Postimet ose artikujt e sjelle nga gazetat,apo interneti detyrimisht duhet te jene ne shqip.
Postimet ose artikujt e sjelle nga gazetat,apo interneti detyrimisht duhet te jene ne shqip.
Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 30-12-2004 më 00:48
O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!
Numri i të vdekurve kalon 60 mijë
Indonezia ka qenë një nga zonat më të prekura me 40 mijë të vdekur
Organizatat e ndihmave dhe qeveritë perëndimore po shtojnë përpjekjet e tyre për t'u dërguar ndihma sa më parë banorëve që mbijetuan nga pasojat e tërmetit në Oqeanin Indian, nga i cili kanë humbur jetën mbi 60 mijë vetë, në të paktën 10 vende të këtij rajoni.
Shtetet e Bashkuara i kanë dyfishuar fondet e tyre të ndihmës në 35 milionë dollarë.
Sekretari i shtetit, Colin Powell hodhi poshtë zërat se vendi i tij ishte treguar dorështrënguar.
"Ne do të bëjmë më shumë. Do të dëshiroja që të mos bëheshin komente të tilla. Bota po reagon ndaj kësaj katastrofe. Ne ende po bëjmë një vlerësim për nevojat q; kanë banorët. Ky vlerësim kërkon kohë që të bëhet dhe ne pastaj do t'u përgjigjemi këtyre nevojave. Gjatë katër viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë ndihma se çdo vend tjetër apo grupim vendesh të marra së bashku," tha sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell.
Termin 'dorështrënguar' e kishte përdorur fillimisht për vendet e pasura koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmat e emergjencës, Jan Egeland, i cili më pas e vlerësoi reagimin ndërkombëtar ndaj katastrofës në Azinës Jugore.
"Ndihma ndërkombëtare ka qenë e menjëhershme dhe dorëlëshuar. Vetëm në këtë moment që ne flasim, ka dhjetra avionë që po fluturojnë drejt rajonit për të dërguar ndihma për personat e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore," tha koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmat e emergjencës, Jan Egeland.
Ndërkohë dy flotilje amerikane janë nisur drejt zonës së prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Komanda amerikane e Paqësorit ka vënë në dispozicion 14 avionë ushtarakë që të transportojnë ndihma në Tajlandë dhe Sri Lankë.
Australia ka premtuar mbi 25 milionë dollarë, kryesisht për të ndihmuar fqinjin e saj, Indonezinë.
40 mijë të vdekur në Indonezi
Në disa zona të Indonezisë, vendi ku është regjistruar numri më i madh i viktimave, po hapen varreza masive.
Vlerësimi i fundit për numrin e të vdekurve në Indonezi është mbi 40 mijë vetë, shumica e tyre në ishullin Sumtara, që ishte edhe epiqendra e tërmetit që shkaktoi dallgët masive.
Autoritetet indoneziane thanë se ende nuk kishin vendosur kontakt me disa rajone në bregun perëndimor të ishullit.
Zyrtarët thanë se vetëm në qytetin Meulaboh, në provincën Açeh, kishin vdekur 10 mijë vetë.
Kam pershtypjen se komentet jane te teperta.
C'ka mund te them une eshte qe e konsideroj si nje tragjedi natyrore dhe qe eshte nje lajm shume i hidhur per mbare boten.
U prehshin ne paqe....
Ministri Italian deklaron 13 te vdekur dhe mbi 100 te humbur italiane....
Une dhe familja ime ishim perjetues te kesaj tagjedie. Asnje minut dhe asnje sekond me heret nuk eshte paralajmeruar askushi dhe nuk besoj qe eshte ditur. Ne ishim me fat sepse u vonuam per te ngrene mengjes. Ne hotelin ku ne banonim, gjeten vdekjen ata qe ndodheshin ne holin e hotelit, ne restaurant duke ngene mengjes dhe ata qe ishin ne pishine. Dallga na gjeti aq befas sa qe edhe shume persona te stafit te hotelit u zhduken. Mbetem plotesisht te izoluar pa buke, pa uje, pa drita. Nje perjetim jo i kendshem!Postuar më parë nga titi_ali_demsi
Pershendetje,
lum lumi, Tailande
Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 30-12-2004 më 07:27
lum lum e paske pas jeten e gjat...........
te na rrosh sa malet.
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Nga gazeta Shekulli
-----
VIP-at që panë vdekjen me sy në ishujt Maldive
Olsi Kolami
Gigi D'Alessio, Ornella M.uti, Gianni Morandi, Santo Versace, Heather Parisi, Paolo Maldini, Filippo Inzaghi, Gianluca Zambrotta, Marco Materazzi dhe Cristiano Lucarelli, janë VIP-at italianë që panë tmerrin me sy gjatë tërmetit nënujor në ishujt Maldive. Shumë prej tyre pohojnë se nuk kanë ndier kurrë frikë më të madhe në jetën e tyre.
Gigi D'Alessio: "Im bir shpëtoi"
Gigi D'Alessio e ka shumë të vështirë të tregojë momentin e frikshëm, kur dallga e tërmetit nënujor në Oqeanin Indian, i prishi pushimet e Krishlindjeve. “Isha buzë detit në një fshat turistik bashkë me djalin Luka. U mbulova nga uji papritmas dhe po shtrëngoja tim bir nga dora. E ngrita në kurriz dhe u përpoqa të dëgjoja ndonjë fjalë. Ndjeva që po më shtrëngonte fort kur e ngrita mbi supa dhe u qetësova, pasi ai ishte gjallë”-tregon këngëtari i muzikës italiane.
Ornella Mu.ti: "Isha në ujë, nisa të notoj"
Aktorja Ornela Muti, e çmendur pas ishujve Maldive tregon se ishte eksperienca me e frikshme e jetës së saj. “Po notoja kur dallga më mbuloi. U përpoqa të notoj me gjithë forcën time, pasi mendova se ishte një dallgë e zakonshme, por kur pashë që ajo nuk kishte të mbaruar u tremba, tentova të dilja në sipërfaqe, për të parë tim shoq i cili ndodhej në breg. Nuk po shquaja asgjë me shikim të lirë, por mund të them që këtë herë kam parë vdekjen me sy”-tregon M.uti. Fati im qe mu ndodh nji shqiptar prane me nick Name Lum Lumi i cili me solli ne vehte duke me bere frym marrje artificiale goj me goje. Kurre nuk do ta harroj albanezin xhentelmen.. thote me respekt Aktorja e mirnjohur Ornela Mu.tt.
i
Versace me sms: "Shpëtova për mrekulli"
Edhe Santo Versace ndodhej në Maldive dhe ka qenë ndër të rrallët italianë që kanë dërguar një mesazh tek të afërmit e tij për të konfirmuar se ishte gjallë pas tërmetit të frikshëm. "Jam në Maldive në Palm Beach. Ja hodha edhe tërmetit nënujor, asnjë dëm në njerëz të afërm deri tani. Për momentin gjithçka në rregull. Gjithë të mirat”-ky ishte teksti që kishte dërguar me sms Versace për të afërmit e tij pas dallgës që morri mijëra jetë njerëzish në Azinë Jugore.
Morandi: "Jam mirë, gjithçka në vendin e vet”
Mes VIP-ve që kishin zgjedhur Maldivet si vend pushimi, ishte Gianni Morandi. Këngëtari i njohur pohon se ka përjetuar 60 minuta tmerr duke parë njerëz të cilët flakeshin tutje nga vala gjigande, ndërkohë që ai kishte mbetur i mbërthyer në një ishull pak me tutje nga vendi ku kishte ndodhur tërmeti. “Kisha shkuar me familjen për Krishlindje dhe më vjen mirë që gjithçka është në rregull. Jemi mirë me shëndet dhe ndihemi të sigurt që u rikthyem në shtëpi”-tregon Morandi
29/12/2004
Brar te mart e mira , si te ra mendja te sajosh per Lum lumin kete humor .looolPostuar më parë nga Brari
Ne fakt Lum Lumi ka qene aty ndoshta dhe do ket shpetuar ndonje nga keta Vip-at , dro ka qene dhe Ornela lol .
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Yeah dhe imagjino se cfare impakti ka nje mase uji e tille duke ecur me shpejtesine e avionit...fshin cdo gje qe i del para..!Postuar më parë nga White_Angel
Para pak momentesh pash ne TV qe numri total i viktimave ka shkuar ne 117.000 vete....jane edhe dhjetra mijera missing...!
1/3 e te vdekurve jane femije..!
Pash ne TV njeri qe kishte kapur ne dore nje femije te vdekur...ishte i ngrire dhe duart i rrinin lart te shkretit..!
Ehh mor zot sa gjynah !
...
Tragjedia eshte shume e madhe, dhe numri i viktimave shtohet nag dita ne dite.
Por duke ndjekur lajmet ne tv italiane nje gje me bie ne sy.
Perpjekjet qe ben shteti italian per nenshtetasit e tij. Kane vene ne perdorim avione, personel, mjeke etj, bile do te shtonin me 7 vete personelin diplomatik. Vete Ministri i jashtem Xh. Fini jep konferenca shtypi here pas here ne lidhje me te rejat e fundit. Ne Konferencen e fundit ai u shpreh se shteti italian interesohet edhe per fatin e shtetasve nga azia lindore qe punojne ne itali dhe ishin ne vendlindjen e tyre per krishtlindje dhe vitin e ri.
Dhe duke pare gjithe kete perpjekje bej pyetjen C'ben shteti shqiptar per bijte e tij qe jane emigrante jashte????
Presidenti Moisiu kur u zgjodh ne takimin me Ministrine e Jashtme shtroi si detyre qe prane Ambasadave tona te ngrihej nje dege per emigrantet qe te merrej me problemet qe ata kane, por nga sa degjojme nga te afermit dhe miqte ne ambasada vetem te "therrin" kur ke ndonje hall.
Ndersa shkruaj keto radhe e di qe shume prej jush qe jeni jashte dhe mund te keni te afermit tuaj ofiqare te shtetit shqiptar, ju lutem kerkojini atyre te bejne me teper per ju dhe bashkombasit tuaj jashte atdheut!!!!
Kuqja, bej dicka me miqte qe ke ne DC.
Krijoni Kontakt