Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    hahahah keshtu eshte puna e fishekzjarreve. Ne Pirea vajti festa 30 milione gdr e u kenaqen te gjithe. po plerat e m.. e qenve qe po behen pilok neper rruge thane qe skane leke ti mbledhin. meshire!
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  2. #12
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Edhe ne Boston bukur ishte me fishekzjarret.

    Ne Nju Jork besoj do kete qene akoma me bukur...ja te presem ca do thone ata qe jetojne aty...

  3. #13
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Nuk mund te quhet vecse beteje ajo cka ndodhi naten e vitit te ri. ne shumicen e qyteteve nderrimi i viteve u prit me batare shperthimesh. shiptaret dolen te tere ne sheshe te armatosur me fishekzjarre te madhesive te ndryshme. plasja e kapsolave u be argetimi me i preferuar i femijeve dhe i te rriturve qe provonin kenaqesi tek trembnin njerzit. si pasoje e perdorimit pa kriter dhe jo si sipas regullave te fishekzjarreve pati kater te plagosur ne tirane dhe dy palma qe moren flake ne elbasan. e permbi te gjitha ishte e pamundur te shijoje organizimin e festimit nga bashkia, ajo qe duhet te ishte argetim nuk ishte aspak e tille
    Ahh, po na kujtoni epoken e kapsollave
    sensacionale ka qene atehere- t'i fusje njeres kapsollin tek kapuci i xhupit (per te mos permendur raste te tjera)
    e kemi ne gjak ne Shqiptaret- na djeg po te rrime pa djegur

  4. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nga frika i shėndrova fishekzjarret nė pasion!
    Mbase spektakli kėtė vit nė qendėr mė bėri tė ndėroj mendje.
    Jam tashi i mendimit se fishekzjaret pėr vit tė ri janė e keqe e domosdoshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    por ja cfar kan bere te mencurit.. i kan len te marret te bejn qejf me barut kinez.. e te thithin me or te tana squfur.. sbashku me fmijet e tyne te vegjel.. dhe kan kap valixhet e kan shkue tek qejfi i vertete..

    u lumte..

    Ja cthot Gazeta KJ

    --

    E Marte, 04 Janar 2005


    TURISTET SHQIPTARE "ZBULOJNE" EGJIPTIN

    Teuta Shamku

    Te shumte ishin shqiptaret qe lane Shqiperine dhe klimen e saj te ftohte, per te kaluar festat e fundvitit prane klimes se ngrohte qe fal Deti i Kuq. Egjipti mbetet i preferuari i qytetareve shqiptare jo vetem per pushimet e veres, por edhe per festat e fundvitit, te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Te pyetur nga "Koha Jone", disa agjenci turistike, thane se krahasuar me vendet e tjera, Egjipti ka shenuar numrin me te madh te prenotimeve per te kaluar festat e fundvitit. Shume shtetas shqiptare kane preferuar te kalojne te dy festat ne Egjipt dhe pikerisht ne vendin me te bukur te tij, Sharm el Sheik, e disa te tjere vetem Vitin e Ri.

    Ditet e ftohta te dhjetorit turistet shqiptare i kane zevendesuar me ditet plot diell ne Sharm El Sheik. Sharm El Sheik qe ndodhet ne pjesen jugore te gadishullit te Sinait, i kufizuar nga Mali i Sinait dhe nga Deti i Kuq, mundeson banjo ne det edhe gjate periudhes se dimrit, pasi temperatura mesatare e ujit te detit per dhjetorin eshte 25 ?C, ndersa e ajrit eshte rreth 21?C. "Krahasuar me vitin e kalaur numri i shtetasve shqiptare qe kalojne festat e fundvitit jashte vendit ka nje renie, por nga ata qe kane prenotuar ne agjencine tone, numri me i madh eshte shenuar per ne Egjipt", thote nje punonjese e nje prej agjencive me te njohura ne kryeqytet.

    Mali i Zi, vendi ku vitet u nderruan ne qetesi

    Me qinda qytetare shqiptare, shumica nga kryeqyteti, kane preferuar te kalojne Vitin e Ri ne Malin e Zi. Shume syresh kaluar naten e nderrimit te viteve ne Budva, ku dhe prenotimet kane qene me cmime te pranueshme. Ata e kaluan Vitin e Ri ne nje atmosfere te ngrohte, shpesh perballeshin mes tyre me te njohur nga Shqiperia. "Kaluam mire, ishte qetesi e madhe larg zhurmes e batareve te fishekzjarreve qe tash jemi mesuar ta kemi ne Tirane", thote nje qytetar nga Tirana, qe kaloi Vitin e Ri ne Budva. Shume te tjere e kane kaluar ne vende te tjera turistike te Malit te Zi.

    Vit te Ri ne Europe

    Nga informacioni marre nga agjencite turistike, mesohet se te shumte kane qene qytetaret shqiptare qe kane kaluar Vitin e Ri edhe ne shtete te ndryshme te Europes. Nuk kane munguar shqiptaret naten e Vitit te Ri as ne Paris, Slloveni, Turqia, Kroaci, Itali, Greqi, Maqedoni, etj. Nje oferte speciale ka qene Madrid-Barcelone, per festimin e Vitit te Ri nen muziken dhe kostumet karakteristike spanjolle. Praga, Budapesti, Stambolli, Ljubjana apo Dubrovniku, ishin qytete te tjera ku nuk munguan prenotimet e shtetasve shqiptare per naten e Vitit te Ri.

    ---

  6. #16
    Grackė Maska e Roja
    Anėtarėsuar
    15-06-2004
    Vendndodhja
    Dritė
    Postime
    16
    Kemi lind me flak, do vdesim me flak.
    Shqiptari se braktis "paun" kollaj si gjithmone.
    Gjaku vlon si i zoti ai terbon...

  7. #17
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ehhh kur ia kerrcet gjithe bota mos ia kerrcasim ne....qe vdesim icik....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    koha jone..


    E Merkure, 05 Janar 2005


    PUB-ET ABUZOJNE ME CMIMET NATEN E VITIT TE RI

    Teuta Shamku

    Vazhdimi i festes se nates te Vitit te Ri pas ores 12 ne lokalet luksoze te Tiranes apo PUB-eve kushtoi jo pak per shume qytetare qe zgjodhen ate nate keto ambiente. Pronaret me shume se cdo here ate nate menduan te dyfishonin fitimet e tyre. Cmimet per cdo pije u rriten gati 25-30 per qind. Vec kesaj hyrja ne keto ambiente ku festa kishte nje atmosfere me te gezueshme kushtonte jo pak. Ne disa prej PUB-eve me te njohura ne Tirane, kryesisht ne zonen e "Bllokut" kushtonte 2000 leke te reja. Por shume qytetare, shumica te rinj, edhe pse ishin te gatshem te paguanin nje cmim te tille per hyrjen ne nje PUB, nuk paten mundesi te shijonin muziken e zgjedhur te asaj nate, pasi fluksi i madh i njerezve nuk rezervonte vende te lira. Shumica e te rinjve, pas darkes qe kaluan me familjet e tyre nxituan te ndiznin atmosferen neper PUB-e per te kercyer e defryer, ndonese cmimet ishin jo pak te kripura. "Ishim nje grup shokesh me shoqet apo te fejuarat tona dhe shkuam ne nje PUB prane "Bllokut", vetem hyrja kushtonte 2 mije leke te reja, ndersa cdo pije alkoolike apo nje Redbull kushtonte jo me pak se 500 leke te reja. Nejse, nje nate ishte dhe ja vlente te shpenzoje dhe pas veres qe kishim pire nuk e morem vesh se sa paguam", tregon Flori, emigrant nga Italia, i cili kish ardhur me gjithe familjen per te festuar Vitin e Ri ne Shqiperi, pas 5 vitesh. Sic tregon ai pronaret justifikuan rritjen e cmimeve me fluksin e madh te njerezve qe kerkonin te hynin per te defryer.

    Lokalet e "Bllokut", fluks per Vitin e Ri

    Edhe lokalet luksoze nuk mbeten prapa PUB-eve, duke pare kerkesen e madhe, pronaret e lokaleve vendosen nje cmim vetem per hyrjen ne lokal. Sic tregojne disa te rinj, ne disa lokale cmimi i hyrjes kushtonte 1000 leke te reja, pijet alkoolike te gjitha 500 leke te reja, ndersa birrat varionin deri ne 300 leke te reja. Te gjithe ata qe festuan neper lokale pas mesnate ishin te gatshem te paguanin, shumica e tyre emigrante nuk nguruan te shpenzonin kursimet e tyre te fituara me pune ne vendet ku jetojne. Por disa lokale krijuan atmosfere feste vetem me miqte dhe te afermit e tyre, duke hedhur tej manine per te fituar ne nje nate te vetme me shume se kishin fituar ne nje muaj. "Ne lokalin tim une mblodha shoqerine time, shumica e tyre kishin ardhur nga jashte, sepse punojne dhe jetojne atje. Kishte shume te rinj ate nate qe donin te hynin ne lokalim tim, por shume pak prej tyre munden te hynin pasi kishte shume fluks", thote Endi, nje prej pronareve te lokaleve prane Presidences.


    --------

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •