Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pellazgët hyjnorë "Prof. dr.Skënder Rizaj "

    Pershendetje,

    Me poshte po jap pjese te botuara ne shtypin e perditshem shqiptar mbi pellazget dhe lidhjen tone me ta.

    Pellazgët hyjnorë

    Prof. dr.Skënder Rizaj

    P ellazgët hyjnorë” do të jetë një cikël artikujsh të Prof. dr. Skënder Rizaj, mbi çështjen e pellazgëve, ilirëve dhe pasardhësve të tyre shqiptarëve. Hipotezat e profesor Rizajt, mbi gjuhën dhe origjinën hyjnore të pellazgëve dhe cilësimin e gjuhës shqipe, janë mjaft interesante. Keto shkrime botohen për herë të parë në Shqipëri eksluzivisht për lexuesin e Milosaos.

    Ju urojmë lexim të këndshëm.

    Në të vërtetë, vepra “La Divina Commedia” e Dante Aligherit është fragment i “Përkthimit kuptimor dhe komentimit bashkëkohor i Kur'anit të shekullit VII”, sepse Palerma në Sicili ishte një nga qendrat kryesore të qytetërimit Islam.

    Këtë konstatim e dëshmon krahasimi i ajeteve (strofave) bazë të Kur'anit me strofat e veprës në fjalë të Dante Aligherit.

    Vetëm se këtë të vërtetë Dante Aligheri me mjeshtri e ka fshehur nga Inkuzicioni katolik, në mënyrë që vepra e tij të mos përfshihej në “Indeks librorum prohibitorum”, e ai vetë të mos shpallej “heretik”, sepse në kohën e Dante Aligherit Inkuzicioni katolik ishte shumë aktiv në veprimtarinë e vet inkuzitore. Do të thotë: Dante Aligheri Kur'anin e ka lexuar, e ka kuptuar dhe e ka komentuar drejt qysh në shekullin XIII, kurse ne, në fillim të shekullit XXI, nuk dimë ta lexojmë drejt Kur'anin Fisnik, e lëre më ta kuptojmë dhe ta komentojmë në kuptimin filozofik të kohës.

    P.sh. Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti. Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirëve-etruskëve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987).

    Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin.

    Këta dy provokatorë synonin të krijonin një incident. Kur zonja Nermin i komentonte mbishkrimet të projektuara me diapovitiv, kohë pas kohe, Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili, pa kurrfarë padoroni, ndërhynin dhe ia prishnin fjalimin ligjëruesës, duke thënë se kjo fjalë nuk është shqipe, se kjo fjalë është me prejardhje turke, latine e kështu me radhë.

    Nermin Vlora Falaschi, përkundrazi, me gjakftohtësi dhe urtësi përgjigjej:”Kjo fjalë, të cilën ju e konsideroni turke, gjendet në Voltera të Italisë (Toscania) dhe i përket shekullit VI para e.s. A mendoni, vallë, që kishte turq në mesin e etruskëve?!!!”

    Pasi që e përfundoi ligjëratën zonja Nermin Vlora Falaschi, Rexhep Ismaili iu drjetua kësaj zonje të rëndë me këto fjalë:”Asnjëra nga këto fjalë që na treguat nuk janë shqipe!”

    Në këtë reagim arogant të provokatorit zonja Nermin iu drejtua Rexhep Ismailit me pyetje ironike:”Asnjëra, a?!” Provokatori në mënyrë kategorike dhe nga së larti u përgjigj:”Asnjëra!”

    Pastaj, u dëgjua edhe zëri i Exhhlane Dobruna- Salihut, e cila foli atë që diti:”Kam lexuar një libër grek, ku thuhet se fjala “Iliri” do të thotë “Gjarpër”.

    Zonja Nermin Vlora Falaschi me qetësi të madhe iu përgjigj Exhlanës:”Sigurisht, ju keni të drejtë, meqë pa dyshim edhe në Iliri, si në vende të tjera, do të ketë pasur gjarpërinj, por, në të vërtetë, në Iliri kishte edhe një qytetërim shumë të zhvilluar. Pse, vallë, personalitetet më të shquara të Romës i kryenin studimet e tyre në Iliri e jo në Romë, Athinë a në Marsej, apo në vende të tjera ku aso kohe kishte shkolla të mira? Vetë Jul Kesari (Cesari) i kreu studimet në shkollat e Durrësit dhe nipi i tij Augusti, në Apoloni? Mjafton të lexojmë veprën e Jul Kesarit:”De Bello Civili” për t'u informuar me këto të dhëna. Për më tepër Çiçeroni e quajti Durrësin “Mirabilis URBS”, shprehje kjo që aso kohe ishte e madhe, ngase: “URBS” ishte vetëm Roma”.

    Lidhur me pellazgët studiuesi serioz dhe bashkëkohor francez Robert d'Angely, në veprën e tij “Enigma”, përveç tjerash, vë në pah:”Për të kuptuar gjendjen shoqërore të grekëve të lashtë duhet të nisemi nga parimi që fjala “helen” kurrë nuk ka shënuar racën, së cilës i përkiste një person, por më tepër gjuhën, në të cilën ai ishte arsimuar dhe edukuar. Kështu gjatë lashtësisë, ashtu si edhe sot, cilësohej helen çdo person, qoftë në pjesë më të madhe me prejardhje pellazgjike, qoftë gjithashtu të huaj: egjiptiane, fenikase, çifute, persiane, arabe, etj... i cili ishte arsimuar në gjuhën greke dhe që mund ta fliste e ta shkruante këtë gjuhë, duke u bërë kështu dygjuhësh. Njeriu ishte i detyruar të bëhej dygjuhësh, sepse nuk kishte sesi të përdorej greqishtja e lashtë si gjuhë amëtare dhe si gjuhë e vatrës, pasi greqishtja e vjetër ishte një gjuhë artificiale, konvencionale dhe diturore.

    Nuk ka asnjë fije dyshimi se Pelargom është një term i përbërë pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumë më vonë.

    Tashmë ne e dimë se të famshmit dioi PelasUoi ose Pellazgët e të lashtëve, të cilëve madje u është mohuar ekzistenca nga një autor i sotëm, përbënin veçse një popull të njëjtë dhe kanë qenë në origjinën e racës së bardhë në tërësi, origjinë e cila përzihet me ardhjen e njeriut mbi tokë. Kemi parë sesi gjuha pellazge është krijimi i tyre i mirëfilltë gjenial dhe sesi u përhap e u përsos kudo, ku u përhap vetë raca e bardhë.

    Për shkak të shkëputjeve ose të pengesave natyrore të pakapërcyeshme, siç janë rrjedhat e mëdha të ujit e mbi të gjitha vargmalet e larta, kryesisht Karpatet e Alpet. Kontaktet ndërmjet Veriut dhe Hiperboreanëve dhe jugut të Europës ose Mesdhetarëve, gjatë qindra mijëra vjetëve nuk ka pasur mundësi të ishin të dendura e të vazhdueshme, popujt e mëdhenj pellazgë primitivë, si keltët e teutonët nga njëra anë, dhe sllavët nga ana tjetër, janë zhvilluar e kanë përparuar, si nga pikëpamja e qytetërimit të përgjithshëm, ashtu edhe të gjuhës, veçse të shkëputur ose veçant, domethënë vetëm ndërmjet tyre, pa gëzuar përparësitë që vijnë nga kontaktet më të shpeshta dhe të zakonshme ndërmjet gjithë të bardhëve. Megjithatë duket se këta popuj hiperboreanë kanë pasur shkëmbime më të vazhdueshme me alantët, për shkak të mundësisë për të lundruar me lehtësi ndërmjet dy brigjeve të kësaj pjese të Adriatikut. Do të besohen më fort kontaktet ndërmjet hiperboreanëve të Evropës dhe atlantëve, po të mbahen para sysh se këta të f undit kanë qenë në komunikim të vijueshëm me Egjiptin, - i cili ka qenë një nga kolonitë e tyre të shumta- duke e kapërcyer me lehtësi dhe rregullisht hapësirën e pafund, në atë kohë të pyllëzuar e të gjelbër, të Saharës.

    vijon numrin e ardhshëm

    http://www.milosao.org/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    http://www.panorama.com.al/20041222/default.htm

    Kulturë



    Studimi/ Duke ndjekur gjurmët e Zaharia Majanit dhe të Aristidh Kolës rreth enigmave mbi të parët


    Pellazgët, larg dhe afër

    Fjalët që na çojnë drejt gjuhës së trungut indoevropian


    Muzafer Xhaxhiu
    Studime të mëtejshme do të hedhin pa dyshim dritë të re në universin pellazg, mjaft i gjerë gjeografikisht dhe kronologjikisht, brenda të cilit shihen fise, popuj, në marrëdhënie me njëri-tjetrin, aty të qarta, aty të mjegullta, në lëvizje të vazhdueshme; aty masive, aty të copëzuara, çka të çon lehtësisht në një botë iluzionesh romantike. Gjithsesi, e rëndësishme është që ajo që në vështrimin e parë mund të duket hipotetike, e mjegullt, të mos rrëshqasë në tatëpjetën e skepticizmit lidhur me problemin në fjalë.

    Që të hysh në universin pellazg, duhet parë ky si pjesë integrale e familjes së madhe indoevropiane apo ariane. Arianët e kanë pasur atdheun në lumin Oksus (Amu-Daria). Ata që flisnin gjuhën zende u quajtën iranianë, kurse ata që populluan Indinë dhe që flisnin gjuhën sanskrite u quajtën hindu. Studimet krahasimtare midis këtyre dy gjuhëve dhe gjuhëve të Evropës vërtetuan se pellazgët, grekët, latinët, keltët, gjermanët, sllavët kanë origjinë të përbashkët me arianët, dhe gjuhët e tyre bëjnë pjesë në trungun gjuhësor indoevropian. Termi arian në kohët moderne është shfrytëzuar për qëllime politike, për të cilësuar karakteristika të imagjinuara raciale.

    Kjo zanafillë gjenetike e përbashkët e këtyre popujve, edhe pse të diferencuar më vonë, kushtëzoi dhe elemente të përbashkëta në gjuhë, në fe, në botëkuptim, në zakone, rite, kulte etj. Sa për t'i ilustruar këto dukuri, sepse do t'i këqyrim më tutje më hollësisht, shënojmë se në Iranin e lashtë gjejmë kultin e hyut të Diellit, kultin e perëndisë së bujqësisë, Mitrën (Dhemetrën, Dhenënën pellazge). "Gërmimet arkeologjike dëshmojnë lashtësinë e Iranit që nga mijëvjeçari IV para erës sonë. Te persët e vjetër ekzistonte kulti i zjarrit të shenjtë dhe kulti i ujit". (V.I.AVDIJEV, Historia e Lindjes së lashtë, M.1948, f.451). Sipas Herodotit, persët adhuronin majat e larta të maleve. Të gjitha këto kulte, rite e besime janë të gjalla te ne si trashëgim nga pellazgët.

    Nuk janë të rastit disa përkime në lëmin mitik, por edhe në atë historik midis iliro-shqiptarëve dhe Persisë antike. Kjo na dërgon natyrshëm në një taban të përbashkët të një popullsie të madhe parahistorike që do ta quanim pellazge. Kambizi, djali i dytë i mbretit të Persisë, Kirit, ka vëlla Bardiyn, (shekulli VI para erës së re). Në Myzi, krahinë në veriperëndim të Azisë së Vogël, me qytetet e njohura historike Lampsak dhe Abydos, të banuara nga pellazgët, njohim mbretëreshën me emrin Teutramia. Duke u nisur nga këto të dhëna, heqim koordinatat për të ardhur tek ilirët, të cilët, në kujtim të të parëve të tyre pellazgë, vunë emra: Bardil, Teuta, Agron (me këtë emër njihet mbreti i Sardës, kryeqyteti i Lidisë në Azinë e Vogël, i banuar nga lidianët, fis pellazg). Në Tesalinë pellazge dikur ka sunduar mbreti Teutamid. Pranë Trojës është njohur një qytet Teutrania.Sa më shumë të gjurmosh, të meditosh mbi ata çka gjen, të vësh në lëvizje intuitën, aq më e mundshme bëhet rruga për t'u afruar te pellazgët, si zanafilla parahistorike e ilirëve dhe e shqiptarëve. Duhet kapërcyer teza "akademike" për t'u ndalur tek ilirët e për të mos u rropatur nëpër shtigje që nuk shpien gjëkundi. "Është për t'u çuditur, - shkruan studiuesi arbëresh i Greqisë, Aristidh Kola në veprën e tij "Gjuha e perëndive", Tiranë, 2003, se si… nuk konsiderohen të mjaftueshme elementet që disponohen për pellazgët… kur ke referimet e panumërta nga të vjetrit… kur ke fjalë e toponime, madje dhe emrat e perëndive (domethënë elemente gjuhësore), kur ke emra gjeografikë dhe mjaft karakteristika të veçanta…"
    Gjuhëtari ynë i shquar E. Çabej pohon: "Ilirishten e njohim pak e aspak; sidomos jemi krejt në errësitë në punë të strukturës së saj gramatikore" (Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve - Sesion shkencor, mars 1963, f. 41).

    E tërë vepra "Gjuha e perëndive" e A. Kolës rreh të vërtetojë, me një mori faktesh të ndryshme, se universi pellazg ka folur atë gjuhë e cila nga stadi embrional primitiv ka evoluar në rrymën e shekujve për të kaluar në ilirishten dhe në shqipen e sotme.

    Etruskologu francez Zahari Majani, në veprën e tij "Fundi i misterit etrusk" (Tiranë, 1973, f. 107), shkruan: "Që një gjuhë parahelene ka ekzistuar, (është fjala për pellzgjishten, M. Xh.) këtë nuk mund ta mohojë askush; me siguri ajo flitej në brigjet e Mesdheut, në Karje dhe në Kiliki, ashtu si në Greqi. Si qendër të rrezatimit të saj ajo mund të ketë pasur, për shembull, Kretën, që ka qenë vatra e një qytetërimi të shquar."

    Të më lejohet të sjell ndonjë argument për të mbështetur sa më sipër.
    Është i njohur fakti që një gjuhë t'u ketë dhënë gjuhëve të tjera elementin leksikor primar, mbi të cilin këto gjuhë kanë formuar fjalë të vjetra: E kësaj natyre zanafillëse mendojmë se është fjala greke e vjetër limen (liman, port, skelë); e gjejmë te Homeri (Iliada I, 432); Odisea, (IV.846); Sofokliu, Filokteti (936). Ndërsa fjala limne' në greqishten e vjetër do të thotë ujë i ndjenjur, pellg moçal: fjala pellazgoshqipe lym i ka dhënë greqishtes lëndë për të formuar emra dhe mbiemra: limne' - moçal, kënetë; limnaios - moçalor, kënetor.
    Të gjitha këto derivate nga fjala lym, llum, le t'i shohim nga pikëpamja historike. Pellazgët i njihnin mjetet primitive të lundrimit, barkat. Kur ende nuk ishin ndërtuar limanet, skelat pse ende nuk njiheshin anijet, këto barka dilnin nga deti në cekëtinë, aty ku lumi apo dallgët e detit sillnin masa të tëra lymi, duke formuar një lloj shtrese që lejonte stacionimin e barkave.

    Si përfundim, del se fjala lym apo llum, në primitivizmin e saj burimor nuk ekziston në greqishte, përveç fjalëve që u shënuan më sipër.

    Të shohim fjalë të tjera që na lejojnë të shkojmë te pellazgët.
    Fjala shqipe qaj është ruajtur edhe në trajtën arkaike klaj (në Çamëri dhe tek arbëreshët). Në dialektin jonian kemi klaio, në dialektin atik kemi klao. Po t'i përmbahemi tezës së studiuesit pellazgolog Uindekens, që kumton se fjala kinyros (qarës) është pellazge, kuptohet që edhe fjala shqipe klaj është paragreke, pra, pellazge. vijon nesër



    Disa fjalë

    Le të shohim rolin e dhënë të shqipepellazgjishtes në gjuhën e vjetër greke. Kemi fjalën plis (copë e madhe dheu e çarë me plug). Së këndejmi fjala plithar (qerpiç, tullë, në greqishten e re popullore plithari, në gjuhën greke të vjetër - plinthos). Këto fjalë janë të prejardhura nga fjala shqipepellazge plis, e cila si e tillë nuk ekziston në greqishten e vjetër. Në këtë gjuhë plisi quhet volos. Grekët i mësuan nga pellazgët punët e bujqësisë: të mbjellin, të korrin, të rrisin ullirin dhe rrushin; dhe bashkë me këto procese mësuan dhe fjalët përkatëse. Por kjo nuk do të thotë se gjuha greke, në atë stad kristalizimi, siç e shohim të shkruar së lashti, u formua mbi bazën e pellazgjishtes, siç mund të mendojë dikush. Në se shohim fjalë të veçanta të pellazgjishtes të huazuara nga greqishtja klasike, kjo duhet parë në kontekst historik lidhur me marrëdhëniet e kushtëzuara nga faktorë të zhvillimit social, të bashkëjetesës në fqinjësi të ngushtë etj. Edhe ne kemi fjalë të huazuara nga sllavishtja, si: plloçë (srbkr. ploça), pobratim (srbkr. pobratim), pijanec (srbkr, pijanac), livadh (srbkr. livada), fjalë që e gjejmë edhe në greqishten e re livadion (livadh), moçal (srbkr. moçvara, nga folja moçiti - lag, qull).

    © 2003 Gazeta Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Pellazgo-Iliro-Shqiptareve.
    Nga gladiator në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 10:06
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •