Hapa vrulltas deren e lokalit, dhe i thashe per te disaten here kamarieres me nje ze te vendosur: "adhurome vogelushe, me duaj, por mos kerko qe te jem i yti".
Te gjithe ata qe ishin aty per te pire kafe, apo per ti shpetuar shiut te mengjesit, kthyen koken, dhe u perballen me ngerdheshjen time, me nje shkulm te eger lotesh e qurravitjeje faji, ndersa kamarierja e injori plotesisht deklaraten.
Pastaj njerzit iu kthyen serish kafeve, gazetave, bisedave te tyre, aq natyrshem sa une fillova te dyshoj nese gjithcka kishte ndodhur me te vertete, apo ishte nje nga ato mendimet e paverteta te cilat vetem me bejne te skuqem se brendshmi.
U ula prane dritares, mora nje kafe e nje teke ferrnet, ndersa ne karrigen perballe qendronte kryetari i bashkise, i cili jo-paqellim menjanonte veshtrimet e mija.
U ngrita ne kembe dhe I shtyre nga nje nevoje e pashpjegueshme fola shkoqur "zoti kryetar I bashkise, si nje qytetar i ndershem ju kerkoj te mos vidhnin me fondet, e spitalit e te rrugeve, por te punoni me ndergjegje te larte, per ta bere sa me mire punen tuaj" .Zeri im i vendosur i drejtohej atij, ndersa qetesia pushtoi kafenene. Te pranishmit qe fokusuan per te dyten e here, fytyren time, nuk mund te mos vinin re percjelljen e sikletshme qe ishte lidhur fjongo ne fytin tim e qe ishte kapur fort mbas gjuhes se thare. Pastaj ata ju kthyen si te mos kish ndodhur asgje kafeve, gazetave, bisedave te tyre, ndersa kryetari vazhdonte te shmangte veshtrimin tim, te hiqej sikur sme kish vene fare re, e jo te me kish degjuar deklaraten time .
Aq qetesisht ndodhi e gjitha kjo sa une per te dyten here ate dite dyshova nese me te vertete e kisha bere nje deklarate te tille, apo thjeshte e kisha menduar ate brenda kokes sime.
Sa per te qeshur kur njeriu nuk di te ndaje gjerat qe mendon nga ato qe ne te vertete ben. Ndihet kaq naiv I ziu njeri ne te tilla raste, I pafajshem deri ne verberi , a thua nuk e di se kush eshte objekti a situate me te cilen mund te perplaset.
Nuk kaluan as pak minuta dhe ne kafe u shfaq me nje pamje triumfatore, sikur te kish zbritur nga olimpi, ai , artisti I cili si gjithmone preferoi ta pinte kafene tek banaku, pa denjeuar tja hidhte veshtrimin salles.
U ngrita serish ne kembe, u mbajta fort mbas mbeshteteses se karriges dhe me nje ze solemn iu drejtova zoti artist, ne gjakun tend ka aq patetizem sa do te mjaftonte per te bere edhe kometen me famekeqe te dashurohej me veten , bile do te dilte e tepronte per ti mbushur mendjen shimpazese me te shumtuar se eshte balerina me e talentuar e shekullit.
Muhabetcinjte e kafenese, me veshtruan perseri, disa edhe qeshen, leshuan vdrundujt e tymit nga gojet, hundet e tyre, e perseri iu rikthyen kafeve, gazetave, muhabeteve, ndersa artisti as mi hodhi syte, por pasi me ktheu shpinen vazhdoi te lundronte ne patetizmin e tij.
Prape ndjeva skuqjen e zakonshme, dyshimin nese kisha mundur ta beja me ze te larte kete deklarate apo edhe ajo kishte mbetur nje mendim i turpshem qe me rendonte brenda kokes, ne fund te barkut, gjithandej.
Sa doja te c'lirohesha nga kjo peshe, sa doja te therrisja dreri ne fund deklaratat e mija, e le te skuqesha pas kesaj deri ne shperberje , por ja qe jam bere nga nje i atille material qe nuk e duron dot temperaturen, e aq me teper isha i bindur se njerzit do ti ri-ktheheshin si te mos kish ndodhur asgje gazetave, kafeve, bisedave te tyre, sepse ata ishin aty vec per ti shpetuar shiut te mengjesit, shiut qe tashme po lante rruget e qytetit, te ndotura nga festa e tyre, nga indiferenca e tyre.
Krijoni Kontakt