I celi syte me mundim, pa oren qe kishte shkuar nje e drekes dhe klithi:*****! Iku dhe kjo dite!
Mbuloi koken dhe u perpoq te flinte, por ndjeu nje etje therrese qe e detyroi te zgjohej perfundimisht. Iu afrua lavamanit, shpelau koken qe i rendonte, me uje te ftohte pastaj piu dhe e la ujin ti rridhte ne fytyre. Cte bej?-mendoi. As qe e kam idene se cdite eshte sot!
Eci drejt tavolines dhe pa shishen e mbremshme te konjakut. Po pi prape, sikur te jete mbremje, une vetem mbremjeve kam qejf te dehem! Ti harroj te gjitha nje here e mire e te pres te erret deri sa te me vije gjumi!
Rrakelleu shishen me force, pastaj u kollit sikur te ishte mbytur, eci drejt pasqyres dhe duke e pare veten me kujdes, tha qe kishte nje fytyre muti. Nje nga ato fytyra qe harroheshin kollaj, sikur te mos e kishin pare fare. Por per kete nuk kishte cte bente. Ai ishte katandisur ne nje hije, e dinte mire, kur ngjiste shkallet e pallatit nuk njihte njeri qe ta pershendeste.
-Une jam pa vlere dhe per kete fajin e ka Zoti!
U kujtua turbull qe naten e meparshme, kur ishte i dehur tape, kishte hedhur fjale te poshtra per Perendine. Tani qe po i shikonte gjerat me kthjelltesi, mendoi qe e kishte mire. Nuk duhej te pendohej, pasi ishte e qarte qe asnje vullnet hyjnor nuk duhej te ishte mbi koken e tij. Koka e tij svlente gje. Koka e tij duhej te rendohej nga alkoli, te lodhej e te mbeshtej mbi tryeze, per te bere nje gjume te thelle harrues. Tomas X. mendoi qe skishte qene e lehte te kishte bere tridhjete vjet rruge, per te kuptuar qe svlente asgje. Ishte deshtak, gjithe mengjesin kishte fjetur, por per tiu kundervene asaj mynxyre te papare, duhej te luante vendit. Te behej cte behej Por ama nje dite tjeter, e sotmja skishte me kuptim.
-Cila eshte pasuria ime? Kur une te vdes nuk kam per te lene njeri pas. Te martohem dhe femijet e mi do cojne neper mendje kujtimin tim. Ne rregull, per te bere kete duhet te jem i sjellshem me ta dhe ti trajtoj si nje baba i mire. Domethene duhet te luaj hipokritin? Apo me pare duhet te martohem, pastaj te vras mendjen per keto?!
Ketu Tomasi e leshoi veten dhe u zbras nga te gjitha, sikur ti kishte lindur nje gje madheshtore ne tru. Natyra e tij vetmitare, kishte rrembime te menjehershme, ide te kthjellta, qe shkrepnin si rrufe qiellin e ndjenjave te tij dhe e detyronin ti realizonte pa kushte. Keshtu, duke rrakellyer gllenjken e trete te konjakut, klithi:
-Pasuria qe kam eshte jeta ime! Pasuri Phhhhh! Kur te gjithe me kane harruar, e pas kesaj jete do te me harrojne per fare, une skam me kuptim! Mendova Zotin? Ne rregull qe me ka hequr nga lista, por nuk do ta le te me marre shpirtin me vullnetin e tij! Une kete pasuri do ta bej therrime, tani, ne cast, po vetvritem!
U ngrit duke menduar qe ishte gjeja me e mire, per nje njeri koti, qe sbente asgje per te qene ne rregull me ndergjegjien dhe te tjeret. Skishte familje, as forca per te krijuar nje te tijen, me femije e gjithe te tjerat. Ishte aq pa vlere, sa keshtu mund ti jepte vetves thjesht nje kenaqesi.
-Po hap kanatat e dritares dhe po hidhem!-tha duke hequr per here te fundit shishen.
Ate cast u degjua trokitja e deres. Ishte aq i zhytur ne mendimet e tij sa u hodh perpjete dhe e leshoi shishen duarsh. Trokiten serish.
-Kush te jete?-mendoi dhe iu ngazellye zemra, e quajti kete si nje shenje te fatit. Si vullnet i Zotit per ta detyruar te heqe dore, e ato momente, e quajti pergjegjesi qe te vazhdonte jeten e tij, edhe sikur perjashta te ishte nje njeri qe kishte ngateruar adrese, apo nje komshi i ri qe kerkonte te njihte te tjeret e atij pallati. Eci drejt deres dhe e hapi i buzeqeshur ne fytyre. Perpara qendronte nje zoteri i gjate, hijerende, me syze te erreta qe i jepnin edhe me seriozitet pamjes se tij.
-Ju jeni Tomas X?-e pyeti dhe zeri i tij tingelloi i njohur, Tomasi u prek dhe e ftoi te hynte brenda duke vrare mendjen ku mund ta kishte pare.
-Mbreme keni kaluar nje nate feste?-dhe zoteria i hodhi nje veshtrim kuptimplote gjithe apartamentit, duke u ndalur tek shishja qe qendronte mbi tavoline.
-Jeni i ri ne kete pallat? Mund te kem bere edhe zhurme, nuk me kujtohet!-dhe Tomasi qendronte me kembe para tij, duke u lutur qe ky njeri te behej miku e tij e qe te nesermen jeta e tij te merrte nje shtyse te re, per te nderruar drejtim.
-Me thoni, e mbani mend ckeni thene mbreme, pa pushim?
-Nuk e di! Mund te kem bertitur me ze te larte, nuk e di, perse?
Tjetri futi doren ne xhepin e pardesyse dhe nxorri nje flete te mbushur me zhgarravina te pakuptimta. Nisi ta lexoje me ze te larte, toni i tij ngrihej dhe ulej sipas presjeve dhe pikecuditeseve, Tomasi qeshte, nuk e nderpriste por qeshte me te madhe deri sa i hodhi krahun ne qafe te panjohurit e i tha:
-Mjaft, mjaft! Mbarove?! Ti i paske regjistruar te gjitha? Kaq shume degjohesha?
Tjetri qendronte i ftohte, si perfundoi e pa me nje veshtrim hetues, qe e ngjethi Tomasin nga koka te kembet. Mes tyre ra nje perde e akullt, Tomasi nderroi menjehere gjendje shpirterore, e kur ai e pyeti ne i kishte menduar apo jo te gjitha ato qe pati thene, hoqi nje gllenjke tjeter konjaku e i tha:
As mos me caj koken! Mos je gje nje evangjelist i gjelbur, i thirra te gjitha e nuk me pelcet fare. Ti kush je, qe hyn ne shtepine time e me ben gjyq keshtu? Shporru jashte, a e di ku ta futesh Zotin tend ? Apo kerkon ti perseris nga e para ato qe thashe?!
-Je akoma i vendosur te vrasesh veten?!
Tomasi u ngjeth, beri disa hapa me mbrapa e iu be sikur e kapi nje dhimbje e forte ne fundbark. Ku e dinte ky njeri cdo te bente Tomasi me jeten e tij?
-Une jam kryengjelli Gabriel! E di, qe nuk trembesh, nuk te ben pershtypje Zoti yt, por te keshilloj te mbash mend qe u shqetesua aq shume, sa e kapi nje dhimbje therrese koke, te gjithe u tremben ne komande per kete. Kur ti vendose qe ti japesh fund vetes, me urdheroi te vija ketu e te te jap ne keto ore te fundit, ate qe te ka munguar gjithe jetes.
-Ti je i cmendur, miku im, te lutem dil prej ketu, nuk dua te kem telashe!
I panjohuri eci drejt dritares, i mbylli kanatat dhe i tha qe kishin per ti hapur me vone, kur te vinte casti i hedhjes.
Tomasi u tremb, tjetri beri shenje qe ta ndiqte jashte, i tha qe do ti shpjegonte gjithcka rruges dhe vullneti i Tomasit uli koken i shtyre nga nje force e cuditshme, eci perpara, doli jashte deres, qe u mbyll vete pas kraheve te Kryeengjellit.
-Si e bere kete?-tha Tomasi, kur shkalleve Gabrieli i tregoi qe ai kishte thene edhe me keq per Perendine, por nuk ia kishte bere zemra tia lexonte te gjitha pasi kjo perbente nje fyerje shume te rende, te paperseritshme, per tu degjuar se dyti.
-Ai eshte i zemeruar me mua?-dhe Tomasi u drodh kur imagjinoi se cpo behej diku, lart, mbi koken e tij. As qe e dija qe po me degjonte! Une jam injorant nga kjo ane, nuk kam faj, gjithe jeten kam qene i zene te zgjidh prapesite e jetes, nuk kam qene i ngeshem te degjoj mesimet e kishes! Ju lutem, me falni!
Kryeengjelli i bezeqeshi, i zgjati doren per ta afruar pas vetes por nuk i ktheu pergjigje.
-Mos e vrit mendjen, i tha,-te kujtohet ckerkoje? Ti deshiron ti japesh jetes tende nje kuptim. Ke deshire te mbetesh i perjetshem, do qe njerezit te te njohin, te te mbajne mend, qe ti mos jesh ai Tomasi i vockel, deshtaku pa vlere qe te gjithe e evitojne, e parakalojne, i hedhin balte persiper e vazhdojne te ecin perpara.
-Une nuk dua!
-Keshtu duhet!
Dolen jashte e dielli qe ra menjehere mbi ta,e ngrohu Tomasin fund e krye. Te kisha marre shishen me vete! Ky me duket qenka me i pire se mua!-mendoi.
-Tomas!!! -dhe kryengjelli buzeqeshi prape. Blejme nje shishe tjeter nese deshiron!
Ky ia futi vrapit, beri te klithe por nuk nxorri dot ze, edhe kembet iu paralizuan, kete rradhe veshtrimi i Gabrielit u be i rrepte, tundi koken dhe i tha te mos e perseriste me. Duhej ta ndiqte pas, kishte nje mision per te bere dhe deshira e tij duhej te plotesohej me patjeter.
-Cila deshire?-pyeti Tomasi.
-Ti kerkove qe gjithe njerezit te ndjejne per ty, te te njohin e te degjojne jeten tende. Te kujtohen per Tomas X. dhe jeten tende ta bejne rrefim qe do te mbetet edhe pas vetvrasjes.
-Si i behet kjo? Eshte e pamundur!
-Oh, nuk ka gjera te pamundura per ne,-dhe kryengjelli perlasi duart. Nje kalimtar erdhi nga prapa shpines se tyre, pa drejt kryengjellit fare pak, i hoqi syte sikur ky te mos ishte dhe mbeti i ngrire perpara Tomasit pa thene asnje fjale.
-Pershendetje zoteri!-foli Tomasi. Tjetri nuk reagoi, Gabrieli qeshi dhe i tha qe duhej te tregonte. Burri kishte per ti ngulitur ne shpirt, pa harruar asgje nga ato qe kishte per ti thene Tomasi, per gjithe jeten. Ki besim, fole, pa frike!
Tomasi u kollit, mendoi nje cope here dhe tha:
-Quhem Tomas X. jam tridhjete vjet. Kam lindur ne nje qytet province te veriut. Babai im quhej Antuan, vdiq kur isha shtate vjec, e doja shume, kurse nena ime me la kur skisha mbushur aokma dhejte vjetet
Kryengjelli e inkurajoi, i tha qe po ecte shume mire e te mos druhej. Tomasit iu duk shume gje e bukur, mori guxoi e vazhdoi:
-Me duhet te te flas per babain tim te vdekur. Keshtu qe ti, i panjohur, ke per te marre brenda shpirtit edhe nje pjese te tij. Po te them qe ishte nje burre i pashem, linte gjithmone mustaqe te zeza e kur kthehej nga puna, ne mbremje, e shtrengonte nenen ne syte tim dhe e puthte gjithe dashuri. Pastaj ulej ne kolltukun afer vatres, me ulte ne preher e me tregonte perralla. Syte e tij ishte bojeqielli. Une qava shume kur vdiq ai. Nje nate te tere e kalova pa gjume e kur e varrosen, une isha i fshehur, nuk me kishin marre me vete por i pashe te gjitha me syte tim. Aty ndjeva te rritem, pashe se sa i padrejte ishte zoti dhe u betova te mos kisha kurre besim tek ai
-Hemmmm!-beri kryengjelli.
-Me fal,-tha Tomasi,-vetem qe po i kujtoj gjerat ashtu si ishin atehere. Per nenen time nuk di shume te them. Ajo u semur pas vdekjes se babait. Edhe ajo ishte nje grua e bukur, floket e saj bjonde i kishin zili te gjithe. Kaq me ta. Ti, i panjohur, duhet te dish qe une kam vuajtur shume. U detyrova te punoj heret, askush nuk doli ne mbrojtje te nje jetimi te vogel, kur u rrita u trasferova ne kete qytet. Punoja nje pjese te kohes, e naten, kur kthehesha, ndjeja dhimbje therrese ne gjithe shpirtin. Isha i pakenaqur. Nje dite u ndesha me nje turme te egersuarish, qe me ngaterruan me nje tjeter e me rrahen paq. Qe atehere nuk shikoj mire nga syri i majte, edhe kur ec caloj, por jo shume, mezi duket
Tomasi u kthye nga kryengjelli. Ky, me mban mend po te ec?-i tha, e beri nje parakalim te shkurter, qe burri te kujtohej per ecjen e tij calamane.
-Te gjejme nje tjeter,-i tha kryengjelli,- kemi shume njerez per te takuar.
Tomasi ndjeu nje lloj ngrohtesie ne shpirt, ishte dikush qe po e njihte ne gjithe kete qytet te madh. Buzeqeshi dhe iu lut kryengjellit te perqafonte te panjohurin, para se ky te rifitonte shqisat e pergjumura.
-Ne rregull!
Tomasi e puthi ne faqe, i shtrengoi doren dhe Gabrieli perplasi shuplakat. Burri u shkund sikur te ishte zgjuar papritmas, vuri pellemben mbi balle, pastaj u largua me ngadale.
-Iku!-e ndoqi me gisht Tomasi, e u nis pas Kryengjellit. Kur po merrnin kthesen qe nxirrte per ne rrugen Emanueli i XIII, degjoi nje ze qe e therriste me emer: Tomas, Tomas,- ktheu kryet dhe e pa te panjohurin qe e pershendeste, e i bente ze sikur ta njihte prej nje jete. Nxituan hapat qe te mos arriheshin prej tij, por sa shume qe ndryshoi kjo brenda Tomasit. Ai me njeh, klithi!- E me e bukura eshte qe smund te me harroje dot per jete te jeteve! Kjo eshte mrekulli! Dua nje tjeter.
-Kjo ketu?-dhe kryengjelli berri me dore drejt nje gruaje te moshuar.
-Ajo eshte plake, duket sikur do te vdese para meje! Une i dua te rinj, te shendetshem, qe te me marrin per nje kohe te gjate pas vetes,-e qeshi, duke i treguar kryengjellit nje djalosh. Gabieli perplasi duart, Tomasi u afrua dhe tha:
- Quhem Tomas X. jam tridhjete vjet. Kam lindur ne nje qytet province te veriut (ketu e uli zerin, qe mos e degjonte djaloshi, e i tha kryengjellit ne duhej ti thoshte te njejtat gjera e te vazhdonte me te reja, apo te niste direkt!) Nje mbremje u ula ne gjunjet e nates e mu be sikur perkedhela fytyren e qiellit. Qielli me shikonte permes yjeve, me ca si enderrimtare, sa mua mu be sikur e dashurova vetveten, jeten, ishte shume bukur e ajri i fresket rrotull meje me dehu te jgithin. Ate mbremje u ktheva ne shtepi dhe isha i lumtur. Te nesermen kerkova pune tjeter dhe e gjeta. Vazhdova rreth nje muaj Kaq! Ky eshte nje kujtimi bukur, dua qe ti te mbash nje kujtim te bukur timin, prandaj spo ta them si perfundon .
Une ngrihem gjithmone naten dhe ec lart e poshte duke kalkuar duart ne koke. Ato momente me vjen te klith. E di se si???-dhe Tomasi klithi. Keshtu kur ti te kujtohesh per klithjen time, e une te mos jem me, te tjere mund ta degjojne e tiu vije keq per Tomasin qe ulerinte e nuk e merrte vesh njeri
* * *
-Une jam Tomas X! Mua me njohin te gjithe, jam drejtues i shoqerise me te madhe ne bote! Jam njeriu me i pasur e pas urdherave te mi ka per te levizur politika e gjithe botes per dyqind vjetet e ardhshem. Jam njeriu me i mencur i planetit, me i bukuri, te gjithe femrat dashurohen me mua me shikimin e pare. Kam aq femije sa nuk numerohen dot, ata lene koken per mua e kur mblidhemi ne vilen tone, qe eshte e madhe sa nje qytet mesatar, falen duke perdorur emrin tim ne vend te atij te Zotit
-Tomas
-Ne rregull! Une kam bere nje jete heroike: nje dite qyteti ishte i gjithi ne zjarr e une i vetem ndihmova qe te shpetoheshin te gjithe. U ndesha me nje bande vandalesh, ishin njeqind mije te tille, te krisur e te eger, e une i shtriva njeri pas tjetrit, sepse qe ta dish, qe ta mbash mend pergjithmone, Tomasi ishte njeriu me i forte, me guximtar e me i miri i botes! Perplasi duart, Kryeengjell, mbarova!
Gabrieli perplasi pellembet dhe gruaja qe kishin afer u zgjua, eci e perhumbur pa e mbledhur dot veten nga sa i kishte ndodhur.
-E teprove!-i tha Gabrieli. Perse nuk iu flet per veten tende?
-Oh, dua te me mbajne mend per gjerat qe do kisha bere ne kete jete. Keshtu do te kene me shume respekt per mua.
-Por ate te meparshmin, kur e trembe, nuk te erdhi keq? I gjori, do jetojne me ankthin tend gjithe kohes.
Tomasi qeshi dhe tha qe e kishte tepruar pak, por tek e fundit ishte nje shaka dhe asgje me shume. Po binte mbremja, e Tomasi e pyeti Gabrielin sa njerez kishin ndalur deri ato caste.
-Njemije e treqind e shtatedhjete e tete, per te qene te sakte!
-U lodha, Kryeengjell, u lodha. Ke uri?
Gabrieli i shpjegoi qe ate nuk e kapte ndonjehere uria, por po te donte, mund te hante per vete, tek restaranti qe kishin perballe. Une po te pres ketu, jashte xhamit.
Tomasi tundi koken dhe u fut ne restorant.
-Po e mbyllim,-degjoi nje ze vajze qe e shkundi te gjithin.
-Ju lutem, kjo eshte nata e fundit e jetes sime.
Vajza qeshi, i tha qe ajo po e linte sherbimin por mund ti kerkonte leje pronarit te saj, meqenese ai skishte per te jetuar edhe nje dite me shume. Pas pak ajo u kthye dhe i tha te zgjidhte nje tavoline.
-Me sill nje shishe wiski, nuk dua te ha gje,-dhe zeri i Tomasit ishte i lodhur, i larget, vajza ia solli shishen dhe i tha ne mund te ulej prane tij.
-Si te quajne?-e pyeti, e dicka semboi ne zemren e Tomasit, qe ngriti koken me vemendje dhe e kundroi ate femer te bukur, si asnje femer tjeter. Pastaj hodhi syte jashte xhamit te restorantit, pa Kryengjellin qe po shihte ne vend tjeter dhe renkoi i mahnitur. Ai nuk kishte gisht ne kete mes.
-Po pret dike?-e pyeti vajza. Mos duhet te cohem prej ketu?!
-Te lutem, qendro, te lutem! Jam shume i vetmuar per te refuzuar pranine tende. Me quajne Tomas!
-Une jam Alda! Me trego dicka per jeten tende
Tomasi u kollit, ra brenda syve te medhenj, te erret te vajzes, e ndjeu pasionin qe e mori pas vetes, u dashurua ne cast, vajza qeshte e kur ai nisi te flase, kjo mbeshteti doren mbi tryeze, i mbushi goten dhe e degjoi tek tregonte. Ne cdo fjale te tij ata afroheshin, e per Tomasin kjo ishte nje mrekulli. I lumtur sic ishte, ndjente zemren qe i binte diku poshte shpirtit, e dorezohej duke klithur qe ishte e dashuruar per here te pare. Jeta ishte e bukur, vertet, jashte binte mbremja e Tomasi fliste pa u lodhur
Pas dy oresh, u degjua zilja e deres, qe lajmeronte nje klient tjeter.
-Eshte mbyllur,-peshperiti Alda, para saj qendronte nje njeri i gjate, serioz, i veshur me pardesy dhe mbante syze te erreta megjithese ishte nate.
-Erdha ta marr!-dhe ai beri me shenje drejt Tomasit, qe kishte harxhuar gjithe shishen, e dergjej ne gjume, i lodhur, me nje buzeqeshje te cuditshme ne buze.
-Tomasin? E njihni?! Sa ka vuajtur, i gjori! Me hyri menjehere ne zemer! Neser do dalim bashke
Zoteria tundi koken, e la Alden qe ta ndihmonte per te hedhur Tomasin mbi shpatulla, i tha lamtumire dhe u tret ne mjegullen e nates duke shkelur lehte-lehte mbi ajer!
Krijoni Kontakt