Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Leila
    As per Shkupin ne 1967. Etj.. I can't help being nonreactive... desensitized, rather.
    Edhe Shkupi pati tërmet në 63,jo në 67.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    www.mjaft.org

    teamalbania@mjaft.org

    +355 4 223 661 / +355 68 27 10 000



    Je i lutur te gjesh bashkangjitur me poshte iniciativen
    me te re te MJAFT!

    Ju lutemi ta ndani ate me miqte dhe te afermit tuaj!
    Na ndihmoni te shperndajme informacionin!

    Skuadra MJAFT!


    Shpallja e “Skuadrës SHQIPTARE”

    Pas fatkeqësisë natyrore që përfshiu zona të tëra bregdetare
    të Azisë Jugore të dielën e kaluar, nevoja për ndihmë konkrete
    e të menjëhershme është e domosdoshme. Numri i të vdekurve
    vazhdon të rritet dhe mendohet se do të kapë shifrën rreth
    150,000 viktima.

    Kofi Annan tha se “kjo është një katastrofë globale pa
    precedentë dhe kërkon një përgjigje globale po pa precedentë”.
    Shkatërrimi në masë dhe numri i madh viktimave nga tërmetit
    cunami është vetëm fillimi i katastrofës që do të vijojë nëse
    nuk jepet ndihmë e menjehërshme mjekësore në zonat e
    shkatërruara.

    Rreziku i kolerës, tifos si dhe epidemive të tjera është i
    pranishëm. Qindra mijëra nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie
    kanë nevojë edhe për ndihmën më elementare: mjekim për plagët,
    ujë të pastër për të shuar etjen dhe veshje të thata. Duke u
    munduar të kurojnë pasojat e këtij shkatërrimi, më shumë se
    30 vende të botës dhe miliona njerëz janë solidarizuar nën
    flamurin e humanizmit ndërkombëtar në një fushatë globale,
    kësaj radhe jo për luftë, por për të ndihmuar vendet e
    martirizuara nga një fatkeqësi që mund t’i ndodhte secilit.

    “SKUADRA SHQIPERIA”:

    Ne, shqiptarët, një nga kombet që më shumë se kushdo tjetër
    ka përfituar nga asistenca dhe solidariteti i vullnetarëve
    ndërkombëtarë në raste fatkeqësish dhe luftërash, shprehim
    dëshirën tonë për t’u bërë pjesë e ndihmës globale.

    Një Fondacion që lëvizja MJAFT ka ngritur së fundi për
    qëllime bamirësie, në bashkëpunim me pushtetin lokal,
    shoqërinë civile si dhe komunitetin e biznesit vendas,
    po përgatit një përgjigje të menjëhershme e cila përfshin
    dërgimin e një njësie të quajtur “Skuadra Shqipëria”, e
    cila do të përfshijë një grup mjekësh të specializuar
    epidemiologë, higjienistë etj, te pajisur me ndihmat e
    nevojshme mjekësore për të marrë simbolikisht nën administrim
    njërën nga zonat e goditura nga fatkeqësia në Indonezinë e
    largët.

    Organizatorët po kujdesen që “Skuadra Shqipëria” të përfshijë
    mjekë dhe specialistë vullnetarë jo vetëm nga Shqiperia por
    edhe nga Kosova në shenjë uniteti dhe mirënjohjeje për atë
    që komuniteti ndërkombëtar ka bërë për kombin shqiptar në
    ditët tona të vështira si komb. Ne kemi komunikuar me
    autoritetet e qeverisë indoneziane dhe me autoritetet
    koordinuese lokale per lehtesimin e fatkeqesise.

    Skuadra jonë vullnetare mjekësore, e pajisur me mjete të
    mjaftueshme, do të bashkëpunojë ngushtë me Komitetin
    Indonezian për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore te drejtuar
    nga dr. Jose Rizal në qendrën e krizës në Banda Aceh,
    Sumatra - Indonezi. “Skuadra Shqipëria” do të ofrojë
    asistencë mjekësore si dhe ujë të pastër, ushqim dhe
    ilace (përfshirë këtu edhe antibiotikë, farmaceutikë,
    vaksina, etj.) për viktimat e tsunamit në atë zonë që do
    të lihet nën administrimin e vullnetarëve nga Shqipëria.

    Ndryshe nga imazhi mbizotërues që kronika kriminale i ka
    faturuar Shqipërisë si një eksportuese e krimit të organizuar,
    ne kërkojmë të shfaqim kësaj radhe shpirtin human të një
    Shqipërie e cila mund të eksportojë ndihmë të organizuar,
    përkrahje dhe mirëkuptim për ata që vuajnë!

    Ne kërkojmë që të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare të japin
    kontributin e tyre në këtë çështje dobia e së cilës është jo
    vetëm për viktimat e tragjedisë së madhe ndërkombëtare të
    tërmetit, por edhe një shërbim i vlefshëm për kombin tonë,
    nxitjen e respektit, autoritetit dhe vlerësimit ndaj tij në
    periudhën e ardhshme e cila do të jetë shumë vendimtare për
    të ardhmen dhe aspiratat tona. Ne kemi nevojë për mbështetjen
    tuaj për të bërë të mundur që “Skuadra Shqipëria” të realizojë
    misionin dhe të japë ndihmën e saj në zonat më të shkatërruara
    të Azisë Jugore.

    Fondi i mbledhur do të na lejojë të gjithëve të japim mbështetje
    të menjëhershme për viktimat e rajonit që do të administrojë
    skuadra jonë, të blejmë medikamentet e nevojshme, të ofrojmë
    asistencën për të plagosurit, të humburit, jetimët, dhe
    shtëpitë e shkatërruara dhe ta rreshtojmë kështu Shqipërinë
    në listën e vendeve të botës që i dhanë një dorë atyre kombeve
    në fatkeqësi.

    Faleminderit për ndihmën tuaj. Ajo do të shpëtojë jetë.

    Per me shume informacion:

    http://www.mjaft.org/shq/news/tsunami.htm

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Azinë Juglindore

    10 Janar 2005



    Kuvendi është mbledhur sot [e Hënë] në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të shqyrtuar çështjet e reformës zgjedhore. Në hapje të kësaj seance, deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit Tsunami, që preku disa nga vendet e Azisë Juglindore.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    INTERVISTË – Flet Besjan Pesha, përfaqësuesi i parë i

    > “Skuadra Shqipëria” që ka mbërritur në zemër të katastrofës
    >
    > Shekulli, 17 January, 2005
    >
    > Përfaqësuesi i “Team Albania”, Besian Pesha, është prej tri
    > ditësh në Banda Aceh, zemra e cunamit shkatërues që ka marrë
    > deri tani jetën e rreth 168 mijë njerëzve. Ai ka zhvilluar
    > një takim me përfaqësues dhe aktivistë vullnetarë të skuadrave
    > indoneziane të shpëtimit, të cilët po e orientojnë për vendin
    > ku mendohet të vendoset pas disa ditësh kampi shqiptar me mjekë,
    > ndihmësmjekë dhe infermierë që do të niset nga Shqipëria.
    > I kontaktuar në linjë telefonike, Besjani iu përgjigj disa
    > pyetjeve të “Shekullit” lidhur me situatën e atjeshme dhe
    > ndihmën që mund të ofrojë Shqipëria.
    >
    > Si paraqitet aktualisht situata në Banda Aceh? Cilat janë
    > problemet më emergjente?
    >
    > Situata duket kaotike, pasi ditë për ditë vijnë lajme
    > dëshpëruese. Syri të shikon mijëra shtëpi të shkatërruara,
    > por termi më i saktë do të ishte: sikur një dorë gjigante i
    > ka shkulur ato nga faqja e dheut duke u kujdesur të lërë pas
    > vetëm shkatërrim, rrënoja, pirgje rrangullash dhe grupe të
    > mjerësh që rrëmojnë poshtë këtij mjerimi për të gjetur shpresë,
    > ndonjë kufomë të afërmi, ose edhe thjesht një kothere buke.
    > Gjëja e parë që të godet sapo hyn në këtë qytet, i cili u
    > shfaros në masën 50-60 përqind, është një kutërbim i tmerrshëm,
    > i cili vjen ndoshta nga numri i jashtëzakonshëm i kufomave, të
    > cilat ende vazhdojnë të zbulohen përditë poshtë gërmadhave dhe
    > më pas të groposen me shpejtësi në varre masive. Gjithçka i
    > ngjan një ferri të vërtetë. Por të shumëzuar për pesë.
    >
    > Rreth 80 mijë të vdekur kishte ky qytet dhe vullnetarët po
    > punojnë me shpejtësi për t'i gjetur dhe varrosur. Por më të
    > shpejtë se ta, shpesh janë edhe qentë apo kafshët e tjera
    > grabitqare, të cilat i zbulojnë kufomat, të shtyra nga uria.
    > Shumë kufoma të tjera mbërrijnë përditë nga valët e detit nëpër
    > gjithë vijën bregdetare të Banda Aceh, dhe kjo është arsyeja pse
    > shumë specialistë mendojnë se rreziku i shpërthimit të epidemive
    > vdekjeprurëse si murtaja, kolera apo edhe më keq, është i afërt.
    > Mungon uji i pijshëm, por për fat jo edhe energjia elektrike
    > ose lidhja me internetin.
    >
    > Si jeni sistemuar, ku qëndroni dhe si kalon dita e pararojës së
    > Ekipit Shqipëria?
    >
    > Ne jemi vendosur në njërën nga tendat e një kampi të njësive
    > indoneziane të shpëtimit në periferi të Banda Aceh. Përreth
    > ka disa kampe të ngjashme për refugjatët dhe të pastrehët, por
    > ndërkohë jeta ka nisur të rikthehet në disa lagje të pakta të
    > qytetit që u kursyen nga vala shkatërrimtare dhe në katet e
    > sipërme të disa banesave përreth, ku situata të kujton herë pas
    > here kohën e eksodit masiv të kosovarëve në Shqipërinë e 1999-ës.
    > Ka edhe pesë familje që banojnë në një apartament. Ajo që po
    > bëjmë tani, është vendosja e kontakteve me autoritetet, të
    > cilat do të caktojnë vendin ku do të veprojë trupa e Skuadrës
    > Shqipëria. Ka të ngjarë që mjekët shqiptarë do ta ofrojnë
    > kontributin e tyre pranë njërit prej spitaleve fushore të
    > ngritura në Aceh. Në të gjitha kontaktet tona po mësojmë se ka
    > nevojë të ngutshme për mjekë të përgjithshëm dhe për specialistë
    > të shëndetit publik.
    >
    > Ne nuk e dimë nëse dikush në Tiranë ose diku tjetër në ndonjë
    > zyrë të rehatshme, mund të ketë njohje më të hollësishme rreth
    > nevojave që ka popullsia këtu. Por ajo që ne po shohim këtu,
    > nuk përbëhet prej fjalësh të stërholluara apo ndonjë loje
    > politike. Këtu ka thjesht nevojë për ndihmë dhe njerëz që ta
    > ofrojnë atë. Mjekë, infermierë, higjenistë, nga cilido vend
    > ardhshin, në çfarëdo kohe mbërritshin. Nëse do të mundim të
    > tregojmë që edhe Shipëria tha "këtu" kur u kërkua kjo ndihmë,
    > kjo është në dorën tonë.
    >
    > Çfarë do të thotë të jesh shqiptar në Banda Aceh? Nga vëzhgimi i
    > situatës, me çfarë ju duket se mund të ndihmojë Shqipëria?
    >
    > Praktikisht mbizotëron kaosi. Nëpër ambientet e koordinuesve të
    > emergjencës ty mund të të zërë syri siglat e qindra organizatave
    > dhe të dëgjosh fjalët e dhjetëra gjuhëve të huaja të botës. Të
    > jesh shqiptar, është si të jesh një pikë uji në një det të madh
    > solidariteti. Por nuk ka gjë më të bukur kur ti has ose takon
    > ndonjë vullnetar, i cili më parë ka qenë i angazhuar direkt ose
    > indirekt në krizat e Shqipërisë ose Kosovës. Habia në këto
    > raste përzihet me admirimin. Kam takuar disa prej këtyre
    > vullnetarëve të huaj, të cilët gjatë vitit 1999 ishin të
    > angazhuar në Kosovë. Për ta është një simbol mahnitës që edhe
    > Shqipëria ka dërguar ndihmën e saj, sado modeste, në këtë
    > krizë ndërkombëtare. Eshtë kënaqësi, qoftë edhe në momentin
    > kur ti i shtrëngon dorën një familjeje indoneziane të Aceh,
    > të mbetur në mes të rrugës, duke u dhënë zemër dhe duke
    > shqiptuar emrin e vendit tënd: "Albania". Shqipëria është me ju.
    > Eshtë bukur kur shikon në sytë e tyre mirënjohje për një vend
    > që ata mbase nuk e dinë ku bie, por që u jep shpresë, dashuri
    > dhe idenë e forcës. Eshtë Shqipëria që indonezianët kanë idenë
    > se ekziston. Eshtë Shqipëria që ne të gjithë shpresojmë të jetë
    > një ditë.
    > __________________________________________________ ____
    > Ju mund te ndihmoni "Skuadren Shqiperia" nepermjet:
    >
    > Credins Bank, Kodi: CDISALTR
    > Per: “Fondacioni Mjaft”
    > Numri I llogarise: 10198-01
    > Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr 21, Tirana, Albania
    >
    > Ose duke derguar nje mesazh (sms) nga nje numer AMC me
    > tekstin AZIA ne nr: 1516
    >
    > Ose nepermjet "PayPal":
    > http://www.mjaft.org/donate.htm
    >

  5. #85
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vdekjet nga tsunami arrijnë në 226 000


    Eva Kushova


    BANDA ACEH – Numri i viktimave nga tsunami aziatik ka arritur në 226 000. Kjo shifër është dhënë nga Ministria indoneziane e Shëndetësisë, e cila ka konfirmuar vdekjet e mijëra vetëve, të cilët më parë figuronin si të zhdukur. Kështu në Indonezi, vendi më i prekur nga dallga shkatërruese e Oqeanit Indian më 26 dhjetor të vitit të kaluar, numri i viktimave ka arritur në 166 320, ndërkohë që një shifër e mëparshme ishte 95 450 vetë. Kështu shifrat e fundit të dhëna nga Ministria indoneziane e Shëndetësisë, përbëjnë numrin total të viktimave kryesisht nga provincat Aceh dhe veriu i Sumatrës. Megjithatë, zyrtarët thonë se ende shifra e dhënë nuk mund të quhet përfundimtare, pasi vazhdojnë të zbulohen vdekje të tjera në rajon. Ndërkohë presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono tha se e vërteta e numrit të viktimave ndoshta nuk do të zbulohet kurrë. “Ndoshta ne kurrë nuk do të dimë shkallën e saktë të viktimave në njerëz”, -ka thënë ai gjatë konferencës së donatorëve në Xhakarta. Ndërkohë në rajonin e goditur nga tsunami, kryesisht në Indonezi, Sri Lanka, Indi etj. po punohet nga grupe të mëdha humanitare nga shtete të ndryshme, për të ndihmuar viktimat e tsunamit, me ushqime dhe për t’u dhënë mundësi për një jetë të re.

    Shekulli
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #86
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gates dhuron 750 milionë dollarë për vaksina


    Gates mbështetë programet e imunizimit në vendet më të varfëra
    Miliarderi amerikan Bill Gates ka dhuruar 750 milionë dollarë për vaksinimin e fëmijëve në shtetet në zhvillim.
    Ky është donacioni më i madh i bërë ndonjëherë për shëndetin e fëmijëve.

    The Bill and Melinda Gates Foundation do të japë këto para brenda një periudhe prej dhjetë vitesh për Aleancën Globale për Vaksina dhe Imunizim, me seli në Gjenevë.

    Edhe qeveria norvegjeze do të japë 290 milion dollarë brenda pesë viteve.

    Zoti Gates tha se donacioni do të mbështesë programet e imunizimit në shtatëdhjetë e dy vendet më të varfëra të botës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se dy milionë njerëz në shtetet në zhvillim vdesin çdo vit nga sëmundje që mund të parandalohen me vaksina.

    BBC-ja
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #87
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Gates dhuron 750 milionë dollarë për vaksina


    Gates mbështetë programet e imunizimit në vendet më të varfëra
    Miliarderi amerikan Bill Gates ka dhuruar 750 milionë dollarë për vaksinimin e fëmijëve në shtetet në zhvillim.
    Ky është donacioni më i madh i bërë ndonjëherë për shëndetin e fëmijëve.

    The Bill and Melinda Gates Foundation do të japë këto para brenda një periudhe prej dhjetë vitesh për Aleancën Globale për Vaksina dhe Imunizim, me seli në Gjenevë.

    Edhe qeveria norvegjeze do të japë 290 milion dollarë brenda pesë viteve.

    Zoti Gates tha se donacioni do të mbështesë programet e imunizimit në shtatëdhjetë e dy vendet më të varfëra të botës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se dy milionë njerëz në shtetet në zhvillim vdesin çdo vit nga sëmundje që mund të parandalohen me vaksina.

    BBC-ja
    Hallall ketij dhe te gjitheve qe bejne donacione ne kete rast kaq tragjik !

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Perfect Paradigm of Nature

    Tsunami- Surviving hippo in Kenya seeks solace with a century old tortoise.

    NAIROBI (AFP) - A baby-hippopotamus that survived the tsunami waves on the Kenyan coast has formed a strong bond with a giant male century-old tortoise, in an animal facility in the port city of Mombassa, officials said.

    The baby hippopotamus, nicknamed Owen and weighing about 300 kilograms (650 pounds), was swept down Sabaki River into the Indian Ocean, then forced back to shore when tsunami waves struck the Kenyan coast on December 26, before wildlife rangers rescued him.

    "It is incredible. A-less-than-a-year-old hippo has adopted a male tortoise, about a century old, and the tortoise seems to be very happy with being a 'mother'," ecologist Paula Kahumbu, who is in charge of Lafarge Park, told AFP.

    "After it was swept and lost its mother, the hippo was traumatized. Fortunately, it landed on the tortoise and established a strong bond. They swim, eat and sleep together. "The hippo follows the tortoise exactly the way it follows its mother."

    "The hippo is a young baby, he was left at a very tender age and by nature, hippos are social animals that stay with their mothers for four years," he explained.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Rreziku i ri kosovar i trafikimit të njerëzve
    Nga mani në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •