Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88
  1. #61
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ja disa

    ilustrime se sa i fuqishem ishte tsunami
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #62
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Totali i te vdekurve zyrtarisht deri tash ka arritur ne 140.000 ! Ky numer eshte me i madh por saktesisht nuk do dihet kurre pasi shume njerez i mori dallga me vehte brenda ne oqean...!
    Bota ka ndermarre nje nder operacionet humanitare me te medhaja deri tashi pasi vendet e prekura nga Tsunami rrezikohen nga katastrofa humanitare dhe epidemike !
    Vendi donator kryesor eshte Japonia me 500 milion dollare !
    ...

  3. #63
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030


    Perhapja e dallgeve vrasese.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #64
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Presidentët amerikanë bëjnë thirrje për ndihma

    Tre figurat e larta amerikane apeluan për më shumë ndihmë
    Presidenti amerikan Xhorxh Bush si dhe dy paraardhësit e tij, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i vjetër i kanë bërë thirrje amerikanëve të ndihmojnë viktimat e sunamit në Azi.
    Të tre burrat e shtetit dolën së bashku në Dhomën Rusvelt në Shtëpinë e Bardhë me një apel drejtuar shtetasve dhe bizneseve amerikane.

    Administrata e Bushit ka premtuar ofrimin e 350 milionë dollarëve si ndihma dhe Marina amerikane po operon në zona të thella duke dërguar ndihma.

    Disa mijëra amerikanë njoftohen si të zhdukur në zonën e goditur nga tërmeti.

    Numri i vdekjeve amerikane të konfirmuara është 15, me tetë të vdekur në Tajlandë dhe shtatë në Sri Lanka.

    "I kërkoj çdo amerikani të kontribuojnë me sa kanë mundësi," tha presidenti Bush.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #65
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sa shume me dhimbsen te gjoret , shkuan per pushime dhe gjeten vdekjen , edhe banoret e shkrete humben te afermit e tyre , e cdo gje qe kishin ........
    Me beri pershtypje edhe ajo gruaja qe u detyrua te leshonte njerin nga femijet e saj dhe zgjodhi te voglin dhe e leshoi femijen e madh ......por shyqyr zotit qe i shpetoi edhe femija tjeter ......nuk e di ...tragjedi e madhe
    Dallga ka pase shpejtesi aq te madhe saqe nuk kane pasur kohe as nga te futen apo te fshihen .......gjith ai njeri i vdekur gjynaf ...Tashi kane filluar semundjet .pupuppu
    Zoti i ndihmofte tashi te pakten ata qe shpetuan...

  6. #66
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Rifillojnë dërgesat e ndihmave në Aceh


    Helikopterët amerikanë dërgojnë ndihma në rajonet e dëmtuara
    Fluturimet jetike me ndihma në provincën indoneziane të goditur rëndë, Aceh, kanë rifilluar pas largimit nga pista të një aeroplani të dëmtuar që kishte bllokuar pistën e vetme të aeroportit të vogël në kryeqendrën e provincës, Banda Aceh.
    Aeroporti qendroi i mbyllur për 15 orë ndërsa teknikët ushtarakë u përpoqën të hapnin pistën.

    Dita e sotme ishte një ditë zhgënjyese vonesash për OKB-në. Ata kishin premtuar shpejtimin e operacioneve të ndihmës të martën, por planet e tyre u penguan nga një aksident fare banal në aeroportin e vetëm në provincën Aceh.

    Një avion ndonezian mallrash goditi një lopë ndërsa po ndalontë në pistë dhe iu bllokua motori.

    Gjatë gjithë ditës teknikët ushtarakë shqyrtuan mundësitë e lëvizjes së tij, dhe në fund vendosën ta ngrenë motorin e dëmtuar me një jastëk ajri para se ta largonin nga pista.

    Dhe një orë pas kësaj rifulluan fluturimet.

    I pari ishte një avion indonezian Hercules që sillte ushqime dhe rroba.

    Megjithë këtë pengesë dërgesat me ushqim dhe ujë nuk kanë ndaluar gjatë ditës - një grup prej 15 helikopterësh ushtarakë amerikanë kanë dërguar ndihma në qytetin e goditur të Mulabosë.

    Marre nga BBC ne SHQIP
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #67
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Do evitohej kjo tragjedi po te vendoste shteti mjete/pajisje qe paralajmerojne ardhjen e sunamit.

    Ngushellime

  8. #68
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Numri ka arritur 120mije perafersisht ne te gjitha vendet dhe eshte vertete nje fatkeqesi e madhe , zoti sikur i ben me paramendim keto pune se jane shtuar shume njerezit andej madje ja kane kaluar dhe Kines thuhet , nejse menjane ironive do te thosha qe problemi me imedjat qe kane tani keto vendet jane mbrojta ndaj perhapjes se epidemive pasi gjithe ato trupa te vdekur po ndejten gjate ne siperfaqe do te sjellin kete efekt , e mira eshte qe ti djegin apo ti hedhin ne dete se ka rrezik te larte , apo te perhapet pastaj ne vendet e tjera imagjinoje cfare katastrofe .
    Interesant eshte fakti qe termeti qe ndodhi nen uje nuk ka arritur te kapet nga satelitet pra ka qene i paditur po te kishte ndodhur ne toke do ishte me keq mendoj se ato kasollet qe kane ata njerezit atje do ishin shfaosur komplet , 9 balle e gjys imagjinoje , ne shqiperi 4-5 ballesh te jete ben kerrdine .

    SI MUND TË NDIHMOJ? (për ata ne Ameriken veriore)
    Kjo eshte nje liste e agjensive humanitare ne Ameriken veriore qe pranojne kontribute gjithfaresh per te ndihmuar viktimat e katastrofes ne Azine Juglindore.

    American Jewish World Service
    45 West 36th St., 10th Floor
    New York, NY 10018
    800-889-7146
    www.ajws.org

    American Friends Service Committee (AFSC Crisis Fund)
    1501 Cherry St.
    Philadelphia, PA 19102
    215-241-7000
    www.afsc.org

    Catholic Relief Services
    PO Box 17090
    Baltimore, MD 21203-7090
    800-736-3467
    www.catholicrelief.org

    Doctors Without Borders/ Medecins Sans Frontieres
    PO Box 1856
    Merrifield, VA 22116-8056
    888-392-0392
    www.doctorswithoutborders.org

    American Red Cross International Services
    285 Columbus Ave.
    Boston, MA 02116-5114
    617-375-0700 ext. 277
    800-564-1234 ext. 277
    www.bostonredcross.org/

    International Orthodox Christian Charities
    Middle East Crisis Response
    PO Box 630225
    Baltimore, MD 21263-0225
    877-803-4622
    www.iocc.org

    Save the Children
    Asia Earthquake/ Tidal Wave Relief Fund
    54 Wilton Road
    Westport, CT 06880
    800-728-3843
    www.savethechildren.org

    US Fund for UNICEF
    333 East 38th St.
    New York, NY 10016
    www.unicefusa.org

    World Relief
    7 E. Baltimore St.
    Baltimore, MD 21202
    443-451-1900
    www.wr.org

  9. #69
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Futbolli ne ndihme te viktimave te sunamit ne AZI

    "Futbolli eshte sporti qe adhurohet me shume nga njerezimi,ndaj ne keto dite te veshtira eshte detyra jone tu vijme ne ndihme te lenduarve te kesaj tragjedie"
    Me fjalet e mesiperme nje drejtues i FIFA,shprehu gadishmerine e saj dhe venien ne dispozicion te nje shume prej 2.000.000$.

    Edhe klubi i Bayernit te Mynihut,me ane te zv/Presidentit Karl Heinz Rumenige,beri te ditur se disponon shumen e 300.000 Euro,ne ndihme te viktimave te sunamit ne Azi.

    Edhe Federata gjermane e futbolit (DFB),do organizoje me 25 Janar nje ndeshje midis kombetares Gjermane dhe lojtareve te huaj qe luajne ne Bundeslige.
    Te ardhurat e kesaj ndeshjeje do kalojne ne ndihme te viktimave dhe familjeve te tyre.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #70
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    SHQIPERIA JO VETEM MERR, PO EDHE JEP

    Kryetari i Kryqit te Kuq Shqiptar ka deklaruar dje se ka mberritur momneti ne te cilin Shqiperia duhet te tregoje anen e saj humane. "Ajo nuk duhet te paraqitet vetem si nje vend qe merr ndihma humanitare, por edhe si nje vend qe di te jape. Dhe kete radhe flitet per vende te cilat jane vertet ne nevoje" deklaroi lidhur me nje fakt te tille kryetari i kesaj organizate humanitare ne vednin tone. Nga ana tjeter, ai ka deklaruar se deri tani ky organizem ka hapur nje fond te vetin, te posacem prej 5 mije dollarsh amerikane, ne ndihme te vendeve te cilat u permbyten nga termeti i fuqishem javen e fundit te vitit qe sapo kaloi.

    Sipas z.Shyqyri, ky perben nje rast me teper ne te cilin Shqiperia duhet te tregoje anen tjeter te imazhit te saj, pra si nje vend pozitiv i cili nuk permendet ne bote vetem per dukuri negative si krimi apo korrupsioni. Por edhe si nje vend qe di t'u gjendet te tjereve ne rast nevoje.

    Nuk tregohet sasia e parave te mbledhura

    Nderkaq, kryetari i Kryqit te Kuq ka deklaruar se tashm` prane bankes se nivelit te dyte Credins jane celur tre llogari bankare ne emer te ndihmes vullnetare per kete tragjedi te rende ne vendet e Lindjes se Larget. Por ende nuk mund te jape ndonje te dhene per shumen reale qe eshte grumbulluar deri tani. Gjithsesi, shton se vete Kryqi i Kuq Shqiptar nga ana e tij ka filluar me fondin individual prej 5 mije eurosh. Me pas, pritet qe ne keto tre llogari te cilat jane perkatesisht ne leke, euro dhe dollare te shtohen shuma te caktuara sipas mundesive individuale qe ka secili prej qytetareve shqiptare. Keta te fundit, gjate intervistave televizive te realizuara gjate dites se djeshme jane shprehur te gatshem per te financuar ndihma kundrejt tragjedise se vendeve te Lindjes se Larget.

    Ndihma edhe Gjysme-Hena e Kuqe

    Nderkaq, ne listen e ndihmave te organizmave humanitare, eshte perfshire edhe Gjysme-Hena e Kuqe. Ndihma nga e gjithe bota po mberrijne ne rajonet e largeta te Lindjes, aty ku termeti shkaktoi vdekjen e rreth 150 mije personave vetem nje jave me pare.

    Ne Shqiperi, kjo nisme pritet te mbeshtetet edhe nga ana e komunitetit te biznesit si edhe nga ana e qytetareve te thjeshte. Nderkaq, levizja qytetare "Mjaft" organizoi dje nje takim me perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Shendetesise per te derguar nje ekip mjekesh te specializuar ne keto vende, me qellimin e ofrimit te ndihmes se tyre per rastet e shtuara epidemike. Edhe ky eshte nje lloj ndihme qe u ofrohet ketyre vendeve, pervec asaj financiare qe pritet te kalohet menjehere sa te mblidhet fondi i caktuar prej kontributeve te qytetareve shqiptare.


    Marre nga Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Rreziku i ri kosovar i trafikimit të njerëzve
    Nga mani në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •