Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Bukuroshja ime

    Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
    Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte.
    Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote.
    O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.

    Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ahh...
    ... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq.
    Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.
    Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur...
    O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes:
    " Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar.
    "Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje.
    Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...

    O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura.
    " Babi, e pse vdiq nena?
    " Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle.
    Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.
    Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
    Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin.
    Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te.
    O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim.
    Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.

    O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort.
    O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.

    O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Ouu po me befason vertet....
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    indrit.. nuk e di se shkruan per vehten a te tjere por gjithsesi shkrimi yt eshte i mrekullueshem..
    te uroj sa me pak vuajtje ne shpirt e sa me shum paqe e qetesi..

  4. #4
    tironce aop #shqiperia Maska e chicita_bonita
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    77
    indriti me pelqeu shume shkrimi jot dhe shpresoj qe nuk eshte ngjarje e jetes tende real dhe nuk uroj qe kjo dgje ti ndodhi as nje te them te drejten kshu u mallengjeva i cike amon se jam edhe ne pune edhe kush te shef nejse ja kalofsh mire dhe shpresoj qe here tjeter te na shkruash dicka te gezushme

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Smile Pershendetje!

    Fioreal!
    pse se dije ti qe une kam qene poet i persekutuar : ?
    hajde mo bejme sikur shkruajme.

    Brari, fillimisht gjej rastin tju pershendes dhe tju falenderoj njekohesisht qe e keni lexuar shkrimin tim.
    Une jam i vogel ne moshe dhe ky shkrim nuk eshte per veten.
    Po ashtu nuk mendoj se kam bere ndonje krijim te madh letrar, eshte thjeshte dhimbja dhe vlerat e larta morale ata qe e bejne pjesen te bukur.
    te pershendes.


    chicita_bonita edhe ty deshiroj te te pershendes fuqishem.
    ashtu sikur thashe edhe me lart kjo nuk ka lidhje me jeten time pasi une si kam nisur akoma keto pune.
    Nderkohe qe po ta plotesoj deshiren dhe po postoj dicka te bukur ne nje tjeter teme.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    1
    qenke vertete nje krijues fantastik.suksese.

  7. #7
    tironce aop #shqiperia Maska e chicita_bonita
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    77
    thnx endri per plocimin e deshires edhe sa me shum gjera te bukra shikofshim ne shkrimet e tua

Tema tė Ngjashme

  1. Bejte për të thyer mërzinë
    Nga INDRITI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 16:58
  2. Bukuroshja futi nė kurth tregtarin!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-10-2004, 20:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 17:32
  4. Gjithe Miss-et e shqiperise qe nga 92
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 08-12-2002, 20:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •