Ne kete teme mendoj te sillen artikuj nga shtypi i perditshem dhe periodik dhe te behen diskutime rreth misionit te ri te Opozites nen emrin Ditet e Shpreses dhe aktiviteteve e takimeve te ndryshme ne kuader te ketij misioni.
Ne kete teme mendoj te sillen artikuj nga shtypi i perditshem dhe periodik dhe te behen diskutime rreth misionit te ri te Opozites nen emrin Ditet e Shpreses dhe aktiviteteve e takimeve te ndryshme ne kuader te ketij misioni.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 24-01-2005 mė 12:07
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
"Erdha per shpresen, por une e gjeta shpresen", ishin fjalet e para qe u degjuan ne Pallatin e Sportit "Flamurtari" te qytetit te Vlores nga lideri i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne nje miting te madh festiv me rastin e 14 vjetorit te krijimit te PD-se. Ne fjalen e tij, kryetari demokrat, Sali Berisha, u shpreh per taksat e larta, qe sipas tij, ne kete djep varferie kane mbuluar gjithe vendin. "Jane taksat e larta, te cilat vilen nga njerezit e thjeshte dhe jo nga qeveritaret, pasi nese ato taksa do te vileshin, nenvizoi ai, Vlora nuk do te zhytej ne kete erresire, por do te kishte me shume drita".
Lideri demokrat permendi ne kete pervjetor edhe se, ne rast se do te jene ne pushtet demokratet, do t'i japin mjaft prioritet furnizimit me energji elektrike 24 ore, shtimit te vendeve te punes, si dhe turizmit ne kete qytet bregdetar. "Vlora duhet te ndryshoje sa me shpejt, ndryshim te cilen e kerkon nje pjese e gjere e popullates, pasi eshte kjo Vlore te cilen kerkojme ta bejme vendin e shpreses duke punuar te gjithe se bashku", tha Berisha. Ai permendi ndertimin e aeroportit, qe do te jete ne funksion total per turizmin e Vlores. Partia Demokratike, sipas Berishes, do te hapet ndaj vlerave te ketij qyteti dhe kesaj shoqerie dhe per kete duhet te shembet sa me pare Muri i Berlinit, muri i diktatures dhe indiferentizmit.
Gjithashtu, Berisha premtoi se Partia Demokratike do te jete partia e tolerances dhe besimit, por jo partia e hakmarrjes. "Komiteti i Orientimit te Politikave do te zgjerohet kudo, pasi kudo ka njerez te afte dhe qellimi kryesor i tij eshte riperteritja e PD-se. Ky Komitet i Orientimit te Politikave ka mbushur nje vakuum brenda PD-se dhe duhej te ishte ngritur me kohe", ka theksuar kreu demokrat, i cili edhe ka preferuar te shetise ne qytetin e Vlores pas perfundimit te takimit.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
MIRDITE - 14 vjet me pare, nje grup prej shtate vetash, te mbledhur ne gjysme ilegalitet, ne nje nga zyrat e Pallatit te Kultures ne Rreshen, krijuan degen e se pares parti opozitare ne Shqiperi, Partise Demokratike. Vetem pak dite me pas, ajo pjese e mbetur e frikes nga regjimi komunist u largua teresisht kur ne nje shesh periferik te qytetit te Rreshenit, te mbushur me mijera mirditore te te gjithe zonave, lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, derrmoi hijet e mbetura te atij regjimi. Ne zgjedhjet e 22 marsit, Mirdita i dergoi parlamentit shqiptar dy deputete te ketij formacioni politik, Ndue Gjika dhe Zef Brozi. Pikerisht per te kujtuar ato dite dimri te 91-shit, qindra qytetare te Rreshenit u mblodhen ne sallen e qendres kulturore te Mirdites, ne nje takim perkujtimor e festiv. Ne kete takim ishin te pranishem nenkryetari i PD-se, Bamir Topi, deputetet Luigj Gjoka, Edi Paloka, kryetari i Qarkut Lezhe, Bardh Rica, etj. Ekzekutimi i hymnit kombetar u pasua me kengen hymn te Mirdites, "Si vendlindja jone nuk ka". "Te jesh ne opozite eshte e lehte te festosh, ndersa socialistet sa nga inatet e percarja, sa nga korrupsioni e paaftesia, nuk e kane te mundur qe te festojne. Por do te jete qershori i ketij viti qe do t'u mundesoje atyre te festojne dhe te jene te sigurt, se per kete ne do t'i ndihmojme", tha ne fjalen e hapjes kryetari i demokrateve vendore, Gjovalin Prenga. Me tej kryetari demokrat theksoi se dega e PD-se ne Mirdite eshte dega me e organizuar dhe fuqishme se cdo dege tjeter, duke lene te nenkuptohet se fitorja ne zgjedhjet e ardhshme eshte e sigurte. Nenkryetari i PD-se, Bamir Topi, ka theksuar qe ne fillim traditat e mira te mirditoreve, te cilet kane ditur qe te ecin ne rrugen e demokracise e te qyteterimit. Per te, ardhja e PD-se ne pushtet eshte ceshtje muajsh, pasi ajo ne fakt ka ardhur me kohe. "Kryeministri Nano kur ishte heren e fundit ne Mirdite ju ka premtuar rruge. Te njejten gje beri edhe ne Peshkopi me Rrugen e Arbrit. Po a ka njeri tjeter qe nuk ben ate qe premton si Fatos Nano", nenvizoi Topi gjate fjales se tij. Duke vijuar me tej ai tha se kjo lloj qeverie dhe qeverisjeje beri qe 90 per qind e shqiptareve te kene problem ushqimin e femijeve.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Kompania Barbor Griffith & Rogers, do punoje per PD-ne
Lideri i opozites ka mbyllur me sukses negociatat me BG&R, qe solli fitoren e Xhorxh Bush. Ne shkurt do te behet publike kontrata. Keto lajme te mira vijne per Partine Demokratike. Negociatat e liderit te kesaj force politike, Sali Berisha, me perfaqesuesit e kompanise Barbor Griffith&Rogers, kampione ne ceshtjet e fushatave elektorale dhe ne prodhimin e imazhit, jane mbyllur me sukses. Kjo marreveshje u arrit pak dite me pare kur Berisha ishte i ftuar ne SHBA nga shtabi elektoral qe punoi per Presidentin amerikan. Burime prane kryetarit te PD-se, thane se kesaj radhe bisedimet mes Berishes dhe BG&R, kane qene vertet te suksesshme dhe se shpejti pritet firmosja e kontrates. Kryetari i PD-se ka vendosur ta beje publike kete arritje vetem ne muajin shkurt. Lideri demokrat ua ka bere te ditur lajmin edhe anetareve te KOP-it, gjate nje takimi qe pati me ta dy dite me pare. Takimi eshte zhvilluar pa pranine e medias dhe Berisha u ka kerkuar anetareve te KOP-it qe te mos bejne publik lajmin per negociatat me kompanine amerikane, pasi ai kishte ndermend te bente nje shpallje gjate muajit shkurt. Megjithate, kjo ngjarje tashme nuk mbahet me e mbyllur dhe burime prane Berishes e tregojne pa e fshehur euforine. Afrimi i specialisteve amerikane ne fushaten e PD-se, me siguri eshte nje plus tjeter per Berishen ne afrimin me pushtetin. Hapat qe po ben lideri demokrat kohet e fundit duken te mirellogaritur dhe kane rrezatuar qe tani idene e fitores paraelektorale. Berisha ka tentuar edhe ne fushatat e meparshme te lidhej me specialistet amerikane, por asnjehere nuk konkludoi me sukses negociatat. Kesaj radhe PD dhe kryetari i saj mesa duket kane vendosur te bejne gjithcka per te siguruar fitoren.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
"KOP-I DO TE PROGRAMOJE FITOREN E PD-SE"
Juristi Enkelejd Alibeaj, ne nje interviste per "KJ", tregon se afrimi i intelektualeve ne Komitetin e Orientimit te Politikave prane PD-se, do te krijoje mundesine e trajtimit te nje mendimi ndryshe, i cili do te perfaqesoje te gjitha shtresat shoqerore ne te gjitha fushat. Si mbrojtes i ligjit per deklarimin e pasurive ne Gjykaten Kushtetuese, Alibeaj shprehet se mekanizmi i kontrollit nuk ka funksionuar ashtu sic duhet ne kryerjen e detyrave te tij.
Zoti Alibeaj, ju jeni nje nga anetaret e Komitetit te Orientimit te Politikave. C'mendoni ju se do te sjelle te re ky komitet ne programin e forces politike me te madhe opozitare ne Shqiperi?
Kam bindjen se dy jane te rejat: e para buron nga fakti qe anetaret e ketij komiteti (te cilet deri tani ne pozicionimet e tyre individuale ne shoqerine civile apo boten akademike kane perfaqesuar mendimin kritik ndaj qeverisjes) si entitet kolektiv do te kene mundesine reale te shprehjes se opinionit perfaqesues te pothuajse te te gjitha shtresave sociale dhe te te gjitha grupeve te interesit, si dhe te aksesit te drejtperdrejte te ideve te tyre ne kete program. E reja e dyte, por jo me pak e rendesishme (teper pragmatiste madje), eshte konfigurimi i ketij forumi, pra kualiteti i anetareve dhe metodika e punes se tij. Stature publike te pamohueshme, kualitet intelektual te padiskutueshem, ide te reja dhe doza reale idealizmi te konceptuesve te nje programi politik jane keto elementet mbi te cile nje fluks politik duhet te programoje fitoren.
KOP-i eshte sulmuar shume nga Partia Socialiste si nje vegel per te rregulluar imazhin e PD-se. Si i komentoni ju keto sulme?
Se pari nuk kam asnje deshire te harxhoj kohe dhe fryme me debate shterpe mbi argumente te tilla. Vetem pak fjale. Tashme eshte koha (madje jemi te vonuar) per te ndryshuar mentalitetin dhe filozofine politike te shtetberjes. Mendimi politik qe duhet te pershkoje qeverisjen e nje vendi eshte ai i mbrojtjes dhe prosperimit te interesave te individit dhe komunitetit te nderthurura me njeri- tjetrin. Pak jane menyrat se si mund te arrihet nje gje e tille. Njera (ndoshta e vetmja) eshte te therrasesh prane vetes mendimin politik qytetar, si perfaqesues te drejtperdrejte te te gjitha shtresave dhe kategorive sociale dhe grupeve te interesit, e madje te fitosh vemendjen e tij. Te perfitosh sherbimet e tyre eshte fitore e sigurt. Levizja aktuale e PD-se do te thote se serioziteti i saj eshte maksimal dhe konkret ne kete drejtim. Prej saj eshte gjetur dhe eshte hedhur hapi i pare cilesor drejt ketij ndryshimi. Ndryshimi i imazhit eshte vetem pasoje minimale e kesaj menyre te re te te berit politike. Nje mentalitet i tille qeverises dhe akoma me pak aksione te tilla politike krahut te PS-se i mungojne. Duket qe ky krah politik e ka te pamundur te artikuloje nje mentalitet te tille e jo me te pranoje nisma konkrete e levizje te tilla homologe.
Ju jeni i specializuar ne fushen e ligjit, ku mendoni se ka caluar reforma ligjore ne Shqiperi dhe cilat jane pikat ku nevojitet nje nderhyrje e menjehershme?
Nuk jam i sigurt qe deri me tani te behet fjale per nje reforme ligjore te konturuar seriozisht. Ka pasur vetem nisma parciale, gjysmake, te paorganizuara, te pambeshtetura nga nje fryme pozitiviste. Per me teper sistemi ligjor aktual vuan seriozisht nga joefektiviteti i ligjeve dhe pazbatueshmeria e tyre. Prodhohen mijera rreshta ligjesh ne leter, dhe perfundimi eshte se ndikimi i tyre ne jeten sociale te shtetit eshte irrilevant. Kjo ndodh sepse sistemi i formesimit te normave juridike (akteve ligjore dhe nenligjore) eshte i mbrapshte. Jane te njohura praktikat e miratimit te ligjeve dhe akteve te tjera nenligjore duke mos perthithur mendimin dhe kritiken si te atyre qe do te jene zbatuesit e tyre, ashtu edhe te atyre qe do t'u nenshtrohen ketyre ligjeve. Shume ligje sot miratohen ne tempullin e debatit politik, ne Kuvend, ne menyre qesharake ne oret e vona te nates me ngritje duarsh mekanike dhe te urdheruar, te nje numri minimal "perfaqesuesish" te popullit te cilet nuk bejne asgje per te kuptuar dhe mbrojtur (ndonjehere as duke mos dashur) nevojat reale as edhe te elektoratit qe i ka zgjedhur. Per kete arsye eshte e domosdoshme qe procedurat e konceptimit dhe kristalizimit te normave dhe rregullave mbi te cilat vepron nje shtet duhet te marrin konsensusin paraprak te shtetasve. Kjo eshte "A"-ja e nje sistemi demokratik. E ne kete kuptim kjo duhet te jete vete REFORMA qe duhet artikuluar dhe zbatuar me rigorozitet.
Defekti i dyte eshte moszbatueshmeria e legjislacionit. Administrata publike dhe magjistratura karakterizohen nga nje tendence e theksuar e shmangies nga detyrimi ligjor i zbatimit te ligjeve. Kjo semundje e rende e SHTETIT te sotem eshte e perceptuar nga te gjithe. Ndryshimi ne kete pike duhet te rroke nga njera ane reformen ne vete sistemin, ne vete menyen dhe procedurat e veprimit te ketyre institucioneve dhe nga ana tjeter te krijohen dhe te rikonceptohen organizmat e kontrollit efektiv dhe te drejtperdrejte mbi individet qe mbartin keto funksione. Nderhyrje te menjehershme dhe te mirestudiura duhet te behen ne ligjin per statusin e nenpunesve civile, ne ligjin per etiken ne administraten publike me qellim permiresimin e menyres se perzgjedhjes se nenpunesve, kontrollit mbi veprimtarine e tyre si dhe per rikonsiderimin e organeve pergjegjese ne kete fushe si departamenti i Administrates Publike, Komisioni i Sherbimit Civil, etj. Po keshtu nderhyrje kerkohen ne ligjin per organizimin e pushtetit gjyqesor, ne ligjin per Keshillin e Larte te Drejtesise, ne ligjin per Permbarimin dhe ate per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme. Te tilla nderhyrje duhen bere gjithnje ne funksion te perzgjedhjes sa me te mire te individeve ne keto funksione, te krijimit te kushteve optimale te veprimtarise se tyre, te stimulimit te tyre me ane te sistemit te karrieres e mbi te gjitha per kontrollimin dhe ndeshkimin e rasteve te paaftesise, dhe korrupsionit.
Ligji per deklarimin e pasurive te pushtetareve duket se nuk funksionoi me se miri. Ju jeni nje nga juristet qe e ka mbrojtur ate ne Gjykaten Kushtetuese. Mund te na thoni se ku ka caluar ky ligj?
Dua te them se si ligj ne vetvete paraqet nje arritje. Megjithate konstatohet se rezultati nuk eshte ai i pritshmi. Duhet kuptuar se ky ligj nuk ka si qellim te tijin vetem nje detyrim te funksionareve publike per te deklaruar pasurine e tyre. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte procesi i kontrollit mbi vertetesine e ketyre deklarimeve dhe mbi menyren e akumulimit te pasurive, e per pasoje edhe ndeshkimin e rasteve kur verehet se kjo pasuri eshte e pajustifikuar. Pikerisht procesi i kontrollit dhe hetimit eshte ajo pike qe ka caluar. Institucioni i ngarkuar me kete detyre duhet te tregohet me agresiv, me kurajoz dhe profesional ne kete drejtim. Bashkepunimi me organet e tjera kontrolluese si KLSH-ja apo me prokurorine duhet te jete me efikas. Sigurisht qe nuk pretendoj se ky ligj eshte "shkopi magjik", pasi ne funksion te goditjes se korrupsionit ky ligj duhet te plotesohet me nje sere ligjesh te tjera si ai per konfliktin e interesave, per financimin e partive, per lobingun, etj.
Zoti Alibeaj, ju jeni nje nga ekspertet per hartimin e Kodit Elektoral. Mund te na thoni se c'te re dhe sa siguri jep ky kod per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme?
Zgjedhje te lira dhe te ndershme zhvillohen nese plotesohen tre ceshtje themelore. E para eshte qe te gjithe shtetasit me te drejte vote te votojne, e dyta qe vota e nje zgjedhesi te jete e barabarte me voten e cdo shtetasi tjeter te Republikes dhe e treta qe votat te numerohen dhe vleresohen me ndershmeri. Kjo do te thote se nje proces zgjedhor nuk eshte i varur vetem nga Kodi Zgjedhor, por njetrajtesisht edhe nga Ligji per perditesimin e gjendjeve civile, i cili eshte ligji baze qe do te percaktoje vertetesine dhe objektivitetin e listave zgjedhore si dhe nga ligji per ndarjen e zonave zgjedhore. Mjafton nje zbatim i gabuar ose jo i plote i ketyre ligjeve dhe procesi zgjedhor eshte i kompromentuar qe pa filluar mire ende. Per pjesen e vet te funksionit, Kodi Zgjedhor sjell konceptime te reja dhe garantiste ne funksion te se drejtes se votes dhe numerimit te saj. Me ane te Kodit Zgjedhor `shte ulur kontrolli ekskluziv partiak mbi komisionet zgjedhore te ulta dhe te mesme. Eshte rritur aksesi dhe kontrolli i cdo subjekti elektoral gjate procesit, jane ulur maksimalisht mundesite per manipulim te jashtem te procesit, eshte rritur transparenca e procesit te numerimit dhe shpalljes se rezultatit, eshte bere me efektive procedura e ankimimeve, etj. Megjithekete, ne kete proces ka segmente te tij, plotesimi dhe permbushja e te cilave eshte detyre e organeve shteterore. Keshtu jo vetem procesi i pergatitjes se listave te zgjedhesve, por edhe ceshtje te tilla si garantimi i rendit dhe qetesise ne qendrat e votimit, apo ruajtja e materialit zgjedhor jane detyrime qe peshojne vetem mbi qeverine (pasi i eshte besuar organeve te rendit). Po keshtu ceshtja e financimit te fushates zgjedhore eshte pike tjeter qe rendon mbi qeverine apo edhe pasqyrimi i drejte i saj ne media, jane ceshtje, ku pergjegjesine ne rast shkeljeje e mban qeveria. Struktura pergjegjese kryesore per zbatimin e tij, KQZ-ja, ende nuk ka arritur balancimin e kerkuar nga organizmat nderkombetare. Perfundimisht dua te them se me nje Kod te tille Zgjedhor nese do te kete shmangie nga urdherimet e tij, te te gjitha llojeve, pergjegjesia do te jete e mireadresuar e si e tille do te jete vete qeveria.
KUSH ESHTE ENKELEJD ALIBEAJ
1993-1997 Diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes
1997-2000 Diplomuar ne Shkollen e Magjistratures, Tirane, titulli B "magjistrat"
1999- 2000 Gjyqtar prane Gjykates se Shkalles se Pare, Tirane
2000- ne vazhdim avokat prane Dhomes se Avokateve, Tirane
2003- ne vazhdim drejtor ekzekutiv i Institutit te Studimeve
Koha Jone
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt