Close
Faqja 34 prej 38 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 376
  1. #331
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligji I Gjobave do te zbatohet

    Kryeministri Berisha tha se qeveria eshte e vendosur ta zbatoje ate ligj pavaresisht kundevenieve per reformat qe po i behen kesaj qeverie

    Qeveria eshte e vendosur ta zbatoje ligjin e gjobave pavaresisht se kreu i shtetit e ktheu ate ne kuvend edhe me argumenta te qarta rreth arsyeve pse nuk e ka dekretuar kete ligj. I pyetur nga gazetaret, kryeministri Berisha tha se qeveria eshte e vendosur ta zbatoje ate ligj pavaresisht kundevenieve per reformat qe po i behen kesaj qeverie.
    Duke nenkuptuar kreun e shtetit, Berisha tha se askush nuk do ta ndale qeverine te luftoje informalitetin. Por deputetetet e maxhorances Zogaj dhe Peci mendojne se ligji duhet ripare sipas verejtjeve te Presidnetiti Moisiu. “Asgje s’do mund te pengoje kete qeveri per te luftuar evazionin dhe informalitetin. Ligji duhet te zbatohet ne menyre te paanshme, ky eshte qendrimi yne”, tha Berisha.

    Nderkohe sot, ne nje takim me biznesmene te huaj, kryeministri Berisha tha se nga janari I vitit 2008 Shiperia do te pesoje nje revolucion te vertete fiskal , cka do ta beje ate vendin me sistemin me te mire fiskal ne Evrope. Kryeministri ka siguruar mbeshtetjen e plote te qeverise ne investimet e huaja ne vend duke premtuar lehtesira ne investime dhe permiresime ne infrastrukturen rrugore. Ne fjalen e tij Berisha ka siguruar vendosjen e lidhjeve te qendrueshme me Kosoven dhe Maqedonine cka do te sjelle perfitime te medha ekonomike per palet.Pasi ka bere nje paraqitje te gjendjes aktuale ekonomike , duke vleresuar rritjen e te ardhurave dhe te numrit te investitoreve te huaj , kryeministri ka ftuar investitoret te investojne ne nje vend te virgjer dhe me shume potenciale sic eshte Shqiperia.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #332
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pėrshėndetje!!

    de Balzak: Si nismėtari i temės "ekonomia shqiptare" e bashkangjita me kryetemėn Ekonomia nė Shqipėri, pasi tė dyja kanė tė njėjtin kuptim.

    Ju uroj te kaloni sa mė mirė dhe shpresoj qė tė ketė sa mė shum diskutime rreth Ekonomisė Shqiptare.

    T-B


    P.s Ju lutem mos sillni artikuj Gazetash, tė mundohemi tė japim mendimet tona dhe informacione tė ndryshme.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #333
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sisteme elektronike dhe pėr hipotekat

    Biznesi, Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme


    Regjistrimi i pasurive tė paluajtshme dhe hipotekimi i tyre tashmė do tė bėhet nėpėrmjet sistemeve elektronike. Nė takimin e zhvilluar me dhomat e tregtisė dhe pėrfaqėsuesit e biznesit drejtuesit e Zyrės Qendrore tė Pasurive tė Paluajtshme janė shprehur se ėshtė gati projekti pėr informatizimin e tė dhėnave tė hipotekave, i cili fillimisht do tė shtrihet nė kryeqytet dhe disa qytete tė tjera. Ndėrkohė qė mė vonė do tė operohet me shtrirjen e kėtij rrjeti nė tė gjitha rrethet e vendit. Gjithashtu gjatė takimit ėshtė rėnė dakord mes biznesit dhe kėtij institucioni pėr ngritjen e njė zyre tjetėr qendrore pėr biznesin e ndarė nga ajo e qytetarėve. Drejtori i Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme Arben Qiriako ėshtė shprehur se futja pėr herė tė parė nė vendin tonė e regjistrimit elektronik do tė ndihmojė nė eliminimin e prapambetjeve ligjore si dhe shmangien e procedurave tė gjata pėr regjistrimin e tyre. Ndėrkohė qė brenda zyrės qendrore ėshtė ngritur njė grup pune pėr tė ndihmuar biznesin e ndėrtimit. Ku aktualisht nė kryeqytete janė rreth 57 pallate, tė cilat janė nė gjendje tė pahipotekuar. Ndėrkohė qė ėshtė rėnė dakord me shoqatėn e ndėrtuesve qė brenda njė afati tre javor tė bėhet verifikimi i tyre si dhe tė paraqiten dosjet e plotėsuara nga subjektet e ndryshme pėr hipotekimin e tyre. Njėkohėsisht janė pėrcaktuar dhe masat ndėshkuese pėr subjektet qė nuk paraqiten pėr hipotekimin e kėtyre ndėrtesave. Masa qė mund tė arrijnė qė nga gjobat financiare deri nė pezullim nga puna. Gjatė bisedės debate dhe me pėrfaqėsuesit e bankave, tė cilėt kanė kėrkuar nga kjo zyrė qė tė thjeshtohen procedurat e veprimtarive tė tyre.

    Metropol
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #334
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Vleresimi i euros, rriten cmimet e importit dhe banesave

    Rritja e cmimeve kete vit, vec faktoreve te brendshem, rrezikohet edhe nga vleresimi i euros ne tregjet nderkombetare e per rrjedhoje ndaj lekut. Rrezikun e ka lajmeruar Banka e Shqiperise, e cila ka pohuar se Banka Qendrore Evropiane, e ka shtrenguar politiken monetare duke rritur cmimin baze te euros. Si pasoje e kesaj situate, nje euro kushton me shume se 126 leke nga 124 qe ishte ne fillim te prillit. Por kush jane ndikimet e vleresimit te euros ne ekonomine vendase? Ekspertet ne Banken e Shqiperise shpjegojne se, konsumi vendas eshte i bazuar ne importe, 75 per qind e te cilave vijne nga vendet e Bashkimit Evropian, ku perdoret si valute ne kembimin e mallrave euro. Ne kete realitet kur euro eshte cmuar me dy pike ndaj lekut, importuesit duhet te harxhojne me shume leke per t'i konvertuar ato me euro, per te blere mallrat jashte vendit. Po keshtu, forcimi i euros po ben me te shtrenjte tregun e shtepive. Banesat ne vendin tone shiten me euro. Keshtu, nje vleresim i saj kohet e fundit do te sjelle kosto per te gjithe ata qe duan te blejne nje shtepi te re apo te marrin nje kredi ne euro. Banka Qendrore Evropiane, gjate ketij viti ka cuar normen baze te interesit 3.75 per qind, per t'iu pergjigjur keshtu cmimit te dollarit qe eshte aktualisht 5.5 per qind. Rritja e bazes se interesit per dollarin dhe euron po krijon nje disbalancim me normen baze te interesit te lekut, e cila aktualisht eshte 5.5 per qind.

    Mirepo perdorimi masiv i nje valute te huaj ne ekonomine tone, krahas monedhes kombetare, e ben me pak te besueshem shifren mbi nivelin real te inflacionit dhe sidomos zbeh rolin e politikave monetare te Bankes Qendrore. Nese Banka e Shqiperise vendos te ule ose te rrise cmimin e lekut, ky vendim do te veproje ne lehtesimin apo veshtiresimin e pjeses se ekonomise qe perdor lekun. Por nderkohe, shume sherbime, sidomos tregu i pasurive te paluajtshme dhe sektori i ndertimit qe ze pjesen me te madhe te ekonomise, perdorin euron si valute per transaksione dhe ne kete rast, aktiviteti i tyre ndikohet nga vendimet e Bankes Qendrore Evropiane dhe jo Bankes se Shqiperise. Qe ne vitin 2001, kur euro u fut si monedhe fizike ne tregje dhe dollari pesoi nje ulje gati 30 per qind brenda nje viti, ekonomia vendase, qe me pare kishte valuten me te perdorshme dollarin, tani ka euron. Nga pikepamja historike, dollarizimi me pare apo eurorizimi (perdorimi i valutes se huaj si mjet kembimi, kursimi apo investimi), ka ecur ne drejtim te njejte me stabilitetin makroekonomik dhe politik. Pra, kur eshte rritur pasiguria, eshte rritur edhe dollarizimi, e anasjelltas. Por aktualisht, interesi i depozitave ne valute te huaj ne krahasim me ato ne leke, ka aktualisht nje diference fare te vogel qe zbret deri ne 0,7%, gje qe mund t'i shtyje shqiptaret ta perdorin valuten si monedhe me te sigurt kursimi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708

    Ekonomistet per ekonomin

    Po e hape kete teme per te gjithe ekonomistet , qe te na shkruajne diqka nga pervoja e tyre.
    Lamija ekonomike eshte nje drejtim baze per shoqerine, dhe secili nga ne ka pervojat e veta ne kete drejtim.
    Me ane te shkrimeve tona ndoshta mund tij ndihmojme dikujt dhe vetevetes, qe te jete me i kopletuar per ta arritur nje sukses.
    Nga ana ime e para eshte ideja, pastaj qellimi dhe vlereresimi i te gjithe faktorve per te ardhur deri te realizimi i nje pune. Mendimi i juaj eshte i rendesishem.
    ==========================
    JU NJE HAPE - PUNA DY....

  6. #336
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Rapsoul: Ky nen forum nuk eshte per te te ritur postimet ty, qe ke treguar gjithandej qe poston kot. Nese nuk mer pjese ne kete nen forum ateher nuk ke pse te maresh nje inisiative te atill. Sepse i ke kthyer te gjitha temat ne corapllik. Te dergova nje paralajmerim nese nuk mer vesh ka forma te tjera te rregullores. Nuk jemi ke Futbolli ketu qe lejohet deri diku dhe tolerohet, ketu flitet per Ekonomin dhe me terma Ekonomike, nqs do te mesosh lexo dhe hidh ndonje fjale qe nuk e kuptone.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #337
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Bomba e Rulit: Gjysma e bizneseve po falimentojnė

    Bomba e Rulit: Gjysma e bizneseve po falimentojnė

    Ekspertėt thonė se kostoja e mbylljes sė kėtyre ndėrmarrjeve do tė jetė shumė e lartė pėr ekonominė


    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, ka lėshuar njė deklaratė tė fortė kur ėshtė shprehur se gjysma e bizneseve nė Shqipėri janė tė falimentuara dhe tė pėrfshira nė njė zinxhir pafund borxhesh te njėri-tjetri. Ruli i ka mėshuar idesė sė tij tė pėrhershme se nė Shqipėri duhet tė nisė dhe tė njihet procesi i falimentimit, sepse, sipas tij, kėshtu do tė mbeteshin nė treg sipėrmarrjet mė tė shėndetshme. "Gjysma e bizneseve po t‘i shohėsh edhe nė bilancet kontabile duken tė shėndetshme kur nė fakt, nuk janė tė tilla dhe nuk janė prej kohėsh tė shėndetshme. Duhet qė gjithė ky zinxhir i madh borxhesh tė akumuluara tė kėputet dhe bizneset tė fillojnė tė kenė rrjedhshmėri nė qarkullimin e kapitaleve tė tyre", tha Ruli. Si njė njohės i mirė i Ekonomisė, Ruli, e kishte paralajmėruar qė mė parė kėtė, teksa dy vjet mė parė nė emisionin "Top Show", nė "Top Channel" deklaronte se njė numėr shumė i madh biznesesh janė nė prag tė falimentimit pėr shkak tė mbylljes sė ciklit tė tyre. Madje, deklarata e tij, u pasua edhe nga njė analizė, e hollėsishme e njė zyrtari tė lartė nė Drejtorinė e Tatimeve, i cili argumentonte se falimenti rrezikonte edhe njė numėr tė madh kompanish mjaft tė njohura nė vend, pėr shkak tė problemeve financiare qė kishin. Nė atė kohė, Ruli e kishte cilėsuar fenomenin si normal, qė nė kėtė pikė tregon se ekonomia ka filluar tė zhvillohet. Por ekspertėt thonė se kur gjysma e sipėrmarrjeve pėrballen me vėshtirėsi serioze financiare, atėherė kjo vetėm normale nuk mund tė quhet.


    Sinjalet

    Sinjalet se biznesi shqiptar po kalon kohėra tė vėshtira ishin dhėnė qė mė parė. Vėzhgimet tregojnė se kohėt e fundit, kompanitė shqiptare po pėrdorin gjithmonė e mė shumė forma tė pazakonta transaksionesh, larg atyre tradicionale me para. Madje, kjo dukuri ka pėrfshirė edhe atė sektor, i cili prej disa vitesh cilėsohet si mė fitimprurėsi nė vend. "Ka mė shumė se 2 vjet qė nuk po shohim mė para me sy. Po shesim apartamente nė kėmbim tė mallrave tė tjerė dhe jo me para nė dorė," deklaroi pak muaj mė parė kreu i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Artan Dulaku, nė Komisionin Kuvendor tė Ekonomisė. Por format e kleringut apo karteringut, po pėrdoren gjithmonė e mė shumė edhe nė sektorė tė tjerė tė ekonomisė si shėrbimet, bujqėsia etj. Kjo tregon qartė se njė pjesė e konsiderueshme e bizneseve nė vend po vuajnė mungesėn e likuiditetit.


    Biznesi

    Ministri Ruli nuk ka preferuar tė ndalet nė faktorėt qė e kanė sjellė nė kėtė situatė kaq tė vėshtirė biznesin shqiptar, madje ai nuk ka dhėnė asnjė rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē falimentimit. Por biznesi nė Shqipėri jep mbi 80 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto dhe ėshtė faktori kryesor qė pėrcakton zhvillimin ekonomik tė vendit. Specialistėt thonė se njė falimentim masiv i sipėrmarrjeve nė vend do tė kishte kosto shumė tė larta pėr ekonominė shqiptare duke rritur numrin e tė papunėve dhe duke penalizuar rritjen ekonomike.

  8. #338
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Bizneset i dhane shenjat e para qe ne muajt e fundit te vitit 2005. Gati nje vit e gjysme me pare ministri Ruli beri nje deklarate-kercenimte hapur kundrejt biznesit. Shume biznese te medha do te falimentojne, tha, ndesa platforma ekonomike e qeverisjes do te kishte ne baze luften kunder monopoleve... Qe s`kishte se si te mos ishte fllucke sapuni....
    Si bizneset, ashtu edhe Bankat qe operojne ne Shqiperi ngrene te njejtin problem, mungesen e likuiditeteve ne shumicen e tyre. Paraja eshte kthyer ne nje mjet virtual dhe te paprekshem, ndersa shprehja e famshme per kleringun (shkembimin ne natyre) "me jep nje qen me lesh te te jap nje pelivan" eshte bere barcalete ne tryezat e mbledhjeve per bizneset. Edhe po ta shohesh me syrin e nje njeriu te thjeshte, kuptohet fare qarte se ku qendron problemi. "Reformat" qe jane bere ne politikat tatimore dhe ato doganore jane guri qe po e zhyt biznesin shqiptar. C`duhet te presim tjeter???
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  9. #339
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    A s'eshte dhe falimentimi pjese e ciklit ekonomik? Per dike sjell fundin, per nje tjeter kapercimin me dhimbje te sikletit, per te tjere hap rrugen e biznesit me te shendetshem. Sa me shpejt, aq me mire, ndryshe do akumulohet nje borxh financiar me katastrofik, qe do c'akordoje me keq vete ciklin.
    --------------------------------------------------
    ME MIRE TE RROJ ME DHIMBJEN E SE VERTETES,
    SE SA ME LUMTURINE E GENJESHTRES(nga mua)

  10. #340
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Biznesi i vogėl, humbasin tė ardhurat nga taksat

    Marre nga gazeta "Shekulli"


    Julian Llupo
    15-05-2007



    Qeveria ka dėshtuar nė nismėn e saj pėr uljen e taksave dhe rritjen e tė ardhurave

    Rreth 31% ka qenė rėnia nė tė ardhurat tatimore pėr biznesin e vogėl, gjatė vitit 2006. Teoria fiskale e hedhur nga ana e kreut tė Financave, Ridvan Bode, se pėrgjysmimi i taksave do tė sjellė njė rritje nė tė ardhura, nuk ėshtė realizuar. Pėr tė vetmen taksė qė ishte fikse, ajo mbi biznesin e vogėl, ku u realizua njė pėrgjysmim i tatimit tė thjeshtuar mbi fitimin, rėnia nė tė ardhura ishte rreth 30%, sipas burimeve nga ana e Ministrisė sė Financave. Efekti i uljes sė tatimeve mbi biznesin e vogėl, nuk ka sjellė asnjė pėrmirėsim nė zgjerimin e bazės tatimore, pasi rezultati duket nė tė ardhurat vjetor tė vitit 2006, qė rezultojnė me njė rėnie tė konsiderueshme. Por, pesha qė zėnė tatimet mbi biznesin e vogėl mbi totalin e tė ardhurave tatimore ėshtė tepėr i vogėl, vetėm 0.3%.

    Humbja nė taksa kompensohet me gjoba ndaj biznesit

    Pas llogarive tė gabuara dhe pas njė shembulli real, qė nuk mund tė ketė njė rregull tė artė ku tė ardhurat dyfishuan nėse ulen taksat, qeveria ndėrroi strategji, duke nxjerrė nė fuqi ligjin e gjobave dhe duke pesėfishuar taksat mbi punėn. Njė masė e tillė vjen nė njė kohė kur ėshtė duke u lancuar njė nismė e re politike nga ana e qeverisė, qė quhet taksė e sheshtė. Por duke parė shembullin e tatimeve mbi biznesin e vogėl, qė paraqesin njė lidhje tė drejtpėrdrejtė negative midis nivelit tė taksave dhe tė ardhurave tatimore, nė momentin aktual tė ekonomisė, pėrgjysmimi i tatimit mbi fitimin duket tepėr i vėshtirė, nė njė kohė qė ky zė pėrbėn rreth 2.5% tė tė ardhurave buxhetore. Nga ana tjetėr, rritja e vazhdueshme e nivelit tė akcizave ka sjellė edhe njė peshė mė tė madhe specifike tė tyre nė tė ardhurat buxhetore. Pėr vitin 2006, tė ardhurat nga akcizat kanė kaluar tė ardhurat nga tatimi mbi fitimin. Tė ardhurat nga akcizat shėnuan rritjen mė tė lartė tė tė ardhurave vjetore nė grupin e tė ardhurave tatimore pėr vitin 2006, duke arritur nė 2.6% tė totalit.

    Duke pasur si qėllim minimizimin e humbjeve nga njė ulje e mundshme e tatimit mbi fitimin, qeveria ka rritur ndjeshėm taksat mbi tė ardhurat personale. Njė zė tė rėndėsishėm nė kėtė rritje tė taksave zė tatimi mbi tė ardhurat nga pagat. Duke e ēuar kėtė tatim nė nivelin 10%, pėr pagat qė janė nė pjesėn dėrrmuese poshtė 450$, barra e taksės ėshtė tre herė mė e madhe se mė parė. Nga ana tjetėr qeveria nė mėnyrė tejet arbitrare ka rritur pagėn minimale, duke sjellė njė barrė tė re pėr biznesin dhe veēanėrisht pėr individėt qė kanė tė ardhurat e tyre nga pagat. Nga njė pjesė e specialistėve tė ekonomisė vlerėsohet se njė nisme e tillė mund tė rrisė punėn e zezė dhe njėkohėsisht tė ketė njė efekt negativ nė tė ardhurat nga puna, dhe sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore.

    Norma e papunėsisė, shifrat janė kontradiktore

    Numri i tė papunėve nė vend ka qenė gjithnjė njė shifėr tepėr e kontestuar nga ana e organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare dhe tė dhėnave zyrtare tė qeverisė, qė janė administruar gjithmonė nga ana e INSTAT. Edhe pėr vitin 2006, Banka e Shqipėrisė nė raportin e saj deklaron se, ka vėrejtur se niveli i papunėsisė nuk pėrkon me zhvillimet e tjera nė ekonomi. BSH bėn tė ditur se "edhe gjatė vitit 2006, rėnia nė numrin e tė papunėve nuk ėshtė pėrputhur me rritjen e numrit tė tė punėsuarve, duke sugjeruar se njė pjesė e ofertės pėr punė ėshtė plotėsuar jashtė tregut formal tė saj. Migrimi i krahut tė punės, si brenda edhe jashtė vendit dhe prania e ekonomisė joformale, kanė vėshtirėsuar monitorimin e ecurisė sė tregut tė punės".
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

Faqja 34 prej 38 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •