Pershendetje!
Daniel e ke keqkuptuar fjalen i jashteligjshem, ose i paligjshem.
Faktikisht termi me i sakte do te ish biri sipas premtimit/Isaku edhe biri jo sipas premtimit, perxedhjes/Ismaeli. Ne kete aspekt ismaeli quhet i paligjshem persa i perket Beslidhjes bere me Abrahamin prej Zotit.
Madje ketu do te thosha une, sipas asaj qe na tregon zanafilla, fillon edhe antijudaizmi i pare, edhe paraforma e Antikrishtit.
Nga Ismaeli nuk mund te vije Beselidhja, sepse nuk eshte bir i premtuar, por nga Isaku! Kjo nuk do te thote aspak se Isaku ish i "keq", por thjesht se nuk ishte i zgjedhur. Deshira e filluar prej Agares, qe vazhdon edhe prej agarianeve te sotshem (arabet) per marrjen e paresise ne perzgjedhje, dmth se premtimi hyjnor shpetimtar kalon tek ismaelitet eshte pare si kundravenie karshi asaj qe ka perzgjedhur Zoti, prandaj edhe Shen Pali i krahason me bir i se lires me ate te skllaves ne letren e Galatasve.
===========================================
Tashti persa i perket paraardhjes se Krishtit prej Solomonit, djalit qe i lindi profitit David ne imoralitet, kjo do te kish qendruar ne keto pozita nese Davidi s'do te pendohej per ate qe beri, por pendesa e tij e restauroi drejtesine edhe ligjshmerine e birit te lindur, madje me vete Solomonin.
Edhe Sara quhej motra e Abrahamit persa i perket dashurise se paster te te dyve, perkushtimit, edhe se ishin vella e moter per babe!
Krijoni Kontakt