-
Ndarja e vrazhde
besoj se mund te jet kesisoji:
1-Nderlidhja me shfrytezuesin (interface)
2-Moduli i cili i krijon kalimthi (on the fly) matricat per sistemet e ekuacioneve
3-Moduli i cili ben zgjedhjen e matricave
Pjesa e pare ka te beje me menyres se futjes se te dhenave (qarkut) dhe
prezentimin e rezultateve, pra kerkon ekspertize ne fushen grafike. Duhet
te vendoset se per cfar platforme do te zhvillohet programi
Pjesa e dyte ka te beje me interpretimin e hyrjes ne menyre qe te perpilohen
matricat. Kerkon ekspertize ne teorine e qarqeve dhe eshte ngusht e lidhur me
rezultatin e modulit te pare (identifikimi i nyjeve, degeve, etj)
Pjesa e trete ka te beje me kalkulimin e matricave dhe mund te ndahet ne dy pjese
funksionale : "pjesen sistemore" ( "scheduling" i CPU-ve, sinkronizimi i proceseve etj)
dhe "pjesen matematikore". Eksertiza e nevojshme eshte ne fushen e sistemit
operativ, dhe ne fushen e metodave numerike te zgjidhjes se matricave.
Per shkak te madhesise se projektit te tille ( programi me funksionalitet minimal
do te jet rreth 40-50 K rreshta kodi) besoj se c++ eshte me i pershtatshem se c.
Vendimet qe duhet marre paraprakisht jane:
1-Per cilin sistem operativ do ta perpilojme (Linux/Unix/Windows). Une e preferoj
Linux por nese pjesemarresit tjere potencial kan preferenca tjera jam flexibil.
2-Cilat librari do ti perdorim (mund te krijoj probleme ne licensim, ka ndikim ne
portabilitetin e programit etj)
3-Kush do e kryesoj dhe kordinoj perpilimin e programit dhe ne c'menyre
4-Kush do te marre pjese ne perpilim ("no offense" por vetem Agroni dhe une nuk
mundemi me e krye nje pune kaq te madhe sidomos kur te kihet parasyshe se
une, e besoj edhe Agroni duhet te punojme ne punen qe kemi pra mund tja
kushtojme vetem nje pjese te kohes se lire).
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt