Ministri i Financave tregon vendimin e fundit
Ministri e Financave, Ridvan Bode, deklaroi se qeveria nuk do tė njohė si shpenzime tė zbritshme nga tatimi pagat e punonjėsve pėr ato biznese qė nuk i kalojnė ato nėpėrmjet bankave. Deklarata e Bodes ėshtė bėrė dje, gjatė njė takimi me biznesmenė dhe bankierė, tė organizuar nga Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė. Duke zbardhur njė pjesė tė projektligjit tė qeverisė qė e detyron biznesin tė kryejė pagesat dhe transaksionet e tjera financiare nėpėrmjet bankave, kreu i Financave i ka ftuar kėto tė fundit qė tė ulin shpenzimet e komisioneve pėr tė lehtėsuar kėtė proces. "Nė rast se njė biznes nuk do tė paguajė pagat nėpėrmjet bankave, atėherė ai do tė paguajė tatim-fitim edhe pėr pagat qė u shpėrndan punonjėsve. Pėr kėtė, u bėj thirrje bankave qė tė lehtėsojnė procedurat dhe tė ulin komisionet me qėllim qė ky vendim tė mos penalizojė askėnd", tha Bode. Ky projektligj vendos kusht qė vetėm 10 pėr qind e tė gjithė aktivitetit financiar tė biznesit, tė kryhet me para nė dorė jashtė bankave. Nė tė kundėrtėn, nė projektvendimin e propozuar nga Ministria e Financave parashikohet qė edhe kėto transaksione nuk do tė njihen nga tatimet si shpenzime. Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave pritet qė sė shpejti tė miratohet nga qeveria dhe mė pas tė kalojė pėr diskutim nė Komisionin Kuvendor tė Ekonomisė. Nė takim kanė marrė pjesė fare pak pėrfaqėsues tė biznesit dhe vetėm njė numėr shumė i madh bankierėsh. Pėrfaqėsues tė biznesit kanė mbėshtetur parimisht vendimin, megjithėse disa prej tyre janė ankuar pėr procedurat burokratike dhe kostot qė mund tė ketė kalimi i tė gjithė aktivitetit financiar nė banka.
Krijoni Kontakt