Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post A mund të shmangej lufta në Kosovë?

    Edhe pak e do të bëhen 6 vite që kur konflikti së pari kulturor, ekonomik, politik e së fundi edhe ushtarak u shëndrrua në luftë të hapur me ato që pasuan pastaj.
    Gazetat e revistat shqiptare do të jenë përplot shkrime nga kjo ngjarje me rëndësi për shqiptarët. Por akoma nuk e kemi marrë përgjigjen rreth asaj se a ishte e pashmangshme lufta në Kosovë.
    Sipas mendimit tonë ajo luftë nuk mund të shmangej sepse:
    a) i konvenonte Rugovës për të thënë se ne dijmë e mundemi edhe ndryshe;
    b) i konvenonte Serbisë për të ushtruar terror dhe sjellë përmes politikës së "tokës së djegur" shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare para aktit të kryer;
    c) i konvenonte bashkësisë ndërkombëtare e në veqanti shteteve më të forta për të shtuar praninë e tyre politike në rajon;
    d) i konvenonte shtetit shqiptar për të shitur armët kineze në tregun e etur kosovar;
    e) u konvenonte të gjithë idealistëve të gatshëm për tu flijuar, ideali i të cilëve ka qenë dhe mbetet Shqipëria e Lirë dhe e Bashkuar;

    f) u konvenonte të gjithë "biznis patriotëve" dhe anonimusave politikë e profiterëve ekonomikë për të dalë në sipërfaqe në emër të "çlirimit të atdheut" dhe për të bërë të gjitha ato që pasuan më vonë.
    Ky është mendimi ynë. Bujrum burra!Pa zjarmi, se masnej na çon përsëri moderatori me "ngjinu". Siç më ndodhi mua, kujtoj pa të drejtë...
    laguna blu
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 17-01-2005 më 15:23
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Hë ,është pak si zor të përgjigjet njeriu në çdo pikë veç e veç ,se të gjitha pikat e parashtruara nga ju Laguna janë të lidhura mes tyre.
    Po njese unë do e japi mendimin tim .
    c)Kjo bie ,se të fortit futen në Ballkan kur të duan e si të duan .
    Se sikur të mos ishin ata , Ballkanasit këta ditë do kullotnin bar ,se skanë çka tjetër -ekonomia nën zero gjithandej .

    a. Është fakt që Dr. Rugova i tregoi sërbisë ,por edhe botës se ne dijmë dhe mundemi edhe ndryshe ,dhe njështu edhe drejtoi :-
    Pushtet paralel edhe përse qytetarët i paguanin tatim sërbisë .

    Me një ndeje ,diku nga viti 1989 ,e kam ndëgjuar Dr. Rugovën me veshët e mij kur ka thënë që :-
    nga sërbia vetëm lufta na ndan ,se sërbët nuk janë anglezë e që nga pacifizmi i Gandit e lëshuan Indinë .
    Por tha së pari kemi punëmë më të mençur të bëjmë ,e kishte fjalën për njohjen e botën me problemin e Kosovës dhe deshte që ti jep botës të njeh sërbinë ,mentalitetin sërb si dhe shazërinë e tyre .
    Dhe vërtet poltika e tij pacifiste dhe largëpamëse dha frytet e saj .
    Pra bie poshtë ajo që ju thuani se Dr. Rugovës ashtu i konvenonte .

    Duke njohur mentalitet sërb mendoj se është kjo e dyta :- ( b) .
    Sërbët deshin me mbaruar punë dhe të nxerej bota para aktit të kryer siç edhe bënë me trojet tona në Luftërat Ballakanike ),por vetë nuk mund ta bënte një të tillë ( kur diçka të tillë nuk mundi OKB-ja ta bën me Korenë e Veriut , kur USA nuk mundi të bën me Vietnamin ,sërbia kurën e kurës nuk mundeshte ta bën .
    Prandaj asaj i duheshin masha .
    Pra këtu kemi lidhjen e pikës (f )
    E këta masha i gjeti tek këlyshët e dullës ( proletarët e lloit * Njeriu i ri socialist * ,si në Shqipëri gjithashtu edhe në Kosovë ,që njëherë ata të bëjnë Lekë me kallashët e Poliçanit ,por në të njetën kohë edhe sërbisë ti jepej Licenca dhe Alibia e vrasjes dhe spastitrimit mbi Kosovë .

    Në këtë pikën ( e ) edhe përse nuk përjashtohet mundësia që ka pasur të tillë ,por të tillët ( pjesa dërmuese e tyre ) besoj se janë pushkatuar të parët ,kanë shkaur si qeni në rush që i thonë fjalës ,nga hienat e kuqe proletare .

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •