Së pari përshëndetje të gjithë të interesuarve.
E qela këtë temë me qëllim që ta zgjedhim bashkarisht një problem që momentalisht e kam.
Në dy pllaka të përhershme (60@80)GB kam të instaluar Linux suse 9.1 dhe windows XP.Deri këtu çdo gjë në rregull.Edhe me Linux edhe me Windows nëpërmjet DSL-it hyj në Internet.
Problemi qëndron këtu:
Në Linux e kam poashtu të instaluar VMWare-in ku e kam prapë të instaluar Windowsin XP.Në Linux e kam të aktivizuar edhe Serverin SAMBA.Në lokal funksionon çdo gjë në rregull.E bëjë bartjen e të dhënave prej Windowsit në pllakën e përhershme në Windows VMWare nëpërmjet Linuxit.
Tashti pyetja është si mundem që njëkohësisht me Linux të jem në Internet,por edhe me Windows XP që është në VMWare.
Krijoni Kontakt