Muzika klasike, ashtu si edhe stilet e tjera te muzikes, ka pjeset e veta te zgjedhura si edhe figurat qe e kane bere ate te njohur. Jeni te ftuar ne kete teme per te sjelle dhe diskutuar dicka nga jeta dhe aktiviteti i figurave qe jane dalluar ne kete fushe si kompozitor, kengetar, dirigjent, instrumentist etj. Po e nis me Lorin Maazel, duke qene qe nuk ka pak qe pashe ri-trasmetimin e "Koncertit te Vienes", te cilin ai e drejtoi
Lorin Maazel
Dirigjenti Lorin Maazel lindi ne 1930, France, nga prinder amerikan. Ai u rrit dhe u shkollua ne Amerike. Aftesite e tij u dalluan qe ne moshe te re, kur ai ishte vetem 4 vjec. Mesimet ne fushen e muzikes i filloi nje vit me pas ne piano dhe violine. Ai gjithashtu studioi per drejtimin e orkestres ne Pitsburg me Vladimir Bakaleinikoff. Kur ai ishte vetem shtate vjec, u ftua per te drejtuar Sinfonine e N.B.C dhe me pas dirigjoi Filarmoniken e New York per koncertet e veres. Lorin Maazel vazhdoi me dirigjime te orkestrave te njohura. Debutin e pare me Orkestren e Cleveland e beri ne 1943.
Ne moshen 16 vjecare pranohet ne Universitetin e Pitsburgut per te studiuar gjuhet, matematiken dhe filozofine. Nderkohe qe studionte, ai vazhdonte te ishte violinist me Sinfonine e Pistburgut, ndihmes dirigjent gjate 1949-50, si dhe organizoi Kuartetin e Arteve te Bukura te Pitsburgut. Ne 1951 shkoi per studime te muzikes baroke ne Itali, vit i cili shenon dhe fillimin e drejtimit te tij ne orkestrat europiane.
Lorin Maazel ka qene amerikani i pare drejtuesi me i ri qe ka dirigjuar ne Festivalin e Byreuth. Ai ka drejtuar ne vende te ndryshme te botes si Australi, Ameriken Jugore dhe Veriore, Japoni, shume vende te Europes duke perfshire ketu Salzburg, Edinburg, Lucerne, Operen e Metropolitanit, La Scala, Operen e Parisit, Operen Shteterore te Vienes, Operen e Berlinit etj. Ai ka dirigjuar me orkestra shume te njohura e te medha sic jane ajo e Bostonit, New York, Chicago dhe Orkestren e Philadelphias.
Lorin Maazel ka dhene mbi 20 koncerte bamiresie dhe ka qene aktiv me organizata si UNICEF, Kryqi i Kuq, Komisionin e Kombeve te Bashkuara per Refugjatet dhe WWF.
Diskografia e tij permbledh gati me shume se 300 rregjistrime. Ai ka perfunduar rregjistrimin e plote te operave te Puēinit, pjeseve te Beethoven, Mahler, Rachmaninov, Sibelius dhe Tchaikovsky.
Ka marr shume cmime dhe vleresime per punen gjate karieres se tij. Kohet e fundit eshte perfshire edhe ne fushen e kinematografise si edhe ate televizive.
Krijoni Kontakt