Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e striptella
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    usa baby
    Postime
    34
    ej dashuri e shkrete ta copeton Shpirtin. Dashuria me shikim te pare ashtu sic vjen ashtu dhe iken. E ka lala ka ekspirienca.Dita kur te pashe po rregulloje Bicikleten mua me ra torba e kisha motren ne krahe.Ti e more torben dhe ma dhe.Syte e tua bojeqielli takuan me te mite Kafe.C'fare ndenje me pershkroi ne trup se pershkruaj dot. Dola ne penxhere te ndinja rrobat e C'te shikoj ti qendroje mu perpara me motor. C'fare upgrage i said to myself motor e c'fare motori.Filloi ti bie borise muzike fantastike... Te nesermen ne shkolle e shikoje prape me ndalon dhe fillon te llomotise.Une u dridhja e tera isha vetem 15 vjec e vogel e shkreta..Syte e tij te magjishem si kam pare asgjekundi tashi per tashi.E me gjemoi per nja 3 muaj dhe ma rrembeu nje puthje.Oh zot c'fare mrekullie.Kaq per ate dashuri mbas nje viti another 1st love. Kete rradhe djali qe me makine e desh me shtypi. Une ja ktheva se gojen e kam te madhe una.LOL. Ai qeshi dhe une qesha.Ky na kishte sy te Qiellte also.Vdese una per i cike bojeqielli.lol Po kete rradhe u martova me kete djale e akoma jemi bashke por nuk e di nese o pergjithmone.hahaahha vetem po tallem ai o my Princi. Dashuroni por jo me gjithe zemer se do ngelni me cen.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te te them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpik fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhura me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty ēdo sekond.Kete ndiej biles edhe me shume.Te them qe te dua por ti tani e di , ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, ēdo here qe ta them eshte sepse dashuria ime per ty rritet.
    Dua qe ta dish , nuk te dua ne te shkuaren , nuk te dua ne te tashmen , as ne ardhmen , eshte nje dashuri pa kohe , gjithashtu nuk ka distanca , eshte thjeshte nje dashuri e paster , e mbushur me iluzione , me premtime qe nuk duan te permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin qe te takova.
    Te dua , si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje ne buzet e tua, si dy qiej plot me ngjyra te reflektuara ne syte e tu, si dy fjale te pafundme qe nuk duhet te pushohen se degjuari.
    Te te duash ty ne realitet eshte nje ēmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj , eshte nje ēmim , nje dhurate qe ēdo person do kishte fat po ta harrinte por qe e kam vetem une.
    Te falenderoj qe me lejon te te dua dhe te ofroj mijra vjet dashuri nga thellesia e qenies sime.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit qe ekziston

    Faleminderit qe u gjende tek une , qe me le te gezoj pranine tende , qe me shihje dhe flisje me mua aq embel

    Faleminderit qe me le te enderroj me ty , qe me lejon te jetoj tek ty.

    Faleminderit qe me zgjodhe per te te dashur dhe qe me zgjove deshiren qe te heci me ty per pjesen tjeter te jetes sime , qe me zgjodhe per te te ndier.

    Falemiderit qe merr fryme , qe hecen , qe shikon , qe zgjohesh , qe qesh , qe me degjon ….

    Faleminderit qe ekziston me te gjitha keto per mua.

    Falemiderit mijera here qe me lejon te te dua
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Letra dashurie

    ...u ndave nga une por malli dhe dhembja per ty kurr nuk do te shuhen.

    Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, budallaleqet e tua, syt e tu ...

    Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.

    Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumir. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ...... edhe dielli sot me behet se rrezaton me fuqishem se herave tjera, nuk e disi eshte ne te vertet por se paku ashtu me duket mua. E une qendroj aty pran rruges ku kalonim ne dy Jo per tjeter por ashtu me pate mesur. Dhe tash kush eshte fajtor se vetes ja mbollem nje dashuri per te mos u bashkuar asnjhere?!

    ....., ti me deshte dhe une kohe pas kohe te pata dashur, po tash s`eshte me si dikur. Eshte e vetrtet se ndjej mungesen tende thell ne shpirtin tim, por, dije se ti nuk ishe ajo qe duhej te jete pran meje edhe ne castet me te veshtira. E di se te humba, por... E ndegjoj ende zerin tend duke me ftuar ne krahrorin tend se e dije se une te dua, por tash te lutem te pakten me le te qete. Ajo dite ishte me e bukur per ne por...ishte edhe takimi yne i fundit. Shkove pa me pershendetur, ike ne qetesi pa me thene te pakten arsyjet e asaj ikje misterioze.

    Une as sot nuk po kuptoj pse nuk u kthen pergjigje letrave te mija. Eshte e mundur valle pas gjith asaj dashurie te me lesh thjesht ashtu pa me treguar as nje fjale. Po te luten edhe une kam jeten time, edhe une di te dashuroj, di ti qendroj fjales qe ja jap dikujt. ..... te kujtohet valle kur me thoje se “une jam vajza e jetes tende”, me pate thene se ti nuk do largohesh asnjehere nga zemra ime. Ndoshta, por ..... te lutem kur ti me largohesh a eshte e mundur qe une te te mbaj ne zemer?! Thuama te lutem e meriton valle? Nuk eshte e vertet ti shkove me nje tjeter, dikur vetem e imja pate qene.

    Dua te te tregoj se kam shkyr cdo faqe ku i kam shenuar ditet me ty, kam harruar cdo shprehje tende. ..... cdo gje qe me rreshqet mendjen tek ti eshte e shkateruar. Keto vepra te mia jane si rezultat i fjaleve te tua.
    Andaj dua te te them se keto jane edhe rreshtat e fundit qe per ty po i shkruaj.


    ... LAMTUMIRE ...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Mgjate te bukra letrat dhe pse me dhimbje
    Per dhimbjen gjithmone per cudi kemi me shume zjarr ne mbrendi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    leter Dashurie

    e dashur!

    qe kur ti je larguar ne zemren time eshte krijuar nje boshllek i madh si gropa e Hajdin Sejdise. e shnderrova kete boshllek brenda meje ne nje pishine te mbushur me konjak "Skenderbeu" Original, por perseri kudo para meje qendron ti...po deshe leviz
    pak djathtas se jam tu pa tomi e xherrin. me flake tutje gjithe neveri porsi nje "Pampers
    Ultra" i perdorur disa here dhe ja ku jam ketu, ne erresiren e vetmise sime duke menduar: "ah qeveri e poshter edhe sot na le pa drita...." dashuria jote ishte e paster , e sinqerte si
    dashuria e Romit dhe Zhulit, por edhe e brishte si ato kioskat pa leje qe duam sduam ne nje dite policia ndertimore do ti shkatarroje dhe do ne na leje perseri pa oune, vetem me asistence.

    e more dashurine time si nje amita 40 lekshe, i thithe lengun dhe pastaj e hodhe perdhe duke e shkelur me force: "bum!" pelciti ajo ashtu si kercet kallashi i Tanit te Bukurijes ne ores 2 te nates. shoh kete dhome te trishtuar ku gjithηka e ndjen mungesen tende: mobiljet jane plot me pluhura, lavamani plot me pjata te pista, portofoli plot me leke...
    ne sfond nje kenge melanalkoolike "ηa ta bo gruja; s'ta bo as Perenia!" e kenduar nga bujar Qamili, ndersa mua me duket sikur degjoj zerin tend qe me therret si dikur: "Patellxhani im i mbushur!" dhe une i humbur ne kujtime te pergjigjem me embelsi:"fasulja ime pllaqi!"

    djalli ta haje( i befte mire!)!nuk je e vtemja femer ne kete bote. ka te tjera sa te duash.... por ,
    asnjera nuk eshte si ty. asnjera nuk eshte e zonja ta djege gjellen tre here rresht brenda nje dite, asnjera nuk eshte e zonja si ty te me godase me shapke ne koke qe nga ballkoni i katit te katert, asnje tjeter nuk do me beje pyetje inteligjente si ato te tuat: I dashur, kesulkuqja eshte nje vajze me floket e lyera me kena, apo nje prezervativ i extremit te majte???"

    ...sot sme mbetet gje tjeter vecse te ulem diku, me nje birre tirana ne dore, dhe pas nje grogesime te gjate dhe te trishtuar te them:"c'est la vie!"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ty, qė ma ndale buzėqeshjen!

    Rrezet e diellit kishin dėpėrtuar nė dhomėn time,nė zemrėn time,dhe si mundoheshin tė mė zgjonin nga gjumi i rėnd,shumė i rėndė qė mė kishin mbėshtjellė trupin tim tė lodhur me njė ėndėrr tė bukur.Ishte ėndrra ajo qė mė kishte lidhur dhe s'mė linte tė zgjohesha.Disi mundohesha tė ta shihnja fytyrėn,por kot.Vetėm zėrin tėnd tė shtjerrė e dėgjoja nga larg.Tė ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha tė tė thosha diē qė kurrė nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe nė ėnderr ishte largėsia qė na ndante e fjalėt qė i kisha thėnė,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime.

    Ndoshta edhe kurrė s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinė qė kam pėr ty,por bėhesh kinse nuk kupton!
    Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj mė askė nė zemrėn time,nė shpirtin timė tė ēilter.A thua do tė pendohesh?Athua do ta largosh vetėm pėr njė ēast krenarin tėnde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytė flisnin.Nė sytė e tu shihja shumcka.Tė kujtohet kur me orė tė tėra bisedonim?Tė kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumė?Apo mos vallė vetėm fjalė boshe,apo mos vallė e kishe nga dhembshuria e keqardhja qė isha e smuer?

    Dhe,dielli ishte ai,i cili mė zgjoi nga ėndrra qė nuk mė linte tė shkėputėsha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranė,ndėrmjet asaj se diē dua,por sikur nuk di as vetė ēka.....e tash,tė kaluarėn e ka mbeshtjellė pluhuri i harreses.E nė mua kanė mbetur vetėm kujtimet.Kujtimet qė nuk shlyhen dot!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arsyeja qė unė kam jetuar ishe ti.

    Arsyeja qė unė vuaj je ti. “Kujdes nė dashuri”, kėtė fjalė shpesh e thoje ti. Nuk jam nė gjendje qė tė pėrulem e as tė shkruaj pėr dashurinė time tė madhe por vuajtja, dhe vuajtja u bė forcė fizike, e jo kurrė forcė shpirtėrore. Ti je ende shpresa e jetės time, e mė shumė se qdo gjė tjetėr tė dėshiroj nė kėtė botė. Kujtimet e mira tani mė mundojnė, e mė mundojnė pa ty.
    Sa isha I lumtur kur e pėrjetova pėrqafimin tėnd. Ti mė dhurove dashurinė...e unė ende vazhdova me stilin tim tė vjetėr...Ti bėre shumėqka pėr mua qė tė jem i lumtur .

    Ti je kujtesa e veqantė e jetės dhe zemrės time dhe shpresoj e do tė luftoj, qė tė jesh gjithmonė. Tani i kam dy dėshira: t’mė kthehesh ose tė harroj. Dhe, atėherė le tė filloi jeta ime e re, qė sot. Nuk dua qė dikush t’a shijoi dashurin time tė humbur, sepse tė dua mė shumė se vetveten. E di se ti je e mėshirueshme dhe tė lutem, kur unė vdes eja tė m’i mbyllėsh sytė sepse vetėm atėherė do t’a ndiej veten tė gjallė.

    Nė fillim, atėherė kur fillova t’i njoh aftėsit e tua, kėrkoja forcė qė tė dashuroj me shpirtė, por kisha frikė, megjithatė ti mė ngrite lartė, kėrkove kėshilla nga unė, qdo ditė mė futje nė testimin tėnd, e unė isha i befasuar me idetė e tua, por nuk e di pse u largove nė atė fillim kur tė dashurova me tėrė qenien time njerėzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Mė pyetje pėr aventurat e mia, e unė sot kėrkoj nga ti t’i kujtosh ditėt e lumtura kur nė mes nesh kishte gjithnjė dashuri. Tani jam i mbyllur krejtė nė vetmi, kėndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtė pėr ty. E sot nė rrugė kur tė takoj, bėhesh sikur “nuk tė shoh”. A nuk ndien dhimbje pėr mua qė po bredhi rrugėve i vetmuar. Kėrkoj shpresė nga Ti ose shpresėn dhe jetėn tė m’a shuash, por PSE?

    Ti e don shiun, por e dua edhe unė atė ditė me shi...por dua t’a harroj sepse ti mė mungon e kujtimi zgjatė gjithmonė dhe rastėsisht tė kam takuar ...i folėm dy-tri fjalė, ti mė pėrshėndete dhe dhe qe ateher filloi dashuria jone, mė bėre tė ndiej dridhje tė lehta nėpėr tėrė trupin tim. Kur ti mė folje pėr tė ardhmen, nė zemrėn time ndieja ngrohtėsin e flakės qė u ndizte, por qė shumė shpejtė u shua, atė e ndiej edhe nė kėtė natė nė vetmi qė u mundova tė harroj me tėrė forcėn por sikur ti pėrsėri mė pėshpėritje, prit, prit, prit...!!!
    Tė faleminderit pėr atė gjysmė premtimi...por ku mbeti sot! Tė faleminderit pėr buzėqeshjet e tua, pėr atė kohė qė e kalove me mua, por megjithatė ne kemi mėsuar shumė nga njėri-tjetri, por tė lutem kujto ato ditė kur e kalonim tėrė ditėn sė bashku. Kujto ato netė kur ne vetmin e netėve tė pafunda shkruaja kėngė pėr ty, pėr ty o engjulli im qė tė doja dhe mė doje. Tė dua! Po ti, a mė don? Nuk e di?

    Dua tė takoj, t’i shpjegoj tė gjitha, por shkon gjatė dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesėn mė kryesore nuk mund t’a them. Ti je e vetmja oazė qė theje atė horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgėnjim qė unė gjeta ngushėllim, e sot po mbizotėron e kaluara jonė, unė nuk mundem tė jem i vetpėrmbajtur dhe do t’i lejojė vetes t’a thyej kufirin e imagjinuar...dhe aty do t’a gjejė veten.
    Por mė nė fund duhet tė pajtohem me realitetin sa tė hidhur aq edhe tė rėndė, edhe pse jemi afėr e ndodhemi largė.

    Ne gusht do te shkojė nė Amerikė, nėse deri atėhere nuk ndodhė asgjė qė une tė ndėrroj mendjen, ngase tani jam dėshpruar shumė nė kėtė jetė, jeta ime pa ty nuk ka vlerė, tė lutem mendo edhe njėher pėr tė gjitha dhe besoj qė do tė kuptosh realitetin, e realiteti ėshtė se une tė dua me gjith zemėr, ti je dashuria e jetės sime, ne jemi tė lindur pėr njėri tjetrin, hapi syte dhe do tė shikosh se unė nuk jam I tillė siq mendojn ata njerėz qė na kanė ndarė, ta kam dėshmuar kėtė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme dhe do ta dėshmoj sėrish, por ti e di kėtė vet mė sė miri, ti mė njeh mė sė miri nė kėtė botė, ohh…une mund tė tė bėj tė lumtur nė kėtė jetė vogėlushe, do tė bėjė gjithqka vetėm qė ti tė jesh e lumtur pranė meje.
    Do tė jem engjulli yt mbrojtės, do tė jem heroi yt, do tė jem dashuria jote pėrgjithmon.

    Do tė shkojė ne Amerikė, qė tė provoj fatin tim, dua qė tė tejkaloj kėtė dėshprim gjigant qė mė ka kaplur nė kėtė vend, dua qė tė arrij diqka nė kėtė jetė, dhe shpresa e vetme qė mė mban gjallė ne kėtė jetė dhe qė mė detyron tė vazhdojė je ti dashuria ime, do tė luftojė pėr ty pėrgjithmon, nuk kam frikė as nga vdekja….
    Kėshtu qė pa marrė parasysh veprimet e mia une gjithmon e lė dashurinė nė njė anė dhe jetėn e pėrditshme nė anėn tjetėr, por dashuria ėshtė gjithmon nė plan tė parė.
    Do tė kthehem pėr ty vogėlushja ime, do tė kthehem qė tė jesh e imja pėrgjithmon, nėse ende tė kujtohet kjo ka qenė ėndrra jonė e pėrbashkėt pėr tė cilėn ėndėrronim qdo natė, e unė do ta bėjė kėtė ėndėrr realitet ngase tė dua o ylli im.

    Koha po kalon, e ti ende mė mungon, por do tė vijė koha jonė, mos ki frikė, ngase dashuria e vėrtet gjithmon fiton qdo luftė, dhe gjėja qė mė mundon mė sė shumti ėshtė qė ti je verbuar nga fjalė tė njerzve qė tė folėn keq pėr mua e ato fjalė nuk janė aspak tė vėrteta dhe unė ta kam dėshmuar kėtė. Gjėja qka urrej mė sė shumti nė botė ėshtė dyftyrėsia, shpifjet e njerzve, gėnjeshtra dhe tradhtia. Edhe pse nuk kam besuar kurre se do tė mė ndodhe por shpifjet ma humbėn dashurinė, na ndanė njėher por kjo nuk do tė ndodhė mė, tė betohem, kurrė, dhe ata tė cilėt I bėnė kėto herėn e parė do tė pendohem qė kanė lindur. Do tė kthehem pėr ty vogėlushe, kur do tė mendosh se ėshtė fundi I botės unė do tė jem aty pėr tė treguar fillim e lumturisė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ti je pasqyra nė tė cilėn shihem , sepse kur shoh nėpėrmjet syve tė tu e di qe je i lumtur me dashurinė tonė dhe kur ti je i lumtur , lumturia ime shumėfishohet
    Duke parė nėpėrmjet teje mund tė shikoj ndjenja tė pastra , mund tė shijoj ajrin e tyre ,bile mund tė fluturoj pa u zgjuar nga kjo ėndėrr.
    Nuk mjaftohem vetėm duke tė pare por dėshiroj tė tė pėrqafoj qė te qėndroj tek ty dhe dua tė ruaj fytyrėn tėnde si njė foto nė tė cilėn ti je drita qė mė ndriēon ditėt.
    Nuk do lodhem se admiruari ty sepse tė njoh dhe sepse dua tė tė njoh akoma mė shumė , dhe duke tė parė tė njoh akoma , njoh ndjenjėn time dhe tėnden dhe fatin qė kam qė tė dua .
    Lerėm tė vazhdoj tė shihem tek ty , ti je pasqyra ime dhe personi qė reflekton emocionet e mia,ti je motivi i ndjenjave dhe kenaqėsisė.
    Ti je pasqyra ime dhe pėr ketė nuk ndal sė pari , nuk ndal se menduari dhe nuk ndaloj sė dashuri.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  3. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 13:36
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •