Ketu mund te diskutojme, zgjidhim apo edhe te krijojme probleme dhe teknika programimi ne gjuhen C/[++] .
Ketu mund te diskutojme, zgjidhim apo edhe te krijojme probleme dhe teknika programimi ne gjuhen C/[++] .
He walks among us, but He is not one of us ...
Do t'me intersonte nese do te krijonim se bashku ndonje projekt Open-Source
Nese dikush ka ndonje mendim dhe te shohim cmund te behet .
Per ket mendoj se nuk mungojne mundesite pasi ka shume projekte open ne gjuhen C/C++ ne rrjet.
Mjafton te themi qe pjesa me e madhe e programeve ne Linux eshte bere ne C
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 11-04-2007 më 22:23
A ke ide se cfar projekti me e nise. Une e kisha nje mendim per krijimin e njePostuar më parë nga andiOS
CADEC (Computer Aided Design of Electronic Circuits) programi dhe besoj se fakultetet e elektroteknikes ne Tirane dhe Prishtine do te ishin mirenjohese per nje mjet te tille.
Nje projekt i tille do ti shkonte per shtati linux-it pasi qe mund ti shpreh perparesit
qe i ka ndaj windowsit ne aplikacione te tilla
Njohurite e mia ne fushen e elektronikes nuk jane te nje niveli te tille :-( megjithate jam i gatshem te shkruaj "disa rreshta" kod ne C.
Nese ka ndonje projekt tashme te nisur ne ket fushe nga i cili te mund te #include
disa librari ?
mundemi me arrite shum me shum se sa te ndare, kjo eshte edhe arsyeja se pse open source po perparon me hapa kaq te shpejt. Une jam mjaft i njohur me elektronike dhe matematike edhe ne aspektin teorik edhe ne aspektin programues. Gjithashtu besoj se ka librari te gatshme per disa prej problemeve. Projektin mund ta hapim ne sourceforge. Por se pari do te duhej te bejme "draftin" e specifikave te programit dhe ti identifikojme fushat ku jemi te forte dhe fushat ku jemi te dobet. Si thua ti, po te tjeret a do te na bashkohen?Postuar më parë nga andiOS
CADEC është ide e mirë për tju dhuruar fakulteteve shqiptare. Por, përvoja ime disa vjeçare në CADENCE më ka mësuar se mirëmbajtja dhe azhurimi i librarive të komponenteve me prodhimet e reja të componenteve elekronike ka qenë e punë shumë e vështirë.
Ti mund ta bësh një program të thjeshtë që ndihmon dizajnin e qarqeve me elemente primare (rezistenca, kondenzator...) por sot askush nuk e nisë asnjë project pa e pasur së paku një kohëmatës, kristal, dhe një qark të integruar.
E kur vie puna te qarqet e integruara sot ke me miliona qarqe të ndryshme. Pastaj, ke edhe ASIC, FPGA, PAL etj, operacionet e të cilave nuk janë të definuara gjatë dizajnit të pllakës.
Edhe pse Cadence është kompani me profit të madh dhe me fuqi punëtore të madhe, ajo e kishte vështirë të rrijë në hap me komunitetin.
Ja një rast. Në vitin 2003 PMC Sierra nxorri çipin PM8358 QuadPHY 10GX. Në dizajnonim një central digjital telefonik (IP PBX) me 65000 x 65000 lidhje konkurrente për companinë Mitel. Ne në librarinë tonë kishim vetëm modelin që ishte vetëm një PHY. Asnjëri nga ekipi im nuk deshi ta fus këtë çip në librari se merrte shumë kohë dhe askush nuk dëshironte të merrte një përgjegjësi të tillë sepse do të ishte pllaka e parë e prodhuar me atë çip. E dihet se ç´ndodhë me komponentet e para. GABIME. Të gjithë vendosëm që të presim ekipin e librarisë të regjistrojë këtë çip të ri dhe ti bëjë verifikimet e veta. E kjo rezultoi në vonesë të projektit - por pa gabime.
Unë nuk dua të ndikojë në vullnetin që ke, por vetëm desha të të ndriqojë pak me anën e përdorimit dhe azhurimit të librarisë.
E po e bëre këtë program të përshtatshëm (compatible) më ndonjë program komercial që ta përdorësh librarinë e tyre, atëherë gjithsesi është mirë të krijohet një program i tillë.
Veq tjerash, ja ku është një opensource PCB (jo CADEC): http://www.freepcb.com/
Shëndet,
//Agroni
Ndryshuar për herë të fundit nga Agron_ca : 10-04-2007 më 08:18
Flm per "insight" (nuk po di me e perkthye) Agron. Eshte me se e vertet se azhurimi i komponenteve elekronike eshte pune e mundimshme, sidomos nese programi eshte i destinuar per perdorim ne mjedise prodhimi, "hence" (prandaj?) ne propozimin tim une flas per nje CADEC per fakultete, pra per mjedise studiuse ku mjafton te perdoren komponentet ne forme gjenerike per te ilustruar ndonje koncept teorik (psh amplifikatorin diferencial). Une jam i mendimit se per nje mjedis te tille eshte me e rendesishme analiza ne "thellesi" se sa ne "gjeresi". Me termin "thellesi" nenkuptoj analizen e qarkut (rrjetes) ne nivel te transistoreve dhe ne domen te kohes reale, perfshire ketu edhe proceset kalimtare (prej kycjes deri te gjendja stabile). Ndersa me termin "gjeresi" nenkuptoj perfshirjen e shum komponenteve. Edhe pse analiza e "thelle" e qarqeve te komplikuara nenkupton iteracione te shumta (ne domenin e kohes - dt) te matricave potencialisht te medha, ky proces mund te optimizohet me perdorim te submatricave (diakoptika), te cilat mund te llogariten ne menyre paralele (ne rastin e kompjutereve me dy, ose me shume procesor). Cka mendoni ju?
Ukë, këto analiza - janë simulimi në PC i operacioneve/veprimeve të qarkut të dizajnuar?
Tamam! Cdo qark mund te modelohet me sistem te ekuacioneve diferenciale. Nese konsiderojme iteracionet ne domen te kohes atehere kemi te bejme me ekuacione algjebrike, dhe shum kalkulime. Nje produkt i ngjajshem eshte SPICE.
Mirë. Do ta prezentosh arkitekturën dhe një draft dizajn? Pastaj ndoshta çdo vullnetarë e kap nga një pjesë për ta punuar.
Krijoni Kontakt