Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Dy (2)

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Dy (2)

    Tim eti

    Im ate iku gjunje dridhur
    kaleruar mbi nje erderr
    qe vinte nga mesjeta e gjumit.
    Nje enderr flokebardhe
    qe hutueshem shikonte trupin e saj
    e rregullonte floket qe s'kish

    Im ate iku ne agim
    drejt nje fillim te pa-emer
    trishtim brishte
    saldonte ne kujtesen time
    re buzeqeshjesh
    stine qe kurre nuk erdhen
    e shira qe s'diten te lagin

    im ate, njeri a enderr,
    sy-bukur.
    u be fryme
    ngjyre
    mall i mallit tim.
    Ende te reja i kisha enderrat


    Bota

    Aq here e ri-krijoi zoti boten
    sa tani ajo nuk ekziston me.
    U zhbe
    U shellis si filli i nje historie
    qe fillon me "na ish njehere"

    U c'thur bota
    deri ne zanafillen e saj
    sikur te mos kish ekzistuar kurre
    humbi ne ajer
    si nje anije velebardhe
    qe me shume se anije
    eshte sajese e syve te lodhur
    sajese malli, a mungese harbute
    e djegur per adhurim

    U kthye bota ne hic
    perpara syve te mij.
    "Ta rindertoj a jo boten???"
    Me lodh kjo dileme.
    adhuruesit kane kohe qe kane vdekur
    e bashke me ta edhe krijuesi i tyre.

  2. #2
    Me pelqeu "Tim eti"

    E dhimbshme humbja, e shprehur bukur ndjenja...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vargjet e babait,vertet te bukura,te trishtueshme deri ne dhembje.
    Me pelqejne vargjet dhe menyra jote e te shprehurit Nit.
    Mbare 2005 si ne jete e ne vargje.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Njė grimcė ti e njė grimcė unė i thash unė babait tim.
    Ndoshta mė kuptoi!
    Respekte pėr shkrimet tuaja Nit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Bu/kur me pelqeu menyra e shkrimit te kesaj poezie.

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Talking

    Im At’ humbi gishtin
    ne druvareri
    Kur une rashe
    nga mitra e nenes
    ai u perpoq te me kapte
    e une rreshqita
    pertej vrimes ne dore te tij

    Ne femijeri, mes turmes e dalloja
    kur kerkoja diēka qe s’ishte aty
    humneren e bardhe
    ne grushtin buzeqeshes
    me gjuhen- gishtmadhin e tij

    Ai i gjore gisht sa e mundonte
    Thonj-vares, e ngacmonte, pertej varrit,
    E pendohej qe e bija u fsheh
    mes kockave te tij
    derisa gjaku i rrodhi
    bashke me parate ne taverne
    peme topalle, fat-krasitur
    mbeti Ai

    Lol

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    gjithckaja e saj fle brenda kokes sime.
    Mbi krahet e nderur te shpendit me fatkeq
    thyhen ritmikisht frymet.
    Ngrihem ne fluturime, te pakthime
    prek me buze seksin e natyres

    nuk ka ekzistuar asnje zanafille
    historite e dashurive jane te tera trillime
    treguar ashtu sic duhet te ndodhnin
    arnuar mbare e prape me justifikime

    mungesa e saj vozit drejt meje.
    Mbi buzet e hapura te nje te panjohure
    celet i kuqi i perendimeve.
    ngrohte, si nje gjakrrjedhje mpiksem
    derdhem mbi sesksin e natyres

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    31
    ka rene bore?......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-01-2005 mė 00:48 Arsyeja: gjuhe e huaj
    engjell sic jam vet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Te gjithe po vdesin
    per dite nga pak,
    vec tij.
    Ai i vetem,
    i ulur mbi kete perjetesi te zbardhur
    nga shkuma e koheve,
    dremit ne qetesi.
    Kenga e jetes ka kohe qe ka mbaruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 20-01-2005 mė 16:56

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Piktura e Van Gogut

    Rrjedhje e vjeter
    mbi boten e ngjyrave
    humbet si mjegull
    si mjegull kthehet
    perfshihen qeshjet
    si gjuhet e flakeve
    mbi te VERDHEN e hidhur
    qelb ne ylberin e drite-hijeve
    Protagoniste imazhet stergjate
    si dhembet e kuajve.
    Dritat regjin perfeksionin e ngjyrave
    pertej cdo frike
    valeviten pelhurat e ikjes fantazem.
    Gjurme fikur
    Veshur me nuanca te huaja
    shkeputur nga shkretetira e kohes.
    Si fari i vdekjes sperkat boten
    me drite trishtimi.
    Mbi kete rrjedhje te vjeter
    humbje-kthimet ne syte e mij
    rruge e se tashmes sonambul
    rruge mbi kete rrjedhje te Van Gogut.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •