Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Korrieri:

    I humburi i madh, Ukshin Hoti
    E Shtune, 22 Janar 2005
    Shkruan Agim Vinca

    Njera nga plaget me te medha te Kosoves se pasluftes eshte pa dyshim drama e te humburve. As pese vjet e gjysme pas mbarimit te luftes, ende nuk u zbardh fati i mijera njerezve, ne mesin e te cileve edhe i profesoreve te Universitetit dhe intelektualeve te shquar si Bardhyl Caushi, Ukshin Hoti e te tjere. Ku jane ata? A jane gjalle apo jo? Dhe nese nuk jane me ne mesin e te gjalleve, per c'gje gjithnje e me pak ka shprese, ku i kane varret? Ne c'gropa ogurzeza jane baterdisur eshtrat e tyre dhe perse dikush vazhdon te luaje me to? (C'loje makabre!) A ka shprese qe te zhdukurit tane, te kthehen, me ne fund, qofte edhe si skelete, ne vendlindjet e tyre, prej nga u rrembyen ne menyre mizore nga trupat serbe? Drama e sterzgjatur e mijera kosovareve te zhdukur, nje krim i papare ne historine e re te njerezimit, eshte para se gjithash nje makth per familjaret e tyre, por edhe per mbare shoqerine kosovare. Eshte eskapizem politik e njerezor te flasesh dite e nate per standartet, statusin, progresin, pavaresine..., pa zgjidhjen e ketij problemi kaq te mprehte e tragjik, te cilin ne mungese te ndonje shprehjeje tjeter me adekuate, e quajme: "zbardhje e fatit te te zhdukurve".

    S'do mend se fati i secilit te zhdukur vec e vec dhe i te gjitheve se bashku eshte tragjik. Cdo gisht dhemb dhe kur dhemb qofte edhe nje gisht, as trupi nuk mund te jete i qete. Por fati i intelektualit dhe veprimtarit Ukshin Hoti eshte pa dyshim nje tragjedi e vertete. Nga 16 maji i vitit 1999, kur eshte pare per here te fundit duke dale nga dyert e burgut te Dubraves, Ukshinit i humbi cdo gjurme. Nga ajo dite e kobshme e deri me sot, nuk dihet asgje per fatin e tij. Asgje e sigurte, e verifikuar. A eshte gjalle apo i vdekur? A eshte vrare ne Kosove apo eshte derguar ne Serbi? A mbahet peng per hesape politike apo jane zhdukur edhe eshtrat e tij? A ka deshmitare te gjalle te drames Hoti apo ata qe jane kujdesur per zhdukjen e tij i kane marre te gjitha masat?

    Ne opinion qarkullojne versione nga me te ndryshmet e me kontradiktoret, disa nga te cilat, here-here, nuk i rrok as fantazia njerezore. Por asgje, bash asgje, nuk dihet me siguri. Perpjekjet e te afermve te tij, ne radhe te pare te se motres, Myrvetes, por edhe te disa miqve te vetmuar, kane perfunduar pa sukses. Zbardhja e fatit te Ukshin Hotit, te ketij biri te madh te Kosoves, i cili, me gjase, po behet edhe nje martir i madh i saj, eshte para se gjithash detyre e institucioneve te Kosoves: e qeverise, Kuvendit, partive politike, mediave, intelektualeve dhe te gjitha subjekteve me ndikim te kesaj shoqerie. Zbardhja e fatit te Ukshin Hotit, ketij veprimtari te madh te ceshtjes kombetare dhe njeriu, qe, per shkak te karakterit te tij jokonformist dhe angazhimit te pakompromis politik, e ndoqi ne jete fati tragjik, eshte sprove e ndergjegjes sone politike, njerezore dhe kombetare. Cdo dialog me fqinjet, me boten, me UNMIK-un, me Serbine, me kedo, duhet filluar me kete emer: Ukshin Hoti. Ukshin Hoti dhe te zhdukurit e tjere duhet te jene pikenisje e dialogut dhe e procesit politik qe pritet te ndodhe gjate ketij viti, te cilesuar si vit vendimtar i Kosoves.

    Drama e te zhdukurve nuk mund te mbulohet me heshtje, e aq me pak te harrohet. Njeriu nuk mund te pajtohet kurrsesi me humbjen e te dashurve te vet, perderisa nuk bindet se ata vertet nuk jane me. Nje kafke, nje asht, nje analize ADN-je... dhe, pastaj, nje shenje, nje murane. Nje fjale; nje lamtumire. Nje kurore; nje tufe lulesh te fresketa. Kjo eshte kaq e thjeshte dhe njerezore. Andaj, a s'mund te behet kaq gje me vullnetin e forte dhe angazhimin serioz te te gjithe atyre qe flasin ne emer te ketij populli? A s'eshte turp per ne qe edhe pas kaq vjet paqeje e lirie te mos dime asgje per fatin e te humburve, ne mesin e te cileve edhe te te humburit te madh me emrin Ukshin Hoti?! Po bashkesia nderkombetare perse nuk i ben presion Beogradit zyrtar qe te tregohet me bashkepunues lidhur me kete ceshtje? Ish-studenti i Harvardit dhe ish-ministri i jashtem i Kosoves (ne vitet '70-te), politologu Ukshin Hoti, nuk eshte i panjohur as per qarqet diplomatike. Si shpjegohet kjo heshtje e indiference e cuditshme, per te mos thene edhe cinike, ndaj fatit te tij dhe te personave te tjere te zhdukur?

    Mos valle ne Kosove, ne zemer te Europes, ne fillim te mijevjecarit te ri, do te perterihet tradita e lashte antike e kenotafeve? Keshtu i quanin greket e vjeter varrezat e zbrazeta qe ngrenin per nder te te afermve te tyre te pagjetur.
    wrong verb

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E ka mare vesh ndonjeri tjeter lajmin e mire?

    DD, urime te perzemerta per publikimin e Rragates tek revista Ezeta e ketij muaji.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit angeldust,
    Faleminderit DeLiRiUm,
    Faleminderit ezeta.org
    wrong verb

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga D D
    Faleminderit angeldust,
    Faleminderit DeLiRiUm,
    Faleminderit ezeta.org

    Kenaqesia ishte e gjitha e jona!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  2. Pėrse Turqit na quajtėn Arnaut?
    Nga ALBA nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2003, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •