Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Rragata - Arnaut Franēois

    Rragata - Arnaut Franēois

    Varret e Francezėve

    Emri Arnaut Franēois gjendet i gdhendur mbi kryqin e njėrit prej varreve tė ushtarėve francezė rėnė nė Luftėn e Parė Botėrore. Mund tė kem renditur gėrmat gabim, tė kem vėnė emrin pėr mbiemėr, tė kem trilluar pėrsa i pėrket emrit duke vėnė jo atė qė lexova por atė qė do doja tė lexoja, por kjo pak ndikon nė ato qė do tė them sepse nuk do shkruaj si kronikan, ose “alla turka”, kam zgjedhur tė shprehem si Montanji, ”alla frėnga”- essay, tė cilės them se nuk i shkon dhe aq kostumi i pėrkthimit shqip pėrpjekje, sa i shkon “alla shqiptarēe” kostumi popullor rragatė.
    Vendndodhja e varrit me kėtė emėr janė kaherė tė quajturat Varret e Francezėve, prej nga ka marrė emrin dhe lagjia ku gjenden: nė veri tė qytetit tė Korēės, nė juglindje tė Shqipėrisė. Ėshtė njė nga ato vendet mė tė qeta dhe paqėsore qė ka faqja e dheut. Simetri absolute, dy parcela me kryqe nė krye tė ēdo varri ku prehen eshtra ushtarėsh, ndarė nga njėri tjetri me rrugina tė holla ēakulli, njė rrugė-shesh nė mes e cila ka pėr hyrje njė portė tė madhe kangjellash hekuri, gjithmonė tė kyēur, qė mbahet mbi kolona guri ku nė dy pllaka ėshtė gdhendur nga njėra anė shqip e tjetra frėngjisht ē’ka matanė, dhe brenda njė mur-pėrmendore nė formė drejtkėndėshi ku ėshtė gdhendur tributi qė tė gjallėt ju paguajnė tė vdekurve – njė mbishkrim, dhe ky ėshtė fundi i kėsaj bote gri. Kangjellat e hekurta lyer me tė ēelur, diēka midis tė kaltrės dhe tė gjelbrės, bari i prerė shkurt, shpatoret dhe ato breroret madhėshtore me lule rozė trėndafilash tė egėr qė i shoqėrojnė gjithė verėn, i japin kuptim asaj kasolleje tė vogėl nė qoshen e djathė, ku kujdestari mban veglat e punės.
    Njė pėrjetėsi qė nuk pati regjim e sistem, luftė e marrėzi ta ndryshonte, francezėt paguajnė shpenzimet e pakta tė mirėmbajtjes, ndėrsa shqiptarėt edhe kur shpalosnin flamujt e revolucionit e lanė flamurin francez tė flladiste kryet e tė rėnėve, edhe kur shkatėruan nga themelet kishat dhe xhamitė e veta kėto kryqe nuk i prekėn me gishtin e vogėl, e madje nuk i prekėn as nė 1997 kallashnikoviane tė pashtetė, 80 vjet mbasi ata djem e burra preheshin nėntokė.
    Vite tė shkuara, nė moshėn e njė ēunaku, kur bashkė me shokėt e shoqėrisė me emrin mė lluksoz nė botė nė aventurat tona nuk na mjaftonte qyteti, druaj nė do na mjaftonte dhe Misisipi, nė njė nga arratitė e fshehta verore, sandalet e mia kanė shkelur nė kėto varreza. Dhe nė atė vend tė ndaluar mendja ime ndonse mė kishte hedhur nga avllia nė tė djathė, nuk ndillte mė prapėsi. Pėrkundrazi, ndėrsa lexonte kalimthi emrat e ushtarėve, fluturonte tėposhtė bulevardit tė drejtė qė zbret prej shpatullės sė asaj kodrine tė butė, nė fund tė qytetit dhe parkut Rinia tė tij, ku atėhere ishin disa ndėrmarrje dhe parku automobilitik, dhe shkonte drejt e nė zemėr tė qytetit, pikėrisht aty ku ne banonim, aty ku Themistokli Gėrmenji ngriti flamurin me shkabėn dykrenare dhe kollaren trengjyrėshe tė Republikės sė Korēės, nėn armėt e kėtyre francezėve.
    Atėherė zemra ime e vogėl bredharake, harroi lodrat e panumurta fėminore pėr t’u mbushur nėn zukamėn e bletėve me ndjesi tė pakapshme pėr moshėn. Arnaut Franēois, Franēois Arnaut, pyetje pambarim. Kush ka qėnė ky ushtar? Francez? Shqiptar? Njė shqiptar i minierave tė Francės? Apo njė shqiptar i batalionit tė shqiptarėve emri i tė cilit kurrė nuk u mėsua? Njė trill rastėsor? E po kėshtu pėr tė tjerėt. Ranė pėr Francėn apo Shqipėrinė? A kanė tė afėrm qė kujtohet pėr ta? A ju sjellin njė tufė me lule? Trima? Frikacakė?
    Nuk kėrkova tė gjej pėrgjigje pėr kėto pyetje dhe tė tjera tė ngjashme, as atėhere fėmijė e as djalė-burrė kur banova diku aty pranė, po tė vazhdosh atė rrugicėn-labirinth nė tė djathtė pėr tė shkuar atje ku dikur ndodhej aeroporti i Korēės qė kapėrceu Luftėn e Parė, tė Dytėn, tė Ftohtėn, ndėrsa prej Europės dhe Parisit tė saj nė zarfe tė pėrmuajshme pėr vite me radhė do tė vinin rregullisht pensionet e shqiptarėve-ushtarė tė rėnė nė luftrat e Republikės deri nė gjallje tė bijave dhe bijve tė tyre jetimė. Pėrkundrazi, njė mbrėmje tė pranverės sė vitit 1997, kur njė zė nga errėsira thėrriste “... po dilni o merrni ...” duke hedhur anėrruge kapica me armė, aq larg ballkonit tė shtėpisė sime sa dhe varreve tė francezėve, i bėra vetes njė pyetje ngatėrrestare: “Ju thotė tė gjallėve apo tė vdekurve?”; asnjė francez i vdekur nuk u bė i gjallė, por plot shqiptarė tė gjallė u bėnė tė vdekur.
    Ndėrsa po shkruaj, mė duket se pikėpyetjet nė fund tė fjalive janė si kryqet mbi varre, e mua mė dridhet dora tė shtoj tė tjera, qoftė dhe nė letėr, prandaj nė kėtė rragatė po ēarmatos pa kushte veten nga pyetjet-armė. Ushtarėt mbi tė gjitha kanė qėnė njerėz, Shqiptarė tė rėnė diku nė Francė apo Francezė tė rėnė diku nė Shqipėri, ata lėkundin dhe fjalinė mė tokėsore “Mourt Pour la Patrie” qė eshtrat e Ushtarit tė Panjohur Francez mbajnė mbi shpinė nėn Harkun e Triumfit.
    Nė Varrezat e Francezėve tė paktėn njė ditė nė vit qetėsia mortore prishet, mė saktė paqtohet, bėhet e njėjtė me atė tė gjithė varrezave tė botės, dera e saj hapet dhe nė tė ka njerėz. Nga njė autokolonė e vogėl veturash qė parkon anė bulevardit me trotuare tė shtruara ndėr vite me pllaka shtufi, pastaj me rėrė bituminoze e sė fundi me pllaka betoni, fundi i tė cilave pėrkon pikėrisht me fundin e varrezave si pėr tė treguar se qyteti i ka kėto varre pjesė tė tij, zbresin Pėrfaqsues tė Ambasadės Franceze nė Tiranė, ndonjė funksionar i ministrive tė Tiranės, me patjetėr pėrfaqsuesit e pushtetit vendor, qarkut, rrethit, bashkisė sė Korēės, shtypit lokal, e mbase dhe klerikė. Njė ditė e tillė qė nis me njė rrugėtim tė gjatė, ka nė thelb tė saj vetėm njė minutė heshtje, rrethuar me flamurė, kurora shtetėrore, tufa me lule. Kjo heshtje e thellė nis me pėrkulje e mbaron me pėrkulje, brenda njė minute nė tė cilėn asnjė mendje e shėndoshė nuk mendon pėr punėt e veta; vetėm njė minutė heshtje – i fundmi nderim.

    Nderim apo hipokrizi?

    Jam zemėrthyer pėr kėtė varr tė freskėt dyshimi qė sapo hapa dhe shėnjėn e ēuditėshme mbi krye, pėr kthesėn e papritur qė po i jap rrėfimit tim dhe ndeshjes pėr ēka shprehin kėto dy fjalė, njėrės prej tė cilave i duhet thėnė lamtumirė, por nuk pashė rrugė tjetėr pėr ti sqaruar gjėrat dhe vetėmbrojtur.
    Nderimit po i pėrball dyfaqsinė apo hipokrizinė nisur nga njė fjali e librit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” e Ismail Kadaresė, ku autori na dėfton nėpėrmjet gojės sė njė ushtari:
    “S’ka hipokrizi mė tė madhe se kėrkimi i eshtrave pasi mbaron lufta”.
    Pohoj, pa lėnė shteg pėr mėdyshje, se nuk gjykoj librin, ndonse dhe kjo do tė ishte normale nėse pranojmė fjalėt e njė Franēois-i tjetėr, Rabelesė kėtė herė, i cili tek parathėnia e “Gargantua dhe Pantagruel” thotė se lexuesi po ashtu si qeni bėn me koskėn duhet tė bėjė me librin, ta nuhasė, provojė dhe shijojė, tė nxjerrė prej tij palcėn.
    Do ti marrim bazė fjalėt e ushtarit si tė vetė autorit, ashtu siē kemi marrė fjalėt e Princit Mishkin, idiotit tek “Idioti” i Dostojevskit:
    “Tė vrasėsh pėr vrasje ėshtė dėnim pakrahasueshmėrisht mė i keq se krimi vetė. Vrasja nga sentenca ligjore ėshtė pamatshmėrisht mė e tmershme se vrasja nga vrasėsit.”,
    pėr atė gjė tė tmerrshme, njė prerje koke nė gijotinė, qė Princi kishte parė me sytė e tij nė Lion. Ndėrsa kjo ishte pjesė e asaj palce qė Europės ju deshėn njėqind vjet qė “ta shijonte”, pėrndryshe ta hiqte dėnimin me vdekje, ashtu duhet, nė qoftė palcė, ajo “tė nuhasė”, “provojė” moskėrkimin e eshtrave mbasi mbaron lufta, e nėse i pėlqen “ti shijojė ato”, pra tė mos i kėrkojė mė eshtrat e ushtarėve kur mbaron lufta. Mbase mjafton ngushėllimi qė na ka lėnė Lukani tek “Lufta Civile”:
    “Nėnė Toka ka vend pėr gjithė bijtė e saj, e ai qė s’ka njė urnė, ka qiellin pėr mbulojė”.
    Nėse ky ushtar i Kadresė e ka drejt, ashtu si ushtari tjetėr dezertor qė thotė se
    “Ne do t’u kėrkojmė llogari atyre qė na dėrguan nė luftė.”
    , e pra nėse Kadareja ka dhėnė me vėrtetėsi mendimet e ushtarėve, Europa dhe perėndimi, qytetėrim tė cilit i pėrkasim, do tė jenė mėsalla me dy faqe, e pėr mė keq mėsalla tė pėrgjakshme kasapi, nėse kėrkojnė eshtrat; dhe ata sot kanė ushtarė nė tė gjitha anėt e globit ashtu siē kemi dhe do tė kemi dhe ne vetė prej Afganistanit, Irakut e Bosnjės.
    E vėrteta sipas historisė, parė nga kėndvėshtrimi pragmatist, ėshtė se raca e popuj, zakone e rituale, aq tė ndryshme sa mjafton njė qafė mali tė kaptosh e tė bindesh, janė tė ngjashėm nė nderimin e tė rėnėve nė luftė. Ėshtė fakt se fatin e tė rėnėve nė luftė popujt kurrė nuk e kanė lėnė ą la diable.
    Luftrat nuk i lėnė kujt kohė ti varrosė si duhet e ti kėrkojė tė rėnėt, e detyrimisht e vetmja mundėsi mbetet mbaslufta, bile shumė kohė mbas saj, kur gjakrat ftohen, histeritė plandosen e ato qė do tė rivarrosen janė eshtra. Shpesh kėrkimi do bėhet sa kėtej aq edhe andej frontit, nė radhėt e “armikut”, dhe ne shpresojmė se nuk rrojmė pranė kanibalėsh, vlerat e tė cilėve rriten nė pėrpjestim tė drejtė me numrin e armiqve qė hanė.
    Ndėrsa sqarimi im kėrceu tek Rabeleje pėr hatėr tė ngjashmėrisė sė emrit tė tij me heroin tim Franēois, tek Dostojevski kėrceu nga ngjashmėria e meritės qė i njohin vetes Princi Mishkin, dhe Kadareja, e cila pėrmblidhet nė fjalėn “idiot”, qė sikurse e dini i pari e pėrdorte kur fjalėt e tij shiheshin me dyshim, ndėrsa i dyti siē shkruan vetė tek “Ftesė nė studio” ja ka trashur vetes anėfletėve tė botimit tė parė tė Gjeneralit. Ku, sa dhe pse nuk e di; ai edhe bri fjalisė qė unė kam shkėputur mund tė jetė vetėquajtur “idiot”, punė e tij, unė po vazhdoj tė shkruaj pėr atė qė mund tė jetė sa imja dhe e tė tjerėve, dhe kjo ėshtė mbasvdekja nė mbasluftė.

    Mbasvdekja nė mbasluftė

    Mbi kėtė botė mjafton tė lėshojnė hije dy njerėz dhe luftrat e pėr rrjedhim mbasluftrat nuk kanė pėr tė mbaruar kurrė. E nėse ju kėtė herė, do ngulnit pikėpyetje tė llojit: “Si? Pėrse?” - Njė pėrgjigje e shpejtė, por mė fisnikja do tė ishte: Pėr liri!
    Njė shembull i tė sotmes ėshtė lufta dhe mbaslufta nė Kosovė, e prekshme deri nė asht, e verifikueshme deri nė ADN, e tillė sa detyron Ismailin njeri tė ngrihet mbi Kadarenė shkrimtar kur shprehet nė kullėn e legjendarit Adem Jashari:
    “Ndodhem kėtu i prekur thellė, si rrallėherė nė jetėn time. Ju falemnderit promete tė Jasharjave legjendarė”.
    Pėr mua, Ismaili qė nderon ėshtė i dlirė, ndėrsa Kadareja qė i shtie nė vesh lexuesit tė kundėrtėn ėshtė i shtirė; besoj kėsaj here ju nuk do tė ngulni pikėpyetje.
    Pėrpara se ti kthehem sėrish fėmijėrisė, ku pėrvoja ime nė varrime eshtrash ėshtė ku e ku mė e rėndė se sa njė kalim pa leje varrezash, ju kėrkoj falje qė shpėrdora madhėshtinė e fjalės paqe duke pėrdorur njė thjeshtrėn e saj qė e ka luftėn brenda.
    Po t’ju tregoj pėr stėrgjyshen time Viktorinė, duke anashkaluar oborrin e saj me trėndafila, llokumet me ara, kėrrusjen e moshės, qyrkun dhe bastunin, pėr tu ndalur tek duart e saj tė mėdha e tė rreshkura, tė dyllta dhe tė drryellta, gjithmonė tė gatshme pėr tė mė pėrkėdhelur e dhėnė lule e llokume. Ato duar mahnitėse i kam aq tė pashlyeshme nė kujtesė, sa kur pashė fotografinė “Duart e nėnės” qė gjeniu Gjon Milli i kishte bėrė duarve tė nėnės sė tij mbas dyzet vjet ndarjeje, mu duk se truri im ruante diapozitivin, ndėrsa atyre dy fjalėve shqip qė nėnė e bir kėmbyen “Je ti?”, ju pėrkonin timet “Janė ato”.
    Po, ishin ato duar me thonjtė e bardhė tė tė cilave stėrgjyshja ime kishte varrosur bijėn e saj tė vogėl, viktimė e luftės, nė ullishtat e Vlorės nė verėn epidemike tė 1919. Atė gusht tė Luftės sė Parė Botėrore Grekėt ishin lejuar tė zėvendėsonin trupat franceze nė Korēė dhe popullsia, nė pritje tė gjėmės, pa njė pa dy kishte marrė rrugėn nė njėrin nga ata exodet biblike qė ndjekin shqiptarėt - mė i madhi, mė i vonti dhe mė tragjiku, ai i shqiptarėve tė Kosovės nė fund tė mijėvjeēarit qė shkoi. Flamuri ėshtė pėr shqiptarėt Varka e Noes dhe Vlora vendodhja e saj, paēka se shqiptarėve ende nuk ju ka lindur Noeja i tyre.
    Por duart e stėrgjyshe Viktorisė nuk ishin mahnitėse pėr kaq, ato ishin mahnitėse se mbas lufte ajo shkoi vetė tek varri i tė bijės e tha
    “me kėto thonj qė tė groposi nėna, bijo, me kėto thonj do tė tė nxjerrė”,
    dhe ashtu bėri, e mori dhe e rivarrosi tė bijėn nė Korēė. Sikur tė mos ishte mjaft, asaj ju desh edhe njėherė tjetėr ti nxirrte eshtrat e tė bijės e ti rivarroste, kėsaj here ishin puntorėt e komunales qė grumbullonin varrezat e ndara sipas feve nė njė tė vetme, dhe ajo qė vajtoi tė njėjtėn fjali ashtu pėrmbys. Me sa duket e vetmja Victory qė arriti gjyshe Viktoria nė jetė ishte kur duart e saj gjetėn prehje pranė tė bijės - tre herė varrosur prej tė jėmės e kushedi sa herė qarė, fitore tė cilėn ajo e mbron dhe andej botės.
    Me tė tillė dashuri tė jashtėzakonshme pėr fėmijėt e vet janė tė gjithė nėnat e botės dhe ti privosh ato nga njė vend ku nė qetėsi tė thonė tre fjalė zemre, tė derdhin dy lot, tė ndezin njė qiri, por tė hedhėsh kuturu hije ogurzeza duhet tė kesh njė copė shkėmb nė vend tė zemrės e njė gur lumi pėr tru. Eshtrat mbas luftės i kėrkojnė nėnat, kur ato nuk mund ta bėjnė kėtė vetė, se po tė mundnin nuk do ti luteshin kujt.
    Mes tė rėnėve ka tė tillė qė mund tė shprehen me fjalėt e Anaxagoras tė Ciceronit tek “Rragata Tusculane” se
    “...ėshtė e njėjta largėsi nga kudo pėr nėntokė”,
    por e kundėrta nuk ėshtė e vlefshme, nuk tė lėnė nėnat, nuk tė lė dashuria e tyre e pakufishme, por mes tė rėnėve ka dhe tė tillė si shqiptaro-amerikani i vrarė nė Irak, marinsi Gentian Marku, qė tė vetmin amanet qė la ishte tė prehet nė varret e tė parėve tė tij, nė vėndlindje. Amanetin se tret dheu – thotė populli, as eshtrat dhe detyrimin moral tė shoqėrisė, shqiptare, irakiane, amerikane, pėr tė pėrkujtuar dikur Ervin Dervishin dhe Gentian Markun, tashmė Dėshmorė tė Atdheut, atje ku ranė - nė Irak, jo aq se pėr tė dhanė jetėn, por se nė tė dhanė jetėn, mė tė shtrenjtėn.
    Ka qėnė njė ditė e grimėt, kur mua njė nxėnėsi tė tetėvjeēares, veshur me kėmishė tė bardhė, pantallona tė errta, dhe shallin e kuq tė pionierit mė duhej tė bėja atė qė ėshtė mė pak e besueshme, tė bėja roje nderi dhe tė mbaja gjatė ceremonive tė rivarrimit tė dhjetra partizanėve njė arkivol tė vogėl tė kuq me eshtrat e njėrit prej tyre.
    Nė kodrėn mbi qytet ishin ndėrtuar Varrezat e Dėshmorėve, njė shqiponjė e mermertė qė zbardh prej sė largu, pėr flatra rreshta me varre, pėr krye dy dhomėza-muze, me emrat e tė munguarve, pėr zemėr njė grusht ideologjik tė njė partizani. Ishte dėshira e familjarėve tė dėshmorėve qė kishin rėnė nė male, ti kishin pranė.
    Salloni mondan i Pallatit tė Kulturės u kthye nė njė shtėpi varrimi, prej katit tė dytė tėposhtė shkallėve tė tij tė mermerta dhe ngado tjetėr, bezet e zeza, e ndonjė e kuqe, qė zbrisnin deri pėrtokė ku preheshin shumė e shumė arkivole, krijonin zgavrėn e njė kupole tempulli, atij tė vdekjes dhe patriotizmit. Muzikė funebre, kamiona ushtarakė qė shėrbenin pėr shtrat topi, zi, nėpėr tė cilėn kalonin njė nga njė arkivole. Tė pėrmortshėm, njė varg me makina eci rrugės, njė varg me njerėz u ngjit kodrės pėr tek shqiponja e mermertė ku varre tė vegjėl me parete betoni, me pllakat e mermerta tek koka gdhendur me emrin dhe rininė e secilit prisnin gojėhapur, si nėnat gjėmėn dikur. Pritje, rivarrim, pėrcjellje, heshtje, pushkatarė, nderim, lotė e lule, dhe pėr tė gjithė pavarsisht datės sė rėnies, e njėjta ditė pėrkujtimore - 5 Maji.
    E po kėshtu ndodhi mbas 1990 ku pjesėn tjetėr tė tė rėnėve nė luftė, dėshmorėve, ballistė, legalistė, tė pushkatuar pa gjyq, tė mohuar egėrsisht, tė pavarr, tė nxjerrė nga varre tė pėrbashkėt apo tė varrosur humnerave, do duhej ti rivarrosnim me tė gjitha nderet, me atė njė minutėn heshtje nė krye. Por sa keq qė shoqėria shqiptare nuk mundi ti varroste dhe as ti rivarroste bashkarisht, sa keq qė nė vend tė ulnim atė grushtin ideologjik i vumė pėrballė tjetrin po aq tė ashpėr e mohues.
    Nė Shqipėrinė ku lufta e klasave zgjati gjysėm shekulli pajtimi ėshtė ende larg, ashtu si edhe varrezat. Jemi tė paskrupuj, jonjerėzore e qorrė, nėse i lejojmė vetes tė mendojė se ato i takojnė tė shkuarės, se ne duhet tė shikojmė tė ardhmen. Pranoj kėtė tė fundit, por themelet e tė shkuarės sonė ngrihen mbi njė altar plot me sakrifica e flijimeve qė nuk duhet nėpėrkėmbur.
    Pėr tė forcuar sa them, po duke ndjekur pėrkimet qė ju mund ti gjeni dhe gjetiu pa ju a treguar, po sjell njė ndodhi tjetėr, kėsaj here nga bota ku mbajmė sytė.
    Ka qėnė po njė 5 Maj, ai i vitit 1985 kur Presidenti i SHBA Ronald Reagan, mbas njė ftese tė Kancelarit Helmut Kohl, shkoi dhe vendosi njė kurorė nė Varrezėn Kolmeshohe, nė Bitburg tė Gjermanisė Perėndimore, njė varrezė ku mes 2000 ushtarėve gjermanė kanė varret dhe 49 Waffen SS. Kundėrshtitė, buja e atėhershme dhe jehona e saj edhe sot e kėsaj dite nuk e penguan Reaganin qė sipas zonjės Margaret Theēer “fitoi luftėn pa njė tė shtėnė”, jo vetėm tė kryente ē’kishte planifikuar por dhe ti dilte zot veprimit tė tij tek shprehej se
    “... historia do tė provojė qė kam tė drejtė. Nėse ne nuk pajtohemi mbas dyzet vjetėsh, ne kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ta bėjmė atė”.
    Shumica e SS-ėve tė atjeshėm janė 17-20 vjeēarė, e fjalia e Reaganit:
    “Ata janė viktima, pa dyshim aq sa viktimat e kampeve tė pėrqėndrimit”,
    ende ngre dallgė debati, dallgė tė cilave, mė mirė se zyrave, mund tja u gjesh nė thellėsi tė amerikanizmit tė fshehtėn qė mbartin. Nė historinė dhe kulturėn disashekullore tė Shteteve tė Bashkuara ėshtė lehtė tė drejtohesh, e lehtėsisht tė veēosh vargje nga poezia e famshme “Pajtimi” e bardit Uollt Uitman:
    Armiku im ėshtė i vdekur, njė njeri hyjnor sa vetė unė ėshtė i vdekur,
    Unė shoh ku ai shtrihet faqebardhė dhe ende nė qivur – unė afrohem,
    Pėrkulem dhe prek lehtas me buzėt e mia fytyrėn e bardhė nė qivur.

    Njė minutė heshtje

    Njeriu ėshtė hyjnor, e ai mbetet i tillė edhe nė mbasvdekje. Nuk ka pajtim dhe nderim mė tė madh se tė puthėsh varrin e armikut, akt tė cilin mund ta bėsh vetėm nė mbasvdekje, e qė ta kesh atė duhet ta kėrkosh nė mbasluftė. Njė akt tė tillė tė lartė, vendosjen e njė tufe me lule prej ambasadorit Krismant mbi varrin e Themistokliut tė rivarrosur nė Korēė, francezėve ju deshėn plot 81 vjet ta bėnin, ti njihnin pafajsinė dhe tė nderonin atė qė e pushkatuan nė Selanik nėn komandėn e njė gjenerali qė lufta i kishte marrė 5 djem.
    Njė Ballkan me paqe tė vėrtetė midis shqiptarėve dhe sėrbėve nuk mund tė ketė pėrpara se kreu i njė Sėrbie njerėzore tė vendosė njė kurorė me lule tek varri i Adem Jasharit, pavarsisht nėse nė Beograd, Prishtinė a Tiranė firmosen e vulosen dokumenta zyrtare, sepse nderimi pėr tė rėnėt ka mbi popujt vlerė mė tė madhe se ēdo firmė. Popujt nė paqe bėjnė krushqi tė reja, shtetet nė paqe bėjnė luftra tė reja.
    Njerėzimi prej mijravjeēarėve kujton dhe nderon si ata qė humbėn ashtu dhe ata qė fituan, si Aleksandrin e Maqedonisė ashtu dhe Leonidhėn e Termopileve; si luftėtarin ashtu edhe paqėsorin, si Skėnderbeun ashtu dhe At Gjergj Fishtėn. Ėshtė njė peng i pashlyeshėm, njė vrimė e hapur nė zemėr, mosditja e njė varri, mospasja e eshtrave nė tė. Perifrazoj Dostojevskin, tė mos kėrkosh tė rėnėt, tė mos gjesh mėnyrėn pėr njė minutė heshtje e pėr tu pėrkulur mbi ta, ėshtė pamatshmėrisht mė e tmershme se vrasja qė ju bėnė vrasėsit.
    Nė mbasvdekje njerėzimi nderon njeriun, si gjeneralin dhe ushtarin, si “trimin” dhe “frikacakun”, si “heroin” dhe “viktimėn”, si “mikun” dhe “armikun”, dhe nė kėtė tė fundit ndarja vėllavrasėse “ne” dhe “ata” ėshtė aq e pėrkohėshme sa e pėrkohėshme ėshtė lufta, gjendja anormale e planetit.
    Sikur tė shmagnim luftėn, sikur gjithmonė tė ishte paqe, sikur ... Jeta na vė pėrballė faktit tė kryer, ne kemi luftėn dhe pasojat e saj me tė cilėn dhe pėr tė cilat qoftė nė konventa tė shkruara me bojė e qoftė nė ndėrgjegjen e popujve tė shkruara me lot e gjak ne duhet tė merremi.
    Neurologėt, shkencėrisht e kanė qartėsuar se njė tru primitiv i orkestron keq emocionet, veēoj kėtu kalimin nga mospėlqimi tek urrejtja, lėndėn djegėse tė luftės, frikėn dhe kundėrpėrgjigjen ndaj saj, u largo ose lufto. Ē’pasoja makabre kanė sjellė dirigjentė tė ēmendur, duke abuzuar me emocionet kolektive, dhe ē’rrugė e gjatė u dashka pėr t’ju larguar primitivit.
    Nderimi pėr tė rėnėt nė luftė nuk ėshtė mė shumė se sa njė ylber mbas njė shtrėngate vdekjeprurėse, por ai ėshtė i pazėvendėsueshėm, ashtu si sytė kėrkojnė ylberin, ashtu shpirti kėrkon nderimin. E po ashtu si nė ylber dallojmė ngjyrat e ndryshme tė spektrit tė dritės, ashtu dhe nė nderimin pėr tė rėnėt dallojmė ndjenjat e ndryshme, tė zbėrthehen, tė ndėrfuten tek njėra tjetra. Pa bėrė kėtu ndarjen e kėtij spektri tė dritės sė bardhė tė nderimit njerėzor mbi tė rėnėt, them se aq sa na rėndon mbi supe ylberi aq na rėndon dhe nderimi i tė rėnėve nė luftė qė zgjat njė minutė tė vetme pėr tė na treguar mrekullinė e paqes pa kushte ndaj shėmbėlltyrės sė kapitullimit pa kushte.
    Ketė ditė tė vitit, nė vendlindjen time, njerėzit shkojnė nė varrezat ku prehen tė zakonshmit, ata qė vdekja i ka marrė ndryshe luftės, si pėr tė mos i lėnė tė vetmuar, t’ju flasin ndonjė fjalė a t’ju lėnė gjėsend, nga ato qė pėlqenin nė tė gjallė. Ndėrsa nė Varret e Francezėve, mbase nė tė vetmen varrezė nė botė me aq shumė kryqe ku nuk ka njė kishėz tė vogėl, as kėmbanore e kėmbanė, e jo e jo njė prift, mbi varre do tė ulen era dhe bora qė hyjnė pa pyetur pėr drynin tek dera e hekurt.
    Ndaj o shqiptaro-francezi im, ndonse na ndan njė oqean, e unė s’kam mundėsi tė tė flas aty pranė gjuhėn tėnde tė heshtur nė njė minutė tė vetme, stisa pėr ty kėtė dorė me fjalė, tė qofshin tė lehta:
    Nderim pėr ty Arnaut Franēois! Kushdo qofsh!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 01-01-2005 mė 16:43
    wrong verb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur ke shkruar o Dante D'Aligieri yne..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur ke shkruar o Dante D'Aligieri yne..

    A e di ti se byrokratet tone ne koh te Dull franko filit.. e lan te vdese pa ndihme mjekesore
    duke mos ja cuar qellimisht mjekun Ambasadorit te tringjyrshes.. dhe megjithse Ai i ngrati i kishte mbajtur me hater dinosauret tane byroiste duke i ngopur sa her deshen me viza franceze ..sorrollopin byroist e sahanlepiresit e tyre..

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    DD, i paske shpallur lufte historise me duket Brarin e paskemi me Fiorentinet me sa shoh (j/k)
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    DD,bukur si zakonisht.
    Shkrimet e tua,kane nje te mire,bejne edhe te harruarrit si Cupka e Korces,te na japin shenja jete...............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Perpiqemi!?
    wrong verb

  7. #7
    Frnacois Arnaut


    Kapiten Francoisi e kishte gdhirė atė natė. Skėrmitej me kėrcitjet e shtratit dhe puliste sytė ritmikisht pas ēdo tringėllime tė ujit qė pikonte prej hendekut tė ēatisė m’u rrėzė dritares.
    -Pėrse duhej pushkatuar tjetri qė pa dalė dielli xhanėm? Ē’ishte ai urdhėr i pazakontė? Mos nuk paska tė drejtė tė shohė as diellin ditėn e fundit tė jetės sė tij njeriu i shkretė? Apo mos vallė nuk duhet ta shohe drita e diellit? Pyetjet reshtėn sė mėrmėrituri pėr njė ēast, njimend prisnin tė merrnin pėrgjigje nga diēka tė cilėn nuk e ceknin dot, por mė kot. Nė dhomė dėgjoheshin veē kėrcitjet e shtratit dhe uji qė pikonte rrėzė dritares sė hapur.
    -Urdhėri ėshtė urdhėr, tha me vete. Sa mund tė jetė ora? Nga meraku i tepėrt kishte rėnė nė shtrat me gjithė uniformė por pa armėt. Shpatėn, dhe njė revolver tė stėrmadh i kishte vendosur mbi karriken aty pranė nė mbėshtetėsen e sė cilės ishin varur dhe pizhamat. Nxori nga xhepi njė qostek tė argjendtė me njė lokomotivė me avull tė stampuar nė kapak dhe e pa. Ishte Dy e natės. Shtrati kėrciti dhe pėr nja-dy orė tė tjera e, mė nė fund, gjeti rehat duke u liruar prej peshės sė kapitenit. Pas tij filluan tė kėrcasin ēizmet. Urdhėri ishte urdhėr...

    ***

    Kapiten Francoisit iu duk vetja mė i rėndė se zakonisht atė mėngjes qė nuk kishte ardhur ende. I zvarriti hapat sė bashku me majėn e shpatės deri tek dera kapanonit ku flinin ushtarėt. Aty mbajti kėmbėt, pėrdrodhi me dy lėvizje tė prera majat e mustaqeve, nxori gjoksin pėrpara dhe hyri brenda. Ushtarėt flinin si qingja tė pafajshėm nė poza nga mė tė ndryshmet. Tė mos ishte pėr shtretėrit e renditur simetrikisht fare mirė mund t’i ngatėrronte pėr dasmorė tė lodhur prej ahengut. E zgjoi rrėmbimthi gjithė kapanonin duke thėrritur me zė tė lartė pesė emra. Pasi u kėrkoi tė jenė nė gadishmėri pėr pesė minuta doli tė presė pėrjashta me qostekun nė dorė. Toga e ushtareve u radhit pėrpara tij pas gjashtė minutave. U thirri me sa i hante zėri:- Toga e pushkatiiiiimiiiiit gatiiiiiiiitu! Ushtarėt, qė deri nė ate moment kishin qėnė tė ē’gatitur, ngrinė. Ngriu dhe gatitja. Gjithēka pėrreth ngriu pėrveē disa pupilave sysh qė dridheshin nė zmadhimin e tyre pėr tė kapur ndonjė rreze drite prej mėngjesit qė nuk kishte ardhur ende. Hamendjet e ushtarėve filluan te ēajnė t’errin e natės...
    -Pushkatimit? Kė do tė pushkatojmė qė me natė? Nuk presim dot sa tė zbardhet? Shumė shpejt pėshpėrimat e hamendjeve u mbytėn nga trokėllima e rėndė e hapave tė komanduar tė togės.

    ***

    Dera e plevicės-qeli u hap dhe brenda hyri njė njeri me uniformė kapiteni. I dėnuari, njė burrė afro tė dyzetepesave, u ēua nė kėmbė menjėherė sikur tė kishte kohė qė priste. Silueta e kapitenit zuri krejt hyrjen, mori njė pozė solemne dhe nisi tė lėvizė nofullat:
    -I dėnuar ... por i dėnuari e ndėrpreu nė mes:
    - Shkojmė! Nofullat e kapitenit filluan te vjershėtojnė pėrsėri me tė njėjtin ton:
    -Nė emėr tė...
    -Po shkojmė o derėbardhė, e ndėrpreu pėrsėri i dėnuari dhe bėri i pari pėr nga dalja. Doli dhe kapiteni duke tėrhequr pas vetes derėn e zezė tė plevicės qė shėrbente si qeli. Toga e vuri nė mes dhe tė shtatė njerėzit morėn pėr nga pas kazermės.

    ***

    -Mon kapiten, mon kapiten, ėshtė shumė errėt, nuk shohim dot gjė prej kaq larg,- u qa njė zė nga toga e pushkatimit.
    -Afrohuni aq sa t’u shohin sytė! Ushtarėt nisėn tė bėjnė pėrpara dhe e ndalen hapin vetėm kur vunė re se tytat e pushkėve pėr pak do tė preknin gjoksin e tė dėnuarit.
    -I dėnuar! Shprehni dėshirėn tuaj tė fundit!
    -Mė zgjidhni duart! Mos mė lidhni sytė! Mė jepni dhe diēka pėr tė shkruar! Kapiteni rrėmoi xhepat pėr ndonjė copė letėr pa u ngutur. E vetmja qė iu ndodh paskėsh qenė njė kupon ushqimor qė nuk e kishte pėrdorur ende ne mencėn e garnizonit. Iu afrua tė dėnuarit me hapa tė ngadaltė duke nxjerrė njėkohėsisht prej xhepit tė brendshėm dhe penėn e tij tė vetme me tė cilėn i shkruante letra Maries nė Lion. I zgjidhi duart dhe ia dha qė tė dyja, kuponin dhe penėn e tij tė vyer. I dėnuari filloi tė lėvrijė penėn mbi letėr. Dukej sikur skiconte. Ah, jo, po shkruan me gėrma kapitale.
    -Tre dėshira hė, foli kapiteni dhe ngriti vetėm vetullat duke i lėnė sytė pertokė si duke kėrkuar tė marrė njė shprehi tė zakonshme pėr tė tilla raste. I dėnuari nuk e ngriti kokėn por vazhdoi tė shkruajė nė kupon. Pasi mbaroi e palosi, i vuri kapakun penės, dhe ia dorėzoi pėrsėri kapitenit.
    - Jo! Kam dhe njė tė katėrt! Komandėn t’a jap vetė! Kapiten Francoisi shtangu i hutuar. Tytat e pushkėve qė gjatė gjithė kėsaj kohe kishin qėnė tė drejtuara pėr nga i dėnuari filluan tė bėjnė rrathė tė vegjėl nė ajėr. Pastaj rrathėt erdhėn duke u bėrė gjithnjė e mė tė mėdhenj. Tė kishin shtėnė nė atė moment nuk dihej se nga do tė shkonin plumbat. Kapiteni u spraps i hutuar dhe me duart qė i dridheshin futi penėn dhe letrėn nė xhep duke mos u kujtuar tė pyesė as pėr ku drejtohej ajo pusullė.
    -Mon kapiten, mon kapiten jemi shume afėr, u dėgjua pėrsėri zėri i lėkundur i njė ushtari si tyta e pushkės qė mbante nė duar. -Do tė bėjnė rikoshet plumbat e do tė vrasim njeri-tjetrin.
    -Po sprapsuni atėherė! Ushtarėt filluan tė sprapsen pėrsėri...
    -Mon kapiten nuk shohim dot kaq larg, ėshtė shume errėt. Ndizni juve njė pishtar dhe afrohuni ca pėr nga i dėnuari qė tė shohim se ku shtjemė.
    Monde ō Dieu”, u ankua kapiteni me sytė nga qielli. Kemi ardhur kėtu pėr tė pushkatuar kėtė dhe jo mua.
    -Kapiten a tė presim sa tė dalė dielli? U dėgjua pėrsėri zėri i ushtarit. Pas kėsaj ra njė heshtje shurdhuese qė nuk do tė kishtė mbaruar kurrė sikur tė mos e prishte njė kukumjaēkė qė sodiste gjithēka nga maja e njė peme aty pranė.
    -Jo, u pėrmend kapiteni. Urdhėri ėshtė pa feksur drita ende! Errėsira koprace e natės nuk lejonte askėnd tė dallonte mė shumė se ravijėzimet e siluetave. Edhe pse vrimat nė murin e pasmė tė kazermės dėshmonin pėr pushkatime tė hershme kishte tė ngjarė qė shumica e tyre tė ishin kryer ditėn. E vetmja qė shikonte gjithēka ishte kukumjaēka mbi pemė.
    -Ma jepni pishtarin se e mbaj unė, gjėmoi sėrish zėri i tė dėnuarit. Qėnia e kapitenit tashmė funksiononte sonambul. Nuk i bindej mė logjikės por tonaliteteve tė zėrave qė dėgjonte. Dukej qartė qė ligjin brenda tij e bėnte instikti i vjetėr i ushtarit. Zėri qė kėrkonte pishtarin tingėllonte mė komandues se vetė zėri i gjeneral Sarailit.
    -Kush tė jetė vallė ky i dėnuar qė kėrkon tė kthehet nė dėnues, mendoi me vete.
    I dėnuari e ngriti pishtarin nė lartėsinė e kokės dhe i thirri togės sė pushkatimit:
    -Aaaaaaaarm mbush! Shulat u bindėn duke kėrcitur thatė dhe me nervozizėm.
    -Gaaaatiiiiiii!? Rrathėt qė krjionin tytat e pushkėve nė ajėr erdhėn duke u zvogėluar. Askush nuk merte mė frymė pėrveē kukumjaēkės mbi pemė dhe tė dėnuarit qė e nxori pėr herė tė fundit me sa fuqi qė kishte:
    -Zjarr!
    ...dhe zjarri doli ... prej grykėve tė pushkėve duke iu sulur zjarrit tė pishtarit me njė vrull aq tė madh sa qė sytė njerėzorė e kanė tė pamundur tė dallojnė ēfarė ka nė tė, dashuri a xhelozi. Pishtari ra pėrtokė sė bashku me tė dėnuarin, por nuk u fik. Kapteri u afrua dhe e mori nė dorė kur papritmas u kujtua se kishte harruar tė pyesė tė dėnuarin se kujt i adresohej pusulla e shkruar nė kuponin e tij tė bukės. E nxori nga xhepi dhe e afroi pranė pishtarit pėr t’a lexuar. Nė anėn e pasme tė tij ishte shkruar me gėrma kapitale: E MEGJITHATĖ TĖ RROJĖ FRANCA!

    Epilog

    Atė mėngjes gjeneral Sarailin e njoftuan se kapiten Francoisi nuk gjendej nė asnjė cep tė garnizonit. E kishin kėrkuar gjithkund por me sa duket ishte zhdukur pa lėnė gjurmė.

    Metalog

    Netėve tė ftohta Korēare, sipėr nė malet e Moravės, atje ku ujqrit i ulėrijnė zgjatur hėnės, sė bashku me angullimat e ujqėrve vendas dėgjohet dhe njė angullimė e veēantė me njė si gurgullimė hundore nė tė... ėshtė e Francois Arnautit.

    Janar 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 18-01-2005 mė 09:50 Arsyeja: gafa nxitimi
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    me pelqeu shume kjo

    p.s po rragate ca eshte xhanem..
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #9

    bukuria e paradoksit:

    Citim Postuar mė parė nga D D
    Aristoteli: Plato eshte i dashur per mua, por akoma me e dashur eshte e verteta.
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Me siguri qe e ka thene ne ndonje "kafene".
    p.s.
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ..i bukur eshte forumi...
    shkruajme ketu pa pyetur per lidhje Shkrimtaresh..redaktore..biografira e shtepi Botuese..
    ..merrni nga nje kafe e dhize i cigare…
    Mirėmbetshi nga mua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 19-01-2005 mė 22:30
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sokol e di qe mund te behesh prozator i mire ti..
    por pres nga ty nje tregim a novele me berat brenda..
    dhe berat do me thene .. berat me ato halle qe ka qe per nga historia duhej te qe sot si nje Grac a Kembrixh ..por per fat te keq eshte e di ti si eshte..
    Ja nje dizaj vajza 20 vjece u gjend e coptuar..poshte mureve te kalase..
    Nejse ti e di..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  2. Pėrse Turqit na quajtėn Arnaut?
    Nga ALBA nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2003, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •