Thuhet nga dikush
"E paqena nuk behet e qene,e qena nuk behet e paqene"
Ju si mendoni?
Thuhet nga dikush
"E paqena nuk behet e qene,e qena nuk behet e paqene"
Ju si mendoni?
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Pak a shume si shprehja:
"S'mbulohet dielli me shoshe?!".
Zeri i te vertetes, nuk i le te mbyten vlerat e dickaje/dikujt ashtu sikurse s'mund te behet shkurrja lis.
Ndryshuar për herë të fundit nga green : 04-01-2005 më 14:09
E qena behet e paqene dhe anasjelltas. E verteta per popullin eshte thjesht nje gojedhene e cila transmetohet nepermjet njerezve dhe meqe njerezit jane egoist dhe materialist, e ndryshojne ate sipas interesave personale. Kete e ka provuar historia qe prej fillimeve te saj.
Një ftesë për diskutim :
Ndërmjet Qenies dhe Hiçit ekziston një lidhje që unë nuk e kuptoj fort. Kush mund të më sqarojë ndopak, do t'i isha mirënjohës.
A ekziston Hiçi ? Supozojmë që po. Atëherë, meqë kemi përdorur fjalën "ekziston", ka diçka, le të jetë ky dhe Hiçi. Pra Hiçi nuk ekziston. Por Qenia ç'është ? Ç'është të qenurit e diçkaje që është ? Ç'është, për shembull, të qenurit e malit ? Ku fshihet qenia e tij ? Pas malit ? Në shpatet e tij ? Apo në thellësi të tij ? Në fakt, askund. Qenia nuk është asgjë. Pra Hiçi ekziston. Ku ishim ? Asgjëkundi. Dhe kështu sillemi rreth e përqark pa kuptuar mirë ku e humbëm fillin.
Mirëpres vërejtjet tuaja. Ju falemnderit.
Highlander ne po flasim per ngjarje, ndodhi, dhe jo per gjera te materializuara.
Pastaj ti me ate qe the me siper a po perpiqesh te vesh ne dukje ekzistencen tone? Sepse nese thua qe mali nuk ekziston, ose me fal, eshte Hic, atehere i bie qe dhe ne te jemi Hic?!?!
Po jo mi gurl, se nuk më ke lexuar mirë. Nuk kam thënë që mali nuk ekziston, por qenien e tij unë nuk e di ku është. Të t'a sqaroj pak më mirë. Të marrim gurin. Guri është diçka që është. Pra ai ka një të qenur, ose më mirë të themi një qenie. Unë dua të di ç'ndodh me këtë të qenur të gurit, pra me të qenurit e diçkaje që është. Edhe më shkoqur : kemi paskajoren me qenë, ose të jesh, çka kjo është të qenurit, ose qenia, dhe nga ana tjetër kemi përcjelloren duke qenë, që shpreh diçka që është. Unë dua të di mbi paskajoren : ç'është kjo të jesh ? Ku gjendet ajo tek diçka që ekziston ? A e shohim ne këtë të jesh ?
Ja këto janë gjërat që desha të di.
Kjo teme qe ke hapur eshte njesoj si te pyesesh:
Çfare e ben njeriun njeri?
Albo
Albo, ia ke futur me top. Po si nuk more një herë mundimin mor Albo, të lësh mënjanë ato çka ke përrallisur deri tani, dhe për të lexuar konkretisht të tjerët. E çuditshme, paaftësia juaj për t'u lidhur me tjetrin në krah është totale. Sinqerisht, në jetën reale, ju imagjinoj si dikush që shkon derë më derë duke shpërndarë lajmin e mirë atyre njerëzve që e kanë marrë atë me kohë. Albo, shpejto pak, dhe përpiqu t'ju afrohesh të tjerëve dhe jo të tjerët t'ju afrohen ju.
Deduksionet e tua llogjike jane shume te thekura dhe te komplikuara per mendjen time Highlander, pasi ti e ke me te lehte te kerkosh hicin tek mali se sa tek njeriu.
Mali ngelet mal ne kembe per prinderit e tu, per ty, per femijet e tu, per femijet e femijeve te tu... qe ta shohin me sy, ti ngjiten ne maje, ta germojne, te jetojne ne te. Kurse njeriu u krijua nga balta dhe ne balte do te kthehet.
Ti e kerkon hicin ne thellesine e malit, une e kerkoj hicin tek hici i qenies tende njerezore qe nje dite do te kthehet ne balte e do te prehet ne ate "malin e hicit".
A eshte mali apo njeriu nje hic?
Albo
Krijoni Kontakt