Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    PD: Nano ka harxhuar 80 mijė euro nė ditė nė Dubai


    N. Perndoj

    TIRANE - Pushimet e kushtueshme tė kreut tė ekzekutivit, Fatos Nano, nuk kish si tė mos denoncoheshin nga partia mė e madhe e opozitės. Zėdhėnėsi i selisė blu, Edi Paloka, deklaroi dje nė njė konferencė pėr shtyp, se kryeministri Fatos Nano ka harxhuar shuma marramendėse gjatė pushimeve dimėrore, deri nė 80 mijė euro nė ditė.

    dy llafe



    Por paloka nuk thote se ku e ka burimin e ktyre shifrave..

    Pra i bie vlera denoncimit..
    Faleminderit pėr shtypin...
    janė pasojat e tė qenit opozitė( e heshtur apo legale)pėr 50 vite...ėshtė pėrvoja e shkurtėr parashtetėrore 5 vjeqare qė i bėn tė ngathtė dhe natyrisht dėshira (llupėsia) e madhe e shqiptarėve pėr tė fituar shumė dhe menjėherė... Me Nanon kjo ėshtė e mundur...Por harrojnė se ėshtė e mundur vetėm pėr disa tė paktė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 07-01-2005 mė 06:19
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  2. #22
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    DHENDRRI FATOS NANO, FATKEQESIA E SHQIPERISE

    Psikanalisti amerikan i shpjegon studentit shqiptar sjelljet e deformuara te Kryeministrit, ne funksion te realitetit te tij te ri bashkeshortor

    Nga Marsel Zaimi

    Me psikanalistin Xh.M, me prezantoi e shoqja, e cila punon ne te njejten organizate me mua. Kur i thashe se jam me origjine nga Shqiperia, psikanalistit i ndrine syte e me pyeti: "Keni jetuar ne Shqiperi gjate kohes se z.Hoxha?" Pasi bera nje shenje pohuese me koke, ai vazhdoi: "Mik i dashur, ju lutem te me falni per nje fare simpatie qe kam patur per Shqiperine e asaj kohe; sa here takoj shqiptare si ju, ndjehem i turperuar prej simpatise sime te dikurshme". Dhe pasi i thashe se jo pak njerez qe e kishin pare Shqiperine e Enver Hoxhes nga larg kishin patur nje faresimpatie per te, ai me tregoi se si ishte njohur me Shqiperine.

    Ne fillim te viteve _70, shpjegoi psikanalisti, ai kishte qene nje aktivist i flakte kunder luftes ne Vietnam dhe i etur te degjonte lajme rreth saj nga sa me shume burime, kishte filluar te degjonte edhe programet e Radio Tiranes ne vale te shkurtra. Pas mbarimit te luftes, atij i kishte ikur intresi per t'i degjuar ato programe, por, sidoqofte, i kishte mbetur interesi per te ndjekur lajmet qe mediat amerikane ofronin here pas here per Shqiperine.

    Pasi me shpjegoi origjinen e interesit te tij per Shqiperine, psikanalisti me doli tamam atje ku deshiroja. "A vazhdon z.Nano te jete Kryeministri i vendit tuaj?" - me pyeti. Kjo pyetje e tij me beri t'i zbrazja te gjitha ato qe dija per bemat e Fatos Nanos, te cilat kisha kohe qe desha t'i diskutoja me nje specialist si ai.

    ***

    Keshtu, i tregova psikanalistit se si Nano ia kishte mbathur per ne Maqedoni i veshur si fshatar tiranas kur Kryeministria po sulmohej nga perkrahesit e opozites ne 1998; i tregova se si u rikthye ne krye te PS-se, por jo te qeverise; i tregova se si kishte filluar nje afere jashte-martesosre me nje emigrante te re shqiptare ne Greqi; i tregova se si e ndau me vone bashkeshorten e pothuaj 30 vjeteve, e se si u martua me emigranten 29 vjecare; i tregova se si u perpoq te behej President me votat e Dushkut; i tregova se si ia kishte hedhur Berishes dhe Metes per t'u bere Kryeminister; i tregova se si cifti kryeministror e kaloi ne Austri vjet Vitin e Ri, duke ndjekur Koncertin tradicional te Vjenes; i tregova se si pas nje jave ata kishin udhetuar drejt Ankarase, e se si nuk i kishin nderprere pushimet as diten e tragjedise se 9 janarit, kur 19 qytetare te varfer shqiptare humben jeten ne det; i tregova se si cifti kryeministror kishte akumuluar rreth 100 dite jashte shtetit vetem gjate vitit 2004; dhe se fundi, i tregova se si e kaloi cifti kryeministror kete Vit te Ri ne hotel "Burj Al-Arab" ne Dubai, nderkohe qe te gjithe burrat e shtetit te globit ishin te preokupuar per te ndihmuar viktimat e tragjedise me te madhe te pas Luftes se Dyte Boterore.

    ***

    Ne mbarim te "zbrazjes" time, psikanalisti Xh.M, me tha: "Pini nje cike i dashur mik, sepse kjo qe do t'ju them tani nuk ma do mendja se do t'ju gezoje". Dhe pasi une ktheva me fund goten qe kisha ne dore, ai vazhdoi: "Nga keto qe me treguat, mik i dashur, mendoj se martesa e dyte e Kryeministrit Nano eshte nje fatkeqesi per vendin tuaj. Dhe nga ajo fatkeqesi, kam frike se do ta kete veshtire te shpetoje edhe per ca vjet". Me tej, ai filloi te shpjegonte se pse kishte arritur ne kete konkluzion.

    Shpjegimi qe beri psikanalisti ishte pak a shume ky: Nano, duke patur nje diference moshe prej pothuaj 25 vjetesh me nusen e tij te re, duhet ta kete te pamundur t'ia plotesoje asaj te gjitha nevojat seksuale. Dhe per c'i mbetet mangut nuses se tij te re, perpiqet t'ia zevendesoje me udhetimet dhe qejfet luksoze qe ia mundeson te qenit ne pushtet. Pikerisht per kete arsye, ai do te beje te pamunduren per te ndenjur ne pushtet: do te perpiqet te vjedhe, bleje, apo manipuloje votat; do te kerkoje ndihmen e aleateve te huaj kundrejt cdo cmimi po qe se opozita tenton te perdore modelin gjeorgjian apo ukrainas; madje, ai do te jete gati ta coje vendin edhe ne lufte civile po qe se nuk i mbetet tjeter arme per te ruajtur pushtetin.

    ***

    Kur une e pyeta analistin ne se mund te gjendet ndonje kure per ta shpetuar Shqiperine nga kjo e keqe, ai m'u pergjigj: "Ka vetem nje. Dhe ajo eshte qe pakenaqsia popullore per Kryeministrin tuaj te behet po aq e fuqishme sa c'ishte kur ai kryesonte qeverine e fundit komuniste. Ne qofte se 70 per qind e popullsise voton kundra tij, ai nuk ka nga t'ia mbaje. Por problemi eshte, i dashur mik, se shumica te tilla rralle arrihen."

    I deshperuar nga pergjigjia realiste e psikanalistit amerikan, ktheva edhe nje gote tjeter me fund dhe i thashe se deshiroja ta ndaja me publikun shqiptar vleresimin qe kishte bere per Nanon. "Une nuk mund t'ju sugjeroj te mos e beni kete gje," - u pergjigj ai - "Por do t'ju lutesha te mos e publikoni emrin tim. Sepse, tek e fundit, vleresimi im u bazua vetem ne ato qe me treguat ju. Pra, ne nje fare menyre, fjalet e mija nuk perfaqesojne gje tjeter vecse nje sinteze profesionale te fjaleve te tua". Pasi i dhashe fjalen, psikanalistit Xh.M, se nuk do t'ia permendja emrin, por vetem inicialet, u ndava me psikanalistin dhe u nisa me nxitim per ne shtepi. Me te mberritur, u ula perballe kompjuterit dhe shkruajta rreshtat e mesiperm.

    *Master ne shkencat politike, New York




    KOHA JONE -
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. UNICEF: Ne bote femijet me varfer ne Azi, ne Ballkan, femijet me te varfer ne Shqiper
    Nga iliria e para nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 09:38
  2. LUTJA: Mesues na meso te lutemi...!?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 10:42
  3. SHBA: 1.5 milione shqiptare, te varfer
    Nga Orku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 11:19
  4. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •