Firmat shqiptare qė do tė marrin fonde publike, do tė pėrcaktohen nga qeveria.
Tenderat qė do jepen nga ana e Ministrisė sė Transporteve do t'i nėnshtrohen njė skeme tė re pėrzgjedhjeje. Nė kėtė ministri ėshtė ngritur njė grup pune, i cili do tė kategorizojė edhe kompanitė shqiptare qė marrin pjesė nė investime publike. Lista me emrat e firmave qė do tė jenė tė kategorizuara pritet qė tė dalė sė shpejti nga Ministria e Transporteve.
Deklarata pėr kėtė projekt ėshtė bėrė nga ana e Kryeministrit gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė ku Berisha ka bėrė tė ditur se, "grupi i punės i ngritur pėr kėtė qėllim po studion praktikėn mė tė mirė prej vendeve tė tjera, nė mėnyrė qė secila kompani tė marrė pėrgjegjėsitė sipas kapaciteteve reale qė disponon". Berisha deklaroi se ky proces do tė shmangė abuzimet e disa prej kompanive, tė cilat ndonėse kanė pasur shansin dhe mundėsinė e rritjes sė kapaciteteve tė tyre, nuk e kanė bėrė kėtė tė shtyrė nga etja e fitimeve tė padrejta.
"Pėr t'i dhėnė njė nxitje dhe fuqizim kompanive private shqiptare tė ndėrtimit, tė cilat ishin tė diskriminuara me ligj nė shumėn me tė cilėn ato mund tė merrnin pjesė nė tendera, ne e katėrfishuam kėtė shumė, por rezulton se jo tė gjitha kėto tre apo katėrfishuan kapacitetet. Pra, nėse disa i kanė rritur kapacitetet dhe kanė pėrfituar nga mundėsia, tė tjera, etja e superfitimit i ka penguar tė ngrihen nė nivelin pėr tė cilin ne u dhamė shanse dhe mundėsi".
Berisha deklaroi se investimet nė infrastrukturė janė katėrfishuar nė krahasim me vitin 2004, gjė e cila kėrkon katėrfishimin e kapaciteteve. "Nė rast se investoheshin nė 2004, 19 miliardė, totalisht nė infrastrukturė, sot investohen rreth 80 miliardė, pra kėtė herė mė shumė, gjė e cila kėrkon katėrfishim tė kapaciteteve."
Projekti i paraqitur nga qeveria vjen nė njė kohė qė realizimi i investimeve ka qenė edhe problemi mė i madh i qeverisė nė buxhetin e vitit 2007. Realizimi i investimeve ka qenė nė nivele tepėr tė ulėta pėr 10 muajt e parė tė 2007.
Sipas buletinit tė treguesve ekonomikė, tė botuar nga ana e Ministrisė sė Financave, realizimi i investimeve nė 10 muajt e parė tė 2007 ishte vetėm 38% ose nė shifra 320 milionė dollarė, nga 820 milionė dollarė qė ėshtė fondi i investime i parashikuar pėr t'u realizuar gjatė vitit 2007. Mosrealizimi nė investime shkon nė 500 milionė dollarė, ndėrsa qeveria bėn tė ditur se ėshtė optimiste se kėto 500 milionė dollarė do tė mund qė t'i realizojė gjatė 2 muajve tė fundit tė vitit.
Mungesa e kapaciteteve tė kompanive ndėrtuese, ka qenė edhe shkaku qė investimet e parashikuara pėr vitin 2007 nuk janė realizuar. Sipas qeverisė firmat shqiptare nuk janė pėrshtatur dot me njė nivel kaq tė lartė investimesh, qė pėr kėtė vit shkon nė 820 milionė dollarė, ose rreth 70 miliardė lekė. Por njė deklaratė e tillė ėshtė e vėshtirė pėr t'u besuar se edhe nė vitin 2006, kur volumi i parashikuar i investimeve ishte i vogėl, realizimi i tyre ishte nė tė tilla nivele. Njė fakt i tillė nxjerr nė dukje problemin e madh qė vjen nga mungesa e kapaciteteve tė qeverisė pėr tė menaxhuar fondet publike.
Krijoni Kontakt