesi qe mbeten sesa ti japi fund jetes se tij per te shpetuar nje tjeter. Besoj se nje zgjidhje e tille gjendet me afer moralit! Doktoret, sidomos kirurget, nuk i shikojne shume gjera si ne. Per ata pacientet jane te gjithe njesoj ose ne shume raste i shikojne si objekte. Keshtu kur ka ndonje pacient te pasur i cili jep shume lek per te shpetuar, doktori merr justifikimin moral duke i thene vetes "jete per jete". Keshtu nese miku juaj ka 40% mundesi te jetoj atehere ai ju thote se ka vetem 04% dhe keshtu ju ben juve dhurues te organeve te mikut tuaj (pa e pasur ju kete te drejte). Keshtu doktori e kthen veten ne Zot edhe Djall sebashku kurse ju mendoni se bete mire nderkohe qe vrate mikun tuaj.
Prapaskenat e spitaleve jane teper shqetesuese, aq shume sa nuk e imagjinoni dot! Njerez ikin "per lesh" cdo dite nga keto lloj prapaskenash dhe nuk e gjen dot te drejten sepse doktori brenda salles se operimit shume here ven veten ne rolin e Zotit dhe gjithashtu krimet shendetesore, qe behen me pacientet, jane krimet me pak te kuptueshme!
Sidoqofte kam deshire te dhuroje gjak!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 10-08-2005 mė 14:13
Teme shume interesante, mendoj qe asnjehere nuk do do te jem organ donor sepse me duket si nje sakatim pas vdekjes. Jam shume e vetedijshme per te mirat qe vine nga kjo si dhe faktin qe pas vdekjes asgje ska rendesi por prap me duket tmerr. Eshte per tu cuditur qe mendoj keshtu, sepse une jam nga te paktet njerez ( nga ata qe njoh dhe e kemi diskutuar) qe nuk dua te me varrosin por dua te kremohem dhe hirin te ma hedhin ne det.
Doja gjithashtu te shtoja se kam degjuar histori te dhimbshme permanipulime neper spitale ku atyre qe jane organ donors nuk ju kushtohet kujdesi i duhur se me organet e tyre mund te sherohen shume te tjere( psh personi eshte 60 vjec, dhe nje vajze 15 vjece po pret per veshke). Nejse. Desha gjithashtu te shtoj se personi me i dashur per mua eshte organ donor.
No/No
Te dhurosh organet e tua eshte dicka jo normale besoj un
e perse u dashka te dhurojm organe ?
nese dikush nga familja ka nevoj edhe jeten jap
but bravo njerzve qe e marin ate vullnet
Partizoni
Krijoni Kontakt