Sallatė me salcė kosi (liptao).
Kosi i kulluar pėrzihet me kastraveca turshi tė grirė shumė hollė dhe hudhra tė shtypura. Shtohet: kripė, vaj ulliri dhe sipas dėshirės specdjegės. Gjithashtu nė vėnd tė kastravecave turshi mund tė hidhen gogozhdare.
Gjatė servirjes pėrseri hidhet pak vaj ulliri.
Kjo sallatė mund tė pėrgatitet edhe me gjizė jo shumė tė kripur ose djathė. Gjiza ose djathi, shtypen mirė qė tė bėhen nė formė pureje.
Pėr 500 gr salcė kosi duhen kastraveca tė vegjėl
turshi 3-4 copė, hudhra 1 kokėrr mesatare, vaj 1
filxhan kafeje, kripė, spec djegės.
Tarator me kastraveca
Nė njė tas hidhen kastraveca tė grirė hollė, mundė-
sisht nė rende me vrima tė mėdha (ndėrsa unė zakonisht e pres kastravecin nė feta tė vogla, kur ėshtė i grirė nuk ja ndjej shijėn). Mė pas shtohen hudhra tė shtypura me kripė, dhe pėrzihen me njė pjesė tė vajit.
Nė njė enė rrihet kosi, hollohet me pak ujė tė ftohtė
dhe hidhet pak e nga pak nė tasin me kastraveca. Nė
qoftė se kosi nuk ėshtė shumė i thartė shtohet pak lėng
limoni ose uthull. Nė fund taratori rregullohet me vaj
ulliri, kopėr tė grirė hollė dhe sipas dėshirės piper tė zi.
Nė mungesė tė kastravecave taratori mund tė pėrgairtet
me speca te pjekura ose kungulleshka te fėrguara. Pėr
kėtė, specave u hiqet cipa pas pjekjes dhe priten nė ku-
bikė te vegjėl.
Pėr 500 gr kos duhen
kastravec 1 copė mesatare ose kunguj 2 copė, hu-
dhra disa thelpinj, vaj 3-4 lugė gjelle, uthull sipas
dėshirės, kripė, piper e kopėr.
Krijoni Kontakt